Këshilli Iniciues për riaktivizimin e Partisë për Prosperitet Demokratik ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e radhës, ku është vendosur që kuvendi themelues për riaktivizim të partisë, të mbahet këtë javë, përkatësisht të premten. Siç thuhet, iniciativa për riaktivizimin e kësaj partie ishte ngritur nga ish anëtarët e kësaj partie si Zemri Elezi, Hasan Jashari, Teuta Llalla, Mahmut Jusufi, Mevlan Tahiri, Abdylhadi Vejseli dhe Idriz Sinani. Në takimin siç thuhet në komunikatën e këshillit iniciativ morën pjesë gjithashtu edhe një numër i madh qytetarësh, ish aktivistë e dashamirës të PPD-së. (INA)
QEVERIA SHQIPTARE”JO” ZYRTARISHT ARMEVE KIMIKE TE SIRISE NE SHQIPERI
Ne Foto: Pamje nga protesta ne Tirane/
Qeveria shqiptare i thotë zyrtarisht jo ardhjes së armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Pas protestave në rrugë të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë, kryesisht të rinj kryeministri Edi Rama është sinkronizuar me qëndrimin e tyre, duke refuzuar kështu kërkesën e partnerit dhe aleatit tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një rrëfim të gjatë për opinionin publik dhe ata që protestonin përballë Kryeministrisë, Rama tha se nuk do të mund të merrte kurrë, për asnjë arsye asnjë vendim që do të cënonte apo vinte në rrezik jetën e qytetarëve.
“Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë përsëri lëmsh mendjen e këtij populli duke nxitur një antiamerikanizëm që na turpëron si komb, si vend, si shoqëri, si shqiptarë e si qytetarë; ata që duan t’ju helmojnë e çorodisin përditë me shpifje, gënjeshtra e mllefe gjithëfarë, siç kanë bërë me vite këtyre anëve; ata që duan t’ju ngopin me lugën bosh të injorancës e të ligësisë së tyre të njohur ndaj këtij vendi. E për t’i ndarë gjërat duke ndarë edhe gjënë për të cilën ju protestoni, ka vetëm një pikë ku unë u ndala pa mundur ta kapërcej dot në diskutimet me partnerët tanë: Pamundësia për t’u përfshirë brenda afatit të përcaktuar, edhe të një a dy vendeve të tjera në zinxhirin e operacionit të shkatërrimit të armëve kimike – jo thjesht financiarisht apo me ekspertizë sepse të tilla ka, por flas për pjesëmarrje direkte. Nëse disa vende të tjera do të kishin përparuar në kohë për t’u bërë pjesë e operacionit, unë do të isha gati sot t’ju thosha ja plani ynë, ja marrëveshja me partnerët, ja sa pak do rrezikojmë dhe sa shumë do të fitojmë moralisht si komb po edhe fizikisht si vend, duke u bërë pjesë. E askush s’do thoshte as pse vetëm Shqipëria dhe as që ky operacion kërkon një vend të varfër e të ndotur si Shqipëria e sotme. Por fatkeqësisht, ky element kaq i rëndësishëm për ju njësoj si për mua, sot mungon. Dhe prandaj, me besnikërinë e plotë ndaj Shqipërisë dhe respektin më të madh ndaj miqve e partnerëve tanë të pazëvendësueshëm, ata e kanë marrë vendimin tim e mësojeni tani edhe ju: Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion” deklaroi ai.
Menjëherë pas kësaj qindra protestues të përfshirë kanë shpërthyer në gëzim para Kryeministrisë.
Menjëherë pas kësaj qindra protestues të përfshirë kanë shpërthyer në gëzim para Kryeministrisë.
Ndërkaq ai sulmoi ata që tentuan të hedhin baltë mbi procesin e diskutimeve me aleatët, duke e akuzuar atë se kishte mashtruar shqiptarët dhe se e kishte marrë tashmë vendimin për sjelljen e këtyre lëndëve në Shqipëri.
“E këtu tani, u vjen natyrshëm radha paraardhësit tim si edhe atyre që shkruan kapitullin më të turpshëm të marrëdhënieve shqiptaro – amerikane, duke e çarë dje, për herë të parë në dy dekada politikën shqiptare në raport me Shtetet e Bashkuara, dhe duke e kthyer parlamentin në një skenë skizofrenie politike ku partneri ynë më i madh u trajtua njësoj si të ishte Asadi; Dhe ku mbeti pa u thënë vetëm që Asadi do që të shfarosë sirianët, kurse Presidenti Obama do që të shfarosë shqiptarët. Unë e di sa ju dhemb zonja e zotërinj opozitarë jo thjesht humbja e 23 qershorit, po ende më thellë, sa ju dhemb humbja e pushtetit mbi paratë e shqiptarëve dhe goditjet e njëpasnjëshme që po merr bota e ulët e krimeve ekonomike, të cilën e ndërtuar si një mallkim damkosës në trupin e Shqipërisë.Por që dhimbja juaj të ishte kaq e madhe, sa të kapeshit pas Asadit dhe bombave të tij, për të qëlluar me histeri edhe Amerikën përveçse qeverinë e mua personalisht, këtë vërtet nuk ma tha asnjëherë imagjinata. Ashtu siç nuk e mendoja dot se ju, që hodhët verbërisht në erë një copë Shqipërie, duke vrarë 26 shqiptarëve të pafajshëm dhe përvëluar qindra familje, do të guxonit të shkonit aq larg sa të bëni thirrje që të mos na përsëritet Gërdeci! Po pse, Shtetet e Bashkuara e shkaktuan Gërdecin, o “derra të kënaqun” migjenianë që sot luani rolin e “Sokratëve të përvuejtun” për këtë popull të cilin e latë rrugëve, mes plehrave, borxheve e përbuzjes së botës? Po pse, biznes për djalin tim dhe për biznesmenët e panginjur të oborrit tuaj, është ky operacion humanitar o ju që në Gërdec, i çmontonit armët me nëna të dëshpëruara e Lula të vocërr të varfërisë që e mbollët si sëmundje rreth Tiranës e në çdo cep të Shqipërisë? Po pse, çfarë janë Kombet e Bashkuara, çeta juaj e zullumqarëve që vazhdon rend pas një të marri, i cili, pasi e ktheu Shqipërinë në një kosh plehrash importi, nxjerr Lulin e vet të vocërr të zullumeve të mëdha për të kërkuar referendum popullor kundër Amerikës? Nguleni në kokë sot dhe deri kur nuk do ta lini plakun në vetminë e vet, se referendumin popullor kundër plehrave Shqipëria e bëri në 23 qershor! Ku e keni vendimin që thatë se ishte marrë pas shpinës së shqiptarëve dhe do shpallej sot, të premten? Asnjë vendim s’është marrë, sepse asnjë vendim nuk mund të merrte Shqipëria pa ata 1 milionë të cilët e bënë njëherë referendumin kundër plehrave dhe pa ato gra e burra që janë përfaqësuesit e 1 milionë shqiptarëve në parlamentin e vendit. Në këtë pikë dua t’ju them tani gjithë shqiptarëve, të mos lejojnë askënd të tallet me ta përmes krahasimit të shëmtuar mes plehrave që e mbytën Shqipërinë për biznes deri në 23 qershor, dhe lëndëve kimike të një lufte të njerëzimit kundër armiqve të tij të betuar. Ju fola në fillim për pjesën e vështirë të rreshtimit krah për krah me të fortët e botës, si shqiptarë dhe si anëtarë të NATO-s. Teksa po shkoj drejt mbylljes, dua t’ju pyes: A nuk mendoni se pikërisht Shqipëria, po po, kjo Shqipëria jonë e vogël dhe e drobitur nga shumë padrejtësi e fatkeqësi, nuk mundet dot të ishte as e para, as e dyta dhe as tjetra me radhë që të refuzonte përfshirjen në këtë operacion, po duhet të qëndronte, deri në fund, e të përpiqej besnikërisht për krijimin e kushteve më optimale që do të mundësonin përfshirjen e saj(?) – sipas mundësive e nevojave të saj? E pra, unë s’kam dilema për këtë dhe këtë bëra, në emrin tuaj e të Shqipërisë. Ne vërtet jemi të vegjël e të varfër, po ju siguroj se nuk bëhemi as më të mëdhenj as më të pasur, duke u ngutur të sillemi si të mëdhenj pa qenë të tillë dhe duke thirrur, “Shqipëri etnike pa armë kimike!”; As duke u kuturisur të krahasohemi kot më kot me të tjerë, më të mëdhenj e më të fortë se ne, të cilët për arsye krejt të tjera mbajnë qëndrime të tjera nga tonat” tha Rama.
Rama tha se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s dhe si vend që nënshkroi rezolutën për Sirinë u radhit krah atyre partnereve që mbështesin paqen dhe demokracinë nëpër botë. Rama konfirmoi se në këtë diskutim, Shqipëria parimisht ishte pro, sepse ishte detyrim i saj për të qenë krah aleatëve të mëdhenj.
“Në 11 shtatorin e saposhkuar, kur i’u drejtova parlamentit për programin e qeverisë së re, e nisa fjalën time me tragjedinë e kullave binjake dhe barbarinë e regjimit vrastar në Siri.Ishte koha kur armët kimike të Asadit kishin bërë një kërdi që tronditi botën dhe çdonjërin nga ne po ashtu. Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, shpallën përgatitjen për sulmin ushtarak ndaj Sirisë.Në përputhje të plotë me boshtin strategjik të politikës së jashtme të Shqipërisë, si edhe me programin e ri qeverisës, unë theksova se Shqipëria do të ishte, si gjithnjë, “në krah të Amerikës dhe çdo aleance që Shtetet e Bashkuara do të ngrenë, në çdo front ku kjo luftë mund ta kërkojë”.Rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve çoi në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për çarmatosjen pa luftë të regjimit sirian, përmes shkatërrimit të arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Këtë rezolutë e mbështeti plotësisht dhe Shqipëria, në përputhje të plotë me nderin e me dinjitetin tonë si vend i angazhuar botërisht, për të kontribuar për lirinë, demokracinë, paqen, kudo në botë.Më pas, u kontaktuam drejtëpërdrejtë nga aleati dhe partneri ynë i madh, Shtetet e Bashkuara, për të konsideruar në parim pjesëmarrjen bashkë me vende të tjera në operacionin e shkatërrimit të arsenalit kimik të Sirisë. Dhe përgjigja jonë, ashtu si përgjigja e një sërë vendesh të tjera, ishte ajo që imponon historia jonë e këtyre njëzet e tre viteve; boshti strategjik i politikës sonë të jashtme, pa dallime partiake deri dje paradite; detyrimi ynë për të qenë në krah të aleatëve tanë më të mëdhenj, në çdo përpjekje madhore për një botë më të mirë dhe, padyshim, vetë interesi ynë kombëtar që është pazgjidhshmërisht i lidhur me marrëdhënien tonë speciale me Shtetet e Bashkuara:Po, në parim ne jemi të gatshëm të përfshihemi në këtë operacion si pikë mbështetjeje në Mesdhe, por nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm për të marrë pjesë në të drejtëpërdrejtë. Prandaj gjithçka që lidhet me transportin, teknologjinë, ekspertizën, duhet ta marrin përsipër Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera” sqaroi kryeministri Rama.
Kryeministri sqaroi se nuk foli më herët për fazën e diskutimeve me aleate, për arsye se ky nuk ishte subjekt i një debati publik, por një operacion i komplikuar sa civil aq edhe ushtarak.
“Ky të dashur miq është një operacion i komplikuar, sa civil aq edhe ushtarak, dhe si i tillë përgatitja e tij nuk mund të jetë subjekt debati publik. Kjo nuk ndodh në asnjë vend serioz, ku qeveria, publiku dhe parlamenti thirren në debat vetëm kur ka një plan operacional e jo gjatë ndërtimit të planit operacional.Por, për më tepër, dua t’ju siguroj sot se në gjithë procesin e diskutimeve intensive të gjithë këtyre javëve, ne jemi përqëndruar me vëmendje e vullnet të madh përmes një grupi teknik, duke kërkuar nga ekspertiza e partnerëve përgjigje për çdo pyetje të ngritur nga ambientalistët, çdo shqetësim të shprehur nga ju, çdo argument ekspertësh apo pseudoekspertësh që ngrinin peshë mendjen tuaj nga ekranet e faqet e gazetave. Ndërsa unë jam përpjekur me shumë vullnet e pasion, të marr jo vetëm sigurinë e plotë për moscënimin e asnjë fijeje floku dhe mosmbetjen e asnjë mbetjeje në territorin shqiptar, po njëkohësisht edhe mirëkuptimin që në këtë përpjekje të madhe të fuqive të mëdha, supet e vogla të Shqipërisë të mos ngarkoheshin përtej mundësive të tyre. Kemi gjetur përgjigje të njëpasnjëshme, kemi marrë garancira të njëpasnjëshme, por është dashur kohë. E ndërkohë, përveç gatishmërisë në parim, siç ju kam thënë, nuk kam marrë asnjë angazhim përfundimtar, për ta çuar këtë çështje për vendim para qeverisë e Kuvendit të Shqipërisë. Sepse kam qenë gjithë kohën i vetëdijshëm se nëse do ta hidhja këtë hap, duhet të kisha bindjen më të plotë jo vetëm tek garancia plotë e sigurisë teknike, por edhe tek përfitimi që shoqëria jonë, vendi ynë, kombi ynë meritonte të nxirrte nga ky kontribut fantastik për mbarë njerëzimin. Më vinte sot përmes dritares thirrja e përsëritur e protestuesve, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, dhe lejomëni t’jua them sot, hapur, në sy, se për këtë jam përpjekur tërë këto ditë e netë diskutimesh. Këtë u kam përsëritur papushim miqve tanë të mëdhenj amerikanë dhe europianë, duke u thënë: Na ndihmoni t’i tregojmë Europës se ne jemi pjesë e saj dhe jo një kosh plehrash në mes të Europës!Na ndihmoni të dalim më të pastër e më të fortë nga kjo histori që edhe ne t’ju ndihmojmë me çfarë kemi mundësi!Na ndihmoni të kontribuojmë për të mirën e njerëzimit, duke kontribuar edhe ju për të mirën e njerëzve tanë!” tha ai.
Kryeministri u kujtoi shqiptarëve se aktualisht në vend ndodhen 31 zona mbetjesh kimike që vrasin përditë dhe se në pjesën e diskutimeve me aleatët ai kishte kerkuar të mos shkuleshin nga Shqipëria derisa vendi te pastrohej totalisht nga këto substanca të rrezikshme.
“Dua t’i pyes ata që me plot të drejtë thërrisnin sot, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, a e dinë që në Shqipëri ka 31 zona të rrezikshme mbetjesh kimike të trashëguara nga e kaluara, të cilat nuk plasin po vrasin ngadalë? Janë zona që dihen prej vitesh, të shenjuara në listën e zezë të planetit, po Shqipëria e varfër, ashtu si çdo vend i varfër në këtë botë, nuk mund të lerë pa paguar rrogat e pensionet për të pastruar mbetje të tilla që kushtojnë qimet e kokës. Një nënë e re nga një pikë e tillë në Elbasan më çonte një mesazh, “O kryeministër, në fshatin tonë ka fëmijë me tumor çdo vit kurse ti do me na i vra krejt fëmijët”. Ky ishte njëri nga mesazhet që u lexova partnerëve tanë gjatë diskutimeve dhe në fund, të gjithë ranë dakord se Shqipëria e meritonte me patjetër që ekspertët më të mirë të botës, bashkë me teknologjinë më të shkëlqyer për mbetjet kimike, të mos shkuleshin nga Shqipëria me të mbaruar punë me mbetjet e Asadit – po të vazhdonin punën në Patos-Marinzë, Ballsh, Fier, Elbasan, Rubik, Laç, Berat, Lushnjë, Bajzë, Rrëshen, Fushë Arrëz, Prrenjas, Burrel, e me radhë të tjera, për të mbaruar punë njëherë e mirë, edhe me mbetjet e rrezikshme të pesëdhjetë vjetëve komunizëm, plus njëzet vjet barbarizëm mjedisor.U kërkova edhe pastrimin e mbetjeve të mëdha inerte në gryka lumenjsh, nëpër rrugët kombëtare e nëpër plazhe dhe pak nga pak, u mirëkuptuam. Po ashtu më në fund u mirëkuptuam edhe për kushtin e panegociueshëm të tërheqjes nga Shqipëria, të të gjitha mbetjeve që do të prodhonte faza e dytë e shkatërrimit të armëve kimike siriane. Sepse o miq, në Shqipëri nuk do të na mbërrinin bombat e famshme të cilat çmontohen në Siri, po lëndët kimike të nxjerra prej tyre (pra jo fishekët po baruti). Ndërsa djegia dhe varrosja e mbetjeve pas trajtimit të lëndëve që do të vinin këtu, të bëheshin gjetkë, në vende të tjera. Kështu mbi tokën e Shqipërisë nuk do të mbetej më absolutisht asnjë thërrime lëndë kimike.Siç po mundohem t’jua rrëfej të vërtetën me përpikmëri ndaj fakteve dhe besnikëri absolute ndaj jush, në gjithë këtë proces unë ju kam përfaqësuar ju dhe Shqipërinë, me respektin më të madh për Shtetet e Bashkuara po edhe përunjësinë më të plotë për interesin tonë kombëtar e publik” tha më tej Rama.
Rama theksoi se situata e krijuar solli edhe reagimin e pabazë dhe të pakuptimtë të atyre që shkaktuan Gërdecin, me 26 viktima të pafajshme dhe që kërkonin të mos kishte më Gërdec.Po ashtu Kryeministri preku edhe kërkesën e PD-së për referendum popullor, të cilin e konsideroi si referendum kundër Amerikës, ndërsa theksoi se përgjigja e këtij referendumi është marrë më 23 qershor.Rama shprehu vlerësimin se protestat në rrjetet sociale dhe në rrugë, kanë qenë e vetmja dallëndyshe e pastër.
“Protesta juaj në rrjetet sociale dhe në rrugët e Tiranës apo Shqipërisë, ka qenë e vetmja dallandyshe shprese në qiellin e mbushur me tymin e zi të urrejtjes, mllefeve, gënjeshtrave, delireve, frikërave që shpërthyen në mesin tonë. Edhe pse ju ka përfshirë në protestë mbingarkesa në shpirt prej gjithë kësaj propagande histerike, unë ndjehem shumë mirë për ju; ndjehem mirë sidomos për shumë prindër që deri dje i frikeshin protestës ndërsa sot dalin në rrugë me gjithë fëmijët e tyre, të pashqetësuar nga forca speciale e gryka pushkësh në dritaret e kryeministrisë; ndjehem mirë për këtë erë të freskët demokratike që solli 23 qershori. Kam plotësisht respekt për kurajon tuaj dhe njoh jo pak ndër ju që ishin përditë bashkë me mua deri në 23 qershor, në rrugën e paharrueshme të përpjekjes për Rilindjen që të ecim më shpejt drejt Shqipërisë që duam. Asnjë problem, nothing personal siç më shkruante dje mikja ime Elsa Lila përpara se të hidhte videon e vet në youtube.Sot nuk është dita për t’ju ndryshuar mendjen, e di këtë dhe nuk ju’a kërkoj. Sot është dita për t’ju thënë bravo sepse pavarësisht se nuk jemi dakord në një gjë kaq të rëndësishme, jemi në një tjetër, gjithmonë shumë të rëndësishme, që Shqipëria siç ka nevojë për qeveritarë të mirë, ka nevojë edhe për protestues të mirë. Por sot është dita që unë t’ju them vetëm këtë:Shtetet e Bashkuara nuk vrasin njerëz, po janë vrarë e vriten, më shumë se të gjithë të tjerët, në fronte lufte për të mirën e njerëzimit” përfundoi fjalimin e tij Kryeminsitri.
Partia Balli Kombëtar Demokrat: Blerja e votave në Korçë,deformim i vullnetit të qytetarëve
Roshi: Partia Balli Kombëtar Demokrat vlerëson se ngjarja e Korçes per zgjedhjet e pjesshme lokale ne raport me blerjen e votes eshte nje akt qe deformon vullnetin e qytetareve per rrjedhoje zhvereson procesin/
TIRANE : Partia e BALLIT KOMBETAR DEMOKRAT vlerëson se ngjarja e Korçes per zgjedhjet e pjesshme lokale ne raport me blerjen e votes eshte nje akt qe deformon vullnetin e qyteyareve per rrjedhoje zhvereson procesin.Ky akt i mazhorances qeverisese godet ne emberion konceptin e lirise mbi te cilin ngrihet nje sistemin demokratik.
Blerja e votes si precedent i perseritur dhe indiferentizmi i qeverise ne raport me të tregon qarte mëndësinë e mazhorancës së sotme se liria e shqiptarëve eshte ne dore te tyre dhe e japin vetëm ata.
Qeveria me kete qendrim duket sikur do te thotë : “Zoti ne qiell ne në tokë”,Ne percaktojmë lirine tuaj,Ne percaktojme te drejten.
Ne prishim ç’fare duam,legalizojme ç’fare duam,bllokojme ç’do konçesion që duam,bllokojme çdo plan zhvillimi,hetojme ke duam,Ne jemi zotrit tuaj.
Kjo paradigme e te menduarit ju vjen atyre nga subkoshienca e tyre si vazhdimesi e llogjikes se eterve te tyre.
Balli Kombetar Demokrat gjykon se tek liria e votes fillon ndertimi i sistemit demokratik,prandaj duhet te jete ajo qe bashkon shqiptaret ne nje reagim te prere ndaj shkaktareve dhe fenomenit.
Per te rritur vetedijen qytetare mbi rendesine e votes se lire Balli Kombetar Demokrat fton anetaret , simpatizantet e saj dhe çdo shqiptar te protestoje të henen,ne Oren 14,ne sheshin Nene Tereza.
Kjo proteste nuk eshte thjesht e Opozites,por e çdo qytetari që nuk deshiron siptoma te nje diktature te zgjedhur ne liri.
Blerja e votës në Korçë, Prokuroria nis hetimet-Basha: Rama damkosi Korçën
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar sot Partinë Socialiste se ka shkatërruar me paratë e mafias zgjedhjet në Korçë.
Në një konferencë për shtyp, Basha u shpreh se blerja e votave tregoi edhe metodën që është ndjekur nga Partia Socialiste edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.
“Partia Socialiste e Edi Ramës damkosi dhe shkatërroi me paratë e pista zgjedhjet e së dielës në qytetin e Korçës. Banda e kapur nga kamerat dhe simotrat e saj të vendosura në pika të ndyshme të qytetit për të blerë vota, për të blerë abstenimin e zgjedhësve të supozuar si kundërshtarë të Partisë Socialiste dhe për të ushtruar presion mbi zgjedhësit në përgjithësi, e ushtruan veprimtarinë e tyre kriminale nën hundën dhe me bekimin e Edi Ramës dhe mbarë kupolës së qeveritarëve dhe mercenarëve të tyre që kishin zbarkuar në Korçë dy ditë me radhë për të drejtuar dhe siguruar operacionin e manipulimit të zgjedhjeve me metodën e tyre perverse dhe kriminale të blerjes së votës. Në Korçë Rama dhe të tijtë bënë të dielën një provë të përqendruar të kësaj metode të përdorur edhe në zgjedhjet politike të 23 qershorit, me planin për ta përdorur gjerësisht në zgjedhjet e ardhshme. Ky është shpjegimi i arbitraritet dhe paligjshmërisë që po ngrenë me shpejtësi në sistem në qeverisjen e tyre: eliminimi i zgjedhjeve të lira, eliminimi nëpërmjet blerjes së votës i gjykimit të drejtë popullor” tha Basha.
Duke përsëritur kërkesën për hetim të plotë deri në fund të krimit të blerjes së votës në Korçë ka deklaruar se PD-ja ka gati kerkesën për anulimin e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre sipas ligjit.
“I kërkojmë prokurorisë që në mënyrë urgjente të kryejë sekuestrimin e të gjitha materialeve në të gjitha zyrat e Partisë Socialiste në Korcë. Te kryejë një hetim të shpejtë, të plotë dhe të gjithanshëm të ekzekutorëve që blenë votat në shkëmbim të parave por mbi të gjitha te organizatorëve që perdoren para te mafias për të blerë pushtetin e bashkisë së Korçës. Ky hetim duhet domosdoshmërisht të shtrihet tek burimet e financimit, ku u gjetën paratë, si u transferuan, kush janë financuesit e këtij krimi që tronditi shqiptarët. Vetëm hetimi i plote i këtij krimi dhe parave të krimit do e bëjë të besueshëm këtë proces. Kemi përgatitur dhe do të zyrtarizojmë kërkesën për anullimin e zgjedhjeve botërisht të manipuluara të së dielës në Korçë, dhe krijimin e kushteve për përsëritjen e tyre në një kohë të përshtatshme, me garancitë e domosdoshme ligjore dhe kushtetuese” tha Basha.
Blerja e votës në Korçë, Prokuroria nis hetimet. Reagon PS: Studentët antarë të FRESSH-it
Prokuroria e Korçës ka regjistruar procedimin penal për “dhënie shpërblimi dhe premtimeve”, pas pamjeve filmike të transmetuara dje, ku disa shtetas dyshohet se jepnin para në këmbim të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Korçë.
Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë do të shfrytëzojë materialin e prezantuar gjatë emisionit, si edhe do të kryejë hetimet lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari, të dyshuar si kundërvajtje penale.
Në bazë të nenit 328 të Kodit Penal, “ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale…për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet…”
PS në Korçë: Studentët janë anëtar të FRESSH-it, u janë paguar shpenzimet
Ndërkohë në lidhje me akuzat për blerje vote ka reaguar edhe dega e PS në Korçë.
Në një prononcim për mediat, kreu i saj Ilir Pendavinji ka theksuar se studentëve u janë paguar shpenzimet dhe nuk u është blerë vota.
“Nuk është e vërtetë që PS ka blerë vota gjatë zgjedhjeve të së dielës. Studentët janë të Partisë Socialiste dhe të FRESSH-it të cilëv e u janë paguar shpenzimet e udhëtimit nga Tirana” ka theksuar Ilir Pendavinji.
PD kërkon anulimin e zgjedhjeve
Një ditë më parë, Partia Demokratike kërkoi anullimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Korçës si dhe hetim të gjithanshëm nga Prokuroria.
“PD i kërkon Prokurorisë që të nisë menjëherë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, të sekuestroje të gjithë dokumentacionin që u pa nga të gjithë shqiptarët, dhe të kërkojë ndëshkimin më të ashpër ndaj të gjithë organizatorëve. PD kërkon anullimin e zgjedhjeve në Korçë, me kusht që të afrohen garanci nga vëzhguesit” deklaroi dje ish-ministri i drejtësisë Eduard Halimi.
Ditën e djeshme në një emision investigativ u publikuan pamjet ku studentët merrin 2 mijë lekë të reja në këmbim të votës për kandidatin e majtë, Sotiraq Filo.
Zgjedhjet për bashkinë e Korçës u zhvilluan ditën e dielë ku kandidati I majtë Sotiraq Filoi mori 15953 vota, kundrejt 5283 vota të rivalit të tij Sotiraq Stratobërdha.
Zgjedhjet ne Kosove-Zgjidhen vetem 10 kryetare komunash, te tjeret ne raundin e dyte
*Ne Prishtine i pari prine Isa MUSTAFA I LDK-se, I Dyti Shpend AHMETAJ I VETEVENDOSJES/
* Ja perballjet ne balotazhin e 1 Dhjetorit/
* Deshtim ne VERI, humbet materiali zgjedhor/
Prishtinë, 4 nëntor – Jozyrtarisht konfirmohet zgjedhja e kryetarëve të dhjetë komunave që në raundin e parë të votimit, që u zhvillua dje. Emrat e kryetarëve të komunave të tjera të Kosovës do të dihen pas raundit të dytë, që do të zhvillohet më 1 dhjetor. Në raundin e parë të votimit, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, janë zgjedhur kryetarët e komunave Drenas – Nexhat Dermaku (PDK), Fushë-Kosovë – Burim Berisha (LDK), Deçan – Rasim Selmanaj (AAK), Istog – Haki Rugova (LDK), Kaçanik – Besim Iljazi (PDK), Podujevë – Agim Veliu (LDK, Skënderaj – Sami Lushtaku (PDK), Shtimje – Naim Ismajli (PDK), Mamushë – Arif Butuç (PP turke e Kosovës) , dhe në Han të Elezit – Rufki Suma (kandidat i pavarur).
KQZ nuk ka publikuar asnjë rezultat për katër komunat në pjesën veriore të Kosovës – Mitrovicën e veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.
NE PRISHTINE PRIN ISA MUSTAFA, I DYTI-SHPEND AHMETI
Prishtinë, 4 nëntor – Sipas rezultateve të para të Demokracisë në Veprim, kryetari aktual i Prishtinës, Isa Mustafa edhe kësaj radhe është duke prirë në garën për Prishtinën. Sipas DnV-së, Isa Mustafa është duke prirë me 43.6 për qind të votave, i ndjekur nga Shpend Ahmeti i VV-së, me 31 për qind.
Kandidati i PDK-së, Agim Çeku, ka arritur të grumbullojë 11.4 për qind, pasuar nga kandidati i AKR-së, Korab Sejdiu, me 5.7 për qind, kandidati I AAK-së, Besnik Tahiri, me 4.5 për qind dhe Visar Arifaj i Partisë së Fortë me 1.4 për qind.
Rezultatet preliminare sipas KQZ-së janë:
ISA MUSTAFA – LDK – LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 8.677 44,82% 46,38%
SHPEND AHMETI – LËVIZJA VETËVENDOSJE! 5.345 27,61% 28,57%
AGIM ÇEKU – PDK – PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 2.066 10,67% 11,04%
KORAB SEJDIU – AKR – ALEANCA KOSOVA E RE 1.125 5,81% 6,01%
BESNIK TAHIRI – AAK-LDD ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS LDD 833 4,3% 4,45%
VALON MURATI -Lëvizja Për Bashkim – LB 348 1,8% 1,86%
VISAR ARIFAJ – Partia e Fortë – PF 225 1,16% 1,20%
SALI SALIHU – IQ GRUPIMI TRADICIONAL SHQIPTAR 49 0,25% 0,26%
KAQUSHA JASHARI – PSD – Partia Socialdemokrate e Kosovës 42 0,22% 0,22%
NE VERI , HUMBASIN MATERIALET ZGJEDHORE
Mitrovicë, 4 nëntor – Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk ka arritur që të marrë asnjë fletëvotim nga tri qendrat e votimit në Mitrovicën e veriut, që u sulmuan në ditën e zgjedhjeve.Zëdhënësi i këtij misioni Nikolla Gaon thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas sulmit, i cili nxiti edhe evakuimin e personelit të OSBE-së nga veriu, nuk dihet gjë se ku kanë mbetur votat e qytetarëve të pjesës veriore të Mitrovicës.
“Në tri lokacionet, të cilat kanë qenë të sulmuara dje në veri të Mitrovicës, Shkolla Fillore “Sveti Sava”, Shkolla e Mesme Teknike dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë, materialet [zgjedhore] nuk kemi mundur t’i mbrojmë. Ne nuk e kemi në posedim këtë material dhe të njëjtin nuk kemi mundur ta dorëzojmë [tek KQZ-ja]”, thotë Gaon.
Persona të maskuar kanë hyrë të dielën rreth orës 17h në tri qendrat e votimit për Mitrovicën e Veriut.
Në xhirimet e postuara në portale të ndryshme, shihen kuti të demoluara të votuesve, ndërsa raportohet edhe se listat e votuesve janë marrë nga agresorët që sulmuan këto vendvotime.
OSBE-ja ishte mandatuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për lehtësimin e procesit zgjedhor në katër komunat veriore.
Zëdhënësi i OSBE-së, ndërkaq thotë sot se nuk e di se ku është materiali zgjedhor të cilin duhej ta mbronte.
“Ai material, sipas asaj që kemi parë, nga xhirimet që kemi parë në Youtube dhe media të tjera, është i dëmtuar, i shpërndarë nëpër tokë, kështu që unë nuk e di, parimisht, se cili është fati i këtij materiali; nëse ka përfunduar në shportë mbeturinash apo çka ka ndodh me të”.
“Thjesht, personeli ynë duhej të largohej nga këto lokacione, sepse siguria ishte rrezikuar, dhe nuk kemi mundur që ta ruajmë materialin zgjedhor”, thotë Nikolla Gaon për Radion Evropa e Lirë.
Shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, në një konferencë për shtyp mbrëmë vonë, ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për rolin që ka pasur ky mision në këto zgjedhje.
JA PERBALLJA NE BALOTAZH
Komunat dhe kandidatët që shkojnë në balotazh më 1 dhjetor.
Prishtinë: Në balotazh, Isa Mustafa – LDK dhe Shpend Ahmeti – Vetëvendosje.
Gjakovë: Në balotazh, Mimoza Kusari Lila – AKR dhe Pal Lekaj, AAK – LDD.
Prizren: Në balotazh, Ramadan Muja – PDK dhe Eqrem Kryeziu – LDK.
Pejë: Në balotazhi, Gazmend Muhaxheri – LDK dhe Ali Berisha – AAK-LDD.
Gjilan: Në balotazh, Lutfi Haziri – LDK dhe Qemajl Mustafa – PDK.
Mitrovicë e Jugut: Në balotazh Avni Kastrati – PDK dhe Agim Bahtiri – AKR.
Ferizaj: Në balotazh, Agim Aliu – PDK dhe Muharrem Svarça – LDK.
Malishevë: Në balotazh, Ragip Begaj – IQM dhe Sali Morina – LDK.
Rahovec: Në balotazh, Idriz Vehapi – PDK dhe Smajl Latifi – AAK-LDD.
Dragash: Në balotazh, Selim Jenuzi – PDK dhe Fatmir Mehmeti – LDK.
Graçanicë: Në balotazh, Branimir Stojanoviq – GIS dhe Bojan Stojanoviq – SKS.
Junik: Në balotazh, Agron Kuçi AAK-LDD dhe Zenun Shala – LDK
Kamenicë: Në balotazh, Shaip Surdulli – LDK dhe Begzad Sinani – PDK
Klinë: Në balotazh, Sokol Bashota – PDK dhe Fadil Gashi – LDK.
Kllokot: Në balotazh, Sreçko Spasiq – GIS dhe Sasha Mirkoviq – SLS.
Lipjan: Në balotazh, Shukri Buja – PDK dhe Imri Ahmeti – LDK.
Novobërdë: Në balotazh, Bajrush Ymeri – LDK dhe Svetislav Ivanoviq – GIS.
Obiliq: Në balotazh, Mehmet Krasniqi – LDK dhe Xhafer Gashi – AAK-LDD.
Partesh: Në balotazh, Nenad Cvetkoviq – SLS dhe Dragan Nikoliq – GIS.
Ranilug: Në balotazh, Gradimir Mikiq – GIS dhe Milan Aritonoviq – SNPK.
Shtërpcë: Në balotazh, Bratislav Nikoliq – SLS dhe Ivan Rexhiq – GIS
Suharekë: Në balotazh, Sali Asllanaj – LDK dhe Bali Muharremaj – AAK-LDD.
Viti: Në balotazh, Sokol Haliti – LDK dhe Nexhmedin Arifi – PDK.
Vushtrri: Në balotazh, Bajram Mulaku – PDK dhe Refik Ramaj – LDK ose Muharrem Shabani – AAK-LDD (Përqindja e dy të fundit është e njëjtë dhe pritet që KQZ të japë versionin zyrtar).
Pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:
Deçan: Rasim Selmanaj , AAK- LDD.
Fushë Kosovë: Burim Berisha – LDK.
Glogovc: Nexhat Demaku, PDK
Han i Elezit: Refki Suma – kandidat i pavarur
Istog: Haki Rugova – LDK
Kaçanik: Besim Ilazi – PDK
Mamushë: Arif Butuq – KTAP.
Podujevë: Agim Veliu – LDK.
Shtime – Naim Ismajli – PDK
Skenderaj: Sami Lushtaku – PDK.
Komunat që fillimisht presin vlerësimin nëse zgjedhjet ishin apo jo të suksesshme:
Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi.
Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, kanë qenë të vlefshme edhe për zgjedhjen e asambleistëve komunalë në të gjitha komunat e Kosovës, por rezultati preliminar për asambletë nuk është shpallur ende.
Gara e balotazhit për kryetarët e komunave pritet të zhvillohet më 1 dhjetor.
Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e sivjetme lokale morën pjesë 814.780 votues nga rreth 1.8 milion sa ishin të regjistruar, ose 45.79 për qind. Ky numër i votuesve, sipas KQZ-së, është rritur për rreth 100 mijë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 661
- 662
- 663
- 664
- 665
- …
- 670
- Next Page »