• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Basha: Të bashkuar në 20 shkurt

February 16, 2014 by dgreca

Partia Demokratike mblodhi të dielën aktivin e Tiranës, gjatë të cilit kryedemokrati Lulzim Basha bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën parlajmëruar, në 20 shkurt në Tiranë. “Në 20 shkurt, në 23 vjetorin e rrëzimit të monumentit të dikatorit Enver Hoxha, nga sheshi kryesor i Tiranës, nisim marshimin e protestës së madhe popullore kundër mashtrimeve të maxhorancës Rama-Meta”, tha kryetari Basha në fjalën e tij.

Sipas tij, 20 shkurti është gdhendur në histori si dita e madhe e Tiranës demokratike, që 23 vite më parë bëri e para hapin për një Shqipëri pa diktaturë. “Ftoj të gjithë në sheshin historik,  23 vjeçaret e sotëm që lindën në liri. Të gjithë në shesh për t’i përcjellë zërin e fuqishëm të bashkimit qeverisë Rama- Meta”, tha më tej kryedemokrati.

Gjatë aktivit të Tiranës, Basha bëri të ditur anëtarësimin e një numri të rinjsh në Partinë Demokratike, që sipas tij bashkohen me të djathtën si reagim përballë një qeveri që po shkel me këmbë aspiratat e tyre.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Lulzim Basha, me 20 shkurt, te bashkuar

Basha në Kavajë: Me 20 shkurt shkundim qeverinë

February 15, 2014 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Kavajës. Basha i ka bërë thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të marrin pjesë në protestën e 20 shkurtit.

“Duhet të mblidhemi për t`i treguar forcën vendimtare të opozitës dhe popullit të lirë, që nuk pranojnë që të qeverisen pa ligje demokratik, për ta detyruar qeverinë të kthehet në binarët e ligjit ose të ik. Prandaj kemi thirrur edhe marshimin në datën 20 shkurt në orën 14:00. Do të jetë një manifestim i fuqishëm i shpirtit të lirë 23 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës. Të gjithë të rinjtë dhe të rejat që janë mashtruar nga ky kryeministër të vijnë në protestë për ti thënë fjalën e tyre me zërin e tyre rinor” u shpreh Basha.

Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se me arrogancën e tij ka goditur konsensusin ndërsa ka shtuar se në këto muajt e fundit dyshja Rama-Meta kanë treguar se çfarë është ligjore është e papranueshme për ta.

“Arroganca e tij kronike dha goditjen e radhës në atë që duhet të jetë panetoni ynë si vlerë: Po sulmojnë ligjin konsensucional për nënpunësin civil. Kemi arsye të plota të presim surpriza të tjera nga ky kryeministër, nëse nuk ngrihemi në këmbë të tregojmë forcën vendimtare të qytetarëve të lirë, që nuk pranojnë asnjë sekondë të qeverisen pa ligjin demokratik” shtoi ai.

Gjithashtu kreu i PD-së pasi vlerësoi anëtarësimet e reja në Partinë Demokratike theksoi se kjo forcë politike është e pakonkurueshme sa ipërket intergimit europian dhe europianizimit të vendit

Gjithashtu kreu i PD-së pasi vlerësoi anëtarësimet e reja në Partinë Demokratike theksoi se kjo forcë politike është e pakonkurueshme sa ipërket intergimit europian dhe europianizimit të vendit

“Forca e PD-së është e lidhur pazgjidhshmërisht me demokracinë e vendit. Takimi i sotëm ka në fokus të sotmen e të ardhmen e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Duhet t`i presim  krahapur të gjithë qytetarët që duan të jenë pjesë e Partisë Demokratike. Krahapur është fjala që dua të shoh në çdo strukturë të Partisë Demokratike për çdo të ri dhe për çdo shqiptar që do të bëhet pjesë e saj. Sa më shumë rritet arroganca e qeverisë aq më shumë rriten anëtarësimet në Partinë Demokratike. Sa më rëndë godet paligjshmëria e qeverisë aq më shumë rritet kohezioni i demokratëve ndaj rrezikut që i kanoset” u shpreh Basha.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha ne Kavaje, me 20 shkurt, shkundim qeverine

Artikujt e fundit

  • NJË YLL SHNDRITËS NË YLLËSINË E KOLOSËVE BOTËRORË…
  • VOTA E VJEDHUR E KTHYER NË ART…
  • Shkollimi i femrës shqiptare në vitet 1913–1939: përpjekje, pengesa dhe arritje
  • Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar”. Çfarë mund të fshihet pas këtijë slogani?
  • Martin Camaj: “Unë jam i jueji e ju jeni të mijt…”
  • 34 vjet nga vizita e Baker. 500 mijë në shesh, tapet të kuq, makinën e ngritën në krah dhe në miting asnjë flamur shqiptar
  • Thank you Congressman George Latimer…
  • “Tre dritare dhe një varje” shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston!
  • Festivali Shqiptar në Michigan
  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT