• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Albanian Youth Center Shines at Stamford Multicultural Festival

June 8, 2024 by s p

Jacqueline Kapaj-Vieira/

The Albanian Youth Center (AYC) brought a vibrant splash of culture to the Stamford Multicultural Festival on Sunday, June 2nd. Students from the AYC captivated the audience with a traditional Albanian dance performance, showcasing their heritage and artistic talents.

Clad in beautiful, colorful costumes, the AYC students brought the rich traditions of Albania to life under the guidance of renowned choreographer Angjelina Nika. Their performance was a highlight of the festival, receiving enthusiastic applause from the crowd.

“We are incredibly proud of our students for their dedication and talent,” said Jacqueline Kapaj-Vieira, Program Director at the Albanian Youth Center. “Events like the Stamford Multicultural Festival provide a wonderful platform for them to share their culture with the broader community and celebrate the beauty of diversity.”

The Albanian Youth Center is a non-profit organization located in Greenwich Connecticut dedicated to fostering a love for Albanian culture and heritage in young people. Through educational programs, cultural events, and social activities, the AYC provides a supportive environment for Albanian youth to connect with their roots and flourish.

Filed Under: Politike

LIBRI “PËR VATRËN E VATRANËT” NË PANAIRIN E 24-t NË PRISHTINË

June 6, 2024 by s p

Prof.Muhamed Mufaku/

U hap në Prishtinë Panairi i 24-t i librit me pjesëmarrjen e nja 100 botuesëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të zi, ku op ekspozohen nja 2000 tituj të rinj. Panairi, me plot risi e promovime, tani më është traditë që tërheq vëmenjen e madhe. Sipas fjalëve të Kryetarit të Shoqatës së Botuesëve të Kosoves Edon Zeneli, Panairin pritet ta vizitojnë 40 mijë vizitor. Sivjet është një risi që vlen të përmendet: prania e shkrimtarëve të Mergatës. Vërtetë në 100 vjet të fundit u botuan vepra me vlerë në Mërgatë, e sidomos në SHBA-të, por për shkak të rrehanave të njohur ato nuk arritën me kohë atje dhe nuk u ribotuan sa duhet. Shtëpia botuese kosovare “Dija” me seli në Prishtinë mori incjativën për ribotimin e disa veprave të shkrimtarëve të Mërgatës. Ajo filloi më 2022 me botimin e librit të aktivistit dhe shkrimtarit të njohur Idriz Limajit “Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjeratë mërgatës”, kurse sivjet e nxori tani për panir librin “Për Vatrën e vatranët”. Dihet se autori ka arkiv të pasur dhe vet ishte i pranishim në shumë ngjarje e mbledhje dhe kishte lidhje të ngushta me vatranët, kështu që ribotimi i këtij libri do ta terheqë vëmendjen e lexuesëve shqiptarë në viset e tyre pasi që tani e kanë atje në librari.

Vëretetë, siç tregon autori në Parathëenje, libri përmbledh tekstet e disa kumtesave të mbajtura në përvjetorët e gazetës “Dielli” dhe federatës “Vatra”, me çka paraqitet një historik i “Vatrës” gjatë 1925-1955. Në këtë kontekst paraqiten arsyet e bashkëpuimit të Faik Konicës me regjimin e Ahmet Zogut si dhe e bashkëpuminit të Fan Nolit me regjimin komunist. Si burim për këto tema u shërbyen shkrimet e botuara në gazetën “Dielli” si dhe korospodenca private e figurave të përmendura. Kuptohet, midis dy botimeve të librit, kemi tani një gjeneratë të re në “Vatrën” e më gjerë në SHBA-të që do të përfitonte shumë prej këtij libri për të njohur më ndryshe shumë figura të përfshira në këtë libër me vlerë.

Filed Under: Politike

Mos harro Çamërinë!

June 6, 2024 by s p

VATRA në Boston fton gjithë komunitetin shqiptar të kujtojmë 80-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve në Çamëri.

Më 9 qershor 2024, ditën e diel, nga ora 1:00 pm deri në 3:00 pm, në bibliotekën e Quincy, MA, VATRA në bashkëpunim me Shoqatën “Çamëria”do të kujtojnë masakrat e grekëve ndaj shqiptarëve.

Do të ketë rrëfime nga të moshuar që e kanë përjetuar dëbimin, si dhe studiues, profesorë, shkrimtarë, aktivistë të komunitetit çam dhe vatranë që do të flasin e kujtojnë 80-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Adresa: 40 Washington St., Quincy, MA 02169, ose ndryshe “Thomas Crane Public Library”.

Filed Under: Politike

U FESTUA DITA E TRADITËS SHQIPTARE NË NEW YORK

June 5, 2024 by s p

New York, 2 qershor 2024- Në Kensico Dam Plaza, Valhalla, NY, Qendra Kulturore Nënë Tereza e Famullisë Zoja e Shkodrës dhe zyra e Parqeve të Qarkut Westchester organizuan një festë madhështore në nder të traditës e trashëgimisë kulturore e shpirtërore shqiptare në Amerikë. Një aktivitet mbresëlënës patriotik, komunitar e atdhetar. Nën kujdesin e veçantë të Dom Pjeter Popaj famullitarit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, dhe organizatorit Fran Çotaj, festivali i traditës e trashëgimisë shqiptare në Amerikë vjen si një pasuri dhe identitet i pastër kombëtar shqiptar, një traditë e moçme shqiptare e trashëguar ndër breza. Aktiviteti kulturor gëshetoi në vetvete kulturë, sport, muzikë, këngë e valle shqiptare të shoqëruara me guzhinë tradicionale shqiptare e panair artizanal kombëtar. Me vite me radhë kjo festë e kthyer në traditë tashmë shënoi çaste të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Drejtuesi artistik i veprimtarisë kulturore Fran Çotaj bashkë me Grupin Rozafati drejtuar nga koreografe Agjelina Nika “Mjeshtër i Madh”, këngëtarët Ermina Bushi-Lleshaj, Valdet Luka, e Dj Edi, e kthyen festivalin në një festë magjike për të pranishmit e shumtë. Kjo festë komunitare shqiptare bashkon mbarë shqiptarët që vijnë nga mbarë trevat shqipfolëse por që jetojnë e veprojnë në Amerikë. Dita e traditës shqiptare është kthyer në një festival mbarëkombëtar shqiptar që ruan dhe përjetëson kulturën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Politike

NË ERENKOJ VINTE ERA SAMI

June 4, 2024 by s p

Feti Mehdiu

Montreal/

Në 120 vjetorin e vdekjes së Sami Frashërit

Me 18 qershor 2024 është 120 vjetori i vdekjes së Sami Frashërit. Qershori i vitit 1978 ishte jubileu i 100 vjetorit të LShP, për të cilën  Samiu kishte investuar shumë mund, që kjo Lidhje të jetë e qëndrueshme me fqinjët e popullit shqiptar, në Ballkan.* Deri sa isha në Institutin e Historisë, (viti 1973-74), u njoftova me kontributet e Sami Frashërit në gjuhën turke të periudhës Osmane. Në vitin 1977, mora Ftesën për Simpoziumin Ndërkombëtarë 100-vjetori I LSHP, dhe paraqita temën: LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT NË gazetën TERCÜMAN-i ŞARK. Këtë gazetë e kishte themaluar Sami Frashëri. Nuk më ka shkuar mendja se Sami Frashëri do të më ngjitet si këmisha e lagur për trupi dhe të më përcjellë deri sot. 

Për Sami Frashërin kam ditë fare pak. E dija se  ishte Liksikografi më i madh Ballkanit, se ishte autor i Abetares dhe alfabetit të Stambollit,Kamusu-la`alam… , por për GAZETËN TERCÜMAN-i-ŞARK, sapo kisha dëgjuar dhe ky ishte shkaku që ia mësyna Stambollit. Duhej shfrytëzuar Gazeta, burimisht, e kjo  gjendej vetëm në Stamboll. Përkundër gjendjes shëndetsore jo të mire në familje,  fal mbështetjes së familjes udhëtova për Stamboll dhe qëndrova dy javë.

Në Bibliotekën e qytetit BELEDIYE KÜTÜPHANESI, në  Beyazit, përveç gazetës që kërkoja, gjeta edhe gazetën tjetër TERCÜMAN-i HAKIKAT, ku Samiu shprehte shqetsimet e opinionit shqiptar në rrethanat aktuale. Polemizonte me shtypin grek, me gazetën Neologos, për të prezentuar realitetin e popullit shqiptarë dhe peripetitë që përjetonte ky populli në prag të shpërbërjes së sulltanatit Osman. Popullit shqiptar, nga katër shtete shqiptare-Vilajete, i kanosej rreziku për zhbërja nga intrigat e fqinjëve të shqiptarëve, me argatët e tyre.* Qëndroja te halla Zëmyle, në Shirinevlerprej nga udhtimi deri në Bibliotekë më zgjaste një orë deri në dy orë, por ia dola që nga këto dy Gazeta  të përshkruaj  artikujt ku trajtohej çështja konkrete për të cilën kisha shkuar. 

Këtë kontribut e prezentova në KONFERENCËN SHKENCORE për 100-vjetorin e Lidhje SHqiptare të Prizrenit, 1978 dhe në vitin 1981 u botua në vëllimin PUNIMET E KONFERENCËS LSHP, vëllimi për histori, që e botoi ASHAK. Është edhe në veprën REFLEKTIME TË LUFTËS SË SHQIPTARËVE PËR PAVARËSI – në burime orientale, Prishtinë, 2012. Gjatë atij qëndrimi e takoja  zotëri Tahir Kolgjinin, të cilin e kisha njohur më parë, por tani, nga ai  mësova edhe  më gjërësisht  për jetën dhe historinë e Sami Frashërit. Më dha një pasqyrë konkrete ku kishte jetuar dhe kishte ndërruar jetë Sami Frashëri, për fundjetën e Sami Frashërit, si edhe për vorrimin e tij në Eren Köy. 

Zotëri Kolgjini më siguroi edhe enciklopedinë 6-vëllimshe, Kamusu-l-a`lam, të Sami Frashërit, me anë të atij mikut Ibrahim, në Sahafçılar.

Samiu ka jetuar në Eren Köy – një lagje e Stambollit, ndërmjet Göztepe dhe Çatallçeşme, përtej BOSFORIT. Aty ka ndërruar jetë, me 18  qershor të viti 1904 dhe aty është i vorrosur.

E dava mendjen ta vizitoj vendin ku prehet trupi i kolosit Sami. Kalova Bosforin dhe drejt në Eren Köy. I gjeta varrezat, por nuk ia dola të gjejë vorrin e Sami Frashërit. Ato vite në Stamboll ishte situatë e trazuar, me rreziqe dhe pasi që kushërini im Rushani, ma kishte tërheq vërejtjen, mos ec shumë nëpër Stambull – nga Biblioteka ec në shtëpi. 

Mund të ballafaqohesh me provokim: I majt a i djathtë? Nuk ke kohë të përgjigjesh në kso rastesh. 

U ktheva, pa vizituar Samiun, por e ndjeja erën e Sami Frashërit, prandaj i  kushtova  poezinë:

KJO  NUK MJAFTON…. e di! E di…* 

Takimi me mbesën e Sami Frashërit – Samijen 

Në Simpoziumin e tretë: III.Miletlerarası Turkoloji Kongresi, në Stamboll, në vitin 1979  shkova me kumtesën: SAMI FRASHËRI NË literaturën serbokroate(SIRPHIRVAT LİTERATÜRÜNDE SAMİ FRAŞERİ, që u botua në revistën Çevren, nr. 35, 1982, Priştine.

Samije Oz, e kishte parë programin e Simpoziumit dhe kishte ardhë të prezentojë kur prezentohet gjyshi i saj. Pasi prezentova referatin, m`u afrua dhe u përshëndetëm.

Ishte  një takim i shkurtër, gjatë pushimit të shkurtër ndërmjet seancave, por mbresëlënës dhe jetëgjatë në kujtesën time. 

Një zojë rreth të 60-tave, elegante, shumë e qartë në bisedë – sado që komunikuam në gjuhen turke. U shpreh me respect e mirënjohje për sa dëgjoi referatin tim, në gjuhen turke. Për aq kohë sa patëm  këmbyem mendime të vlefshme. 

Më tha se në familje të vet kishte edhe shkrime tjera të gjyshit Sami. 

Kur ia përshkrova përpjekjen time që ta vizitoja vorrin e Sami Frashërit, u mallëngjy dhe nuk bëri asnjë koment. Por duke u përshëndetur  më shtrëngoi dorën dhe, shtoi: herën tjetër inshallah do të keshë mundësi ta vizitosh. 

Këmbyem adresat dhe u ndamë.

 Kaq ishte takimi im me z.Samiye Öz. 

Edhe sot ndihem krenarë dhe jam i nderuar që prezentimin tim për Sami Frashërin në vitin 1979, e ka përcjellë me kurreshtje e respekt mbesa e kolosit SAMI – zonja Samiye Öz.

KJO  NUK MJAFTON…. e di! E di…

Vitet si ditë kalojnë

E pas jush ec historia

Varret tuaja, pas një shekulli 

Në heshtje dëshmojnë

Amanet të qartë përçojnë.

Varret tuaja

Mburrja jonë

Vuajtjet tuaja

Festa jonë…

***

Përvjetor të madh festojmë

Me emrin Tuaj përpara marshojmë.

Stamboll-Eren Köy, 1978

(Feti Mehdiu, Në detin  e brengave, Prishtinë, 2019, f. 89.) 

Photo: wikidata.org

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 94
  • 95
  • 96
  • 97
  • 98
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT