Prof.as.dr.Bernard Zotaj*
Prof.as.dr.Marenglen Kasmi*/
Në prag të Luftës së Dytë Botërore tensioni politik në Çamëri u rrit ndjeshëm. Banda të armatosura paramilitare greke nisën të terrorizojnë popullsinë shqiptare në të anët e kufirit. Një akt i pa precedent i qeverisë greke ishte internimi dhe burgosja e gjithë meshkujve çamë mbi moshën 17 vjeç. Numri i tyre arriti mbi 5.500 dhe 550 prej tyre vdiqën nga torturat. Fëmijët, gratë dhe pleqtë u bënë pre e sulmeve të forcave paramilitare dhe të fshatrave të krishterë, të cilët me një egërsi të paparë kryen mizori të pashembullta ndaj kësaj popullsie të pambrojur. Qëllimi i këtyre mizorive ishte largimi i popullsisë shqiptare nga Çamëria.
Në dimrin e vitit 1942-1943 popullsia çame filloi të organizohej për luftën kundër fashizmit. Tashmë ishin krijuar disa grupe ilegale, si ai i Filatit, të cilët punonin për organizimin e qëndresës antifashiste. Në shkurt 1943 u krijua çeta “Çamëria”, e cila më vonë u shndërrua në batalion. Ky batalion mori pjesë në betejën e famshme kundër gjermanëve në Konispol. Beteja zgjati 55 ditë. Po ashtu shumë çeta të tjera çame u inkuadruan në brigadat e ushtrisë greke. Gjithësesi kontributi i çamëve nëluftën antifashiste u mohua.
Spastrimi etnik
Spastrimi etnik i Çamërisë u krye nga forcat e EDES, të kryesuara nga Napoleon Zerva. Fushata e spastrimit filloi në fund të qershorit 1944 në Paramithi. Divizioni X i EDES, i komanduar nga Kamara, hynë më 26 qershor në Çamëri dhe vranë, therën dhe torturuan më tepër se 600 burra, gra e fëmijë. Po ashtu u përdhunuan shumë gra e vajza, shumica e tyre u mbyllën nëpër burgje. Pas këtij krimi Zerva u përpoq të detyronte parinë çame të bashkëpunonte me të. Sulmi i Zervas kundër çamëve u ndihmua si nga gjermanët, ashtu edhe nga misioni ushtarak britanik në Greqi. Më 28 gusht 1944 u krye masakra e dytë kundër popullsisë çame. Bandat e Zervës vranë në Pargë 49 burra dhe 8 gra. Pak ditë më vonë, në Filat, u ekzekutuan pas një gjyqi formal, gjithë burrat e fshatit. Në Filat numri i të vrarëve dhe të zhdukurve shkoi në 259 veta. Si rezultat i këtyre spastrimeve, popullisa çame, e cila para lufte ishte rreth 35.000, tashme përfaqësohej vetëm nga disa dhjetëra familje shqiptarësh myslimanë.
Situata ne prag te luftes italo-greke
Ne prag te shperthimit te luftes italo-greke, represioni i qeverise greke ndaj popullsise shqiptare te Çamerise u rrit ndjeshem. Disa jave para fillimit te luftes qeveria greke nisi armatosjen e bandave paramilitare ushtarake, te cilat kishin per detyre te terrorizonin shqiptaret ne te dyja anet e kufirit. Rekrutet pame ne ushtrine greke, megjithese shfaqen deshiren per te luftuar kunder ushtrise italiane, u trajtuan jo si ushtare, por si rober lufte. Ne vend te pushkeve atyre u dhane kazma e lopata per te vepruar ne prapavija per ndertime rrugesh.
Tensioni politik ne Çameri u rrit ne piken kritike.
Shkak per te u be nje akt pa precedent i autoriteteve greke. Ato internuan te gjithe meshkujt mbi moshen 17 vjeg dhe i futen neper burgje te ndryshme. Numri te burgosurve ishte 5 000 veta dhe 550 prej tyre u vrane ose vdiqen ne tortura. Autoritetet lokale greke kishin parashikuar te largonin nga Çameria te gjitha grate dhe femijet shqiptare qe kishin mbetur atje, me qellim qe, ne rast se Greqia shkelej nga fuqite e huaja, te mos gjendej asnje shqiptar ne te gjithe Çamerine.
Per kete qellim ishin hartuar listat e banoreve qe do te deboheshin dhe ishin percaktuar mjetet e evakuimit.
Nderkohe te krishteret u versulen mbi fshatrat e myslimaneve dhe grabiten pasurite e tyre. Nje vale egersie e pashembullt dhe mizori te shumta u bene mbi grate, pleqte dhe femijet e pambrojtur. Kete situate te krijuar u perpoq ta shfrytezonte Italia, e cila ne prag te konfliktit me Greqine dhe pas shperthimit te tij intensifikoi propaganden antigreke, duke premtuar dhe glirimin e minoritetit shqiptar ne Greqi. Por me gjithe perpjekjet e pushtuesit per ta terhequr minoritetin shqiptar ne anen e tij dhe pavaresisht se popullsia çame kishte vuajtur shume para dhe gjate regjimit fashist te Metaksait, ajo pergjithesisht mbajti nje qendrim neutral ndaj paleve ne konflikt. “Edhe kur italianet pushtuan Gumenicen, – shkruan historiani grek Jani Sharra, – rralle ndonje gam u bashkua me ta”. Nje grup antifashistesh game, i kryesuarnga Musa Demi, iu kundervune propagandes italiane para shperthimit te luftes, por veprimtaria e tij u nderpre nga autoritetet greke; gjate muajve korrik-gusht 1 940 kreret e Çamerise u internuan. Pas thyerjes se ushtrise italiane dhe te terheqjes se tyre nga Greqia, qeveria greke ndermori nje vale te re dhune e terrori mbi popullsine shqiptare te Çamerise. Te burgosurit dhe te internuarit game u liruan vetem pas pushtimit te Greqise nga ushtrite gjermane, ne nje gjendje shendetesore e shpirterore te rende.
*Historia e shqiptarëve 12, Botimet shokollore Filara, Tiranë, 2011, f. 129-130.