• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Çamëria gjatë Luftës së Dytë Botërore

June 25, 2024 by s p

Prof.as.dr.Bernard Zotaj*

Prof.as.dr.Marenglen Kasmi*/

Në prag të Luftës së Dytë Botërore tensioni politik në Çamëri u rrit ndjeshëm. Banda të armatosura paramilitare greke nisën të terrorizojnë popullsinë shqiptare në të anët e kufirit. Një akt i pa precedent i qeverisë greke ishte internimi dhe burgosja e gjithë meshkujve çamë mbi moshën 17 vjeç. Numri i tyre arriti mbi 5.500 dhe 550 prej tyre vdiqën nga torturat. Fëmijët, gratë dhe pleqtë u bënë pre e sulmeve të forcave paramilitare dhe të fshatrave të krishterë, të cilët me një egërsi të paparë kryen mizori të pashembullta ndaj kësaj popullsie të pambrojur. Qëllimi i këtyre mizorive ishte largimi i popullsisë shqiptare nga Çamëria.

Në dimrin e vitit 1942-1943 popullsia çame filloi të organizohej për luftën kundër fashizmit. Tashmë ishin krijuar disa grupe ilegale, si ai i Filatit, të cilët punonin për organizimin e qëndresës antifashiste. Në shkurt 1943 u krijua çeta “Çamëria”, e cila më vonë u shndërrua në batalion. Ky batalion mori pjesë në betejën e famshme kundër gjermanëve në Konispol. Beteja zgjati 55 ditë. Po ashtu shumë çeta të tjera çame u inkuadruan në brigadat e ushtrisë greke. Gjithësesi kontributi i çamëve nëluftën antifashiste u mohua.

Spastrimi etnik

Spastrimi etnik i Çamërisë u krye nga forcat e EDES, të kryesuara nga Napoleon Zerva. Fushata e spastrimit filloi në fund të qershorit 1944 në Paramithi. Divizioni  X i EDES, i komanduar nga Kamara, hynë më 26 qershor në Çamëri dhe vranë, therën dhe torturuan më tepër se 600 burra, gra e fëmijë. Po ashtu u përdhunuan shumë gra e vajza, shumica e tyre u mbyllën nëpër burgje. Pas këtij krimi Zerva u përpoq të detyronte parinë çame të bashkëpunonte me të. Sulmi i Zervas kundër çamëve u ndihmua si nga gjermanët, ashtu edhe nga misioni ushtarak britanik në Greqi. Më 28 gusht 1944 u krye masakra e dytë kundër popullsisë çame. Bandat e Zervës vranë në Pargë 49 burra dhe 8 gra. Pak ditë më vonë, në Filat, u ekzekutuan pas një gjyqi formal, gjithë burrat e fshatit. Në Filat numri i të vrarëve dhe të zhdukurve shkoi në 259 veta. Si rezultat i këtyre spastrimeve, popullisa çame, e cila para lufte ishte rreth 35.000, tashme përfaqësohej vetëm nga disa dhjetëra familje shqiptarësh myslimanë.

Situata ne prag te luftes italo-greke

Ne prag te shperthimit te luftes italo-greke, represioni i qeverise greke ndaj popullsise shqiptare te Çamerise u rrit ndjeshem. Disa jave para fillimit te luftes qeveria greke nisi armatosjen e bandave paramilitare ushtarake, te cilat kishin per detyre te terrorizonin shqiptaret ne te dyja anet e kufirit. Rekrutet pame ne ushtrine greke, megjithese shfaqen deshiren per te luftuar kunder ushtrise italiane, u trajtuan jo si ushtare, por si rober lufte. Ne vend te pushkeve atyre u dhane kazma e lopata per te vepruar ne prapavija per ndertime rrugesh.

Tensioni politik ne Çameri u rrit ne piken kritike.

Shkak per te u be nje akt pa precedent i autoriteteve greke. Ato internuan te gjithe meshkujt mbi moshen 17 vjeg dhe i futen neper burgje te ndryshme. Numri te burgosurve ishte 5 000 veta dhe 550 prej tyre u vrane ose vdiqen ne tortura. Autoritetet lokale greke kishin parashikuar te largonin nga Çameria te gjitha grate dhe femijet shqiptare qe kishin mbetur atje, me qellim qe, ne rast se Greqia shkelej nga fuqite e huaja, te mos gjendej asnje shqiptar ne te gjithe Çamerine.

Per kete qellim ishin hartuar listat e banoreve qe do te deboheshin dhe ishin percaktuar mjetet e evakuimit.

Nderkohe te krishteret u versulen mbi fshatrat e myslimaneve dhe grabiten pasurite e tyre. Nje vale egersie e pashembullt dhe mizori te shumta u bene mbi grate, pleqte dhe femijet e pambrojtur. Kete situate te krijuar u perpoq ta shfrytezonte Italia, e cila ne prag te konfliktit me Greqine dhe pas shperthimit te tij intensifikoi propaganden antigreke, duke premtuar dhe glirimin e minoritetit shqiptar ne Greqi. Por me gjithe perpjekjet e pushtuesit per ta terhequr minoritetin shqiptar ne anen e tij dhe pavaresisht se popullsia çame kishte vuajtur shume para dhe gjate regjimit fashist te Metaksait, ajo pergjithesisht mbajti nje qendrim neutral ndaj paleve ne konflikt. “Edhe kur italianet pushtuan Gumenicen, – shkruan historiani grek Jani Sharra, – rralle ndonje gam u bashkua me ta”. Nje grup antifashistesh game, i kryesuarnga Musa Demi, iu kundervune propagandes italiane para shperthimit te luftes, por veprimtaria e tij u nderpre nga autoritetet greke; gjate muajve korrik-gusht 1 940 kreret e Çamerise u internuan. Pas thyerjes se ushtrise italiane dhe te terheqjes se tyre nga Greqia, qeveria greke ndermori nje vale te re dhune e terrori mbi popullsine shqiptare te Çamerise. Te burgosurit dhe te internuarit game u liruan vetem pas pushtimit te Greqise nga ushtrite gjermane, ne nje gjendje shendetesore e shpirterore te rende.

*Historia e shqiptarëve 12, Botimet shokollore Filara, Tiranë, 2011, f. 129-130.

Filed Under: Politike

KRYEMINISTRI GREK VENIZELOS PËRLULET PËRPARA MID’HAT FRASHËRIT

June 24, 2024 by s p

Uran Butka/

Në letrën që Mid’hat Frashëri i dërgonte ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Iljas Vrionit, me 21 janar 1924, lexuesi do të gjejë përpjekjen e diplomatit të shquar shqiptar Frashëri, ambasador i Shqipërisë në Greqi ( 1923-1926) për normalizimin e marëdhenieve me shtetin grek, si edhe për ndalimin të shkëmbimit e paligjshëm të popullsisë myslimane shqiptare (çame dhe jo çame) të Greqisë me kolonë (refugjatë) grekë të ardhur nga Turqia, shpronësimin e grabitjen e pasurive te tyre te tundshme e të patundsmme të shqiptarëve dhe largimin me dhunë policore apo me mashtrime nga trojet e tyre për në Turqi.

Për ta parandaluar këtë shkëmbim tragjik të shqiptarëve, në shkelje flagrante edhe të traktatit të Lozanës (1923) mes Greqise dhe Turqisë për shkëmbin të popullsive mes tyre, i cili i përjashtonte shqiptarët (firmosur në Lozanë edhe nga vetë Venizelos), Mid’hati vepron fuqimisht pranë çdo qeverie greke, u dërgon nota, shpjegime, kritika dhe bën takime me gjithë politikanet dhe kryeministrat e Greqisë, mban lidhje, mban ligjerata e protesta në kancelerite evropiane dhe në Lidhjen e Kombeve, kritikon qeveritë shqiptare për një reagim te pamjaftueshëm, deri sa arrin me në fund ta ndalojë shkëmbimin, që s’ishtje tjetër veçse një spastrin etnik i shqiptareve nga Çamëria dhe Kosturi, Follorina, Konica etj

Në këtë përpjekje bën pjesë edhe takimi e biseda e Mid’hat Frashërit me politikanin më të madh të Greqisë dhe aktualisht kryeministrin Eleftherios Venizelos në fillim të vitit 1924, me të cilin kishte pasur përballje në mbojtje të vazhdueshme të çështjes shqiptare në Greqi dhe në Konferencen e Ambasadorëve në Paris dhe në Lidhjene Kombeve në Gjenevë, sidomos për kufinjë, për pretendimet e politikës greke mbi të ashtuquajturin Vorio Epir, kryesisht për Korçën, Gjirokastrën e Himarëm, si edhe për njohjen e te drejtave te munguara te shqiptarëve në Greqi, për jetën, pronën, gjuhën, shkollimin, dokumentacionin e munguar, votën, fenë etj.

Në bisedën me kryeministrin grek, Venizelosi pranon me sinqeritet xhentillmenësh e burrash shteti: “Qeshë i shtrënguar të mbronj interesat e Greqisë, bëra detyrën time, si edhe ju bëtë tuajën. E shoh që kishit të drejtë. Teza juaj ishte më e vërteta dhe unë përulem para jush”.

Ai dhe Mid’hati dakortësojnë tashmë për marrëdhenie miqësore dhe ekonomike të ndërsjellta, për bashkëpunim. Kjo është e rëndësishme. Por kur vjen puna tek thembra e Akilit, te shkëmbimi i popullsive greko-turke, ku politika greke ka përfshirë enkas edhe shqiptarët, Venizelo vihet në siklet dhe e largon problemin nga vetja.

Diplomati ynë i bën mjeshtërisht portretin politikanit Venizelo:

“Me gjithë fjalët e ëmbla, me gjithë buzëqeshjet dhe sigurimet e tij, unë dola nga kjo pjekje me konviktimin se Venizelua ka vendosur të mohojë angazhementet që ka marrë dhe se do të kërkojë me çdo mënyrë që të shpëtojë prej shqiptarëvet, duke i përzënë dhe duke i grabitur pasuninë.

Insistova që të dëgjonj nga goja e tij ç’kupton prej fjalës shqiptar. Vetëm një gjë mora vesh: insistimi im e mërziste… Më duket se z. Venizelo nuk do të jetë më pak grek se grekët e tjerë”.

Legata e Shqipërisë

Athinë, më 21 janar 1924

Nr. 89

Shkurtim: Mbi pjekjen me z. Venizelo

Zoti Ministër,

Do të kini marrë dy copat e gazetës royaliste “Xëpa” 16 dhe 17 ct., ku është botuar një pjekja ime e imarhinuar me Venizelon dhe përgënjeshtimi që dhashë unë.

Mbrëmjen e 17 ct, poqa për herën e parë z. Venizelo në një soiree në Legatë të Francës.

Pardje i kërkova një pjekje dhe më caktoi për sot 12.10 më drekë.

I bëra urimet e mia dhe i rrëfeva shpresën që ardhja e tij në fuqi do të lithnjë edhe një herë marrëdhaniet e mira të filluara midis dy shteteve.

Do të përpiqem të raportonj përgjigjen e tij.

– Munt të jini sigur se te unë do të gjeni njerinë më të konviktuar për kolaborim të mirë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Qeshë i shtrënguar të mbronj interesat e Greqisë, bëra detyrën time, si edhe ju bëtë tuajën. E shoh që kishit të drejtë. Teza juaj qe më e vërteta dhe unë përulem para jush. Puna e kufinjvet u nda. Tani të kemi marrëdhënie miqësore, regata ekonomike. Dhe me qenë se kemi që të dy palët do elementë grekë dhe shqiptarë në kufit tona, të përpiqemi t’u sigurojmë të drejtat sipas parimeve të njerëzisë dhe të engazhementavet të minoritetevet.

Në fjalët e tij z. Venizelo foli dhe për afërinë midis dy racave, për kolaborimin historik dhe më kujtoi se një herë në qeveri të tij kishte pasur pesë ministra shqiptarë: Repulis, Miaulis, Kunduriotis, Danglis edhe s’e di kë tjetër.

Fjala, duke ardhur në relatat e mira midis dy shtetevet, i thashë se jemi si dy vëllezër që janë zënë për trashëgimin gjersa ta ndajnë: po tani që trashëgimi u nda dhe nuk gjendet ndonjë shkak për zihje, duhet kolaborim dhe shkuarje të mirë.

Edhe fjalën e solla në nevojën e çështjes të shqiptarëvet myslimanë (shkëmbimit –red).

Këtu Venizelua sikur u mërzit pakë.

– Unë në Lausanne, tha, dhashë fjalën për këtë punë. Po s’e dinja që është kaq e komplikuar. Pardje mësova se duhet të dimë më parë se cilët janë shqiptarët?

Bisedimi mbajti afro ½ orë. I dhashë shpjegime. Po Venizelua u pendua që hyri në diskurcion; dhe iu retranshua prapë kësaj përgjigjeje: “Do kuvenduar me Ministrin e Punëvet të Jashtme, ne qenë se ay është kompetent, po nga ana ime munt të jini sigur se do të rrëfejmë dispozitat më të mira dhe më miqësore”.

I hapa çështjen e teqeve bektashi në Greqi; kuvënduam, po edhe për atë refuzoi të më japë një përgjigje, duke e lënë që do biseduar me Ministrin e Punëvet të Jashtme.

Këtu mbyllur po të dërgonj komunikatën zyrtare, që u dha prej kryeministrisë për pjekjen time.

Me gjithë fjalët e ëmbla të kësaj komunikate, me gjithë buzëqeshjet dhe sigurimet e tij, unë dola nga kjo pjekje me konviktimin se Venizelua ka vendosur të mohojë angazhementet që ka marrë dhe se do të kërkojë me çdo mënyrë që të shpëtojë prej shqipëtarëvet, duke i përzënë dhe duke i grabitur pasuninë.

Insistova që të dëgjonj nga goja e tij ç’kupton prej fjalës shqiptar. Vetëm një gjë mora vesh: insistimi im e mërziste.

Me Ministrin e Punëvet të Jashtme z. Roussos, pasnesër 23 ct., kam pjekje.

Një ditë në fjalë e sipër me z. de Marcilly, Ministri i Francës, më tha këto fjalë: Grekët e dinë mirë cilët janë turq dhe cilët janë shqiptarë. Po duan që të grabitin pasuninë e shqiptarëvet. Pandaj duan edhe t’i përzenë.

Më duket se z. Venizelo nuk do të jetë më pak grek se grekët e tjerë.

Pritni, ju lutem, Zoti Ministër, të falat e mija me nderime.

Midhat Frashëri

Shkëlqesës së Tij

Zotit Ministër të Punëvet të Jashtme

Tiranë

Filed Under: Politike

Është koha për të reflektuar mbi tragjedinë çame!

June 22, 2024 by s p

Nga Alket Veliu

Drejtues i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”/

Në mëngjesin 27 Qershor 1944 ushtria greke, e drejtuar nga Napoleon Zervam, hyri në Paramithi duke zënë pikat e hyrjes dhe daljes në qytet, për të realizuar në mesditë dhe vijim projektin dhjetra vjeçar të shtetit grek ndaj shqiptarëve në Çamëri. Të çarmatosur me herët shqiptarët e Çamërisë a panë veten si në thertore, ku nuk u kursyen as fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Janë me shumë se 2900 të vrarë në harkun e 10 muajve dhe më shumë se 2700 të tjerë humbën jetën gjatë rrugës për ne Shqipëri. Por ajo që ndodhi në 1944 nuk ishte rrufe në qiell të hapur, por finalizimi i projektit dhjetra vjeçar për dëbimin e shqiptarëve nga Çamëria dhe spastrimin etnik të kësaj krahine. Masakra e Selanit në vitin 1913, masakrat e 1914-ës në jug të Shqipërisë, reformat agrare, shkëmbimi i popullsisë sipas traktatit të Lozanës(1923), mos lejimi i shkollave shqipe në Çamëri, çarmatosja dhe internimi nëpër ishuj të izoluar i burrave mbi 16 vjeç, ishin disa nga aktet e kryera më parë ndaj shqiptarëve në Çamëri, për t’i hapur rrugë genocidit dhe dëbimit final në vitet 1944-1945. Masakrat dhe spastrimi etnik, duke dëbuar dhe shpërngulur me dhunë popullsinë shqiptare myslimane të Çamërisëm, përbëjnë një ngjarje tragjike që ka lënë gjurmë të thella në historinë e kombit tonë. Kanë ndodhur krime monstruoze, qëkapërcejnë çdolloj imagjinate kriminale, krime të cilat kanë mbetur pa u ndëshkuar dhe, akoma më keq, as nuk pranohen nga pasardhësit e ekzekutorëve të këtyre krimeve. A harrohet djegia me benzinë e Sanije Nurit?! Apo therja e djalit të Fatime Pronjos, e cila paraqiti para Komisionit Hetimor Ndërkombëtar në Konispol, në vitin 1945, një tufë flokësh nga koka e djalit të saj si dëshmi? Komisioni u trondit. Njësoj si në Kosovën e këtij fillimshekullit, xhelati kërkon të kthehet në viktimë. Akuzat e shtetit grek për “bashkëpunim me nazistët” janë sajesa të atyre që ndërtuan një shtet fashist deri në vitin 1941, me në krye kryeministrin Metaxa. Qeveria pasuese kuislinge e Joanis Rallis, apo kasapi i ushtrisë greke Napoleon Zerva, janë faktuar në gjyqin e Nuremberg-ut si bashkëpunëtorë me nazistët, ndërkohë që ky kriminel nderohet si hero në Greqi edhe në ditët e sotme, me buste dhe muze. Ata që kanë kryer krimin, gjithmonë janë përpjekur ta fshehin atë. E megjithatë të vërtetat e krimeve të mëdha, tragjedive njerëzore, në forma e mënyra nga më të ndryshmet, shpejt a vonë, janë marrë vesh. Në arkivat e Shqipërisë ruhen shumë dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste. Përpara masakrës së Korrikut, forcat e EDESit kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në Tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë. Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Autorët shqiptarë dhe të huaj, që kanë shkruar për genocidin, i referohen edhe shumë dokumentave të botuara apo botimeve historiografike të autorëve grekë, si Evangjelos Kofos, Krapsitis, Kondis, Muselimi, Jani Sharra, Nikos Zhangos, etj., të cilët flasin me realizëm për masakrat dhe ngjarjet e dhimbshme që kanë ndodhur në Çamëri, prapaskenat, që u luajtën mbi një popullsi të pafajshme dhe faktorët, që çuan në genocidin e spastrimit etnik të Çamërisë. “Nga sa munda të mbledh, mund të shikojmë fytyrën tonë në pasqyrën e historisë. Do të duhet të na vijë turp për të gjitha ato që nuk ngjajnë me krenarinë e popullit tonë dhe të krenohemi me “vepra trimërie”. Therjet e grave dhe fëmijëve nuk përputhen me zemrën e madhe të popullit të Epirit”, shkruan autori grek Niko Zhango, në librin “Imperializmi Anglez” dhe “Lufta e popullit grek për liri”, botim i vitit 1985, Athinë. Në librin “Istoria tis periohis Igumenicias 1500 -1950”, Athinë 1986, Jani Sharra shkruan: “E vetmja gjë që u mbeti çamëve ishte që t’u kërkonin mëshirë njerëzve barbarë, të cilët si egërsira donin gjak dhe plaçka. Hynin si zotër nëpër shtëpitë e tyre, dhunonin gra e vajza, vrisnin kë të donin. Krimet kapërcenin çdo kufi. Në Tesproti u shkelën të gjitha ligjet e njerëzimit dhe unë i përshkruaj ato histori që bënë kanibalët e kohës”. Por një pjesë e mirë e historiografisë greke të pasluftës, si dhe diplomacia greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot e kësaj dite, kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an block) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës.Ky është një shtrembërim flagrant i të vërtetave historike, duke hedhur baltë mbi popullsinë çame, duke e kriminalizuar atë dhe duke mohuar kontributin e njohur e të padiskutueshëm të saj në Luftën Antifashiste. Është koha për të reflektuar mbi këtë kapitull të errët në historinë sonë, kërkohet reflektim nga pasardhësit e ekzekutorëve, nga shteti grek.Kërkohet reflektim nga shteti amë, i cili ka 80 vjet që hesht dhe nuk flet për Çamërinë. Shteti shqiptar e ka detyrim kushtetues të merret me çështjen çame, detyrim i cili buron nga preambula e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila e detyron shtetin të mbrojë interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë, por edhe nga Rezoluta për Çamërinë, e miratuar nga parlamenti shqiptar në vitin 2004. Çështja çame duhet të jetë kryefjala e çdo takimi bilateral me palën greke. Komisioni Evropian në gojën e Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka filluar të flasë qysh në 2016 për ekzistencën e një çështjeje çame. Dhe se Çështja çame duhet zgjidhur në kuadër të një mekanizmi dypalësh të përbashkët që do të mblidhet periodikisht. Por shteti shqiptar heshti si struci pas reagimeve të shfrenuara greke dhe e humbi këtë mundësi të artë. Ne shqiptarët e Çamërisë, që me krijimin e Këshillit Antifashist Çam në vitin 1945, por edhe me krijimin e Shoqatës Patriotike Çamëria në 1991, kemi qenë të qartë dhe të pandryshueshëm në kërkesat tona, duke kërkuar rikthim në shtëpitë tona dhe dënim të autorëve për krimet e kryera. Ne nuk kërkojmë ndryshim kufijsh, por respektim të të drejtave të njeriut në bazë të çdo ligji ndërkombëtar. Ne nuk i kemi harruar rrënjët tona, kulturën tonë dhe identitetin tonë, pavarësisht përpjekjeve për t’i fshirë ato. Ndaj nuk do të rreshtim kurrë së kërkuari të drejtën tonë legjitime për t’u kthyer në shtëpi. E drejta jonë nuk duhet të shqetësojë banorët e sotëm në Çamëri, ne nuk ushqejmë asnjë armiqësi me ta, as me popullin grek. Ne i ftojmë në përgjegjshmërinë që duhet të kemi për brezat që vijnë, për mos i lënë në armiqësi me njeri – tjetrin, por në bashkëjetesë si fqinj të mire,duke zgjidhur problemet mes nesh për t’u çliruar nga pesha e së shkuarës.

Filed Under: Politike

GENOCIDI NDAJ SHQIPTARËVE SI TEORI DHE PRAKTIKË ANTINJERËZORE. REZOLUTAT PËR GENOCIDET SI TË PADËSHIRUARA NGA DREJTËSIA EVROPIANE

June 21, 2024 by s p

80 vite nga genocidi grek mbi Çamerinë

C:\Users\User\Downloads\Hyqmet Zane.JPG

Nga Hyqmet Zane                                 

Gazetar, studiues i çështjes çame

Shekulli XX ka shënuar veç dy luftrave botërore, por enkas për shqiptarët si komb ka “rezervuar” situata me krime kundër njerëzimit deri në genocid. Çamëria dhe Kosova, por edhe vetë Shqipëria kanë pësuar genocidet greke, serbe dhe komuniste. Në dallim nga genocidi nazist ndaj hebrejve gjatë Luftës II Botërore që ishte në përmasa të mëdha, por që u dënua nga gjyqi i Nurenbergut, për çamët, kosovarët nuk ka asnjë gjyq veç për Kosovën më 1999 ishin Shtetet e Bashkuara që u bënë bashkë me shtetet aleate dhe shpëtuan Kosovën nga pushtimi serb. Ndërkohë që fajtorët dhe shkaktarët nuk janë dënuar edhe sa udhëheqësia e Serbisë krenohet për këtë genocid dhe vazhdon ta quaj Kosovën pjesë të saj.

Por kur vjen fjala e genocidit grek mbi Çamerinë dhe shqiptarët banorë të saj, ka shumë pyetje dhe hamendësi, ka shumë faje dhe mosvëmendje për atë çka ndodhi në atë tokë të lashtë dhe krenare.

Të mos dënosh genocidin e Srebrenicës dhe genocidin ciklik ndaj shqiptarëve në histori, është krim në vetvete! Këta nuk kanë as komb, as gjak dhe as fe! Në njërën anë shkon në Hagë për propagandë dhe përdor Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në anën tjetër darkon me dy udhëheqësit e Ushtrisë së Republikës Serbe që urdhëruan dhe zbatuan genocidin. Historia dhe kombi do t’i gjykojë!

Ka dhe kziston një konventë që flet për krime lufte, për krime kundër njerëzimit dhe genocid. Nëse do ti referohemi kësaj konvente të sanksionuar si në të gjitha konventat dhe deklaratat për të drejtat e njeriut, vetëm për problemin çam nuk është respektuar asnjëra. Jo se nuk e dinë para së gjithash europianët, por edhe SHBA, por duket se ka një marrëveshje si nën tavolinë të cilat kanë pushtllik si të gjitha punët që bëhen nën tavolinë. Më e keqja akoma është se edhe rezoluta e ashtëquajtur për Çamërinë e 2004 u katandis në një letër bakalli. Nuk u hartua nga një njeri, por u shkruajt mbi nazën e repektimit të konventave dhe deklaratave të të drejtave të njeriut nga parlamenti shqiptar, pjesë e të cilës janë edhe ca që flasin në emër të Çamërisë, bëjnë shou mediatik dhe japin shfaqje në sallë parlamenti. Por kur vjen puna për atë strategjinë e zgjidhjes së çështjes çame, kur vjen puna për atë mirëkuptimin njerëzor në mes të vetë çamëve përmes shoqatës patriotike Çamëria, ajo nëpërkëmbet, shmanget, harrohet zbatimi i statutit dhe një parti politike me emrin PDIU e uzurpon veprimtarinë e kësaj shoqate. 

Unë që i them këto jam një çam me nënë dhe baba, jam një intelektual i angazhuar shpirtërisht, fizikisht dhe sinqerisht në trajtimin e kauzës së Çamërisë, jam nga dëshmitarët e asaj mbledhjes së parë që u bë në atë fillim janari 1991 në Tiranë dhe organizator i shoqatës Çamëria në Elbasan. Janë 31 vjet e ca angazhime mediatike dhe publicitare, në TV Dardan dhe autor i disa librave, jo thjesht me historizime dhe akademizma, por me trajtesa të ditë pas ditshme, muaji pas muaji dhe vit pas viti,  që më japin të drejtën të kërkoj se çfarë bëhet me shoqatën Çamëria, kush po e drejton atë, përse nuk mblidhet Këshilli kombëtar e të tjera si këto pyetje që janë në të drejtën e çdo çami që nuk mund ti nëpërkëmbë një njeri që ka interesa për ndërtime pallatesh apo për përfitime personale. E them kështu sepse kauza e Çamërisë është sa e drejtë po aq edhe e vështirë, po ashtu siç është një amanet i atyre që dhanë jetën jo në ndonjë luftë, por të vrarë, të therur nga dora gjakatare e andartëve grekë që gjakun dhe vajin e derdhën në det, aq shumë u vranë. Pa folur pastaj për rreth 3 mij të tjerë që një ehrë në vit venë dhe u bëjne homazh në një memorial ku më pas çdo gjë lihet në harresë. 

Për shkak të interesave të mia intelektuale dhe angazhimeve në jetën politike dhe shoqërore, ndjehem i fyer për abuzimet që bëhen në emër të Çamërisë, si unë dhe shumë e shumë intelektialë të tjerë që nuk konsiderohen, që nëpërkëmben, shmangen dhe nuk u përmëndet emri nga ata që flasin abuzivisht në emër të Çamërisë. Unë nuk kam nevojë as për medaljë apo një “pjatë mirënjohje”, se veprën që bën çdo njeri e lexon koha, ajo mbetet do apo nuk do një individ me padinjitetin si institucion që nuk i bën nder Çamërisë. 

Kur diktatori Enver Hoxha bëri ato që bëri me shqiptarët e Çamërisë, i vrau, i burgosi dhe i internoi sa i deshi qejfi, erdhi një ditë që ai vdiq me faqezillëkun e tij si një tradhëtar i kombit. Faktet flasin dhe janë kokëforte si për Kosovën dhe për Çamërinë. U desh ndryshimi i sistemit që ne të gjenim vehten dhe të organizoheshim dhe bëmë shumë mirë deri më 2013, kur e3dhe u bëmë me deputetë çamë në parlamentin shqiptar. Pikërisht atëherë u nda pjesa e idealeve duke mos u përfillur dhe u kap pjesa e interesave personale të individëve dhe sot më 2022 kemi tre deputetë çam në PS dhe tre deputetë çam tek PDIU. Ata mund të ejnë çamë, por nuk kanë asnjë lidhje me kauzën e çamërisë, nuk i fyej, i dua se janë çamët e mi, por nuk mund të pranoj kurrsesi këtë gjëndje në të cilën ka arritur, këtë përçarje, këtë uzurpim të kauzës së Çamërisë. 

Unë e di që ka një Zot dhe e besoj Atë, siç besoj se Ai do ta japë verdiktin e kësaj çështje duan apo nuk duan disa individë, se gjaku i rënë nuk bëhet hasha as me blerje nga grekët me mijëra euro, as me llafollogji të inçizuara nëpër kaseta të vjetëruara, jemi gjallë ne bijtë trashëgimtarë që me të vertetë e duam kauzën dhe kërkojmë ta zbatojmë amanetin. 

Në një moment isha entuziazmuar kur kryeministri i sotëm Edi Rama foli dhe doli në krah të shqiptarëve të Çamërisë që jetojnë në Shqipëri, i tha ato fjalë në poltronin e Parlamentit se “Çamëria është çështje ndërkombëtare dhe jo Himara…” si edhe në një TV Grek në mes të Athinës qartë dhe saktë se problemi çam kërkon drejtësi dhe duhet reciprocitet. Por më pas heshti. Përse ? U ble apo moiri “dhurata” që dinë të bëjnë grekët ? Heshti edhe kur ministri i jashtëm grek Nikos Dendias në mes të Tiranës, në krah të të “besuarës” ministr të jashtme të Shqipëerisë Olta Xhaçka, heshti kryeministri nga shantazhi që i bëri Shqiëprisë për në BE nëse kërkohet çështja çame ??? 

Është i njohur fakti edhe nga komisioni mix i 1946-ës, por edhe sot nga akademikë grekë që e pohojnë se grekët bënë genocid, vranë dhe therën nga fëmijë deri ple, burra e gra të pafajshëm,  dhe vodhën pronat e popullatës çame në Çamëri, siç edhe përcaktohen në Konventën në fjalë për cilësimin “genocidi” që nënkupton cilën nga veprat e mëposhtme të kryera me qëllim për të shkatërruar qoftë plotësisht, qoftë pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor afetar si të tillë. Ndër të tjera në Konventë cilësohet se : Do të ndëshkoheshin – Genocidi, – Marrëveshja për të kryer genoc id, – Nxitja e drejtperdrejtë dhe publike për të kryer genocid, – Tentativa për genocid, – Bashkëfajësia për genocid.

Të gjitha këto u bënë në Çamëri nga Napoelon Zerva dhe bashkëpunëtorët e tij me lejen e shtetit grek dhe mirëkuptimin britanik të kohës. Ndaj dhe në nenin IV ttë kësaj Konvente të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve në rezolutën e saj 260) A (III) të 9 dhjetorit 19548 që hyri në fuqi më 12 janar 1951 sipas dispozitave të nenit XIII, thuhet – “Personat që kanë kryer genocid apo cilëndo nga veprat e tjera të renditura më sipër, do të ndëshkohen, qofshin edhe qeveritarë, funksionarë apo persona të veçantë” ? ! ? ! ? ! Kush u ndëshkua për krimet kundër njerëzimit në Çmëri ? Askush. Napoleon Zerva u bë Ministër i Brendshëm dhe ka memoriale të ngritura në Artë të Çamërisë dhe në mes të Athinës. 

Peërballë këtij realiteti, genocidi dhe pasojat e tij po merren me të mirë me folklorizëm dhe fjalë në erë me forma dhe vepra të ndryshme deri në heshtje nga vet ata që pretendojnë për drejtësi dhe që kanë shkallmuar unitetin mes shqiptarëve të Çamërisë në Shqipëri..

Filed Under: Politike

Shuhet arbëreshi i madh At Antonio Bellusci, Vatra telegram ngushëllimi

June 20, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli shprehin ngushëllimet më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të një shqiptari të madh me kontribute të jashtëzakonshme kombëtare, i paharruari At Antonio Bellusci. Një mik i madh i Vatrës, Diellit e shqiptarëve të Amerikës.

Klerik, misionar dhe atdhetar i shquar i shqiptarizmës.

I përjetshëm në zemrat e çdo shqiptari.

Nderim përherë jetës dhe veprës së tij.

Lusim Zotin për shpirtin e tij.

Me dhimbje

Kryetari i Vatrës

Dr. Elmi Berisha

Sot bota bota Arbëreshe humbi Diogjenin e saj,

Shqipërët Sokratin e kohëve moderne,

Arvanitasit Maratonomakun,

Bota ekliaziatike njeriun e lirisë, Paqes, vëllazërisë!

Sot, më datë 19 Qershor rreth orës 20 u ngjit drejt qiellit shpirti kollosit, të Arbërisë, At Antoni Bellusci që prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ky bir sa i njerëzisë aq edhe i Perëndisë, nënshtetas Italjan, qytetar dhe bir i Kosovës, Shqipërisë, vëllai i gjithë shqiptarëve në të gjitha konteinentet ia kushtoi tërë jetën e tij, edhe energjinë e fundit botës Arbërore!

At Antonio Bellusci Lindi në Frasnitë, qytezë arbëreshe më 15 Shtator 1934.

Përfundon Studimet Universitare në Filozofi pranë Kolegjit greko- bizantin në Romë.

Shugurohet Prift në 1962.

AT Belleusci ishte studiues, hulumtues i botës arbëreshe dhe asaj arvanitase.

Profesor Doktor Bellusci, është autor i 25 veprave shkencore mbi kulturën, etnografinë arbëreshe.

Hulumues për rreth 40 vjet tek arvanitasit e Greqisë, të cilat i ka përmbledhur në dy vepra .

Është Autor i listës së 920 fshatrave arvanitas me toponimet e tyre origjinale, ku janë rregjistruar dhe incizuar më tepr se 3000 persona.

Mik i ngushtë i Arisidh Kollja, Vagjel LLjapi, Jorgo Miha e shumë arvanitas të tjerë, që ruajtën dhe ruajnë identitetin e tyre arbëror.

I vetmi pjesëmarrës arbëresh në Kuvendin Ilir më 1972.

Themelues i revistës “Vatra jonë” 1963

Themelues i revistës Internacionale “Lidhja”, 1980

Themelues i Qendrës albanologjike, 1980

Themelues i Bibliotekës A. Bellusci 1960.

Hapi shkollën e parë për Fëmijët shqiptarë në diasporë pranë bibliotekës së tij në vitin 1994

Mbrojtësi i Çështjes së Kosovës, duke qenë i pari që në 1989, kur Kosova dikutohej ende për Shkelje të të Drejtave të Njeriut, Ai hodhi tezën Kosova Republikë!

Ishte i pari që në vitet 1998-1999 luftën ndaj Kosovës e konsideroi një gjenocid, dhe i dedikoi po në këtë vit artikuj por edhe kopertinën e Revistës së tij “Lidhja” kësaj tragjedie bërë popullit kosovar.

Puna dhe veprimtaria e tij është nderuar me:

Medalje Presidenciale nga Presidentja e Kososovës Vjosa Osmani

Medalja Naim Frashëri me urdhër të Presidentit Të Republikës së Shqipërisë

Medalja Lidhja e Prezërenit nga Presidenti Ibraim Rrugova

Medalja e Nënë Terezës

At Bellusci ishte i vetmi Antar Nderi i Lobit Lidhja shqiptare- amerikane Amerikan themeluar nga Ish senatori amerikan arbëreshi Dioguardi për çështje e Kosovës.

At Bellusci në thjeshtësinë e dashurinë e e tij punoi për ruajtjen e gjuhës, kulturës tek arbëreshët e Italisë, tek arbëreshët, zgjoi ndjenjat arbërore të arvanitasve përforcoi dhe rriti ndërgjegjen kombëtare tek shqiptarët e Shqipërisë,Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi si edhe Diasporës shqiptare kudo që ndodhen shqiptarë që mos të harrojnë gjuhën shqipe.

Çdo gjë që rrethonte botën arbërore At Bellusci është atje, i pa lodhur, energjik si një gurrë e pashtershme për kombin arbëror.

I dashur Papas Bellusci. Me siguri për të gjithë shqiptarët do të jesh i pa harruar, për mua do të jetë akoma shumë e dhimbshme, sespe nuk do të dëgjoj më atë Zë aq i butë, aq kërkues, e mbi të gjitha prindëror që më shoqëroi për 34 vjet, dhe aq liri né kryerjen e gjérave.

I përjetshëm në zemrat tona!

Me shumë dhimbje, e dashuri

Ornela Radovicka

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • 100
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT