• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Kroaci, marrëveshje për bashkëpunim kulturor

May 11, 2016 by dgreca

-Marrëveshja e nënshkruar në Zagreb përfshinë edhe bashkëpunimin në fushën e pakicave kombëtare dhe pronësisë intelektuale/PRISHTINË, 11 Maj 2016-B.Jashari/ Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit Kulturor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kroacisë. Marrëveshja është nënshkruar në Zagreb ndërmjet ministri Kujtim Shala dhe atij të Kroacisë, Zlatko Hasanbegović.

 Njoftimi i dërguar thekson se, ministri Shala dhe ai kroat Hasanbegović biseduan për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, si dhe për nevojën e rritjes të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Shala dhe Hasanbegović u shprehën se Kosova dhe Kroacia kanë pasur bashkëpunim të vazhdueshëm kulturor, por kjo marrëveshje e sotme e natyrës politike, këtij bashkëpunimi i jep dimension tjetër, sepse raportet ndërmjet këtyre dy shteteve rregullohen dhe marrin karakter shtetëror. Po ashtu, Shala e Hasanbegović nënvizuan se kjo marrëveshje protokolare i rregullon raportet në fushën e kulturës dhe do të pasohet me bashkëpunim konkret ndërmjet institucioneve të kulturës së dy vendeve.Ministri Shala dhe Hasanbegović e vlerësuan këtë marrëveshje si tejet të rëndësishme për thellimin e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Kroacisë, të cilët janë domethënëse dhe i kontribuojnë paqes dhe stabilitet në rajon, meqë Kosova dhe Kroacia kanë raporte historike, që domethënë raporte politike e kulturore.Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se kultura ndikon drejtpërdrejtë në afrimin e popujve, ndaj kërkohet që t’i kushtohet vëmendje e veçantë. Ai më tej shtoi se kjo marrëveshje është bazë e mirë për një prezencë më të madhe të Kroacisë në Kosovë dhe anasjelltas, dhe shtoi se kjo praktikë, duhet të vazhdohet edhe në fusha tjera.Më tej ministri Shala u shpreh se kjo marrëveshje e natyrës politike krijon kushte të volitshme që të konkretizohet me nisma dhe aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, librit, muzeut dhe sferave tjera të artit.Shala ndër të tjera tha se Kosova i është mirënjohëse shtetit kroat për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë, e cila vazhdon me të njëjtin intensitet edhe tani.Marrëveshja e Bashkëpunimit Kulturor e cila është nënshkruar sot synon të zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve nacionale në fushën e kulturës, përmes aktiviteteve që kontribuojnë në njohjen më të mirë të dy vendeve, përmes respektimit të të drejtave dhe detyrimeve të përfshira në traktatet ndërkombëtare.Kjo marrëveshje bashkëpunimi, po ashtu specifikon temat dhe fushat e interesit të përbashkët, në ngjarje kulturore, në fushën e arteve pamore, në muze e galeri, pastaj në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për arkivat kombëtare, bibliotekat, si dhe thellimin e formave të bashkëpunimit në fushën e letërsisë, muzikës, arteve skenike, shtëpive botuese, filmit, etj. Marrëveshja përfshinë edhe bashkëpunimin në fushën e pakicave kombëtare dhe pronësisë intelektuale.

Filed Under: Rajon Tagged With: bashkëpunim kulturor, Kosovë-Kroaci, marrëveshje për

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Belizenë

April 30, 2016 by dgreca

– Palët e cilësuan historike këtë marrëveshje në mes të dy shteteve. Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Rëpublikës së Kosovës dhe Belizesë gjithashtu i është dërguar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon për t’u përcjellur tek të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate/

NJU JORK, 30 Prill 2016/ Në një ceremoni rasti të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Republikës së Kosovës dhe Belizesë. Njoftimi dërguar nga Nju Jorku thekson se, përmes kësaj marrëveshjeje të dy qeveritë janë pajtuar që të thellojnë marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit bilateral, si dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën në rrafshin e politikës ndërkombëtare. Marrëveshja është nënshkruar nga Përfaqësuesja e Përhershme e Belizesë në Kombet e Bashkuara, ambasadorja Lois M. Young, e cila ishte e shoqëruar nga ambasadorja Janine Coye Felson, zëvendësshefe e misionit, dhe i ngarkuari me punë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ylber Kryeziu.

 Palët e cilësuan historike këtë marrëveshje në mes të dy shteteve. Me këtë rast, Kryeziu ka falënderuar ambasadoren Young dhe Qeverinë e Belizesë për njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës, përkrahjen e vazhdueshme të axhendës së Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe ndikimin që ka luajtur Belize në lobimin për njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet e hemisferës perëndimore.

 Nga ana tjetër, ambasadorja Young, duke rikujtuar sfidat e ngashme në të cilat ka kaluar shteti i Belizesë gjatë procesit të anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Ajo uroi Kryeziun për të arriturat e Republikës së Kosovës në konsolidimin e shtetit dhe ka siguruar atë që Belize do të vazhdojë të luajë një rol mbështetës për njohjen e mëtutjeshme të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

 Belize është shteti i 89-të me radhë që hyn në marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kosovës. Belize, shtet anëtar i Komonuellthit, është i vetmi anëtar i të tri organizatave kryesore rajonale të Amerikës Qendrore si: CARICOM, CELAC, dhe SICA. Gjithashtu, Belize është një anëtar shumë i respektuar dhe me ndikim në Kombet e Bashkuara.

 Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Rëpublikës së Kosovës dhe Belizesë gjithashtu i është dërguar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon për t’u përcjellur tek të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosova vendos, marrëdhënie diplomatike, me Belizenë

Kosovë-Serbi, ka hyrë në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR

April 26, 2016 by dgreca

-Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri: Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së mallrave të rrezikshme mes dy shteteve sipas Konventës së ADR/

PRISHTINË, 25 Prill 2016-B.Jashari/ Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se sot ka hyrë në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR midis dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së mallrave të rrezikshme mes dy shteteve sipas Konventës së ADR dhe prej sot, me 25 prill 2016 prej orës 00:00, të gjithë transportuesit nga Kosova përmes certifikatave të ADR-së të lëshuara nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, do ta realizojnë këtë veprimtari tregtare me shtetin fqinj – Serbinë”, ka thënë ministrja Tahiri.

Ajo ka shtuar më tej se  kjo marrëveshje është e rëndësishme në planin ekonomik dhe tregtar sepse mundëson heqjen e pengesave që Serbia ia ka krijuar kompanive transportuese nga Kosova për gati më shumë se tetë muaj, po ashtu në planin politik ka rëndësi sepse është njohje e dokumenteve shtetërore të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Certifikata ADR për shoferë është dokument shtetëror e cila përmban stemën shtetërore si dhe është konform konventës së OKB-së për ADR”, tha Tahiri.

Ministrja Tahiri po ashtu theksoi se me heqjen e kësaj bllokade nga Serbia, do të përfitojnë kompanitë e vendit tonë që transportojnë këtë lloje të mallrave si dhe buxheti i Kosovës do të përfitojë nga taksat e eksport / importit por edhe familjet që kanë të punësuar  në këto kompani vendore.

“Vlen të përmendet se ka më shumë se tetë muaj që unë si Kryenegociatore e Dialogut të Brukselit  e kam ngritur në Bruksel çështjen e njohjes së certifikatave ADR, me qëllim që të heqim bllokadën që Serbia ia kishte bërë importeve nga kompanitë kosovare, dhe këto angazhime qeveritare rezultuan me arritjen e marrëveshjes më 19 prill 2016. Megjithëse u desh disa muaj negociata në Bruksel të arrihet kjo marrëveshje, vlerësoj se është një sukses i rëndësishëm dhe në fazën vijuese ne si Ministri e Dialogut së bashku me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Doganën e Kosovës do të bëjmë monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshje. Nga Raporti zyrtar i Doganës të cilën e kam marrë para një ore, procesi i zbatimit po shkon mirë”, theksoi ministrja Edita Tahiri.

Ajo bëri të ditur se, me hyrjen në fuqi sot të kësaj Marrëveshjes janë hequr edhe masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Si kundërpërgjigje për bllokadën e Serbisë për importin nga Kosova, Qeveria e Republikës së Kosovës më 22 mars 2016 pat marrë vendim për masa reciprociteti për mosnjohjen e certifikatave dhe ka ndaluar importin e mallrave të rrezikshme  nga Serbia, të cilat masa u hoqën sot.

Në vijim po sjellim tekstin e plotë të Marrëveshjes për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze (në origjinal):

Marrëveshja e Brukselit për njohjen reciproke të Certifikatave ADR

Konkluzionet e kryesuesit të BE të datës 19 prill 2016

1. Palët zotohen për lëvizjen e lirë të mallrave, duke përfshirë mallrat e rrezikshme, pa pengesa dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare / Evropiane.

 2. Palët pajtohen që reciprokisht ti pranojnë të gjitha standardet ndërkombëtare / Evropiane për transportin / bartjen e mallrave të rrezikshme, përfshirë të gjithë dokumentacionin në përputhje me konventën e ADR-së (certifikatat e shoferëve dhe automjeteve).

 3. Me këtë marrëveshje nuk preken detyrimet ndërkombëtare të secilës palë.

4. Kjo marrëveshje hynë në fuqi më 25 prill 2016.

5. Një grup për zbatim do të formohet nga BE që të monitorojë implementimin.

Brussels Agreement on mutual recognition of the ADR certificates

Conclusions of the EU chair of 19 April 2016

1. The parties commit to free movement of goods, including dangerous goods, without hindrance and in line with international/European standards.

2.  Parties agree to mutually accept all international/European standards for the transport/carrying of dangerous goods, including all documentation in line with the ADR convention (certificates for drivers and vehicles).

3. The above does not affect each party’s international obligations.

 4. The above enters into force on 25 April 2016.

5. An implementation group will be set up by the EU to monitor implementation.

Filed Under: Rajon Tagged With: hyne en fuqi, Kosove-Serbi, Marveshja

Kosova-Ulqini, lidhje të fuqishme dhe të hershme

April 21, 2016 by dgreca

Presidenti i Kosovës dhe Kryeparlamentari takuan kryetarin e Ulqinit/

-Presidenti Thaçi: Marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi gjithnjë e më shumë janë duke u përmirësuar dhe popullsia shqiptare në Mal të Zi është një urë e rëndësishme komunikimi dhe lidhjeje mes dy shteteve/

 PRISHTINË, 21 Prill 2016/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu, i cili është edhe kryetar i partisë kryesore të shqiptarëve në Mal të Zi, Forca e Re Demokratike.Presidenti Thaçi e siguroi kryetarin e Ulqinit se shqiptarët e Malit të Zi do të kenë vazhdimisht mbështetjen e tij personale dhe të Republikës së Kosovës, duke e uruar atë për rimarrjen e detyrës së kryetarit të komunës, si dhe për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO të Malit të Zi.

“Marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi gjithnjë e më shumë janë duke u përmirësuar dhe popullsia shqiptare në Mal të Zi është një urë e rëndësishme komunikimi dhe lidhjeje mes dy shteteve”, ka thënë presidenti Thaçi.Ndërsa, kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu, pasi uroi presidentin Thaçi për marrjen e detyrës së re, mirëpriti qetësimin e situatës politike në Kosovë. “Kur Kosova është qetë, edhe shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në shtetet e tjera qetësohen, mirëpo kur Kosova është e tensionuar, ata ndihen shumëfish të shqetësuar”, tha kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu.Kryetari i Ulqinit e njoftoi presidentin Thaçi edhe për gjendjen sociale dhe ekonomike të komunitetit shqiptar dhe për zhvillimet e fundit politike në Mal të Zi.Ai, gjithashtu, kërkoi ndihmën e presidentit Thaçi për të lobuar pranë Tiranës dhe Podgoricës, që të lehtësohet kalimi i pushuesve dhe mërgimtarëve kosovarë në pikën kufitare të Muriqanit, ku radha e makinave gjatë sezonit veror është shumë e gjatë dhe qytetarët qëndrojnë me orë të tëra në pritje të kalimit të kufirit.Presidenti Thaçi e siguroi kryetarin e Ulqinit, se do ta trajtojë këtë çështje me vëmendje dhe do ta diskutojë me përfaqësuesit e vendeve fqinje, në rastet më të afërta që do të takohet me ta.

Gjithashtu, presidenti Thaçi e njoftoi kryetarin e komunës së Ulqinit, që në të ardhmen e afërt do të ketë vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe si qytetar nderi i Ulqinit, padyshim që do të vizitojë sërish edhe Ulqinin./b.j/

****

-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu/

 PRISHTINË, 21 Prill 2016/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, me të cilin bisedoi për situatën aktuale në Kosovë dhe zhvillimet që përcollën skenën politike të Ulqinit në muajt e fundit.Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, kryeparlamentari Veseli e uroi kryetarin Cungu për detyrën e re në krye të Komunës së Ulqinit dhe i dëshiroi suksese në punën e tij të mëtutjeshme.Kreu i Kuvendit të Kosovës dhe ai i Komunës së Ulqinit biseduan për lidhjet e fuqishme dhe të hershme që ekzistojnë midis Kosovës dhe qytetit të Ulqinit, përkatësisht qytetarëve respektivë, duke shtruar nevojën që këto raporte të forcohen edhe më tej.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se bregdeti i Ulqinit vazhdon të mbetet një nga preferencat kryesore të turistëve nga Kosova, që lidhet edhe me pritjen bujare të ulqinakëve.Në takim u bisedua edhe për të drejtat e shqiptarëve në shtetin malazez, duke e konsideruar këtë komunitet si një urë të rëndësishme bashkëpunimi midis dy shteteve.Veseli dhe Cungu potencuan aspiratat e përbashkëta të Kosovës dhe Malit të Zi për vazhdimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: dhe të hershme, Kosova-Ulqini, lidhje të fuqishme, Presidenti Thaçi

Kosovë-Serbi,arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR në Bruksel

April 20, 2016 by dgreca

Bruksel, 20 prill 2016/ Me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel pas bisedimeve maratonike dhe në një atmosferë të rëndë dhe të tensionuar, rreth orës 3:30 pas mesnate është arritur marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme ADR në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri e cila theksoi se kjo marrëveshje konfirmon se Serbia ka njohur shtetin e Kosovës në fushën e transportit të mallrave të rrezikshme.Ministrja Edita Tahiri, sipas njoftimit të sapodërguar nga Brukseli,  ka theksuar se me ketë marrëveshje, të dyja shtetet janë pajtuar për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, sipas konventës e OKB për certifikatat e ADR-së (certifikatat për vozitësit dhe certifikatat për automjete) dhe të standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për transportin e mallrave të rrezikshme. Kjo marrëveshje u arrit pas tetë muaj bisedimesh dhe pasi Kosova vendosi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Kjo marrëveshje është në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për tregtinë e lirë të vitit 2011 dhe parimet e CEFTA-së. Marrëveshja në fjalë hynë në fuqi nga data 25 prill 2016 si dhe zbatimi i saj është i garantuar nga Bashkimi Evropian si ndërmjetëse e dialogut të Brukselit. Delegacioni i Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se në ditën kur hynë në fuqi kjo marrëveshje atëherë në po të njëjtën ditë do të hiqen masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja  Edita Tahiri dhe në përbërje ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, si dhe ekipi i ekspertëve, ka zhvilluar në Bruksel bisedime rreth 20 orë gjatë tërë ditës deri në orët e mëngjesit. Për shkak të situatës së tensionuar pas shkeljeve që zyrtarët e Serbisë i kanë bërë marrëveshjes për normalizim me deklaratat provokative, bisedimet janë zhvilluar kryesisht në format dy palësh dhe vetëm në orët e vona të mbrëmjes kanë vazhduar në format trepalësh.

Po ashtu në këto bisedime, ministrja Tahiri ka ngritur shqetësimet në lidhje me fushatën elektorale provokative të zyrtarëve të Serbisë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë si dhe ka kërkuar që BE të përcaktoj qartësisht standardet për frymën e normalizimit në mënyrë që të parandalohen shfaqjet destruktive dhe keqpërdorimet e marrëveshjes për normalizim nga ana e zyrtarëve serb gjatë fushatës zgjedhore. Në këtë kuadër me kërkesë të BE-së që palët të angazhohen për frymën e normalizimit  dhe pas kërkim faljes nga ana e z. Marko Gjuriq për hyrje ilegale në Kosovë, palët janë zotuar që të respektohet marrëveshja për vizitat reciproke të zyrtarëve si dhe deklarimet duhet në mënyrë rigoroze të respektojnë frymën e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.Në takime është biseduar për çështjen e hyrjeve dhe daljeve në Kosovë me letërnjoftime ilegale të lëshuara nga strukturat paralele, për të cilën ministrja Tahiri theksoi se masat e ndalesës për këtë çështje Kosova i ka marrë në dhjetor të vitit të kaluar dhe tani më 18 prill, sepse qytetarët serb në Kosovë të pajisen me lejet e njoftimit të Republikës së Kosovës përndryshe do t’u ndalet qarkullimi, me këtë rast theksoi se një pjesë e madhe e serbëve të Kosovës i kanë marrë letërnjoftimet e shtetit të Kosovës dhe ende një pjesë nuk i kanë marrë prandaj duhet sa më shpejt t’i marrin.  BE-ja ka kërkuar që të krijohet një hapësirë kohore tranzicioni në mënyrë që edhe ky problem të zgjidhet sa më shpejt, ashtu siç u zgjodh edhe çështja e njohjes reciproke e certifikatave të ADR-së. U vendos që  takimi i radhës të mbahet sa më parë.Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri kishte në përbërje edhe Hykmete Bajrami, ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres Edita Tahiri dhe koordinator i çështjes, Fejzulla Mustafa, udhëheqës i sektorit të transportit të mallrave të rrezikshme në Ministrinë e Infrastrukturës, Bekim Mehmetaj, udhëheqës i sektorit IBM në Doganën e Kosovës, Lulzim Krasniqi, këshilltar politik i ministres Hykmete Bajrami dhe Zef Dedaj, udhëheqës i divizionit për politika tregtare në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Për çështjen e vizitave reciproke në delegacion ishte Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Tahiri, Elona Cecelia, këshilltare politike e ministres Tahiri dhe Haxhi Bajraktari, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel ndërsa për çështjen e letërnjoftimeve ilegale ishte Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Tahiri dhe Shaban Guda, drejtor i policisë kufitare, përfundon njoftimi./b.j/

***

Media: Pas 18 orësh dialog në Bruksel përmbushen 4 kërkesat e Beogradit

 Sipas medias, pas 18 orësh e gjysmë palët biseduese të Beogradit e të Prishtinës kanë arritur marrëveshje: është zgjidhur çështja e letërnjoftimeve, është hequr bllokada për kamionët me materie të rrezikshme, nuk do të ketë ndalesë për zyrtarët serbë, kur zgjedhjet serbe në Kosovë do të mbahen të dielën, të mbështetura nga OSBE-ja, sikurse më 2014.

Kështu raporton Radio Televizioni i Serbisë, i cili citon drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, të ketë thënë se bisedimet ishin të vështira, por me rezultate të mira, transmeton Koha.net. Sipas tij janë përmbushur të gjitha kërkesat e Serbisë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Arrihet marrëveshja, Kosove-Serbi, ne Bruksel, për njohjen reciproke, të certifikatave ADR

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 117
  • 118
  • 119
  • 120
  • 121
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT