• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Maqedoni, rritet bashkëpunimi në sektorin energjetik

February 11, 2019 by dgreca

-Ministri Kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka takim me Ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi/

1 a Lluka Bekteshi1 Kreshnik-LLuka 15

 PRISHTINË, 11 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/ Ministri Kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ishte në takim me Ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, ku diskutuan për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë si dhe thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë.Ministri Lluka shprehu interes në projektin e gazifikimit pasi hap mundësi për zhvillimin e këtij rrjeti në të dy vendet, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë do të ishte e dobishme për të arritur qëllimet brenda përmbushjes së kërkesave të Komunitetit të Energjisë.”Përgatitja e projekteve të përbashkëta do t’u mundësojë  dy vendeve prezantim të përbashkët para institucioneve të huaja financiare në mënyrë që të angazhohen fonde për realizimin e projekteve të përbashkëta,” u shpreh ministri Lluka.

 Kreu i ekonomisë Maqedone, Kreshnik Bekteshi, tha se projekt aktual ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisëështë revitalizimi i linjave 220kV drejt Kosovës.“Në periudhën e ardhshme, projekti aktual për realizimi nga të dyja vendet është lidhja e sistemeve energjetike mes dy vendeve me revitalizimin e linjave 220 kV drejt Kosovës. Kjo do të nënkuptonte  edhe një lidhje tjetër me sistemet energjetike të BE-së , sepse Kosova nëpërmjet Shqipërisë do të lidhet me Italinë, që do të thotë rritjee besueshmërisë në sistemin tonë të transmetimit të energjisë elektrike”, tha ministri BektesNdër temat e diskutuara në këtë takim ishin termocentrali i Oslomejit dhe furnizimi i saj i mundshëm me thëngjill me kalori të lartë nga Kosova, pastaj HC Çebren dhe Galishtë, si  balancues potencial në sistemet e elektroenergjetik në rajon, si dhe projektet investuese  të të dyja palëve  që nënkupton monitorimin e tranzicionit evropian të energjisë.U diskutuan edhe mundësitë për zgjerim me projektin për sistemin e sistemit njësportel ndërsa operacionalizimi i disa prej projekteve të lartpërmendura mund të sjell edhe mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë  dhe Qeverisë së Kosovës, planifikuar të mbahet kah mesi i këtij viti.

Pas përfundimit të takimit të punës ndërmjet delegacioneve të të dy vendeve, ministri Ministri Lluka dhe ministri Bekteshi nënshkruan edhe Memorandum mirëkuptimi në fushën e energjetikës, i cili pritet të intensifikojë marrëdhëniet dypalëshe në sektorin e energjisë, duke përcaktuar fushat prioritare për bashkëpunim të tillë si sektorin e energjisë elektrike, thëngjillin, gaz natyror, burime të ripërtëritshme të energjisë, efikasitetin  energjetik , furnizim të sigurt me energji, si dhe përgatitja e projekteve të rëndësishme infrastrukturore për ndërlidhje me energji elektrike dhe gas dhe nisma të tjera projektuese.Të dy ministrat ranë dakord që marrëdhëniet ndërfqinjësore midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë janë në nivelin më të lartë të mundshëm deri tani, të cilat duhet të shfrytëzohen për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: bashkepunim ekonomik, Kosove-Maqedoni

Kosovë-Maqedoni, shembull bashkëpunimi

April 18, 2018 by dgreca

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Shkup takimi me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Të dy kryeministrat u dakorduan që në takimin e parë të dy qeverive, i cili po përgatitet, të përafrojnë axhendat e tyre të përbashkëta politike dhe ekonomike/

1 Hardinaj Zaev1 Maqed Kosove

SHKUP, 18 Prill 2018-Gazeta DIELLI/ Kosova është e interesuar të ketë raporte të mira me fqinjët e saj dhe Maqedonia është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërshtetëror. Kështu tha sot në Shkup kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit bilateral me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Nismat rajonale, projektet infrastrukturore, bashkëpunimi politik dhe diplomatik, partneriteti ekonomik, ishin disa nga temat e diskutimit në këtë takim.

Kryeministri Haradinaj uroi Maqedoninë, e cila bashkë me Shqipërinë mori nota pozitive të përafrimit me BE-në, në raportin më të ri të progresit. Theksoi edhe rëndësinë që Kosova dhe Maqedonia kanë në menaxhimin e integruar të kufijve, marrëveshjen e roamingut, marrëveshjet e tjera tregtare dhe projektet infrastrukturore.“Maqedonia ka treguar një partneritet korrekt në raport me Kosovën dhe ka shënuar progres të madh në përfshirjen e shqiptarëve. Si Kosovë jemi të përkushtuar që ta vazhdojmë këtë partneritet, për të mirën e qytetarëve tonë”, tha kryeministri Haradinaj.Kryeministri Zaev falënderoi kryeministrin Haradinaj për gatishmërinë e treguar për një komunikim efektiv ndërshtetëror, derisa tregoi vendosmërinë e Maqedonisë për të vazhduar partneritetin me Kosovën në shumë fusha të rëndësishme.

 Të dy kryeministrat u dakorduan që në takimin e parë të dy qeverive, i cili po përgatitet, të përafrojnë axhendat e tyre të përbashkëta politike dhe ekonomike, duke përgatitur një numër marrëveshjesh bilaterale dhe duke u fokusuar në zhvillimin e marrëveshjeve ekzistuese.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që për herë të parë po organizohet në Shkup.Maqedonia është shteti i 49-të që ka njohur Kosovën në 9 tetor të vitit 2008 të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Haradinaj-Zaev, Kosove-Maqedoni

Kosova e Maqedonia, mbledhje të përbashkët të qeverive

October 25, 2017 by dgreca

-Ministri i Jashtëm Pacolli: Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë vitin e ardhshëm, u pajtuam që ta mbështesim njëri tjetrin në nisma rajonale, evropiane dhe organizata ndërkombëtare/2 qeverite Kos MaqSHKUP, 25 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e filloi vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë me takimin që zhvilloi me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë,  Nikolla Dimitrov.Në kuadër të këtij takimi të parë zyrtarë, Ministri i Jashtëm Pacolli dhe ai maqedonas, Dimitrov, janë pajtuar në parim, që Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë të mbajnë mbledhjen në mes dy Qeverive në fillim të vitit të ardhshëm.Takime të tilla, në mes dy Qeverive respektive do të synohet, që të mbahen dy herë në vit dhe për këtë do të fillojnë menjëherë konsultimet politike për përgatitjen e temave dhe agjendës.Të dy kryediplomatët janë dakorduar, që të ketë marrëdhënie edhe më të afërta, jo-formale  me kontakte të rregullta ditore dhe që Kosova dhe Maqedonia të mbështesim njëra tjetrën në nivelin rajonal, rrugën drejt integrimeve evro-atlantike si dhe në nivelin ndërkombëtarë.

1 Pacolli zaevKishte një dakordim të plotë dhe zotim të përbashkët nga të dyja palët në synimin për arritjen e marrëveshjeve të reja nga rreth nëntëmbëdhjetë sosh, sa tashmë ekzistojnë në mes dy vendeve dhe që synojnë thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimin tregtar dhe edhe nismave të përbashkëta rajonale.Veç kësaj, propozimet e reja nga Ministri i Jashtëm Pacolli, për heqjen e pengesave të tanishme në qarkullimin e mallrave dhe krijimi i një pike të përbashkët doganore dhe terminali doganor, pastaj themelimi I një Zone të Lirë Ekonomike në mes të dyja vendeve, krijimi i një Holdingu të Përbashkët për hekurudhat, transmisionin e energjisë dhe infrastrukturën, janë mirëpritur nga pala maqedonase, duke shprehur gatishmëri për diskutime të mëtutjeshme dhe koordinimet e nevojshme me ministritë e linjës.Në margjina të takimit Ministri i Jashtëm Pacolli ka përshëndetur bashkëpunimin dhe qasjen, që Qeveria e re e Maqedonisë ka vendosur me përfaqësuesit politik të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, duke i dhënë një frymë të re relaksimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve në mes komuniteteve shumë-etnike, që bashkëjetojnë në shtetin e Maqedonisë.Sipas MPJ kosovare, në vazhdim të takimit është diskutuar edhe mbi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e gjetjes së një zgjidhjeje në lidhje me kontestin e emrit në raportet e Maqedonisë me Greqinë dhe të dy shefat e diplomacisë kanë shprehur angazhimin dhe vullnetin për arritjen e marrëveshjeve që do të kishin ndikim pozitiv në rajon, duke theksuar që vitit 2018 do të duhej të ishte vit Evropian i Ballkanit Perëndimor./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove-Maqedoni, takes i dy qeverive

Kosovë-Maqedoni, marrëveshje për hapjen e pikës kufitare në Stançiq

August 16, 2017 by dgreca

-Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj dhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, Arta Toqi/

1 Neshkrimi i Marreveshjes2

PRISHTINË, 16 Gusht 2017-B.Jashari/ Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë kanë nënshkruar edhe një marrëveshje të re dy-palëshe në mes dy vendeve, e cila synon hapjen e pikës së re kufitare në Stançiq, duke i kontribuar edhe më tej bashkëpunimit ndër-kufitar në mes dy vendeve respektive.Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj dhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, Arta Toqi.

Kjo marrëveshje është vlerësuar si shumë e rëndësishme nga përfaqësuesit politikë të të dyja vendeve, pasi që do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

“Sot është një ditë e veçantë, sidomos për zonën e Anamoravës, pasi është nënshkruar një Marrëveshje që hap edhe një derë rreth lëvizjes së lirë, e sidomos për ata që jetojnë në këto zona. Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj sa i përket hapjes së pikës kufitare”, ka thënë U.D. ministri Demaj, pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Vlerësim të ngjashëm për rëndësinë e kësaj Marrëveshje ka bërë edhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toqi.

“Është ditë e rëndësishme hapja e kësaj pike kufitare sa i përket banorëve, pasi do të shkurtojë rrugën për 20 deri në 25 kilometra. Shpresojmë në një afat shumë të shkurtër do ta finalizojmë këtë projekt ”, tha Toqi.

Në 8 shkurt 2016, në Prishtinë, atëherë zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur për një takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore për kalimin e kufirit me letërnjoftim dhe për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Stançiq-Bellanoc.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, e pikës kufitare, Kosove-Maqedoni, marrëveshje për hapjen, në Stançiq

Rajon: Kosovë-Maqedoni, ngritje bashkëpunimi

May 12, 2016 by dgreca

-Referencë pozitive bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri/

-Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuqi, në vizitën në Kosovë është pritur nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci/

PRISHTINË, 12 Maj 2016-B.Jashari/ Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuqi, në vizitën sot në Kosovë është pritur nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ku diskuan për vazhdimin e bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, projektet në fushën e energjetikës, shkëmbimin tregtar mes dy vendeve, heqjen eventuale të barrierave etj.  Në takim u theksua se, bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni duhet të ngritet në një nivel më të lartë.Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë duhet të intensifikojnë bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët si energjia, infrastruktura dhe fusha tjera që hynë në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Kështu u tha nga ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Blerand Stavileci dhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Driton Kuqi, pas takimit, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Prishtinë.

Ministri Stavileci tha se me homologun e tij nga Maqedonia janë pajtuar se niveli i bashkëpunimit që kemi pasur në të kaluarën, patjetër duhet të  ngritet në një nivel tjetër nisur nga fakti që ne kemi pasur disa marrëveshje të nënshkruara në mes shteteve tona.

“Do të donim që tash e tutje ta ndryshonin kahen në kuptimin pozitiv sidomos për sa i takon ritmit të zhvillimeve, pra që t’i materializojmë ato dhe të nisim me aktivitete dhe projekte konkrete”, tha Stavileci.

Sipas tij, duke e ditur që të dyja shtetet janë bashkëpjesëmarrëse në të gjithat iniciativat rajonale, përfshi edhe ato që rrjedhin nga procesi i Berlinit në kuadër të cilit janë axhenda e rrjetit të transportit në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe interkonektiviteti  në fushën e energjisë, ky bashkëpunim duhet quar më tej. 

“Në këtë kuadër është shumë e rëndësishme që shtetet e Evropës Juglindore, sidomos këto me të cilat jemi fqinj të kemi projekte me të cilat do të lidheshim edhe më mirë njeri me tjetrin, pastaj do të lidheshim edhe në platformat tjera sidomos në aspektin e tregut rajonal”, tha Stavileci, duke marrë si referencë pozitive bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në këto fusha. 

Kreu i MZHE-së, tha se praktika e bashkëpunimit me Shqipërinë ku hyn autostrada energjetike – 400 kV dhe projektet që do të kenë impakt edhe në zhvillimet e ardhshme në tregjet e përbashkëta, mund të ndiqen edhe me Republikën e Maqedonisë, me qëllim të krijimit të një tregut të integruar rajonal. 

“Delegacionet përkatëse u zotuam që do t’i rinisim këto ide të mëparshme dhe të shohim si t’i avancojmë ato në mënyrë që shtetet tona të lidhen në kuptimin e infrastrukturës fizike por edhe në kuptimin e ndërtimit të kapaciteteve energjetike, me të cilat mund të komplementarizohemi, me çka ndikojmë edhe në sigurinë e furnizimit, jo vetëm për Kosovën dhe Maqedoninë, por edhe me shtete tjera”, tha Stavileci, duke shtuar se kjo do t’i japë një frymëmarrje tjetër të dyja vendeve.

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Driton Kuqi tha se dy vendet tanimë kanë vendosur bazë solide për themelimin e bashkëpunimit me projekte të reja në interes  të qytetarëve të dy vendeve.

“Gjatë takimit u bisedua rreth projekteve energjetike aktuale të përbashkëta sikurse është interkonektimi i dytë Maqedoni -Kosovë prej 400 kV, në të cilën tani më marrin pjesë dy vendet në pranimin e studimeve për vërtetësi, ndërsa është nënshkruar edhe Marrëveshja Operative mes MEPSO dhe KOSTT me të cilën rregullohet bashkëpunimi i sistemeve interkonektive mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës”, tha ai. 

Kuqi më tutje tha se me kolegun Stavileci janë pajtuar rreth rëndësisë së zhvillimit të sistemeve gazpërçues të dy vendeve, sepse në pajtim me studimet e fizibilitetit për sistemin gazpërçues në Maqedoni, në mesin e 6 interkonektimeve potenciale shtesë të parashikuara është edhe interkonektimi me Kosovën me të cilën do të shtohet sigurimi i furnizimit me energji.Sipas tij, bashkëpunimi realizohet në bazë të 28 marrëveshjeve të nënshkruara midis dy vendeve, por ky bashkëpunim pritet të konkretizohet edhe më tutje nga grupet punuese të dy ministrive.     

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosove-Maqedoni, ngritje bashkëpunimi

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shqetësimet e fëmijëve tanë”
  • Një “makondo” për vendlindjen
  • Ekspozita retrospektive e piktorit Xhevdet Spahija
  • Albanian Brain drain! Human Capital Flight!
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË AUSTRI, TË MËSOSH SHQIP NËPËRMJET RADIOS
  • KËNGA E GJORG GOLEMIT DHE FIGURA GJERGJ ARANITIT NË LETËRSI DHE ARTE
  • Kujtojmë 226-vjetorin e lindjes së Naum (Bredhi) Veqilharxhit (1797-1854)
  • Imzot Lazër Mjeda, Veprimtar i dalluar fetar dhe kombëtar në kohën e rreziqeve (1909 – 1921)
  • “Korridore të gjelbra”
  • Sllavët
  • 334 vjet nga vdekja e Pjetër Bogdanit, teologut dhe shkrimtarit të shquar arbën
  • KISH  NË ZEMËR SHQIPËRINË
  • Testamenti i një njeriu të urtë të politikës shqiptare
  • Fshatrat shqiptare po shpopullohen nga mungesa e mbeshtetjes nga buxheti i shtetit
  • “Përjetësia e dyfishtë”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT