• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova në rrjetin hekurudhor evropian “Route 10”

December 7, 2015 by dgreca

-Marrëveshja kredi  në vlerë prej 42 milionë euro për modernizimin pjesës së Kosovës në rrjetin hekurudhor evropian “Route 10” do të nënshkruhet nesër nga  ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Bankës Evropiane të Investimeve Romualdo Massa Bernucci/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 7 Dhjetor 2015/ Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane e Investimeve do të financojnë modernizimin e hekurudhës së Kosovës me 82 milionë euro fillimisht.Një marrëveshje kredie prej 42 milionë euro për modernizimin pjesës së Kosovës në rrjetin hekurudhor evropian “Route 10” do të nënshkruhet të marten, në 8 dhjetor, nga Banka Evropiane për Investime (BEI) dhe qeveria e Kosovës.Në të njëjtën kohë, BE-ja do të mbështesë fillimisht këtë projekt me një grant prej 40 milionë eurosh për përgatitjen dhe zbatimin e projektit. Ky projekt do të integrojë rrjetin hekurudhor të Kosovës në korridorin Orient/Lindja-Mesdhetare, duke lidhur Ballkanin Perëndimor me Austrinë, Greqinë dhe Bullgarinë, si pjesë e Korridoreve të Rrjetit Kryesor të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit.Në ambientet e qeverisë së Kosovës, Ceremona e nënshkrimit mes Romualdo Massa Bernucci, Zëvendës i Drejtorit të Përgjithshëm të BEI dhe ministrit kosovar të Financave¸ Avdullah Hoti,  që do të përcillet me deklarata të shkurtëra.Në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian / përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.Në prill 2015, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur një marrëveshje për rrjetin kryesor të transportit dhe në qershor 2015 kanë arritur marrëveshje për zgjerimin e tre korridoreve kryesore të Rrjeteve Trans-Evropiane të Transportit për në Ballkanin Perëndimor. Ato kanë identifikuar projektet prioritare përgjatë seksioneve të këtyre korridoreve që do të implementohen deri më 2020.Në BE, rrjeti kryesor lidh të gjitha kryeqytetet e BE-së, qendrat ekonomike kryesore dhe portet më të mëdha. Zgjerimi i korridoreve të rrjetit kryesor për në Ballkanin Perëndimor mundëson përshpejtimin e reformave politike dhe rregullative, derisa përpjekjet dhe investimet e shtuara për korridoret kryesore dhe ndërlidhjet sigurojnë integrim më të afërt me BE-në. Ato gjithashtu sigurojnë bazën për investim leverazhi në infrastrukturë, si mbështetja e BE-së përmes Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe mjetit për lidhjen e Evropës “Connecting Europe Facility”.

Filed Under: Ekonomi, Rajon Tagged With: “Route 10”, Behlul Jashari, kosova, në rrjetin hekurudhor evropian

META NE KOSOVE

December 6, 2015 by dgreca

-Presidentja Jahjaga dhe kryetari Meta diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet për të tejkaluar situatën e krijuar në vend/PRISHTINË, 6 Dhjetor 2015-B.Jashari/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,  Ilir Meta.Presidentja Jahjaga dhe kryetari Meta diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet për të tejkaluar situatën e krijuar në vend.

Presidentja Jahjaga e njoftoi kryetarin Meta për angazhimin e saj për të krijuar kushtet për dialog politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare, bën të ditur njoftimi dërguar nga Presidenca kosovare.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, ka takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

 Media në Prishtinë ka parë në orët e vona se, takimi është mbajtur në njërin prej restoranteve në periferi të kryeqytetit, ndërsa raporton se, sipas burimeve jozyrtare, kryeparlamentari shqiptar Meta ka ardhur në Kosovë për të ndërmjetësuar në mes të opozitës dhe koalicionit qeverisës për dalje nga kriza parlamentare kosovare. Ai sot ka takuar edhe liderët e partive opozitare, sipas njoftimeve, kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj, e pastaj të VV, Visar Ymeri, si dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. Nuk ka ende njoftime zyrtare nga këto takime.

Filed Under: Rajon Tagged With: Meta ne Kosove

Udha e mallkuar për në konflikt dhe pikëpyetjet e konfliktit

December 4, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
  Cila ishte udha e  mallkuar  që ndërmerrnin  xhihadistët për në  vendin konfliktit ç’praj vitit 2012 , kur Siria nisi luftën e brendshme civile.The guardian  ditë më parë shkruante se që nga muajt e hershme të luftës në Siri, Turqia ka pasur përfshirje më të drejtpërdrejtë dhe më shumë në rrezik se ndonjë nga shtetet e rajonit rreshtuar kundër Bashar al-Asad. Kufijtë turke kanë qenë rrugëkalim kryesor për luftëtarët e të gjitha llojeve për të hyrë  në Siri. Bazave ushtarake të saj janë përdorur për të shpërndarë armë dhe për të trajnuar luftëtarët rebelë. Në fshatrat kufitarë kanë marrë gati një milion refugjatë.
1.Nga mesi  i rrugës deri në vitin 2012, kur xhihadistët filluan të udhëtojnë për në Siri, prania e tyre ishte e dukshme në të gjitha pikat e udhëtimit në kufi: në aeroportin e Stambollit, në qytetet jugore të Hataj dhe Gaziantep – dy prej të cilave ishin vendodhjet pikë – dhe në fshatrat kufitare thonë axhanset e që emetojnë mediumet e huaja presitigjioze lodineze. Të huajt në rrugën e tyre xhihadiste  për të luftuar në këto rrugë kanë rrugëtuar  deri vonë në vitin 2014, kur, pas presionit të vazhdueshëm nga shtetet e BE-së dhe SHBA-së, janë bërë përpjekje të koordinuara për të kthyer ata prapa.Deri atëherë, Isis ishte bërë një prani dominuese në disa pjesë në veri dhe në lindje të Sirisë. Ajo kishte përçarë fraksionet jo-ideologjike të opozitës siriane si dhe grupet islamike, dy prej të cilave ishin të mbështetur nga Turqia, dhe siguroi se çfarëdo formë e qeverisjes që doli nga rrënojat e Sirisë do të duhet pak të bëjë me qëllimet origjinale të revolucionit.Analistët të cilët merren me shqyrtimin e ngjarjeve që rrodhën pas pranverës arabe shtojnë faktin se aeroportet ndërkombëtare e Turqisë kanë qenë gjithashtu të zënë duke transportuar xhihadistë,shumica, e vlerësuara te shifra 15.000-20.000 luftëtarëve të huaj që janë bashkuar Shtetit Islamik (Isis) kanë fluturuar për herë të parë në Stamboll apo Adana, ose  kanë mbërritur  me tragete  përgjatë brigjeve të saj mesdhetare. Pavarësisht nga kjo, lidhje me disa aspekte të Isis vazhdoi të zhvillohet. Biznesmenët turq  përfituan nga marrëveshje fitimprurëse me Isis  dhe kontrabandistëve të naftës, duke shtuar të paktën 10 milion $ (£ 6.6M) në javë për arkën e grupit terrorist si  dhe duke zëvendësuar regjimin sirian si klient kryesor të saj. Mjafton të përmendet fakti, që nafta e shtetit islamik përfundonte në  shtetin turk dhe këta të fundit përfitojnë miliarda në javë nga kontrabanda e naftës.
2.Cilat pikëpyetjet  sot në mbarë mediumet botërore  se çfarë ka krijuar konfliktin  i fundit ruso-turk?
1-A do të dëmtohet turizmi turk pas konfliktit?
2-Çdo të bëhet me katër milion turistë rusë, që vizitojnë Turqinë nëse ata nuk zgjedhin vendet  për plazhet dhe resortet turistike në bregdetin turk ? Mediat lokale në qytetin  largët të Arktikut të Salekhard kanë parë postera propagandistike duke i bërë thirrje
rusëve për të  mosblerë produktet turke apo udhëtojnë për në Turqi, thotë një gazetë indiane.”Ata që shkojnë me pushime në Turqi do të konsiderohen aleatët terroristëve”, një poster në një qendër tregtare Salekhard, sipas faqes internetit të lajmeve Znak.com. “A keni blerë një produkt turke? Ju keni sponsorizuar IS”.
3-Si do të jetë vijueshmëria  që Rusia ka marrë në  ndërtimin e centralit të   parë bërthamor të Turqisë në një projekt  me 20 miliard $ në Akuju.
4-Çdo të ndodh në këtë dimër të egër ku do ta gjejë gazin kur kjo është  – importuesi i dytë më i madh evropian i gazit rus pas Gjermanisë.Dhe më tej Gazprom kishte premtuar për të rritur furnizimet këtë vit në Turqi në 30 miliardë metra kub gaz, nga 26.7 miliardë vitin e kaluar.
Pikëpyetjet që shtrohen nga pikëpamja politike.
 Një gazetë gjermane shkruan:Erdogan është duke punuar në drejtim të rrëzimit të regjimit të Asadit, Putin, megjithatë, është aleati më i ngushtë i despotit të Damaskut. Një tjetër pikë e diskutueshme është aneksimi i Krimesë nga Rusia – Turqia e sheh veten si një mbrojtës i tatarëve të Krimesë myslimane.
Kundër sfondit të luftës dhe konfliktit në MENA se Turqia ka humbje të konsiderueshme të eksportit, marrëdhëniet ekonomike me Rusinë janë më të rëndësishme. Por politikisht zbulojnë Putin dhe Erdogan ngjashmëri. Të dy janë si një politikan ndërkombëtarisht jo me  shumë miq, vendet e tyre kanë politika e jashtme gjithnjë e më të izoluar. Kjo sugjeron për ti mbajtur së bashku. Pra, kjo është një nga pikat e para të  Putinit por,që Turqia  në vitin 2015 merr presidencën në grupin G20 dhe do të presë takimin. Erdogan do të shoh në atë  takim se miku i tij Putin nuk ka nevojë për t’u ulur në tryezë.
4.S’është çudi që ju të pyesni:Po shqiptarët ç’punë kanë  këtu?Edhe unë dua të pyes:Po ç’punë kishin shqiptarët në konfliktin në Siri? Ata dhe vëllezërit kosovarë kaptuan male,aeroporte e shtigje (dikur  ata  ishin edhe në këngët e moçme shqiptare të nizamit por pa  aeroporte) për të qen prezent në konfliktin e brendshëm të Sirisë. Ku zihen elefantët  është një shprehje shtrihet bari ,por rënia e tensionit është në interes të të gjithëve se po krisi lufta,fitorja nuk dihet nga shkon por pasojat do të jenë të të gjithëve.Një krizë ekonomik  kaloi,mirëpo  ende kjo bota jonë s’po e rimer veten. Po një luftë çdo të thotë?

Filed Under: Rajon Tagged With: e konfliktit, Gezim Llojdia, pikëpyetjet, Udha e mallkuar për në konflikt dhe

SHBA, forca speciale në Irak kundër Shtetit Islamik

December 2, 2015 by dgreca

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë forca të specializuara në Irak me synimin për të rritur presionin ndaj militantëve të Shtetit Islamik, sigurisht duke ndihmuar Irakun, ndërkohë që do të kenë mundësi të kryejnë edhe operacione të njëanshme edhe në Siri. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, gjatë kësaj të marte, i cili ka folur gjatë një mbledhjeje të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, në Uashington. “Në bashkëpunim të plotë me qeverinë e Irakut, ne do të dërgojmë një ekspeditë të specializuar forcash shënjestruese, për të ndihmuar forcat irakene dhe ato kurde, të njohur si ‘Peshmerga’, ndërkohë që gjatë këtij misioni do të mund të kryejnë bastisje, të çlirojnë pengje, të mbledhin të dhëna për agjencitë e kundërzbulimit, si dhe të kapin krerët e ISIS”, tha Carter.
Shteti Islamik ka zaptuar territore të mëdha në Irak dhe Siri gjatë verës së vitit 2014. Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe me pjesëmarrjen e 65 vendeve të tjera ka zhvilluar një fushatë sulmesh ajrore kundër xhihadistëve në të dy shtetet, Irak e Siri.

Filed Under: Rajon Tagged With: Forca speciale, në Irak, SHBA

NATO, sisteme mbrojtëse nga ajri për Turqinë

December 2, 2015 by dgreca

Vendet aleate të NATO-s kanë planifikuar të dërgojnë avionë patrullues dhe raketa antiajrore për të forcuar sistemin mbrojtës ajror të Ankarasë, mbi të gjitha në kufirin e saj me Sirinë. Reagimi i fundit vjen pas rrëzimit të avionit rus nga Turqia, ndërsa është konfirmuar nga zyrtarë gjatë kësaj të marte. Vendimi i marrë nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara për të hequr bateritë e raketave “Patriot” nga Turqia ka bërë që ky boshllëk të mbulohet nga vendet e tjera aleate të NATO-s, teksa aleanca atlantiko-veriore synon të sigurojë Ankaranë mes tensioneve me Rusinë për shkak të inkursionit në hapësirën ajrore të Turqisë. Hapat e marrë nga Gjermania e SHBA-të u shpallën javë më parë, por ndërhyrja surprizë e Rusisë në luftën civile siriane gjatë muajit shtator ka nxitur vendet e tjera për t’iu ofruar ndihmë shtesë forcave ajrore turke. Spanja është i vetmi komb i NATO-s, që ka aktualisht raketa “Patriot” në Turqi. “Ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet tona për t’u bërë ballë kërcënimeve ndaj kufirit jugor të NATO-s”, tha ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkevicius, teksa ndodhej në Bruksel në takim me homologët e tjerë të aleancës, ndërkohë që nuk kanë munguar ofertat nga aleatët për furnizime me anije dhe avionë. “Duhet të mbështesim aleatin tonë, Turqinë”, shtoi më tej ai. Diplomatët e aleancës thanë se këto masa pritet të përfshijnë më shumë anije nga vendet anëtare të NATO-s në Mesdheun lindor, më shumë avionë të tyre në bazën ajrore turke të Incirlikut, si dhe më shumë bateri të mbrojtjes antiraketore, shtuar atyre që ekzistojnë nga Spanja. Ministrat e Jashtëm, përmes një deklarate të përbashkët, thanë se situata në kufirin e Turqisë me Sirinë dhe Irakun është “mëse e paqëndrueshme” dhe u angazhuan për të fuqizuar mbrojtjen ajrore turke, gjë të cilën ata e përshkruan si “masa sigurie”. “Ne mbetemi të vendosur të vazhdojmë të zhvillojmë masa të reja sigurie në NATO, ndaj dhe aleatët po punojnë për të siguruar të tjera kontribute të mundshme”, thanë ministrat. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se priste një vendim mbi një paketë masash “brenda pak javësh”, por u ndal të theksonte se këto përforcime nuk kanë lidhje me inkursionin ajror të Rusisë, si dhe bëri thirrje që Moska dhe Ankaraja të gjejnë një zgjidhje për tensionet e fundit.

Filed Under: Rajon Tagged With: NATO, nga ajri, për Turqinë, sisteme mbrojtëse

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 128
  • 129
  • 130
  • 131
  • 132
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT