• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova drejt Fondit të Ballkanit Perëndimor

November 12, 2015 by dgreca

-Fondi do të ketë organet e veta drejtuese dhe selia e tij do të jetë në Tiranë-/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 12 Nëntor 2015/ Qeveria e Kosovës miratoi sot nismën për nënshkrimin e Marrëveshjes për Themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.
“Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje do të jenë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Mali i Zi dhe Serbia. Fondi do të ketë organet e veta drejtuese dhe selia e tij do të jetë në Tiranë”, u theksua në mbledhjen e qeverisë kosovare.
U bë e ditur se, Fondi synon të forcojë bashkëpunimin e vendeve nënshkruese dhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e 58-të të rregullt, në të cilën ka miratuar amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Koncept Dokumentin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Mustafa, njoftoi kabinetin qeveritar për pranimin e Raportit të Progresit nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian.
“Është një raport i rëndësishëm, i cili në mënyrë mjaft reale prezanton situatën në Kosovë, në rend të parë progresin të cilin e kemi bërë në shumë fusha, sidomos me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim”, tha ai.
Natyrisht, vijoi kryeministri Mustafa, na mbetet që të punojmë në çështje të tjera që janë adresuar në Raportin e Progresit. “Janë çështje të cilat janë adresuar se jemi në fazën fillestare të marrjes me to”, shtoi ai.
Ne, tha Mustafa, do të lexojmë çdo pikë dhe çdo kapitull të këtij raporti, dhe do të marrim masa në sendërtimin e tyre, në mënyrë që progresi ynë në vitin e ardhshëm të jetë më i mirë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Kosova drejt Fondit, të Ballkanit Perëndimor

Kosova,drejt liberalizimit të vizave

November 11, 2015 by dgreca

-Kryeministri Mustafa: Fryma e Raportit të Progresit 2015, lajmëtare e procesit integrues/
-Përfaqësues special i BE-së, Samuel Zhbogar, ka dorëzuar Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2015/
Prishtinë, 11 nëntor 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues special i BE-së, Samuel Zhbogar, i cili i ka dorëzuar Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2015.
Kryeministri Mustafa ka falënderuar zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe shtetet anëtare për qasjen konstruktive në raport me Kosovën, duke theksuar se fryma e Raportit të Progresit për Kosovën është lajmëtare e intensifikimit të procesit të integrimit të Kosovës në BE.
Për kryeministrin Mustafa, Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili këtë vit vjen pas Nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), është paralajmërues se brenda një periudhe shumë të shkurtër Kosovës dhe qytetarëve të saj do t’u mundësohet lëvizja e lirë në zonën Schengen nëpërmjet liberalizimit të vizave.
Kryeministri Mustafa ka theksuar se këto dy procese tashmë kanë konsoliduar dhe formësuar fuqimisht axhendën evropiane të Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe institucionet tjera të shtetit tonë, jam i bindur se do ta lexojnë me kujdes përmbajtjen e Raportit të Progresit për Kosovën për vitin 2015. Si kryeministër, garantoj se çdo germë e këtij raporti do të lexohet drejt dhe me vëmendjen e duhur. Ne kemi punuar për të pasur një Raport të mirë të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën. Koalicioni qeverisës ka funksionuar në mënyrën më të mirë dhe kjo edhe në të ardhmen ofron siguri se do të implementojmë të gjitha rekomandimet e BE-së. Por, natyrisht e dimë që na mbetet ende punë për të kryer reformat e përafrimit me standardet e BE-së”, ka theksuar kryeministri Mustafa.
Kryeministri Mustafa, poashtu, tha se Kosova do të fokusohet në përmbushjen e obligimeve të veta për reformë në sundimin e ligjit, duke ndërmarrë hapa konkretë në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, në reformën ekonomike dhe në reformën e administratës publike.
“Këto shtylla do të jenë prioritet i qeverisë që unë drejtoj. Natyrisht, qeveria pret bashkëpunim nga institucionet tjera, institucionet e pavarura dhe sidomos nga opozita, e cila ka rolin e vet të rëndësishëm në procesin e përmbushjes së reformave që i mundësojnë vendit integrimet evropiane”, ka theksuar Mustafa./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Isa Mustafa, kosova, Samuel Zhbogar, vizat

Kosovë-Vizia të pelegrinëve serbë në Kishën e qytetit të Gjakovës

November 7, 2015 by dgreca

-Qeveria përshëndet përfundimin pa asnjë incident të vizitave të pelegrinëve serbë/
PRISHTINË, 7 Nëntor 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet përfundimin pa asnjë incident të vizitave të pelegrinëve serbë në Kishën e qytetit të Gjakovës dhe në kisha, manastire dhe varreza nëpër disa qytete të tjera të Kosovës.
Qeveria e Kosovës çmon lartë sjelljen e qytetarëve dhe të pelegrinëve gjatë këtyre vizitave si dhe përkushtimin e kryetares së Komunës së Gjakovës dhe autoriteteve lokale të Pejës, Deçanit, Suharekës, Prishtinës, Mitrovicës dhe komunave të tjera, ku kanë qëndruar pelegrinët serbë, si dhe Policinë e Kosovës, për profesionalizmin e dëshmuar.
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se kjo është dëshmia më e mirë reale e bashkëjetesës dhe tolerancës tradicionale që karakterizon qytetarët e Kosovës, të të gjitha etnive dhe besimeve fetare.
Deklarata thkson se, “Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, janë të përkushtuar për të respektuar të gjitha vlerat demokratike evropiane, për të qenë pjesë e botës demokratike dhe e të gjitha organizatave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me trashëgiminë, kulturën, arsimin e shkencën dhe avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet kombeve në botë”.
Me këtë rast, qeveria e Kosovës vlerëson se pranimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ditën e hënë, do të ishte një hap i rëndësishëm për fuqizimin e këtyre vlerave. “Republika e Kosovës e meriton dhe është e gatshme të jetë anëtare e denjë e UNESCO-s, pasi që ndan dhe beson në vlera të njëjta me misionin e kësaj organizate”, thekson deklarata e qeverisë kosovare./b.j/ Foto: Kortezi Zeri

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosove, Serbe, Vizia të pelegrinëve

Kosova lobim për UNESCO, votimi të hënën

November 6, 2015 by dgreca

-Te një nga fotot e postuara nga Parisi Thaçi ka shkruar: “Nën-Sekretari Blinken i Departamentit të Shtetit i cili sot foli për Kosovën afirmativisht. SHBA me mish e me shpirt po ndihmojnë anëtarësimin dhe po kundershtojnë propagandën anti-kosovare që po politizon anëtarësimin tonë”/
PRISHTINË, 6 Nëntor 2015-B.Jashari/Kryeministri e ministri i Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi bën të ditur se votimi për Kosovën në UNESCO do bëhet të hënen.
“Edhe një fitore e vogël por e rëndësishme procedurale sot në UNESCO. Tentativa serbe që votimi të shtyhet me 13 nëntor, kur edhe shumë shtete e lëshojnë Parisin, nuk pati sukses. Votimi u konfirmua për të hënën”, ka shkruar shefi i diplomacisë kosovare gjatw ditws sw sotme në ‘Facebook’.
Thaçi pak më parë ka shkruar poashtu: “Edhe një ditë e ngjeshur, duke u koordinuar dhe lobuar për anëtarësimin tonë në UNESCO. U takuam me dhjetëra delegacione nga mbarë bota dhe morëm shumë konfirmime për votim pozitiv në ditën vendimtare të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s.
Falënderoj edhe ish-presidentin Pacolli, i cili është bërë pjesë aktive e fushatës sonë lobuese ‪#‎KosovoinUNESCO”.
Te një nga fotot e postuara nga Parisi Thaçi ka shkruar: “Nën-Sekretari Blinken i Departamentit të Shtetit i cili sot foli për Kosovën afirmativisht. SHBA me mish e me shpirt po ndihmojnë anëtarësimin dhe po kundershtojnë propagandën anti-kosovare që po politizon anëtarësimin tonë”.
Në 21 tetor 2015, nga Parisi, MPJ kosovare, në njoftimin e dërguar theksonte se, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Bordi Ekzekutiv i kësaj agjencie të specializuar të KB-së ka miratuar me 27 vota për, 14 kundër dhe 14 abstenime, propozim-rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Bordi Ekzekutiv përbëhet nga gjithsej 58 shtete anëtare prej të cilave 32 tashmë e kanë njohur Kosovën. Shtohej se, mbetet që Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, në nëntor, të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Filed Under: Rajon Tagged With: kosova, Kosova lobim për UNESCO, Lobim, ne Unesko, votimi të hënën

Aeroplanmbajtësja e SHBA-ve ngre 4 avionë për të larguar dy rusë

October 30, 2015 by dgreca

Ngjarja ka ndodhur gjatë së martës, por një zyrtar i Marinës amerikane ka reaguar publikisht pikërisht këtë të enjte. Një anije aeroplanmbajtëse e SHBA-ve ngriti në fluturim 4 avionë luftarakë “F-18” dy ditë më parë, pasi dy avionë rusë kundër nëndetëseve fluturuan vetëm një milje detare larg aeroplanmbajtëses. Raportimet e mediave informative bënë të ditur se incidenti kishte ndodhur në ujërat ndërkombëtarë në lindje të gadishullit korean. Zyrtari i Marinës amerikane tha se dy avionët rusë “TU-145 Bear” u vunë re vetëm një milje detare larg aeroplanmbajtëses “Reagan”, duke detyruar drejtuesit e kësaj të fundit të ngrinin në fluturim 4 avionë luftarakë për t’i shoqëruar ato larg anijes në fjalë. “TU-145 Bear” është një avion luftarak me rreze veprimi të gjatë dhe përdoret kryesisht kundër nëndetëseve, si dhe i përngjan versioneve “TU-95 Bear”, bombardues strategjikë. Zyrtari amerikan i Marinës, i cili foli në kushtet e anonimatit, tha se pilotët nga të dyja palët u sollën në mënyrë korrekte dhe profesionale, si dhe avionët rusë u larguan nga aeroplanmbajtësja amerikane. Ndërkohë që media të ndryshme cituan zyrtarë të Marinës amerikane të konfirmonin se ky incident nuk është i paprecedentë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Aeroplanmbajtësja e SHBA-ve ngre 4 avionë, dy rusë, për të larguar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 131
  • 132
  • 133
  • 134
  • 135
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale
  • We invite you to join us for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • U festua Nata e Kadrit te Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Waterbury
  • “VATRA”, “ONUFRI” DHE QENDRA KULTURORE “NËNË TEREZA” PROMOVUAN ROMANIN “BRENGA” TË AUTORIT DR.PASHKO CAMAJ
  • Komunikatë Zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar
  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT