• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI

June 5, 2014 by dgreca

Ali Ahmeti u rizgjodh kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kongresin e tretë të partisë që po mbahet në Tetovë. Të gjithë delegatët, 675 gjithsej, votuan për zotin Ahmeti, i cili nuk pati asnjë kundër-kandidat për postin e drejtuesit të partisë.
Zoti Ahmeti duke folur para delegatëve, tha se ai nuk do t’i zhgënjejë anëtarët e partisë dhe se do të vazhdojë përpjekjet për ndërtimin e vlerave dhe parimeve.
Zoti Ahmeti kërkoi nga të gjithë anëtarët dhe zyrtarët e BDI-së të jenë të përgjegjshëm, ndërsa u kujtoi llogaridhënien, për çka tha se “është vlerë qe mund të ndikojë në përmirësimin qoftë të sjelljes apo të angazhimeve që bëjmë”.
Drejtuesi i BDI-së tha se besimi i dhënë nga votuesit në zgjedhjet e fundit shton përgjegjësitë e zyrtarëve të partisë, ndërkohë që, nga ana tjetër, ai shprehu shqetësim lidhur me gjendjen politike si pasojë e vendimit të opozitës për të mos i pranuar mandatet e deputetëve në Parlament.
Ai arsyetoi nevojën për zgjedhje të parakohëshme parlamentare me qëllim të, siç tha, ”lënies së hapsirës për menaxhimin e çështjeve të rëndësishme përpara të cilave ndodhej vendi”.
BDI dhe VMRO-DPMNE duket se kanë përfunduar bisedimet për formimin e koalicionit të ri qeveritar, por asgjë nuk kanë bërë publike se cilat poste qeveritare do t’i lihen partisë shqiptare. Sipas burimeve brenda BDI-së, nuk do të ketë shumë ndryshime nga mandati qeveritar 2011-2014, ku partia kishte pesë ministra dhe një zëvendëskryeministër.
Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave, Ministria e Mbrojtjes që drejtohej nga një kuadër i BDI-së në mandatin e kaluar, tash do t’i lihet VMRO-së, për shkak të raporteve të BDI-së me presidentin e rizgjedhur Gjorgje Ivanov. Partia shqitare vazhdon të mos e njohë legjitimitetin e këtij të fundit, pa dhënë ndonjë arësye të qëndrueshme për këtë vendim. BDI-ja ngulte këmbë për një president me konsensus të gjerë politik, një kërkesë kjo jokushtetuese, sipas njohësve të rrethanave ligjore.
Të enjten në mbrëmje, sipas pritjeve, do të dihen emrat e kandidatëve të BDI-së për ministra të rinj në qeverinë e re të Maqedonisë. Nga bisedimet në mes dy partive nuk është kuptuar se si do t’i shkrijnë programet partiake dhe premtimet parazgjedhore në mandatin e ri qeveritar. BDI-ja në fushatën zgjedhore doli para votuesve shqiptarë të Maqedonisë me mbi njëmijë projekte të cilat pret t’i realizojë deri në vitin 2018.(Zeri i Amerikes)

Filed Under: Rajon Tagged With: Ali Ahmeti, kryetar i BDI, rizgjidhet

Komisioneri Fyle: Rekomandimi pa kushte; bashkëpunimi thelbësor në rrugën e integrimit

June 4, 2014 by dgreca

Nga Anila Struga/ TIRANË, 4 Qershor/– Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë, Štefan Fyle deklaroi sot në Tiranë se gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi janë thelbësore për suksesin në rrugën e integrimit në BE.
Në përfundim të punimeve të raundit të tretë të dialogut Shqipëri-BE, Komisioneri, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, tha se ‘bazuar në gjetjet tona ne konfirmojmë pa pikë dyshimi, pa kushte dhe pa rezerva rekomandimin që shtetet anëtare t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat”.
“Ne, vijoi Fyle, e kemi bazuar gjithmonë këtë rekomandim tek angazhimi politik, i vazhdueshëm dhe i vendosur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe në angazhimin për një reformë gjyqësore gjithëpërfshirëse. Jam i inkurajuar nga përpjekjet për reforma në të shkuarën, por dhe ato që vazhdojnë sot, ndaj shoh një argument të fortë për një vendim pozitiv nga vendet anëtare”, shtoi Fyle.
Ai theksoi se përkushtimi i këtij momenti dhe përpjekjet e tanishme duhet të vazhdojnë dhe të intensifikohen përtej takimit të qershorit të vendeve anëtare, në mënyrë që të garantohet pakthyeshmëria e reformave. “Sa i takon shtetit të së drejtës këto reforma duhet të jenë gjithëpërfshirëse, koherente dhe të orientuara drejt rezultateve”, tha Fyle.
Ai iu referua miratimit së fundi nga qeveria të udhërrëfyesit për prioritetet kyçe, duke e konsideruar një dokument të reformave të mëtejshme që kanë të bëjnë me BE-në, dhe që do e sjellin vendin në një fazë tjetër të procesit të zgjerimit.
“Po ashtu kam mirëpritur synimin e qeverisë për të patur së shpejti seancën e parë të atij që njihet si Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian dhe për të sjellë në një tryezë të hapur të gjitha palët e interesuara për çështje që kanë të bëjnë me BE-në. Gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi janë thelbësore për suksesin e ambicjeve tuaja për integrim në BE”, nënvizoi Komisioneri.
Ai theksoi se klima e vazhdueshme konfrontuese politike e dëmton imazhin e Shqipërisë dhe mund të pengojë procesin e reformave. “Si qeveria dhe opozita duhet të tregojnë moderim dhe të ndërveprojnë në mënyrë konstruktive, me një qasje që të bazohet tek kompromisi. Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë së bashku me Shqipërinë dhe ta ndihmojmë atë në procesin për t’u integruar në BE”, tha Fyle

Filed Under: Rajon Tagged With: Fyle: Rekomandimi, pa kushte; bashkëpunimi, thelbësor në. rrugën e integrimit

Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

May 30, 2014 by dgreca

Nga Asllan Dibrani/
art@asllandibrani.com/
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë të gjitha kohërave ka pas marrëdhënie tëmira qysh edhe para pavarësisë se Shqipërisë . Shqipëria me ndihmën e Amerike si faktor i atëhershëm realizoj aspiratat e veta shekullore dhe mije vjeçare që të jetë një shtet në vete.
Shtetet e Bashkuara vendosën marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në vitin 1922 , pas pavarësisë së saj 1912 nga Perandoria Osmane . Marrëdhëniet diplomatike amerikano – shqiptare u zbehen në fund të vitin 1939 për shkak të pushtimit të Shqipërisë nga Italia ( 1939-1943 ) dhe Gjermani ( 1943-1944 ) gjatë Luftës së Dytë Botërore . Pas luftës , Shqipëria doli me një shtet shume të lodhur nga pushtuesit e huaj! Pas robërisë shekullore ajo aspak nuk kaloj në përmirësimin e saj në sferën politike as ekonomike pasi, përjetoj 40 vjet izolim dhe moszhvillim më kreun e saj stalinist , Enver Hoxha i cili vdiq në vitin 1985 . Me rënien e komunizmit të vitit 1991, qeveria shqiptare kërkoi lidhje më të ngushta me Perëndimin për të përmirësuar kushtet ekonomike dhe të ndërmarrë reforma themelore demokratike për ta zhvilluar vendin . Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën në vitin 1991 .

Shtetet e Bashkuara ka qenë një partner i fortë dhe mik për Shqipërinë siç ka bërë progres për të konsoliduar demokracinë , për të hapur ekonominë e saj , dhe të ofrojë mundësi për të gjithë njerëzit e saj . Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar dhe ratifikuar një sërë marrëveshjesh , duke përfshirë një traktat për parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe promovimin e marrëdhënieve të mbrojtjes ushtarake. Shtetet e Bashkuara mbështesin qëllimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë , ashtu siç bëri që të jetë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut përmes anëtarësimit në ( NATO) të Shqipërisë etj .
Shqipëria ka kontribuar në sigurinë rajonale dhe globale po ashtu me direktivat amerikane e dëshmuar në prezencën e saj në shumë aksione të përbashkëta ndërkombëtare. Ndërhyrjen e NATO-s 1999 kundër Republikës Federale së atëhershme jugosllave qe të kursej me mijëra shqiptarë të Kosovës nga terrori serb ndihmoj dhe strehoj me afër një milion njerëz po gjithnjë përmes ndihmës dhe politikës se përbashkët amerikano-shqiptare. Shqipëria ka mbështetur politikën e SHBA të zgjerimit të numrit të vendeve për njohjen diplomatike të Kosovës qe shpesh në agjendat ndërkombëtare, Amerika ka përdorur veton si faktor politik dhe ushtarak për interesat e kombit shqiptar. Në kuadër të Kartës së Adriatikut , Shqipëria ka shërbyer si një këshilltare për kandidatët e rijnë të NATO-s . Ajo ka ofruar trupa ushtarake për veprimet e kryesuara nga SHBA në Afganistan dhe Irak , dhe ka mbështetur përpjekjet anti-terroriste të SHBA me ngrirje të akteve terroriste , mbylljen e organizatave joqeveritare me lidhje të mundshme me financimin dhe terrorizmin , e ekstremizmit islamik qe kane operuar nëpërmes i ka dëbuar apo është edhe duke i gjykuar aktet e tilla që ndikuan në imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës . .
Ndihma e SHBA-së në Shqipëri
-Qeveria e SHBA ka për qëllim të ndihmojë Shqipërinë forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës , të nxitur rritjen e qëndrueshme , me bazë të gjerë ekonomik dhe integrimin e vendit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike .SHBA synon që të jetë një shtet i fuqishëm dhe stabil i cili do të luan një rol ne përmirësimin politik në rajon.
Marrëdhëniet Bilaterale Ekonomike
Tregtia me Shtetet e Bashkuara përbën një pjesë të rëndësishme të vëllimit tregtar të , duke u fokusuar në një gamë të ngushtë të mallrave dhe produkteve . Importet e mëdha nga SHBA përfshijnë ushqim ( kryesisht mish ), pajisjet e transportit ( automjeteve ) , makineri, kompjuter dhe pajisje elektronike , ndërsa eksportet kryesore në Shtetet e Bashkuara janë të produkteve bujqësore po edhe këpucë dhe tekstili të prodhimeve vendore. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe të investimeve.
Anëtarësimi i Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara i përkasin një numri të organizatave të njëjta ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara , Organizatës Traktatit të Atlantikut të Veriut , Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik , Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Fondi Monetar Ndërkombëtar , Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Tregtisë . Shqipëria gjithashtu është një vëzhguese në Organizatën e Shteteve Amerikane .
Përfaqësimi bilateral dhe politik i të dy vendeve është i rregulluara në baza reciproke nga e cila të dy shtetet kanë përmirësuar marrëdhëniet edhe pas luftës së Kosove me çka rolin kryesor për çlirimin e Kosovës e patën SHBA-të!!!

Filed Under: Rajon Tagged With: asllan dibrani, Marrëdhëniet, shqiptaro-amerikane

Një udhëtim me biçikletë Belgjikë –Kosovë

May 25, 2014 by dgreca

Nga Sonia Memoci/
Në datën 24 maj 2014 në Bruksel u organizua një nisje udhëtimi me drejtim nga Belgjika në Prizen . Do të thoni ky është lajm çdo ditë udhëtojnë mjete të ndyshme nga distenacione të ndryshme në drejtim të Kosovës e Shqipërise. E pra mjeti i udhëtimit që përdoret në këtë rast është, jo më tepër por një biçikletë.
Është herë e parë në histori që organizohet një udhërim me biçikletë me drejtim Bruksel -Kosovë. Janë plot 221121 km rruge qe keta çikliste do përshkojne me biçiklete Ky udhëtim do të bëhet në disa etapa në ditë të ndryshme,çdo dite ata do përshkruajne 110 km. 11 qershori planifikohet si ditë e mbërritjes ne Prishtrinë.
Ky aktivitet bëhet falë bashkëpunimit të shoqatës Belge ” Balkan Trekking ” dhe te shoqatës Kosovare ” Çiklistët Pa Kufi ” e në bashkpunim me ‘Ministrine e Kulturës , Rinisë e Sportit’
Çiklistët që marrin pjesë sjellin një mesazh.
Qëllimi i udhëtimit :
Udhëtimi i Kosovarëve pa viza në BE”
15 vjetorit të hyrjes së trupave të Natos në Kosovë dhe çlirimit të saj
Përkujtimi i Lidhjes së Prizrenit.
Për Çiklistet Pa Kufi- Cyclistes sans Frontières : organizatori Erton Deçani
Për Ballkan Trekking : organizatori Patrick Heren
Sonia Memoci

Filed Under: Rajon Tagged With: Belgjikë, Kosove, Një udhëtim me biçikletë, Sonia Memoci

Mitrovicë- Nis gjykimi i “Grupi i Drenicës”

May 22, 2014 by dgreca

Nga Behlul Jashari/
PRISHTINË, 22 Maj /.-Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka filluar sot në mëngjes seanca e gjykimit për katër të pandehur në rastin e ashtuquajtur “Grupi i Drenicës”, njofton EULEX.
Në njoftim theksohet se EULEX vazhdon t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në mënyrë që të përfundojë situata e tanishme në QKUK dhe pret që edhe tre të pandehurit e tjerë të transferohen në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
“Edhe një herë, dëshirojmë ta përsërisim se sundimi i ligjit nuk negociohet dhe se ai është gur themeli i çdo shoqërie demokratike”, përfundon njoftimi i EULEX.
Ndërkohë që Policia e Kosovës njofton sot se referuar informacioneve të pranuara lidhur me arratisjen e disa personave të quajtur ‘Grupi i Drenicës’ nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për kërkimin e tyre.
Lidhur me këtë rast janë kontaktuar edhe personat kompetentë të institucioneve relevante të Prokurorisë, QKUK-së dhe Shërbimit Korrektues, të cilët kanë qenë përgjegjës në sigurimin e tyre, duke përfshirë edhe stafin, i cili ka qenë në detyrë.Njëkohësisht, Policia e Kosovës është duke menaxhuar edhe me protestuesit, të cilët gjenden tek QKUK-ja, me qëllim të sigurisë dhe krijimit të lëvizjes së lirë.
Policia e Kosovës, thuhet në njoftim, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe zbatimit të ligjit, si dhe dhënies së asistencës policore të gjitha institucioneve relevante.
Nga protesta që po zhvillohet te QKUK-ja media raporton se, Smajl Elezi, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të luftës tha se janë mbledhur për ta kundërshtuar transferimin e ‘Grupit Drenica’ në Veri të Mitrovicës, sepse sipas tij është aktvendim arbitrar. Elezi u shpreh se sipas familjarëve të akuzuarit janë brenda, por nuk janë të gatshëm t’i dërgohen EULEX-it, sepse siç thotë ai është drejtësi selektive./

Filed Under: Rajon Tagged With: i “Grupi i Drenicës”, Mitrovicë- Nis gjykimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 177
  • 178
  • 179
  • 180
  • 181
  • …
  • 203
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV
  • Përse duhet t’i lexojmë klasikët?
  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT