• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Skandali i NSA-së: çfarë dinte Merkeli?

July 17, 2013 by dgreca

Ne Foto: Kancelarja Angela Merkel – sipas kritikëve ajo di më shumë nga sa pranon/

Komisioni parlamentar i Bundestagut, që mbikqyr aktivitetet e shërbimeve të fshehta, kërkon të mësojë se çfarë dinte qeveria gjermane për aktivitetet e NSA-së në Gjermani. Por mundësitë e tij janë të kufizuara.

A kanë qenë të informuara shërbimet e fshehta gjermane për aktivitetet e përgjimit të amerikanëve? Sa atentate janë shmangur në Gjermani falë informacioneve të shërbimit sekret të SHBA-së, NSA? Këto janë disa nga pyetjet me të cilat merret aktualisht në Berlin Instanca Parlamentare e Kontrollit (PKGr). Të martën (16.7.’13) ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich (CSU), dha sqarime para kësaj instance, për vizitën e tij të fundit në SHBA. Friedrich qendroi javën e kaluar në Uashington për të kërkuar informacione për survejimin në internet të shtetasve gjermanë nga NSA.

 Detyrat e instancës së kontrollit

Se çfarë i ka thënë saktësisht PKGr-së ministri Friedrich nuk dihet, pasi i ashtuquajturi “komision i shërbimit sekret” i Bundestagut, mblidhet me dyer të mbyllura. Detyra e tij është kontrolli i shërbimeve të fshehta gjermane: Shërbimit Informativ (BND), Shërbimit Ushtarak Mbrojtës (MAD) dhe Mbrojtjes së Kushtetutës. 11 anëtarët e komisionit nga të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament, duhet të mbajnë në mbikqyrje si përfaqësues të zgjedhur të popullit, aktivitetet e shërbimeve të fshehta dhe marrëdhëniet e tyre me qeverinë. Deputetët nuk lejohen megjithatë të përcjellin në grupet e tyre parlamentare apo në opinion ato që dëgjojnë në takimet e komisionit.

“Brenda komisionit ne mund të kërkojmë informacione të tjera, mund të kërkojmë të shohim dosje, mund të kërkojmë të raportojnë dhe persona nga qeveria”, shpjegon anëtari i kësaj instance, Hans-Christian Ströbele, punën e PKGr-së. “Ne mund të lëvizim disa gjëra, pro vetëm atëherë kur qeveria na jep informacione”, thotë deputeti i gjelbër në bisedë me Deutsche Welle-n.

Wolfgang Nešković, ish-anëtar i komisionit për shërbimet e fshehta, kritikon pamundësinë e kësaj instance për të vepruar. Anëtarët e tij nuk mund të detyrojnë qeverinë dhe shërbimet e fshehta të japin informacione. Funksioni kontrollues praktikisht shfuqizohet. “Kjo mund të krahasohet me një kontroll biletash në tren, ku fatorinoja nuk i kërkon pasagjerit të tregojë biletën por mjaftohet me fjalën e tij se ka biletë të vlefshme”, thotë Nešković për punën e PKGr.

 

Merkel duhet të japë sqarime në komision

 

As Hans-Christian Ströbele nuk është i kënaqur me politikën e informacionit të qeverisë kundrejt komisionit. Ai kërkon që kancelarja të japë personalisht sqarime para PKGr-së. “Ajo duhet të tregojë vetë para parlamentit se çfarë dinte dhe çfarë di. Deri tani për këtë na është dashur të pyesim gjithnjë ministrat”, thotë Ströbele. “Ajo është në fund të fundit shefja e kancelarisë dhe Shërbimit Informativ është në varësinë e kancelarisë.” Pra Merkel duhet të dijë më shumë nga sa ka pranuar deri tani për përgjimin e qytetarëve gjermanë nga NSA-ja, thotë Ströbele.

Sipas informacioneve në medie Shërbimi Informativ në raste pengmarrjeje gjatë viteve të kaluara, i ka kërkuar vazhdimisht NSA-së të dhëna të ruajtura komunikacioni mbi gjermanët e rrëmbyer. Këtu lind natyrshëm pyetja: nga e dinte BND-ja se këto të dhëna ekzistonin dhe nëse kishte dijeni BND-ja, a nuk duhej të kishte atëherë dijeni edhe qeveria?

“Zonja Merkel do të sillet sikur nuk ka ditur asgjë”, tha për Norddeutscher Rundfunk, Steffen Bockhahn, përfaqësues i partisë “E Majta” në PKGr. “Zyra e kancelares e di dhe edhe vetë kancelarja duhet ta dijë, që ne kemi marrë shumë të dhëna nga amerikanët dhe britanikët”, shprehet i sigurt Bockhahn.

Ministri i Brendshëm Friedrich pas vizitës së tij në SHBA, u përpoq të justifikonte survejimin nga NSA me luftën anti-terror. Ai tha se pesë atentate në Gjermani janë shmangur falë sinjalizimeve nga shërbimet sekrete të SHBA-së. Por ministri mundi të japë të dhëna konkrete vetëm për dy raste. Bëhet fjalë për plane për atentate të të ashtuquajturve “Grupi i Sauerlandit” dhe “Celula e Dyseldorfit”.

Përfaqësuesit e opozitës në PKGr janë skeptikë: “Nëse ministri i Brendshëm shkon në Shtëpinë e Bardhë dhe aty i thuhet se janë penguar pesë atentate por ai njeh vetëm dy raste, atëherë është logjike të pyetet se cilat janë tre të tjerat”, tha kryetari i komisionit, Thomas Oppermann nga Partia Socialdemokrate (SPD), për radion Deutschlandfunk. Edhe ai do që atentatet terroriste të pengohen, “por kjo natyrisht nuk justifikon përgjimin total të gjithë popullsisë nga një shërbim informativ i huaj”, tha Oppermann .( Kortezi DW)

 

Filed Under: Rajon Tagged With: me shume, Merkel dinte, Skandali i NAS

FUNDI I ËNDRRËS AMERIKANE PËRMES LOTARISË?

May 28, 2013 by dgreca

SHBA, lotaria e vizave mund të mbyllet/

Nga Brian Padden/

Lotaria e vizave që u jep mundësi njerëzve të aplikojnë për të fituar të drejtën për banim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara mund të eleminohet nëse Kongresi miraton versionin e tanishëm të planit dy partiak të reformës së imigracionit. Lotaria e vizave u themelua si një mënyrë për t’i dhënë shansin të interesuarve  për të arritur “ëndrrën amerikane”.
Por plani i ri i reformës së immigracionit në vend të lotarisë do të përqëndrohet në tërheqjen e fuqisë punëtore të arsimuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
Para dy vitesh Rafiq-ul-Islam fitoi një vizë të përhershme amerikane përmes Lotarisë së Vizave dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Bangladeshi me pak më shumë se rrobat e tij dhe ëndrrën për një jetë më të mirë në Amerikë.
“Aplikova dhe erdha në Amerikë. Unë dua ta ndryshoj fatin tim. Dua ta bëj këtë në mënyrë që të jem në gjendje ta mbështes familjen time, për të ndryshuar gjithçka, për këtë arsye aplikova”.
Ish senatori Edward Kennedy doli me idenë për një sistem lotarie të vizave në vitin 1990 si një mënyrë për t’i dhënë mundësinë të imigrojnë në SHBA njerëzve nga vendet evropiane dhe vende të tjera me kuota të ulëta  imigracioni. Programi i lotarisë së vizave, i njohur zyrtarisht si vizat e diversitetit, është relativisht i vogël duke ofruar rreth 50 mijë viza në vit në krahasim me më shumë se një milion leje të përhershme banimi që jepen çdo vit. Fituesit me fat si ul-Islam duhet të kalojnë një kontroll biografie, por atyre u duhet vetëm një diplomë e shkollës së mesme ose përvojë pune për t’u kualifikuar. Avokati i çështjeve të imigracionit Rajiv Khanna thotë se lotaria e vizave simbolizon vlerat thelbësore amerikane.
“SHBA është vend i bekuar dhe ndoshta edhe i mallkuar nga vizioni unik që kemi, sepse ne jemi si një komb me qytetarë të komunitetit botëror. Dhe ne i trajtojmë disa çështje me ndërgjegje dhe besim të mirë e jo si çështje të interesit vetjak”.
Por sipas planit të propozuar të reformës së imigracionit që po shqyrtohet nga Kongresi amerikan, programi i lotarisë së vizave mund të mbyllet. Në vend të tij, Kongresi dëshiron të zgjerojë mundësitë për profesionistët si Bhushan Parekh me nivel të lartë arsimimi në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Viza profesionale H-1B e zotit Parekh është sponsorizuar nga një kompani e madhe amerikane.
“Mora vizën sepse mbarova një shkollë katër vjeçare për inxhinieri në Indi dhe pas mbarimit të studimeve punova një vit po në  Indi. Gjatë procesit të intervistimit ishte e qartë se unë kisha aftësitë menaxhuese të cilat ata i kërkonin”.
Disa anëtarë të Kongresit e kundërshtojnë eliminimin e programit të lotarisë së vizave duke thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të ofrojnë mundësi edhe për të varfërit e botës. Por, në këto kohë të vështira ekonomike, zoti Khanna thotë se drejtësia nuk është më prioritet.
“Pra, sipas propozimit të tanishëm vetë larmia nuk është më virtyti që ne kërkojmë në sistemin tonë të imigracionit. Ajo që ne kërkojmë tani janë aftësitë dhe kontributi që ata që vijnë këtu mund të japin për vendin”.
Zoti Khanna thotë se ndërkohë që bizneset amerikane janë duke lobuar për më shumë viza profesionale, të varfërit nga vendet në zhvillim nuk kanë përkrahës kaq të fuqishëm.

 

Filed Under: Kronike, Rajon Tagged With: Lotaria amerikane, mund te mbyllet

ÇËSHTJA E SHTETËSISË NJË PROBLEM ME PËRMASA TË MËDHA NË MAQEDONI

April 29, 2013 by dgreca

SHKELJE TË RËNDA TË TË DREJTAVE TË NJERIUT NË MAQEDONI/

Pasi Programi Unik Shqiptar – PUSH, me qendër në SHBA, ngriti iniciativën për të bërë publike të dhënat e shqiptarëve që u mohohet e drejtat e shtetësisë në bazë të lindjes dhe martesave me shtetas të Maqedonisë. Pasi u botua nëpërmjet mediave ky lajmërim, në zyrën e organizatës sonë u paraqitëm shumë qytetar që sollën dokumentat e mohimit të shtetësisë pa të drejtë nga MPB të Maqedonisë. Në këtë Raport do sjellim emrat e disa shqiptarëve që u është mohuar e drejtave e shtetësisë me motivacionin si Persona që rrezikojnë integritetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë.

PUSH, duke vërejtur se prej kaq vitesh partitë politike shqiptare në pozitë dhe opozitë nuk e kanë në programin e tyre çështjen e shtetësive për ta ngritur si çështje delikate në Kuvendin e Maqedonisë, duke vërtetuar se shpeshherë Avokati i Popullit pajtohet me vendimet absurde të MPB, vendosëm që këtë çështje ta ngrejë në Institucionet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Duke parë padrejtësitë që u bëhet shqiptarëve në lidhje me përfitimin e shtetësisë së Maqedonisë, ne si Lëvizje PUSH, vendosëm që këtë çështje ta ngremë në Kongresin Amerikan si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Ky raport do ti dërgohet edhe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) për shkeljet e rënda që ndodhin në Maqedoni për fitimin e së drejtës së shtetësisë

Në Maqedoni dështojë regjistrimi i popullsisë më 2011 dhe askush nuk di në këtë shtet sa qytetar kanë shtetësi, sa janë pa shtetësi, sa është numri i emigrantëve ekonomik dhe politikë në këtë vend? Pra, në këtë raport do të parashtrojmë çështjen e mohimit të shtetësisë në RM të mijërave njerëzve që jetojnë prej dekadash në këtë shtet, por që MPB u refuzon shtetësitë dhe lejet e qëndrimit pa asnjë shkak dhe sqarime. Raporti është bërë gjatë periudhës 12 Shkurt deri më 12 Prill 2013.

Që të jemi më të qartë për problemin në fjalë do të sjellim disa fakte që tregojnë mohimin pa të drejtë të shtetësisë nga MPB. Pra, bëhet fjalë për mohimin e shtetësisë të të gjithë shqiptarëve që vijnë nga Shqipëria e Kosova dhe u takon me ligj shtetësia.

Mos dhënia e shtetësisë njerëzve që kanë dhjetëra vite që kanë krijuar familje, jetojnë në Maqedoni, në këtë mënyrë u ndalohet integrimi në jetën shoqërore dhe kulturore të shtetit ku paguajnë taksat e ndryshme. Pra, u ndalohet e drejta të punësohen në ndërmarrjet shtetërore. Duke u mohuar të drejtën e punësimit në këto institucione ndeshim me racizmin shtetëror, kur në të njëjtën kohë me të madhe Maqedonia ngre zërin për të drejtat e minoritetit maqedonas në vendet fqinje me të. Këtu kemi një shtet që tregohet racist me popullsitë të etnive të tjera dhe njëkohësisht kërkon të drejtat e njeriut të zbatohen nga vendet e tjera.

Një shqiptar nga Shqipëria kishte fituar shtetësinë e Maqedonisë duke ndryshuar kombësinë nga shqiptare në maqedonase, duke ndryshuar fenë islame në ortodokse, ka ndryshuar emrin edhe mbiemrin nga Alban Limani në Antonio Limanovski. Duke bërë këto ndryshime ai kishte fituar shtetësinë maqedonase. Sipas tij, ky i kishte bërë të gjitha këto ndryshime nën presionin e policisë për të fituar shtetësinë maqedonase në vitin 2001.

Fatbardha Shabanit, një grua nga qyteti i Kavajës ka 16 vite e martuar në Maqedoni, por i është refuzuar disa herë shtetësia.

Hana Asani e martuar më 2003, me shtetas të Maqedonisë, nënë e tre fëmijëve i është refuzuar shtetësia e Maqedonisë me pretekstin se rrezikon sigurinë e Republikës së Maqedonisë.

Fahrije Neziri nga Ferizaj i Kosovës dhe që nga 1985 është martuar me Muhamedin nga fshati Idrizovë. Ka disa vite që bashkëshortes së tij jo vetëm i refuzohet shtetësia, por MPB i refuzon edhe lejen e qëndrimit për të huaj. Znj.Fahrije i rrezikohet ndarja familjare sepse pa leje qëndrimi nuk mund të vazhdojë të jetojë në Maqedoni legalisht. Pra, siç shihet kemi një rast flagrant ku janë shkelur rëndë të drejtat e njeriut, kujdesia e shtetit maqedonas për bashkimin familjar.

Fatmir Hoxha me origjinë nga Kaçaniku ka 27 vite që i refuzohet shtetësia bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes. Kjo familje është pa asnjë kujdesie nga institucionet humanitare në Maqedoni edhe pse ky shtet thith fonde në emër të kësaj kategorie.

Avdulla Ibrahimi ka lindur në vitin 1965 në Kumanovë dhe ka patur shtetësi, por Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ia ka hequr pa asnjë arsye. Gruaja e tij nga Presheva e ka fituar shtetësinë në bazë të martesës me të në vitin 2001, po ashtu edhe 3 fëmijët e tij e kanë shtetësi, ndërsa ai vetë jo. Edhe pse ai ka mbi vete shtëpinë, dyqanin, të gjithë faturat vijnë në emrin e tij, Avdulla Ibrahimi nuk ka asnjë dokument verifikimi, certifikatë, leje qëndrimi. Është një njeri që po ti ndodh diçka e keqe nuk mban përgjegjësi morale dhe ligjore askush.

Në fillim të vitit 2013 përherë të tretë MPB i refuzon shtetësinë këtij shqiptari të lindur dhe shkolluar në Maqedoni. Shkresa që ka pranuar Avdullah Ibrahimi për refuzimin e shtetësisë ndryshon nga origjinali që zakonisht dërgon MPB. Në letrën që ka pranuar Ibrahimi mungon logoja e MPB, mungojnë numri i dosjes dhe shumë elementëve të kësaj ministrie. Ibrahimi sqaron se në MPB i kanë kërkuar që të nisë proceduar për të marrë shtetësinë, njëjtë si shtetasit e huaj, procedurë kjo që zgjat së paku katër vjet. “Unë kam lindur në Maqedoni dhe nuk kam pse të kërkoj shtetësi njëjtë si shtetasit e huaj. Unë nuk jam shtetas i huaj, por jam shtetas i Maqedonisë. Unë kam letërnjoftim të Maqedonisë, të cilit i ka dal afati në vitin 2005, ndërsa shtetësinë ma kanë hequr në vitin 2002. Nuk e di pse më kanë hequr por besoj se qëllimi është veç me i pakësuar shqiptarët”, ka deklaruar, Avdulla Ibrahimi.

Naxhie Osmani e cila ka lindur në vitin 1967 në Çair të Shkupit dhe jeton në fshatin Bukoviç që i përket Komunës së Shkupit, edhe pse ka lindur në Shkup dhe është banore e kryeqytetit zonja Naxhie nuk ka shtetësi të Maqedonisë, ndërsa bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët janë shtetas të Maqedonisë. Ajo pasi ka parashtruar kërkesë për shtetësi i është mohuar në vitin 1997. Për fat të keq për kategorinë e këtyre shqiptarëve që u mohohet shtetësia e Maqedonisë pa të drejtë nuk janë interesuar asnjëherë partitë, deputet dhe ministrat shqiptar.

Mirdita Dibrani, me prejardhje nga Kosova. E martuar prej 14 vjetësh në fshatin Shipkovicë të Tetovës, dhe me dy fëmijë, kjo grua nuk ka arritur ende të pajiset me nënshtetësi. Arsyetimi i autoriteteve është se ajo paraqet rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e shtetit të Maqedonisë. Për 3 vite me radhë, familja Dibrani mundohet të arrijë këtë të drejtë, por pa sukses. Fillimisht, vendimi i parë nga MPB-ja erdhi pozitiv, por brenda dy-tre ditësh, ai u anulua, me një përgjigje negative. Ironia qëndron tek arsyetimi; edhe pse ajo konsiderohet rrezik sigurie, ajo është e kapshme në çdo kohë nga shteti, dhe nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë vepër penale.

“Si të ndjehem unë që jetoj në punën time se nguci askënd, me hallet e dertet e veta dhe tët kthehet kjo punë në kurriz tëndin është shumë e rëndë. S’mund ta marr me mend se asnjëherë se kam bë një gjë të tillë. 1000 kopje letrash kam pru se s’jam e dënuar asnjëherë prej gjyqit as në Kosovë e as në Maqedoni nuk e di ku bazohen at atë unë se jam e rrezikshme për shtetin”, tha Mirdita Dibrani.

Ahmet Laçi, i lindur në vitin 1946 në fshatin Pustenik të Kosovës, prej moshës 8 vjeçe ai jeton në Maqedoni, por edhe pse ka kaluar plot 58 vjet në këtë shtet ai kurrë nuk arriti të bëhet shtetas i Maqedonisë. Ahmeti Laçi thotë se nuk ka lënë institucion pa trokitur për të kërkuar ndihmë për shtetësinë. Deri tani, ai thotë se ka aplikuar pesë herë ndërsa të gjitha përgjigjet që ka marrë kanë qenë negative. Ajo që e bën edhe më tragjike këtë rast, sipas Laçit, është arsyetimi se është shtetas i padëshiruar dhe i rrezikshëm për Maqedoninë.

“Prej vitit 1994 kam aplikuar për nënshtetësi të Maqedonisë, kjo është e pesta herë, gjithmonë është problemi i njëjtë, vendimi vjen negativ megjithëse unë i plotësoj të gjitha kushtet, qe 40 vite jam i martuar, tre fëmijë i kam, krejt janë nënshtetas të Maqedonisë përveç meje. Unë nuk e di ku është problemi, unë kam edhe shtëpi këtu, kam edhe burime jete këtu, paguaj tatim, ushtrinë e kam bë në Maqedoni, klasën fillore e kam kryer në Maqedoni, shkollën e mesme e kam kryer në Maqedoni në maqedonisht, unë mendoj se i plotësoj të gjitha kushtet, nuk e di nga lind ajo ide e cila vjen kjo negativ”, tha Ahmet Laçi, banor i Shkupit

Me të njëjtën problematikë ballafaqohet edhe një tjetër banor i Shkupit, 59 vjeçari Aziz Bekteshi me prejardhje nga Lubishta e Kosovës. Ai jeton në Shkup prej rreth 50 vjetësh por asnjëherë nuk ka arritur të fitojë nënshtetësinë e Maqedonisë me të njëjtin arsyetim sikur se bashkëqytetari i tij, se konsiderohet si rrezik për shtetin. 

“Jam i gatshëm sot me dëshmuar, sot me dëshmuar edhe me polici edhe me gjyq që as nuk më kërkon gjyqi as nuk më kërkon policia, jo vetëm këtu po as në Kosovë po askund në botë, a po më kupton, këtë mundem me dëshmuar kur të donë. Me të vërtet unë jam aq i emocionuar edhe aq i habitur, nuk e di se kush mundet me më ndihmuar se të gjitha ato institucione i kërkova edhe askush nuk ma shtriu dorën me thanë që ngadalë se nuk është punë e vogël dhe e thjeshtë. A unë prapë po e them se unë mundem me dëshmua kur të doje dhe në çfarëdo rasti”, thotë Aziz Bekteshi, banor i Shkupit

Naser Bela, 45 vjeç, gruaja dhe djali i tij tani 16 vite kërkojnë shtetësinë e Maqedonisë. Edhe pse i lindur në Shkup ku edhe aktualisht jeton dhe punon, atij që nga viti 1993 kur edhe aplikoi për herë të parë, në vazhdimësi kërkesat i refuzohen. Bela thotë se në stacionin policor në Draçevë në atë kohë, e kanë kushtëzuar të bashkëpunojë me policinë, në dëshiron të pajiset me shtetësi në të kundërtën gjithë jetën do ti mohohet e drejta për shtetësi. “Unë e refuzova me një fjalë thash jo se punoj, më than atëherë s’do ta marrësh asnjëherë nënshtetësinë, thash as nuk më duhet ashtu nënshtetësi, se ajo është e imja, do të vije dita kur do ta marr, edhe unë e di arsyen se për atë e refuzon, mirëpo më ka humbur dokumentacioni i asaj nuk e kam për fat të keq, më ka humb ai vërtetimi se shumë mirë shkruan Naser Bela të vish në ora 7 në stacionin policor në Draçevë për nënshtetësinë, mirëpo ato hynë në punë tjera, unë si pranova të punoj se nuk më interesonte. Tash për së fundi herë i kam dhënë në 2005 dhe s’ka asgjë, dhe vetëm malltretojnë, kërkojnë dokumentacione që një gjë s’mund ta bëjmë. Mu më intereson me çfarë të drejte nuk më takon nënshtetësia? Shoqja 24 vjet ka kurorëzim me mu në Draçevë dhe s’ka kurrfarë dokumentacioni të Maqedonisë, i ka vdekë baba s’ka mund të shkoj, nëna i ka vdekur nuk mund të shkon, tash i ka vdekë vëllau para 20 ditësh edhe nuk mund të shkojë, dhe këtu më tregon dikush se ne i kemi të gjitha drejtat! S’kemi ne shqiptarët të drejta, këto janë rrena”, tha Bela.

Arben Llalla shpallet nga MBP e Maqedonisë Person i Rrezikshëm që rrezikon integritetin dhe sigurinë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Si pasojë MPB i ka refuzuar në bazë të martesës shtetësinë e Maqedonisë dhe lejen e qëndrimit të përhershme Arben Llallës. Për herë të parë atij i është refuzuar në mars 2008, duke vazhduar në dhjetor 2008, ndërsa në korrik 2011, i është refuzuar edhe leja e qëndrimit të përhershme. Së fundi në Maj 2012 përsëri i refuzohet kërkesa për shtetësi në bazë të martesës pa të drejtë ankinimi. Arben Llalla që në vitin 2003 është martuar me shtetase të Maqedonisë dhe nga kjo martesë kanë një djalë. Edhe përse i plotëson të gjitha kushtet, MBP kundër ligjeve për shtetësinë e ka shpallur person me Rrezikshmëri të Lart disa herë. Dy herë Komisioni i qeverisë së shkallës së dytë i ka dhënë të drejtë z.Llalla, MPB gjithnjë ka dërguar përgjigje përfundimtare se është person me rrezikshmëri të lartë.

Fadil Curi nga Hani-Elezit i Kosovës është i martuar me shtetase të Maqedoni prej më shumë se 25 vitesh dhe i mohohet shtetësia e Maqedonisë edhe përse ky i plotëson të gjitha kushtet.

Aqif Krasniqi i datëlindjes 1950 nga Kosova i martuar në vitin 1979 me shtetase të Maqedonisë dhe nga viti 1972-1989 ka punuar në Postën Telefonike në Shkup i është refuzuar disa herë e drejta e shtetësisë në Maqedoni.

Rive Islami nga Kosova, është martuar në Tetovë në vitin 1984, dhe prej atëherë i është refuzuar disa herë e drejta e shtetësisë. Ajo nuk e gëzon të drejtën e shtetësisë në vendin ku jeton prej 30 vitesh edhe pse i plotëson të gjitha kushtet.

Në qytetin e Kumanovës dhe fshatrat përreth u refuzohet shtetësia qindra njerëzve që kanë mbi 40 vite që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet me pretekstin se janë të rrezikshëm për Maqedoninë.

Zyra e avokatit të popullit në Kumanovë deklaron se në vitin 2006 janë mbi 366 kërkesa ndihmë për të fituar të drejtën e shtetësisë. Ndërsa më 2007 janë bërë 237 kërkesa të tilla. Ndërsa në zyrën së avokatit të popullit në Tetovë janë formuar 183 lëndë për çështjen e mohimit të shtetësisë më vitin 2007. Banorët e dy fshatrave Goshinca dhe Llukara nuk kanë shtetësi dhe jetojnë pa letërnjoftime, njerëz që nuk kujdeset askush për ta. Këta banorë mund ti vrasin dhe asnjeri nuk mbanë përgjegjësi morale dhe ligjore. Në rajonin e Kumanovës nga viti 2002 ka filluar në heshtje një proces për çregjistrimin e shqiptarëve me qëllim që të pakësohet popullsia jonë atje.

Në një gazetë, disa vite më parë shkruhej se janë rreth 100 mijë shqiptar që u mohohet e drejta e fitimit të shtetësisë. Ndërsa 3.800 maqedonas të Shqipërisë në mënyrë të lehtë kanë fituar shtetësinë e Maqedonisë duke mos plotësuar asnjë kusht elementar.

Siç shihet problemi i mohimit të shtetësisë nga shteti maqedonas mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë është një fenomen me prapavija politike duke përdorur standarde të ndryshme në bazë të kombësisë etnike dhe përkatësisë fetare.

 

Racizmi i një ligji

Aplikuesi me kombësi shqiptare edhe po të plotësoj kushtet që i kërkohen për fitimin e shtetësisë, mundet ajo ti refuzohet në qoftë se zyra e sigurimit shtetëror nuk jep mendim pozitiv. Në këtë rast i huaj duhet ti drejtohet avokatit të popullit për ndihmë, Gjykatës Supreme Administrative dhe gjykatave ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Institucioneve të Republikës së Maqedonisë. Dua të shtoj se edhe Gjykata Administrative nuk funksionon siç duhet, ka fakte që rastet e ndihmës për shtetësitë i zgjat në pafundësi me pretekstin se MPB nuk i jep materialet e dosjes për shfrytëzim.

Ligji për rrezikshmëri që ende funksionon pa të drejtë në Maqedoni është bërë i famshëm duke u refuzuar të drejtën njerëzore më shumë shtetasve nga Shqipëri dhe Kosova të cilët kanë mbi 10 vite martesë me shtetas të Maqedonisë. Këtij ligji i ka skaduar mandati sepse lufta e ftohtë ka mbaruar. Ky është një ligj që shkel të drejtat e njeriut, krijon kushte për prishjen e familjeve dhe nxit urrejtjen etnike dhe fetare midis qytetarëve.

Në bazë të kushteve të sotme politike dhe shoqërore ligji në fjalë nuk duhet të funksionojë pasi Maqedonia është kandidate për në BE e NATO dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi miqësor me të gjitha Institucionet e Republikës së Shqipërisë. Midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë hequr regjimi i vizave. Strukturat e policisë, ushtrisë dhe të sigurimit kanë një bashkëpunim të ngushtë midis tyre në luftën kundër terrorizmit dhe kontrabandave të ndryshme. Së shpejti pritet që policë nga Shqipëria dhe Maqedonia do të patrullojnë në vendet e njeri-tjetrit bashkë.

Shumë aplikuesve për shtetësi maqedonase u bëhen presione nga strukturat e sigurimit për tu bërë informator ose bashkëpunëtorë i këtyre strukturave. Kjo metodë e vjetër që është përdorur në kohën e diktaturës komuniste e cila bie ndesh me ligjet kushtetuese dhe të demokracisë që pretendojmë se zhvillohet në Maqedoni.

 

Deklaratë skandaloze zëvendësministri shqiptar për rastet e shtetësive

 

Më 11 shkurt 2013, zëvendësministri i brendshëm, Xhelal Bajrami deklarojë për rastin e Mirdita Mirdita-Dibranit me origjinë nga Kosova, e cila nuk posedon dokumentin e shtetësisë edhe pse e martuar tani 14 vite në Shipkovicë të Tetovës. Xhelal Bajrami deklarojë “Ka pasur vendim negativ nga ana e Sigurimit Shtetëror mirëpo arsyet unë ende nuk i kam të elaboruar mirë pse është marrë një vendim i tillë. Ndoshta vendimi i tillë do të mund të ndryshojë pasi varet nga momenti ndonjëherë mundet që bashkëshorti i personit në fjalë apo ndonjë i afërt i saj të merret me ndonjë veprimtari të palejuar në Maqedoni dhe ajo të jetë si pasojë pse vendimi ka qenë negativë nga ana e organeve të Sigurimit Shtetëror”.

Pra, sipas këtij ministri shqiptar të gjithë ata shqiptar që aplikojnë për shtetësi të Maqedonisë nuk duhet të kenë asnjë kushëri të burgosur apo keqbërës sepse mbajnë edhe këta përgjegjësi penale. Kjo është injoranca shqiptare që na përfaqësojnë në qeverinë e Maqedonisë sepse çdo individë mban përgjegjësi personale për ato vepra keqbërëse që kryen.

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë atyre njerëzve që u është mohuar e drejta e shtetësisë së Maqedonisë pa të drejtë, të sjellin fotokopjet e vendimeve për refuzimin e shtetësisë nga ana MPB në zyrën e Programit Unik Shqiptar që ndodhen në qytetin e Tetovës, në adresën Bllok 77, email levizja.push@gmail.com, dhe numër tel 070928833. Në zyrën tonë do jenë përfaqësuesit tanë të cilët do t’ju presin dhe do t’ju japin këshilla për të vazhduar më tej betejën për të

 

Gjykata e Strasburgut e stërngarkuar me lëndë nga Maqedonia

 

Qytetarët e Maqedonisë i prijnë listës së kallëzimeve penale të ngritura pranë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Në këtë gjykatë janë parashtruar mbi 1.200 kallëzime penale nga ana e qytetarëve kundër shtetit të Maqedonisë, për shkeljen e të drejtave të njeriut.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryetari i Përgjithshëm

Emin Eddie EGRIU

egriubuffalo@aol.com

Buffalo, NY, SHBA

Kryetari – dega Maqedoni

Prof.Teuta Kamberi-Llalla

Bllok 77, Tetovë, Maqedoni

Tel. mobil. 0038970928833

Email. levizja.push@gmail.com

Filed Under: Rajon Tagged With: emin Egriu, Levizja Push, ne Maqedoni, shkelje e te drejtave te Njeriut, Teuta Kamberi Llalla

Immigration Reform – With Mark Gjonaj

April 8, 2013 by Administrator

73

Filed Under: Featured, Rajon

Serbia and Kosovo: The Path to Normalisation

February 19, 2013 by dgreca

INTERNATIONAL CRISIS GROUP – NEW REPORT/

Serbia and Kosovo: The Path to Normalisation/

Pristina/Belgrade/Brussels, 19 February 2013: Serbia and Kosovo must build on a recent breakthrough in negotiations and extend dialogue to sensitive issues, especially northern Kosovo’s institutions, in order to keep their fragile relationship moving forward.

Serbia and Kosovo: The Path to Normalisation, the latest report from the International Crisis Group, examines the progress made in bilateral dialogue since the EU-facilitated negotiations began in March 2011. It argues in favour of transforming Serbian structures in the North so that they can fit into a common Kosovo framework based on a flexible and extended application of the plan devised by the former UN special envoy and Nobel Peace Prize winner Martti Ahtisaari. At the same time, Serbia should welcome Kosovo’s membership in the Coun! cil of Europe and other international and regional organisations and events.

“The dialogue is now at a decisive point. Belgrade’s and Pristina’s positions on northern Kosovo have never been closer”, says Marko Prelec, Crisis Group’s Balkans Project Director, “but low-level violence in the North is increasing and could worsen if the opportunity for important new progress is missed”.

In December 2012, Serbia and Kosovo reached a landmark agreement on border control, opening two jointly-managed posts at crossings that had been barricaded or circumvented for the two years. As soon as possible, the two should finalise its implementation; agree on how to collect customs duty and VAT; and define the modalities of a special fund to collect and disburse these revenues in the North. Kosovo and EU officers should be provided freedom of movement to reach the border, while the Kosovo government should continue to allow residents to cross with Serbia or Kosovo issued documents and plates.

Northern Kosovo Serbs oppose the border agreement and much of the current dialogue, and violent incidents still occur. Securing local acceptance will be hard; to help pave the way Belgrade should make deals reached in the dialogue more transparent, Kosovo should allow Serbian representatives to visit northern Kosovo, and the latter’s leaders should accept an invitation to participate when the dialogue addresses issues of local concern.

The disagreement between Kosovo and Serbia centres on the Ahtisaari plan, which sets in place Kosovo’s internal structure and statehood. Flexible application would allow Serbia and Kosovo to find the best solutions to the impasse over northern Kosovo. In particular, the transformation of the North’s existing structures into self-governing bodies and a region that could fit into Kosovo’s jurisdiction could ease tensions, meet the needs of the local community and preserve Kosovo’s integrity. Kosovo Serbs should have additional oversight over appointments of local officials, especially in the northern police and judiciary.

Substantial progress in normalising their bilateral relations, in particular settling disagreements over northern Kosovo, would open up negotiations for an EU Stabilisation and Association Agreement for Pristina; Belgrade would benefit from starting formal EU membership negotiations. Both steps should amplify EU influence and over time create a better climate for resolving remaining bilateral disputes.

“Belgrade and Pristina should seize this chance to engage in a substantial discussion on the transformation of existing structures in North Kosovo”, says Sabine Freizer, Crisis Group’s Europe Program Director. “Navigating a sure route will be hard, but early stages of the talks and recent developments provide hope that a new normality is slowly emerging between the two neighbours”.

 

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Serbia and Kosova, The path to normalisation

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 199
  • 200
  • 201
  • 202
  • 203
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM
  • NJË PIKTURË SI E PIKASOS…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT