• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministër : Viu viu fryn Veriu !

December 14, 2015 by dgreca

Nga Aurenc Bebja – Francë/

Kolltuku i kryeministrit, pavarësisht përkatësisë partiake (politike) apo vendlindjes të personit që ulet në të, ka një rol gjithëpërfshirës dhe në një pozicion të tillë nuk është e këshillueshme që të bëhen dallime mes popullsisë (jug/veri apo lindje/perëndim), sepse mund të krijohen përçarje të panevojshme në shoqëri.

Nëpër mediat shqiptare u tha që kryeministri, qëllimisht ose jo, përdori tone anti-veriore gjatë një mbledhje në qytetin bregdetar të Sarandës. Nga gjuha, fjalori apo tonet që përdoren, populli ose ajo pjesë e popullit që preket, në mënyrë llogjike reagon.

Duke qenë se jam nga veriu dhe pavarësisht faktit se nuk jetoj në vendlindje, e ndiej për detyrë të reagoj (si person i shoqërisë civile), ashtu si edhe të tjerë reaguan ndaj kryetarit të qeverisë, ndaj një zyrtari të lartë, që të paktën në teori në mos gabohem përfaqëson gjithë popullin e Republikës së Shqipërisë.

Po të kishte qenë në rolin e piktorit (aktivitet të cilin e ka mediatizuar goxha kohët e fundit), nuk do kisha reagur, sepse fundja fundit si individ dhe pjesë e shoqërisë civile, ç’do njeri ka të drejtë të mendojë apo të thotë çfarë të dojë për Veriun apo për zonat e tjera shqiptare.

Përkundrazi, në këtë rast, ndryshon situata në detyrën aktuale që kryetari i « përjetshëm » i PS-së ushtron, sepse gjuha e përdorur është provokuese dhe sidomos tregon shenja mosmirnjohje ndaj Veriut. Sulmoj nga Saranda (qytet bregdetar i mrekullueshëm) ish-kryeministrin dhe ata që ai paska importuar, por se kush janë « ATA », ne nuk e dimë. Dhe kështu i bie që i gjithë Veriu të krahasohet me « ATA », dhe bashkë me « ATA » edhe unë.

Pra, unë, katunar (fshatar) prej rrethit Mat, malok prej Qarkut të Dibrës, dëshiroj ti rifreskoj memorjen zotit Kryeministër, se andej nga malet apo alpet tona, në zgjedhjet e fundit vendore të qershor 2015, mbi 36 mijë individë kanë votuar për ASE-n. Në qarkun e Lezhës 36 mijë, në atë të Shkodrës mbi 53 mijë dhe në atë të Kukësit mbi 21 mijë. Po ashtu, kam besimin e plotë se një pjesë e atyre të « importuarëve të Alpeve » kanë votuar për koalicionin e Kryeministrit edhe në qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Dhe në këtë rast, Zoti Kryeministër, po lëmë mënjanë veriorët që nuk ju kanë votuar, që me padiskutim i keni zemëruar me fjalimin tuaj, dhe po bazohemi vetëm tek mbështetësit veriorë të koalicionit ASE. Si mund të jenë ndjerë ata/ato pas gjuhës tuaj anti-veriore ?

Kur erdhët në pushtet në 2013, përdornit shpesh termin një milion shuplaka, një pjesë e të cilave ishin veriore. Në këtë rast, nevojitet pak kujdes dhe mbi të gjitha respekt, se votat e veriorëve që keni marrë në 2013 dhe ato që morët në 2015 mund të kthehen në një « uragan » kundra jush në zgjedhjet parlamentare të 2017, dhe andej nga alpet tona do ju këndojnë : Viu viu fryn Veriu !

Filed Under: Opinion Tagged With: Aurenc Bebja, kryeminsiter, Viu viu fryn veriu

Zgjedhjet ne Kosove- Ramush Haradinaj do të jetë Kryeministër

May 17, 2014 by dgreca

Nga Bleron Baraliu*/
Duke qene se krejt analistat kane ik neper parti dhe kane filluar ti lyejne ferteret perderisa peshku ende eshte ne det, po jap disa vështrime te mia, sado te cekta ne mungese kohe per ti shtjellu ma thukte. Ja nje sinopse ne numra dhe efekte:
(prognoza e votave: PDK 27 (LB 4, PD 4) LDK 21 AAK 16 VV 12 Nisma 7 AKR 4 *)
(kryeminister Ramushi, kryetar Hashimi, zgjedhjet e reja me 2016)
(marrveshja me serbine e kryer, veriu gati krejt jashte Kosoves, UCK e dermuar, progresi ne arsim dhe shendetesi i padukshem, vizat e lira, erozioni i shoqnise i pandalshem, ekonomia ne zhvillim me cak afatshkurte)
Albini dhe Isa doreheqje, VV renovim progresiv drejt partise se majte, LDK ndarje te reja drejt shkatrrimit perfundimtar, AAK-PDK bashkim afatgjate ne forcen e djathte politike.
*rezervoj te drejten per ta ndryshu prognozen nbaze te zhvillimeve ne 3 javet qe po vijne
1. Hashimi veqme po ben fushate shume te forte edhe strategjikisht edhe taktikisht, dhe veshtire se do ta zeje dikush per 3 jave te mbetura. Me koalicionet, PDK e ka zgjeru rrjetin aq sa pothuajse e ka garantu fitoren per spaku 5 pike per mbi LDK.
a. LB ka marr vendim te duhur strategjik ti bashkohet PDK-se, sidomos pasi AAK e ka refuzu si parti, nga frika e pragut.
b. PD per PDK ka efekt neutral ne vota, negativ ne ndikim, sepse nuk perket aty
c. PSHDK – e pabesueshme, drejt shuarjes se merituar
d. Lista duhej te shmangte Xh Halitin, Azem Sylen, Shukri Bujen, Bekim Haxhiun e te tille, per te bind elektoratin levizes se Hashimi e ka nder mend te bej si thote. Tash do ti humb kete per ne VV dhe Nisma. Pas kesaj, do te filloj restrukturimi i PDK-se pa Hashimin, dhe me siguri me angazhim me pak qendror te Kadriut se qe mendohet a pritet. “Garda” e PDK-se do ta hap rrugen e reformimit pavaresisht rezultateve.
2. LDK – deshtimi kyc eshte mosafrimi me Fatmir Sejdiun. Lista ka disa emra te mire brenda, por fushata si duket ka filluar me negativitet, dhe kohezioni as nuk duket larg ne horizont, se lere me ne organizim. LDK do te kete carje te medha ne mesazhin e kandidateve te ndryshem per deputet, dhe humbja e Prishtines do te (por nuk mund te) injorohet. Isa po vazhdon me avazin e vjeter, dhe ne debat ka me humb shume keq, sidomos ndaj Ramushit, prej te cilit nuk do ta pres fare. Partia e Forte, nese i lejohet forumi, poashtu ka me godit rende LDK-ne. VV (berthama e kandidateve si L. Aliu etj.) cak kryesor nuk e kane PDK-ne por LDK-ne, qe do te jete habi per Ilir Deden me kllapen e tij, e edhe per Shpendin, Fisin e x-FER-at. LDK po vazhdon ne spirale drejt fundit te saj dhe hapjes se rruges per nje parti afatgjate te majte, per te cilen do te drejtohet VV e re pas zgjedhjeve, pa Albinin!
3. AAK – do te jete supriza e zgjedhjeve. E para, sepse Ramushi do te paraaqitet me i sinqerte, me i besueshem, me pak konfliktuoz, dhe me i pranueshem per votuesit e pavarur ose jo-aktiv ne politike. Psh, per AAK mund te votoj edhe nje adhurues i Rugoves, edhe i Thaqit, madje edhe i VV-se, sado qe te kene humbur besimin ne subjektet perkatese. AAK poashtu do te jete surprize per fuqine negociuese perballe Hashimit, dhe me daljen e cakut te Ramushit per kryeminister ne drite, madje me perkrahje te nderkombtareve…
4. VV e filloi reformimin post plus-FER shume ligshte dhe me ngjallje te re te mosbesimit ndaj kapacitetit politik te saj, psh me prurjen e Ilir Dedes, si dhe me mbulesen e dobet te deshtimit ne zgjedhjet lokale x-Pr. Mbulesa e varur ne fitoren e Prishtines, veqse e formesonte me thelle bindjen se politika e FER-it u deshmua pragmatike perderisa VV vazhdon te enderroj ne revolucione destruktive. Megjithate, sjelljet e fundit ne liste te H. Hysenit, M. Baraliut , dhe Bislim Elshanit* (nese eshte ky i levizjes nga Suhareka,) i japin VV nje ngjyre procesi te maturimit, sepse keta sjellin dozen e inteligjences praktike ne rrafshin nacionalist, perkunder dogmatizmit neverites te Albinit. Erleta Ukshin Hoti eshte poashtu nje prurje e rendesishme, qe ne pergjithesi ia forcon kredibilitetin e LV-se ne rrafshin e orientimit pro-kombtar te njemendte e jo veq radikal pa mbulese.

5. Nisma nuk arriti te mbaj gjalle momentumin e krijuar, sepse Fatmiri eshte me teper njeri shperthyes se sa konsistent. Megjithate, performanca e ulet e PDK-se gjate mandatit te kaluar, bashke me neveritjet e nacionalisteve qe urrejne karakterin vasalist ndaj nderkombtareve, do te bejne te mjaftueshem numrin e votuesve per Fatmirin dhe Jakupin. Nismen do te mundohet Hashimi ta perdor kunder Ramushit, por shansat jane me te medha qe Fatmiri te hyj ne qeveri bashke me Ramushin dhe PDK-ne, duke krijuar bazat e partise se djathte.
6. AKR eshte humbesja me e madhe dhe me e merituar ne procesin parazgjedhor. Njerezit i kane kuptuar genjeshtrat e Sulltan Salepit (po huazoj E Robellin) dhe premtimet e kota te pareve ne ajer qe nuk zbresin kurre ne toke, perveq ndonje dallavere perfituese per te, nuk do ti bindin njerezit qe te votojne. Te pashpreset dhe te mllefosurit qe me teper merziten per oportunizem se sa zhvillim, me siguri do ta votojne AKR-ne ne krah te Mimozes e gjasave per magji, por AKR me siguri do te bie krejt prej pragut dhe do te shuhet e tera, per ta mbyll pergjithmone faqen e zeze te dinamikes Sulltan Salepi ne politiken e Kosoves.
*Te gjitha opinionet jane veq te miat, dhe te pa percaktuara per ndonje parti. Me vone do te jap vleresimet per kandidatet qe po i konsideroj, qe perfshijne listen e PDK-LB, VV, dhe AAK (Nisma, LDK jane out per momentin)
*Analiza eshte marre nga Expressi

Filed Under: Analiza Tagged With: Bleron Baraliu, kryeminsiter, Ramush Haradinaj

Vuçiqi pretendon postin e kryeministrit, Tadiq kthehet në politikë?

February 3, 2014 by dgreca

Zgjedhjet e parakohshme në Serbi do të mbahen me 16 mars të këtij viti, por pyetja kryesore është nëse SNS e Vuçiqit do të ketë nevojë për partner në koalicion? Riaktivizohet edhe Tadiqi…

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq shpreson se Partia Përparimtare Serbe (SNS) do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi dhe se Aleksandar Vuçiq do të bëhet kryeministri i ri i Serbisë. Në të gjitha sondazhet thuhet se pyetja e vetme që shtrohet në këto zgjedhje është nëse Vuçiqi dhe partia e tij SNS do të kenë nevojë për partner në koalicion, apo do të fitojnë më shumë se 50% të votave.

Shkaku i zgjedhjeve të parakohshme është që prej formimit të qeverisë në qershor të vitit 2012 nuk kanë ndalur konfliktet dhe mosmarrëveshjet në kabinetin qeveritar. Zgjedhjet u shpallën pas fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (me 21 janar) dhe vazhdimit të dialogut me Prishtinën (me 27 janar). Disa analistë thonë se momenti është i pavolitshëm, sepse është dashur të vazhdohet me dialog dhe me reforma. Por Vuçiqi e ndjen veten kaq të fortë sa që mendon se ai duhet të qeverisë me kabinetin qeveritar. Kryeministri i tanishëm Ivica Daçiq, sipas mediave serbe, i ka ofruar Vuçiqit postin e tij por ai nuk ka dashur ta marrë këtë post pa votime. Qëllimi i tij është forcimi i mëtejmë i pozicionit, për të vazhduar luftën e nisur kundër korrupsionit dhe për reforma, thotë analisti Gjorgje Vukadinoviq.

Daçiq dhe Vuçiq kanë arritur një lloj marrëveshje që pas zgjedhjeve të vazhdojnë koalicionin qeveritar, por kjo varet nga rezultati i zgjedhjeve. Një është e qartë: socialistët do të kenë një influencë shumë më të vogël në politikën e Serbisë, nëse edhe më tej do të mbeten në kabinet.

Shpenzimi i kotë i kohës

Profesori i sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd Zoran Stojiljkoviq, pohon se Serbia e ka humbur kot një vit, sepse tërë kohën qeveria është përballut me ndryshime të brendshme. Synimi kryesor i partive në pushtet gjatë kësaj fushate do të jetë të dëshmojnë se ato ende nuk i kanë kryer reformat e nisura, për shkak të gabimeve të qeverisë së mëparshme të presidentit Boris Tadiq.

Opozita në Serbi është aktualisht shumë e përçarë, por ekziston mundësia e formimit të një blloku të ri me në krye ish presidentin Boris Tadiq. Tadiqi si kryetar nderi në Partinë Demokratike, e ka humbur luftën për pushtet në këtë parti, kundër kryetarit të tanishëm Dragan Gjillas. Tadiqi tani pretendon t’i bashkojë partitë me orientim demokratik: Ligën e Socialdemokratëve të Vojvodinës, Partinë së Bashku për Serbinë, liberalët e Çedomir Jovanoviqit, eventualisht partinë e Mllagjan Dinkiqit dhe disa parti më të vogla. Natyrisht ai pret edhe mbështetjen e simpatizantëve të tij brenda PD. Tadiq tha se “krijimi i bllokut demokratik varet prej nevojës për ndryshime në skenën politike dhe prej qëndrimeve të liderëve të këtyre partive”. Ai u shpreh i gatshëm të vendoset në krye të një blloku demokratik, por mundësia e bashkimit të këtyre partive duket për momentin shumë e vogël. Shumë prej këtyre subjekteve do të pranonin të futeshin në koalicion me Vuçiqin, ndaj nuk duan të futen në fushatë kundër tij, thotë Vukadinoviq.(DW)( Ne foto: Aleksandar Vuçiq dhe Tomislav Nikoliq)

 

 

Filed Under: Rajon Tagged With: kryeminsiter, kthehet Tadiq, Vuciqi

Artikujt e fundit

  • Çfarë dite e mrekullueshme! Pikniku ynë Tradicional i Komunitetit ishte një sukses i jashtëzakonshëm!
  • Botimi i katërt i librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit” tashmë është në qarkullim! 
  • Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit
  • Interesting Facts about Albanian Film Festival Fan Noli 2025
  • ULMAR QVICK – PERSONALITET I SHQUAR I KULTURËS SHQIPTARE
  • Kujtimet dhe mbresat e një viti shkollor në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • “Vatra” e “Dielli” pjesë e thelbësore e historisë dhe identitetit shqiptar në diasporë
  • MARRËVESHJA E KORFUZIT DHE QËNDRIMI I FUQIVE TË MËDHA, DY DËSHMI
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI KRYETARIT TË DEGËS LONG ISLAND DR. PAULIN MARKU PËR NDARJEN NGA JETA TË MOTRËS
  • SHQIPTARËT NË MALIN E ZI PA KANAL TË VEÇANTË TELEVIZIONIN PUBLIK
  • Piluri – Sofër e Këngës Polifonike
  • Fan Noli dhe drejtimi i qeverisë shqiptare gjatë vitit 1924
  • Uji, njeriu, jeta…
  • Kosova – Kurrë pjesë e Serbisë: E vërteta historike e mohuar me qëllim
  • NAUM PRIFTI, PËRKUJTIM NË 2 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT