• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

STATUSI I RI I FEDERATËS VATRA KA PËRGJEGJËSI TË REJA

September 2, 2024 by s p

Prof. As. Dr. Thanas L. Gjika/

(KOMENT PAS TAKIMEVE TË KRYESISË SË VATRËS NË UASHINGTON MË 29 E 30 GUSHT 2024)

Rikonfirmimi i partneritetit midis Departamentit te Shtetit Amerikan dhe Federates Pan-shqiptare Vatra te Amerikes gjatë takimit qe u zhvillua më 29 gusht midis anetareve te Kryesisë së Vatres dhe Z. Alexander Kasanov, si dhe takimi i djeshëm i 29 gushtit 2024, tek Wite House midis anetareve te po kësaj kryesie me Ms. Kathlin Larkin, Drejtor i Sigurisë Kombëtare dhe të Ballkanit dhe Europës Qendrore; dëshmojnë se Federata Vatra si institucion ka fitura një status të ri, të cilin nuk e kishte pasur më parë.

Për këtë hap të ri shumë të rëndësishëm pa tjetër unë, si gjithë vatranët dhe simpatizantët, dua ta përgëzoj kryesinë e re të Feredatës sonë Vatra, të drejtuar me maturi prej politikanit Dr. Elmi Berisha. Por gjithashttu dua tu tërheq vëmendjen Kryetarit të Federatës Vatra dhe gjithë anëtarëve të kryesisë, si dhe editorit të gazetës Dielli, se mbas sodit i pret nje impenjim / luftë edhe më e fortë se më parë për realizimin e synimit të rilindasve tanë, symin për të cilin u krijua kjo federatë në prill të vitit 1912: krijimi i shtetit kombëtar shqiptar, ku të bashkohen gjithë trojet tona amëtare.

Ky stad i ri i Federatës Vatra kërkon zgjuarsi dhe guxim më të madh edhe në kryerjen e detyrës së saj si partnere me qeveritë shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës. Pra kjo federatë duhet të japë ndihmesën e vet diplomatike për të sqaruar e bindur udhëqësit tekanjozë apo kokëfortë të Shqipërisë dhe Kosovës që të ndjekin me maturi realizimin e synimit kryesor kombëtar shqiptar duke u mbështetut tek politika dashamirëse e e aleatëve tanë të mëdhenj ShBA e BE.

Filed Under: Rajon

Fatkeqësisht Kosova nuk është në modë!

August 31, 2024 by s p

Prof. Dr. Sylë Ukshini/

Duke e parë reagimin në kor të diplomatëve perëndimorë dhe të qendrave ndërkombëtare të vendosjes është e qartë kundër çdo veprimi qeveritar në veri, madje edhe ndaj mbylljes së strukturave ilegale të Serbisë së operojnë në territorin e Kosovës, është e qartë se ka një zotim ndërkombëtar dhe një vendosmëri që veriu i vendit të mos kontrollohet nga autoritetet vendore shqiptare të Kosovës. Ndoshta nuk është ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, por shumë gjëra lënë me kuptua se një linjë e tillë e ndarjes nga brenda është përcaktuar në Marrëveshjen e Helsinkit të 18 qershorit 1999. Nëse është kështu, atëherë është e qartë se mbyllja e strukturave ilegale të Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës ka këto pasoja:

– Dëmton relacionet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare;

– Legjitimon vetviktimizimi e serbëve;

– Dëmton investimet e shtetit serb për minimin e shtetësisë së Kosovës nga brenda;

– Dëmton kredibilitetin e ndërkombëtarëve të cilët për dy dekada na ligjëruan për rrezikun dhe pamundësinë e zhbërjes së strukturave paralele;

– Pamundëson ndarjen e brendshme të Kosovës dhe e bënë i relevante peshën e asociacionit;

– Dëmton strategjisë serbe për ndërtimin e një konflikti permanent në Kosovë;

– Zhbënë strategjinë serbe për instalimin e mendësisë së përkohshmërisë së çdo gjeje në Kosovë;

– E dëmton idenë se një ditë, duke u thirrur në klauzolat e Rezolutës 1244, mund të realizohet kërkesat serbe dhe ndërkombëtare për rikthimin e disa njësiteve policore serbe në lokalitet dhe manastiret serbe, ashtu siç u kërkua rikthimi i dinarit serb;

Kjo situatë tregon qartë se diplomacia dhe politikanë nuk nisen nga premisat morale, por gjeopolitike kur e trajtojnë një problem të caktuar. Nëse është kështu, dhe është kështu, në rend të parë duhet shmangur një diskurs konfrontuese nga i cili mund të dalim humbës dhe në shenjë ndëshkimi të legjitimohen kërkesat e Serbisë dhe miqve të saj për krijimin e një autonomie të serbëve në Kosovë, si hap kalimtar për defunksionalizimin e shtetit të Kosovës, për t’u pasur pastaj me një status të ri të privilegjuar për Kishën Ortodokse Serbe, që kalon përtej aranzhmaneve që i garanton Plani Gjithpërfshirës i Ahtisaarit.

Për më tepër, në këtë situatë delikate klasa jonë politike në pozitë dhe opozitë duhet të demonstrojë një qasje me rezonë shtetëror, që nuk ndërlidhet me asnjë përfitim partiak të momentit, aq më pak zgjedhjet e ardhme nacionale.

Prandaj, kemi të drejtë të kërkojmë edhe qartësi nga qendrat e vendosjes, çfarë dëshirojnë deri fund nga ne, edhe sa kompromisi kërkohen nga ne? Ose ata që komunikojnë me partnerët ndërkombëtarë le le të na e thonë të vërtetën, çfarë po duan nga ne, ngase dikush, njëra palë, ose po fsheh të vërtetën ose ne nuk po e lexojmë si duhet zhvillimet gjeopolitike. Më mirë një fund i keq sesa një e keqe pambarim!

Mbeten shumë pyetje të hapura të cilat kërkojnë qartësi!

– A duhet bashkësia ndërkombëtare të na jap një afat kohor, 1, 2, 3 apo më shumë vjet për hapjen finale të urës në Ujëbardhë(Ibër);

– A duhet bashkësia të ofrojë një perspektivë dhe një plan se si duhet t’i qasemi veriut apo ajo po kërkon alibi për etablimin e autonomisë sa më të madhe për serbët;

– A duhet të qartësohet pse me Aneksin e Ohrit kërkohet hapja e Pakos së Ahtisaarit për çështjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe;

– A duhet Kosova ta ketë të qartë çfarë nënkupton kërkesa e ndërkombëtareve për kompromise të reja nga pala kosovare;

– A duhet bashkësia ndërkombëtare të na thotë nëse asociacioni e funksionalizon shtetin e Kosovës apo e minon;

– A duhet bashkësia ndërkombëtare të na tregoj nëse asociacioni nuk e respekton Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, a duhet të zhbëhet apo duhet negociuar në Bruksel;

– A duhet të na qartësoj çfarë duhet bërë Kosova nëse asociacioni provon të legalizoj struktura policore si zgjatje e Serbisë;

– A duhet të na e sqaroj bashkësia ndërkombëtare pse ekziston kjo vendosmëri për ndarje të brendshme të Kosovës sipas modelit të Bosnjës;

– A duhet të na e qartësojë BE-ja përse njohu pasaportat ilegale të Serbisë ku qytetet e Kosovës paraqiten si territor serb;

– A duhet të na e qartësoj bashkësia ndërkombëtare nëse edhe Kosova mund të lëshojë pasaporte ku Preshevë, Shkupi, apo Ulqini mund të paraqiten si territor i Republikës së Kosovës;

– A duhet të na e sqaroj bashkësia ndërkombëtare pse duhet të ketë Tribunal një-etnik vetëm për shqiptarët e Kosovës në kohën kur në Serbi qeverisë komplet një strukturë e politikanëve që dikur ishte në shërbim të aparatit represiv dhe të ideologjisë serbomadhe të Milosheviqit;

– A mund të na e sqaroj bashkësia ndërkombëtare si mund të armatoset pa kushte një shtet që ka bërë luftëra dhe krime të luftës të papara që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe kur për çdo ditë bënë përpjekje për ta revizionuar të kaluarën;

– A duhet të na e sqaroj bashkësia ndërkombëtare përse ajo që kërkohet për serbët në Kosovë nuk vlen edhe për shqiptarët e Luginës apo Maqedonisë;

– A duhet të na tregoj bashkësia ndërkombëtare a na konsideron shtet evropian apo na sheh vetëm si mbetje kulturore dhe fetare e Lindjes?

Kosova ka vite që është lodhur dhe nuk ka këllqe të përballet pafundësisht me kurthe të tilla për defaktorizimin e elitave politike sa herë që ndërkombëtarët shtrojnë nevojën për kompromise të reja në dialogun Kosovë-Serbi. Vështirë të besojmë se ka qenë koincidencë e rast që bashkë me vendimin për rifillimin e dialogut të Brukselit na shfaqet si rrufe teoria konspirative e shekullit, ajo e “trafifikimit të organeve”, e cila me kalimin e kohës u zhbë, por pasojat e saj mbetën, u krijua një Tribunal për dënimin vetëm të shqiptarëve. Po thuajse, të gjithë duartrokitën se drejtësia duhej bërë se “reja e zezë” mbi Kosovën duhet hequr, edhe pse Kosova, si asnjë vend tjetër në ish-Jugosllavi, ishte gjykuar në vazhdimësi nga gjykata e UNMIK-ut (OKB), EULEX-it (BE), Serbisë. Edhe sot, si dikur në vitet 1980-të, kur në pushtet erdhi Milosheviqi, ka filluar teoria të afishohet teoria e viktimizimit të serbëve, si strategji për të na bindur se ky komunitet i privilegjuar historikisht, ka arsye për të jetuar të veçuar dhe jashtë sistemit shtetëror të Kosovës. Dhe beteja për këtë nuk ka filluar as sot dhe as dje, por nga 12 qershori i vitit 1999, kur Serbia bashkë me miqtë e saj kishin nisur një fushatë për të kthye përmbys të vërtetën e asaj që kishte ndodhur në Kosovë në harkun kohor 1989-1999. Nga ky moment filloi revizionimi i të vërtetës dhe shumë organizata ndërkombëtare, në sinkroni me propagandën serbe, filluan të flasin për dëbimin e 250 mijë serbëve nga Kosova, në kohën që asnjëherë në Kosovë nuk kishte patur një shifër kaq të lartë të serbëve. Dhe paralelisht, siç thoshte Ismail Kadare (“Le Mond,” dhjetor 1999), filloi të përhapej me këmbëngulje narracioni “se një pjesë të shqiptarëve i paska varrë UÇK-ja”. Dhe qëllimi ishte që opinioni publik ndërkombëtar të lodhej me Kosovën, me fjalë të tjera të relativizohej ajo çfarë kishin bërë serbët në Kosovë. Fatkeqësisht Kosova nuk është në modë!

Filed Under: Rajon

Kryeministri Kurti bën homazhe tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur

August 30, 2024 by s p

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, janë bërë homazhe tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, pranë Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, përfaqësues të organizatave të familjarëve të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe me ambasadorë e diplomatë të tjerë të akredituar në vendin tonë, pasi vendosi lule të freskëta dhe bëri homazhe, tha se ende pas 25 vjetëve nuk dihet për fatin e 1595 personave.

“Shumica dërmuese apo afër 94 përqind të atyre që u zhvarrosën dhe u kthyen si kufoma në vendlindje, kjo ndodhi në muajt e fundit të vitit 2000 dhe përgjatë vitit 2001, pra pas rrëzimit të Millosheviqit në Serbi, në varrezat masive në Batajnicë, Petrovo Selo edhe Peruçac. Në këto tri varreza masive gjithsej janë nxjerrur 900 shqiptarë, pleq, gra, fëmijë, 900 gjithsej. 744 në Batajnicë dhe 84 dhe 72 në Petrovo Selo edhe në Peruçac. Pastaj, nuk ka pasur zhvarrime të tjera, sepse nuk ka pasur gërmime dhe, në periudhën nga viti 2010 deri në 2021, në dy varreza tjera masive janë nxjerrur edhe 61 shqiptarë të tjerë, 54 në Rudnicë edhe 7 në Kizhevak.

Pra, pjesa dërmuese, afër 94 për qind të zhvarrosurve janë në muajt e parë pas rrëzimit të Millosheviqit dhe më pastaj nuk ka pasur vullnet në Serbi për gërmime të mëtutjeshme. Në Kosovë i kemi 2800 gërmime në këto 25 vjet liri, ndërkaq në Serbi janë vetëm këto pesë varreza masive.” u shpreh kryeministri.

Si rezultat i punës dhe angazhimit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, në krye të të cilit ndodhet Andin Hoti, por edhe angazhimit të organizatave e shoqatave të familjarëve, kanë filluar gërmimet në Kozhlje, i cili është një vend në Serbi, në Sanxhak, midis Tutinit edhe Novi Pazarit.

Kryeministri Kurti bëri thirrje edhe njëherë faktorëve ndërkombëtarë që ashtu qysh na kanë ndihmuar me trysni mbi Serbinë që të fillojë gërmimi atje, të bëjnë trysni mbi Beogradin që të hapet arkiva e Brigadës së motorizuar 37 të ushtrisë jugosllave, aty ku edhe është e vërteta.

“Ne po kërkojmë jo hapjen e arkivave thjesht në përgjithësi, atë doemos, mirëpo po kërkojmë edhe hapjen e një arkive fort specifike, është arkiva e Brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë jugosllave”, tha kryeministri.

Kryeministri Kurti tha se kurrë nuk ka qenë prioritet më i lartë në Qeverinë e Republikës së Kosovës sesa tani gërmimet vlerësuese, gërmimet në përgjithësi, trysnia mbi Beogradin dhe bashkëpunimi me faktorët ndërkombëtarë, aleatët e partnerët tanë të cilët i falënderoi për angazhimin e tyre.

Filed Under: Rajon

Vjosa Osmani: Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses!

August 23, 2024 by s p

Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns.

Filed Under: Rajon

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare i themeluar para gjysëm shekulli në Prishtinë zhvillon edicionin e 42-të

August 21, 2024 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 20 Gusht 2024/ I themeluar para gjysëm shekulli – 50 viteve, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, zhvilloi dje – të hënen në Prishtinë ceremoninë solemne të hapjes së punimeve në edicionin e 42-të, gjatë të cilave deri më 30 Gusht 2024 pret mëse 300 pjesëmarrës.

Hapja solemne u bë në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1974. Ishte viti i Kushtetutës që avanconte të drejtat e shqiptarëve të Kosovës si element konstituiv me të drejtë vetoje, i federatës së atëhershme, nga shpërbërja e së cilës kanë dalë shtatë shtete.

Seminarit në vitin 1991 i është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme okupatore të Serbisë, që dëbuan shqiptarët nga institucionet. Në ato rrethana të Kosovës së okupuar, në vitet 1995 e 1996 sesionet e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Pas çlirimit të Kosovës – luftës së përfunduar në Qershorin 1999, nga viti 2000 Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare u rikthye në Prishtinë për të zhvilluar veprimtarinë aty ku e filloi dhe ku u themelua. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 203
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV
  • Përse duhet t’i lexojmë klasikët?
  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT