• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Our Experts Discuss What Serbia’s Election Results Could Foretell

April 6, 2022 by s p

At a time when there is a war happening in Europe, the election results in Serbia have just raised the stakes for democracy and its advocates.

By Rafaela Prifti

Incumbent Aleksandar Vucic is set to win Serbia’s presidential vote and secure a second term. Reports and post-vote projections indicate that his ruling Serbian Progressive Party (SNS) appears in line to win the most votes in parliamentary elections. The deadline for announcing the final results is April 7.

The election victory of a nationalist leader with personal ties to Putin like Vucic in Serbia and Orban in Hungary against the backdrop of Russia’s invasion of Ukraine could be unsettling signs for Europe in several areas. Of special concern would be issues of stability, corruption, foreign policy and trade relations as EU mulls over the next move.

As the anti-corruption theme was gaining traction with the opposition supporters in Serbia, the war in Ukraine shifted the focus of the campaign into security issues that played into Vucic hands. Yet, the stand against corruption directly relates to the current international events, according to Balkan and Foreign Affairs expert Akri Cipa. “The focus on Russia’s war in Ukraine is not in itself detached from the fight against corruption. In fact, the case of Russia is extremely telling about how corruptive practices, bribes, the harnessing of the international financial system to hide illicit wealth abroad, has devastating consequences for democracy, peace and stability. Moreover, such practices have facilitated Russian influence in European countries, including in the Balkans, and have led to critical energy security vulnerabilities. While it is not highlighted in the media right now, the fight against corruption remains high on the U.S. agenda. President Biden has been explicit in this regard, including most recently in his March 26th speech in Poland. As he emphasized that the world finds itself in a battle “between liberty and repression, between a rules-based order and one governed by brute force,” he made it clear that this will be a battle of values, as well as practices.” says Cipa.

Reaffirming the projections that Vucic and his party will have an easy win in the elections, Nail Draga, author and researcher, calls him “a Neo-fascist politician” self aware of his considerable pro-Russia clout. Draga sees no serious alternative in Serbia’s political arena today. He underscores one commonality among all political factors in Serbia, which is indicative of the course that the country has stayed on. Without hesitation, Nail Draga reiterates, “Their position on the Kosovo issue is invariable.”

The outcome of the recent Serbian elections could serve to shake up Western countries as well as prove to be a test of their diplomatic capabilities and market policies that may need redefining. Cipa puts it all into context: “The electoral win of Vucic and his party will help the incumbent president consolidate the hold on power and will likely continue to reinforce Serbia’s trend towards illiberalism and increased authoritarianism. Until today, the Western partners have neglected these negative trends, including the current government’s bellicose rhetoric and increasingly aggressive posture towards its neighbors, for their stated strategic goal of moving Serbia away from the Russian sphere of influence and reorienting it towards the West. After these elections, we will have to see if there will finally be such a realignment or if Serbia under President Vucic will continue to sit on multiple chairs. If Serbia does not align its policy with the European Union and does not engage constructively with its neighbors, first and foremost with Kosovo in the EU-facilitated dialogue, the Western policy towards Serbia of the last 10 years would have miserably failed.”

If the past is any indication, what can be expected from Vucic is more hypocrisy, claims Asllan Bushati, senior military expert. “The profile of Vucic is that of a two- faced politician. Serbia’s President has a long track record of double standards in his political, military, diplomatic career. The most recent example was the condemning of Putin’s invasion of Ukraine by Serbia in a United Nations resolution, as Vucic rejects to join the EU penalties targeting Kremlin for the invasion.” Bushati agrees with Cipa’s comments on the intimidating tactics by Serbia strongman towards its neighbors and thinks that the recent election victory will only embolden Putin’s ally. “There is a long list of Vucic acts of hypocrisy, but I will point to his rhetoric of good neighbors in the region while pushing his secret service agents and even Russians in attempts to cause provocation in Kosovo and even invites Russia’s Ambassador to attend military exercises at the Kosovo border. What’s to be expected of Vucic is more of the same double-dealing games,” says Asllan Bushati.

Broadening this point, analyst of Balkan affairs, Akri Cipa draws attention to the perversity of the claims made on behalf of protecting the voting rights of the minority of ethnic Serbs in Kosovo while the same rights of the Presheva Valley Albanians have been abused in a methodical way, as the European community looks away. “In terms of the electoral process in Serbia, it is disgraceful to see how Albanians in the Presheva Valley have been subjected to horrendous practices that inhibit their participation. Even worse, the government has continued its abhorrent practice of systematically erasing ethnic Albanians from voter lists, effectively running a bureaucratic ethnic cleansing campaign. It is disturbing to see that European Union representatives have been largely silent in response to such a phenomenon, which clearly runs counter to European values and democratic principles,” concludes Cipa.

As the saying goes, elections have consequences. At a time when there is a war happening in Europe, the election results in Serbia have just raised the stakes for democracy and its advocates.

Filed Under: Rajon Tagged With: Rafaela Prifti

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

April 1, 2022 by s p

Tiranë më 1.04.2022/

Akuza dhe kundërakuza që zbulojnë korrupsionin dhe censurën në mediat e venditUnioni i Gazetarëve Shqiptarë përcjell me shqetësim të thellë denoncimet dhe kundërdenoncimet për gjobvënës dhe gjobëvënie apo censurë, mes stafit të emisionit investigativ Top Story, ish drejtorit të tij, gazetarit Endrit Habilaj dhe Televizionit Top Channel, pas mbylljes së këtij emisioni dhe rikthimit në një format të mëparshëm. Stafi i “Top Story” ditën e enjte, publikoi një njoftim, në të cilin njoftohej publiku se “emisioni investigativ e ndërpret transmetimin në televizionin kombëtar të mërkurën më 30 mars 2022, në mënyrë të pashjegueshme dhe stafi është njoftuar për anulimin e emisionit më temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Chhannel”. Sipas pretendimeve publike të stafit prej tre muajsh ishte punuar për përgatitjen e këtij emisioni, por njëkohësisht është ndjerë nën presione nga drejtuesit e televizionit. Stafi konfirmon se emisioni i anuluar ishte përgatitur në kuadër të një granti mbështetës nga BE me vlerë 165 mijë euro, në mbështetje të pavarësisë editoriale dhe investigimin. Në reagimin e drejtuesve të televizionit, të transmetuar në edicionin e lajmeve të Top Channel më datën 31. 03.2022, njoftohet për përzënie gjobaxhinjsh dhe se emisioni investigativ vazhdon me emër dhe mentalitet tjetër. Reagimi më pas i ish drejtorit të emisionit Endrit Habilaj, me një sqarim në fb, duke renditur disa fakte aluduese për gjobëvënie, censurë dhe nënkuptime aferash, e bën edhe më komplekse historinë.Episodet e kësaj historie që kanë të bëjnë me gazetarë, editor dhe një televizion kombëtar, janë pjesë e një ndjeshmërie të madhe profesionale dhe publike. Ato bëhen sinjale të ekzistencës së një realiteti të shumëpranuar korrupsini dhe aferash mediatike në vend. Njëherësh në këtë përplasje jepen denoncime dhe kundërdenoncime për censurë dhe praktika abuzimesh në marrëdhëniet mes editorit, gazetarëve dhe që indirekt, kompromentojnë edhe donatorët.Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apelon në mbështetje dhe inkurajim të gazetarëve për të denoncuar realitete të tilla kudo në skenën mediatike të vendit, për të shtuar kurajon dhe vendosmërinë profesionale në luftë kundër kompromentimit të rolit dhe profesionit të gazetarit, në mposhtje të censurës dhe përdorimit të gazetarisë. Dukuri dhe fenomene të tilla fatkeqësisht përfliten përditshmërisht në bisedat dhe takimet informale të reporterëve të profilit dhe sidomos të atyre që janë pjesë e redaksive investigative në shumë media të vendit. Zyra InformueseUnioni i Gazetarëve Shqiptarë

Filed Under: Rajon

Piedestali bosh i Koço Devoles

March 31, 2022 by s p

Gezim Zilja

Më 20 nëntor 2022 mbushen dy vjet që u nda nga jeta Koço Devole, ( 22.11.1945-08.11.2020) një nga personalitet e shquara humorit shqiptar: aktor i madh, karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Pak kush do të besonte sot se filmi “Gjuetia e fundit” me skenar e regji të Koço Devoles, është prodhuar në vitin 1992, vit kur ra diktatura në Shqipëri. Njerëzit nuk ngopeshin së pari figurën e Enver Hoxhës,të zhveshur nga gjithë ajo lavdi idiote, që i ishte imponuar shqiptarëve për 45 vjet me rradhë. Është një telekomedi që zgjat vetëm 46 minuta. Aty shqiptarët të detyruar t’i thoshnin këmbës dorë, e barit bukë, e panë diktatorin ashtu si ishte vërtetësisht: gjakatar, mizor, gënjeshtar, injorant dhe njëherazi qesharak. Merita e skenaristit  qëndron, se ndërsa shikon filmin, njeriu qesh e qesh pa mbarim me personazhet sidomos ato të krijuara nga Vasillaq Vangjeli (diktatori), Koço Devole (Sillo), Marjana Kondi, (Nafija) , Mehdi Malko, (Xha Braho) etj. Qesh me njeriun, që për 45 vjet e mbajti vendin të rrethuar, të izoluar dhe në mjerim. Po thellë në shpirt ndërsa qesh, njeriu shqiptar ndjen ulërimën therrëse, që i vjen nga thellësia e shpirtit: Si është e mundur të kemi duruar një rregjim të tillë kriminal? Si është e mundur të kemi përplasur duart e të kemi buzëqeshur aq shumë për një tufë kriminelësh, që e zhytën vendin në mjerim e varfëri e i detyruan njerëzit të ktheheshin në qen gjahu për të kënaqur udhëheqësin? Të qeshësh kur të vjen të ulërish e kur thellë në zemër ndjen trishtim për vitet e kaluara dëm, të qeshësh ndërsa sheh veten tënde që edhe bukën e gojës ia fal ‘’i lumtur’’ shtypësve të tu, të qeshësh kur të varrosin së gjalli e nuk ngopen së poshtëruari… Për mua ky është  art i mirëfilltë, maja e groteskut jo vetëm për temën që trajton. Ndërsa filmat “’Kapedani’’, ‘’Pallati 176’’ apo ‘’Shi në plazh’’ i sheh në të gjitha stacionet televizive kombëtare e lokale, kohë e pa kohë, ‘’Gjuetia e fundit’’ e ’’Sillo 2’’, shfaqen shumë rrallë. Nuk jam përkrahës i teorive konspirative, por mendoj se nuk është harresë mos dalja më shpesh në ekrane e filmave të Koço Devoles. Ka kohë që figura e diktatorit, nga disa media po mëtohet të jepet në përmasat e dikurshme si luftëtar, ideolog dhe filozof jo vetëm kombëtar por edhe ndërkombëtar. Korrente të caktuara me pushtet e para, duan të ndryshojnë historinë e të na mbushin mëndjen sidomos të rinjve se ajo kohë nuk ishte aq e keqe, se janë bërë gabime por ka patur edhe të mira se diktaturat duken të këqia por janë të nevojshme etj, etj. Mallakastra madje shpalli qytetar nderi,  Mehmet Shehun, një nga kriminelët më të mëdhenjë të luftës së dytë botërore në Shqipëri. Anjë insitucion shtetëror e shoqëror nuk reagoi. Ka një dorë precise, që kontrollon e drejton këtë lloj propagande. Kjo ka të bëjë me një grup jo të vogël njerëzish, pasardhës të drejtpërdrejtë të diktaturës dhe figurave kryesore të saj, që qeverisin këto 30 vjet Shqipërinë. Nuk mund të pranojnë që vetë ata, baballarët e gjyshërit e tyre ishin kriminelë, ndryshe do t’u hiqnin dekoratat ‘’Hero i Popullit”, do të hapnin dosjet, do t’iu duhej t’i ndëshkonin, dënonin e të kërkonin falje publike. Mendoj që ishte taktikë e strategji e rafinuar tipike komuniste, që figurën e Koço Devoles e godisnin, përgojonin dhe e linin në harresë, herë pas here, diku në një cep. Gjatë viteve 1970-1977 Koçua është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Në vitin 1978 ai nis punën në Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Pothuaj 20 vjet më vonë më 1997, me marrjen e pushtetit nga socialistët drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë. Koçua detyrohet të emigrojë me familjen në SHBA. Çfarë nuk shpikën e thanë për të! Iu qepën këmba-këmbës këtij krijuesi e aktori të madh, duke e lënë  pa punë për shumë kohë kur ishte në kulmin e tij. Ndoshta sot do të kishim Sillo 3, Sillo 4, Sillo 5, për gjithë drejtuesit shqiptarë të demokracisë sikur të mos e mënjanonin. Tashmë shqiptarët janë bindur, që Shqipëria vazhdon të qeveriset  nga sillot e soji e sorollopi i tyre. Koçua nuk është më. Po jeta e tij është një shkollë më vete për artin skenik e historinë. Një film dokumentar ashtu shpejt e shpejt për të është shumë pak. Rilindasit e rinjë vazhdojnë të tjetërsojnë qendrat e qyteteve e njëherazi të rrafshojnë kulturën, traditën, historinë, duke ngritur kulturën e betonit e ndërtesave që të marrin frymën, po perfeksionojnë e përjetësojnë shkollën e hajdutëve e të antishqiptarizmit. Kemi një monument të këndshëm të Ollgës ( Violeta Manushit) në Pogradec. Po ku e ku figura e saj me atë të Sillos. Nuk mendoj se nesër do të ketë një monument për Edi Ramën, Fatos Nanon, Sali Berishën, Lul Bashën  apo Spiropalin e Dumën. Por për Koço Devolen dhe veprën e tij duhet të ketë madje në një nga sheshet më të dukshëm të kryeqytetit. Ai jo vetëm na dha  figura dhe skenarë të papërsëritshëm por nga të parët me veprën e tij të pavdekshme “Gjahu i fundit” vrau  frikën në fillimet e demokracisë. Edhe sa vjet duhet të presim të ngrihet një monument për të? Do pyesni: kush do e ngrejë monumentin?! Zamirët? Shefqetët? Nuk besoj. Pushtetarët? Kurrë! Piedestalët në Shqipëri mjerisht do të ngelen edhe për shumë kohë bosh, derisa shoqëria shqiptare të kuptojë e vlerësojë bijtë e saj të vërtetë. Sqarim për gjarprinjtë e hijenat, që helmojnë e kafshojnë orë e çast për tu nxirë jetën njerëzve të suksesshëm e të pafajshëm. Në 26 nëntor të vitit 2002, Koçua së bashku me një mikun e tij, kapet nga policia italiane. Akuza: transport i 3 kg. heroinë. Pas tetë muajsh më 24 korrik 2003 lirohet nga burgu italian dhe pas gjyqit në Gjykatën e Riminit merr pafajësinë e më pas dëmshpërblimin për muajt e burgut. 

Filed Under: Rajon

UKRAINA DHE DOBËSITË TONA

March 22, 2022 by s p

Nga ANGELO PANEBIANCO/

Pothuajse me siguri ka të drejtë Charles Kupchan  (Corriere, 11 mars): Putini nuk do të ndalet deri sa  t’arrijë të vendosë me detyrim një qeveri kukull në Kiev. Ose Kina, që ka letra më të mira se sa shumë ndërmjetës të pamundur, e frikësuar shumë nga destabilizimi në veprim i sistemit ndërkombëtar, do të vendoste  të trysnonte mbi Putinin duke e detyruar të ndalojë më parë. Në çdo rast, kur armët, mbas kaq vdekjeje e shkatërrimi, më së fundi do të heshtin, qeveritë evropiane duhet të jenë t’afta t’u shpjegojnë opinioneve publike të tyre se barazpeshat n’Evropë janë ndryshuar përgjithmonë e që, për të shpëtuar paqen në kontinentin e Vjetër, duhet ushtruar në muajt dhe vitet e ardhëshme një veprimtari e vazhdueshme frenimi kundrejt Rusisë. Qeveritë duhet të sqarojnë zgjedhësit se nëse nuk duam që lufta t’arrijë shpejt a vonë në kurrizin tonë, duhet të kemi një pushtet frikësues të fuqishëm e të besueshëm. 

Duhen shmangur ndërpretimet e gabuara: nuk ka një kthim të vërtetë në Luftën e ftohtë. Nuk është më bota dypolare me politikën e saj të blloqeve dhe qëndrueshmërinë e siguruar nga barazpesha e terrorit ndërmjet dy (dhe vetëm dy) mbifuqive. E sotmja është një botë shumëpolëshe në të cilën si shtojcë fuqia m’e madhe, Shtetet e Bashkuara, janë në një rënie relative. Në këtë botë të re Amerika duhet të përballojë jo një por dy fuqi të mëdha armike (Kina dhe Rusia)  e duhet të bëjë llogaritë me një mori fuqish të mesme të pagatëshme si njëherë për të ndjekur udhëzimet amerikane.

Kjo do të thotë se n’Evropë, në ndryshim nga çfarë ndodhte në kohët e Luftës së ftohtë, nuk do të mjaftojë më çadra amerikane për të na mbrojtur. Nëse për poltikë përmbajtjeje kuptojmë aftësinë për të bllokuar Rusinë, duke i ndaluar të tjera Ukraina – por edhe duke i ndaluar manevra rrethimi t’Evropës, që nisen nga Afrika, nga Lindja e Mesme dhe ajo e Afërt – atëherë duhet të pranojmë se këtë herë, përmbajtja do të jetë e mundur vetëm nëse Shtetet e Bashkuara do të jenë të ndihmuara nga një Evropë politikisht dhe ushtarakisht e besueshme. Fatkeqësisht më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, për një tërësi pengesash që duhet të njihen më parë se sa të hiqen.

Një pengesë është fakti se, mbas tetëdhjetë vitesh paqeje ka humbur kujtesa t tmerreve të luftës së Dytë botërore. Paqeja e gjatë, të cilën e kanë gëzuar në shtëpitë e tyre, i ka bindur shumë evropianë se kjo është një gjëndje e natyrshme, e pakthyeshme, e pavarur, siç ka qënë, nga raporte fuqish për kohë të gjata në dobi të Perëndimit. Të kuptohet se tani gjërat nuk qëndrojnë më kështu, e tani e tutje, për të ruajtur paqen duhen ndërruar zakonet, ndofta edhe duke hequr dorë nga ajo kuotë mirëqënieje që, ashtu si paqeja, dukej edhe ajo e siguruar përjetë, përbën një shndërrim psikologjik të vështirë e të dhimbshëm. Edhe duke lënë mënjanë vështirësitë ekonomike të luftës në Ukrainë dhe pasojat e tyre, që po shfaqen që tani, në cilësinë e jetës së evropianëve perëndimorë, është e mundur që shumë të mos kenë kuptuar ende që, kur flitet për mbrojtjen evropiane thuhet se duhen zhvendosur rezervat e përdorura deri tani në qëllime të tjera, nga fusha civile n’atë ushtarake. Cili do të jetë kundërveprimi i tyre kur t’a kenë kuptuar?

Një tjetër pengesë është fakti që një pjesë jo e parëndësishme e elitave intelektuale perëndimore (mjaft të mendohet dukuria e cancel culture: kultura perëndimore e katandisur në një shfaqje të neveritëshme racizmi, të “epërsimit të bardhë”) është e zotuar të  përhapë n’opinionin publik përçmim për qytetërimin tonë dhe institucionet që janë shprehje e tij (pluralizmi, demokracia liberale). Kur autokratët rusë e kinezë vërejnë botën perëndimore mendojnë se bëhet fjalë për një botë në rënie, tashmë pa besim në vetvete e në arsyet e saj. Mendojnë se mund të thyhet lehtë. Duhet zhvilluar, në Perëndim, një betejë e ashpër idesh.

Ka dhe një tjetër faktor për t’u mbajtur parasysh. Shoqëria e hapur, demokratike e liberale, si e tillë, ka mjaft pikë fuqije por edhe ndonjë dobësi, kur i duhet të përballojë autokracitë. Fuqija qëndron në faktin se, në çastin e rrezikut, mjaft qytetarë ndjehen vetvetiu të përligjur t’a mbrojnë (dhe arsyet e tyre janë më të forta, më të shumtën,   se ato të nënshtetasve të nënështruar pushtetit autokratik të shoqërive të mbyllura). Shoqëria e hapur është në të njëjtën kohë një vlerë për t’u mbrojtur e me vetë qënien e saj një kërcënim i papranueshëm për autokratët. Putini sigurisht i trëmbej rrezikut të infektimit kur ka mësyer Ukrainën demokratike. Me kalimin e kohës shoqëria e hapur mbetet një pol tërheqjeje dhe një dëshirë për shumë që, në shumë pjesë të botës, nuk mund t’i shijojnë frutet. Elementët e forcës janë të padyshimta. Dobësia qëndron në faktin se shoqëritë e hapura  janë në vetvete të përshkueshme e autokracitë përfitojnë. E bëjnë jo vetëm duke shfrytëzuar kanalet tona të lira të informacionit. E bëjnë edhe duke endur, në brëndësi të shoqërive të hapura, rrjeta interesash e bashkëfajësish. Në këtë çast, mbas mësyemjes, rrjeta e interesave të Putinit është fundosur, po noton nën ujë, e gatëshme të ringrihet, sido që të përfundojë çështja ukrainase, nëse dobësohet ndërmjet evropianëve përceptimi i rrezikut. Një problem jo i lehtë për t’u zgjidhur në vitet e ardhëshme do të jetë ai i mbrojtjes së stolive të familjes (shoqëria e hapur dhe institucionet e saj), duke pakësuar hapësirën e manevrës t’atyre që zënë nyjet strategjike të rrjetës së përmendur më lart.

E gjithë kjo çon në përfundimin se kur shoqëritë e hapura ose të lira duhet të përballojnë autokracitë, ato duhet të ndalojnë çthurjen e  frontit të brëndshëm., siç ka vënë në dukje me të drejtë Antonio Polito (Corriere, 12 mars). Një pasojë e menjëherëshme e çthurjeve të fronteve të brëndëshme n’Evropë do t’ishte pakësimi i asaj shtyse ndërmjet evropianëve të BE që ka krijuar kriza ukrainase. E atëherë do të ishin dhimbje. Ndoshta është ngushulluese e ndoshta jo, por putinianët tanë (e jo vetëm), na sjellin ndër mënd filosovietikët evropianë në kohën e Luftës së ftohtë. Kundërvinin parajsën komuniste (sovietike) ferrit kapitalist. Por parapëlqenin të jetonin në ferr.

“Corriere della Sera”, 12 mars 2022   Përktheu Eugjen Merlika             

Filed Under: Rajon

PELLAZGËT DHE SHTREMBËRIMET PREJ HISTORIANËVE

March 18, 2022 by s p

Mathieu Aref

Doktor i Historisë dhe Qytetërimit të Antikitetit

Universiteti Sorbonne, Paris/

Një përballje natyrale lind ndaj disa “historianëve” (me një “h” të vogël sepse e kam të vështirë t’i quaj ata Historianë) dhe disa gjuhëtarëve në Perëndim dhe gjetkë të cilët kanë gabuar shumë rëndë nga anët historike dhe gjuhësore që nga fundi i shekullit XIX. Çudia është se shumë shqiptarë historianë, arkeologë, etj. janë bazuar mbi këta “autorë” në mënyrë të verbër dhe veçanërisht Akademia e Shkencave e Tiranës. Të besosh se këta vetëm autorë kishin apo kanë të drejtë si edhe monopolin e të Vërtetës absolute tregon se këta “dijetarë” shqiptarë nuk janë në gjendje të punojnë vetë në këtë fushë të historisë të lashtësisë pa ndihmën e jashtme. 

A nuk kuptojnë apo nuk kanë vullnet të mendojnë thellë kur lexojnë? Kjo mund të  tingëllojë si një devijim i rëndë i pa kuptueshëm. Historianët shqiptarë të kohës enveriste dhe disa të sotëm u bazuan në disa autorë të huaj që nuk e zotëronin çështjen pellazge apo e kishin injoruar. Gjithashtu ata janë bazuar në disa autorë të lashtësisë së hershme dhe të vonshme që ishin të njëanshëm apo nuk zotëronin çështjen pellazge. Tani po kthehem prapë te këta autorë modernë të cilët i kritikoj ashpër në librat e mi dhe gjithë shkrimet e mia. 

Në të vërtetë këta autorë nuk e përfytyruan përvetësimin nga Helenët të civilizimit të para ardhësve të tyre, domethënë atë të Pellazgëve autoktonë, “të lindur nga toka” si “Pélasgos”. Ata as nuk i ndjejnë me saktësi manipulimet e kryera në panteonin e Olimpit, ku emri i Zeusit i cili nuk ishte grek u përdor për të bërë që Helenët të zbresin nga perëndiu Zeus kryezoti. Prandaj edhe panteoni i Olimpit e bë lëmsh ku ishin përzier perëndi, perëndesha, heronj ose heroina dhe që në fund u bënë  “helene” dhe gjithë bota i besoi ashtu. Ata as nuk e perceptuan pse kishte katër shekuj, Epokat të Errëta, në të cilët asgjë “helene” nuk qe shfaqur. 

Ata nuk u përgjigjën se as Helenët, Ilirët dhe Dorianët nuk u përmenden në Iliadë dhe tek Odiseja; ndodhi ashtu sepse qenë emra të vonshëm. Ata bëjnë zë që në Iliadë kanë mbijetuar pasazhe të ndryshme komprometuese për Grekët, ngase u kanë shpëtuar censurës dhe shkathtësisë së logografeve të parë grekë. Në Iliadë ishte i tillë rasti i Pellazgëve hyjnorë, i Zeusit pellazg dhe Dodonës si kryeqendër fetare-kulturale e Pellazgëve, i ekzistencës së një gjuhe të Perëndive (ajo e Pellazgëve) dhe e një gjuhe të “njerëzve” (ajo e helenëve). Raste të tjera janë ekzistenca e pellazgëve në dy kampet të kundërta të Luftës së Trojës si dhe ekzistenca të emrave dhe fjalëve (onomastike) të padeshifrueshme nga greqishtja. Gjithë ata emra e fjalë shpjegohen vetëm falë gjuhës shqipe dhe sidomos gegënishtes  e cila është shumë e afërt me jonishten e lashtë, etj. 

  Këta historianë modernë nuk kanë zbuluar gjithashtu se autorët e lashtë nuk kanë folur kurrë për një civilizim Mikenas. Për të autorët e lashtë njihnin vetëm qytetin e Mikenës dhe banorët e tij Mikenas, por jo ndonjë qytetërim miken. Sepse i vetmi qytetërim para-helen që njihej ishte ai i Pellazgëve. Më në fund, ata nuk e kuptuan se pseudo-arkeologu dhe tregtari i pasur gjerman, në fakt një gjahtar thesari dhe jo një arkeolog, Heinrich Schliemann (1822-1890) nuk ishte një arkeolog i patentuar. Ai me gërmimet e tij në qytetin Mikenë në Greqi (në fakt, në Argosin pellazgjik) është në  zanafillën  e kësaj shpikjeje të rastësishme të një “civilizimi mikenas”. 

Këtë e quaj mashtrimin historik më të madh i cili më pastaj është shfrytëzuar gjerësisht dhe naivisht, i marrë dhe i shpërndarë kudo në botë. Ndjekja e atij “zbulimi të rremë” ku civilizimi Mikenas quhet “grek” është një gabim tjetër i rëndë historik. Këtë e ndjek një tjetër gabim i madh gjuhësor i bërë nga kërkuesit Ventris dhe Chadwick në vitin 1952 gjatë hulumtimeve të tyre mbi shkrimin Linear-B  i cili rrjedh nga shkrimi Linear-A kretas. Ata e caktuan se Lineari-B ishte edhe mikenas edhe një “greqishte të lashtë”. Ndërsa Helenët (grekët) ende nuk ekzistonin në atë kohë shumë të lashtë e ashtuquajtur periudha Mikene. Dhe, për më tepër, katër shekuj 1200 – 800 p.e.s. kanë ndarë shfaqjen e helenëve (pas vitit 800 p.e.s) nga fillimi i epokave të Errëta (-1200). 

Prandaj ky shkrim mund të kishte të bënte vetëm me gjuhën e Pellazgëve, domethënë pellazgjishten e lashtë  dhe jo greqishten e  lashtë meqenëse helenët nuk ekzistonin akoma atëherë! Në lidhje me këtë çështje, autorët e lashtë grekë kishin pohuar unanimisht se “Pellazgët” ishin para ardhësit e vetëm të Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre. Mikenët e vetëm që dinin ishin banorët e qytetit të Mikenës në Argolidë. Kurse Jonët ishin Pellazgët e parë para se të bëheshin helenë të cilëve u lanë një trashëgim të pasur me një pjesë të madhe të gjuhës, kulturës dhe legjendave të tyre. Në fillim gjuha greke ishte një gjuhë mjeshtërore e krijuar nga jonishtja dhe eolishtja (baza pellazge autoktone) me përzierje të tjera gjuhësore që rridhnin nga origjinat e ndryshme të helenëve (egjiptiane, fenikase dhe asiriane që i kam quajtur “semito-egjiptiane”). 

Më në fund ekziston problemi i dekriptimit të diskut të Faistos. A ishte shkrimi i atij disku të shekullit XVIII p.e.s. një mbetje apo gjurmë e qytetërimit që ka ekzistuar në kohën e Pellazgëve ? Kjo bën me pohuar se ky shkrim mund të jetë një Pellazgjishte e lashtë ose një para-Jonishte. E cila do të thotë të njëjtën gjë pasi, siç pohon Herodoti, Jonët ishin pasardhës të Pellazgëve. Herodoti jep një tregues të çmuar (I, 171) ku ai pohon se Karianët janë në origjinën e përkrenares me krifë, me një tufë pupleshe ose qime kali. Kjo përkrenare të kujton kokat e luftëtarëve të Filistinëve, të shkrojtur si Peleset/PLST  prej egjiptianëve, si Pelleshtimët prej hebrenjve, domethënë Pellazgët. Në tezën time të Doktoraturës kam një kapitull mbi Filistinët që ishin Pellazgë të mirëfilltë. Ekzistenca e kësaj përkrenare filistine pohohet ikonografikisht dhe kronologjikisht nga relievet e tempullit mortor në Medinet Habu në Egjipt kushtuar mbretit Ramses III, 1186 – 1155 p.e.s. 

Ajo përkrenare është riprodhuar nëntëmbëdhjetë herë në të dy faqet e diskut Faistos i zbuluar në Kretë. Deri më sot, asnjë objekt tjetër i ngjashëm nuk është gjetur. Dy prova janë të pa diskutueshme : Filistinët ishin Péllazgët dhe Karienët ishin jo vetëm pellazg por kishin të njëjtën përkrenare me Filistinet. Gjithë historia e lashtë është mbushur me fakte dhe hollësi të këtij lloji por duhet me qënë i aftë për të ndarë bykun nga gruri dhe zbuluar gënjeshtrat, paqartësitë, ngatërresat, dyshimet, mashtrimet, e manipulimet e shumta. 

Në të vërtetë vërehet se poezitë epike të traditës gojore pellazge (Iliada dhe Odisea), shkrimet e para të vërteta të Antikitetit botuar nën pushtimin e Pisistratit në mes të shekullit VI p.e.s. u përvetësuan dhe u monopolizuan nga pushtuesit helen. Ato u përkthyen me ndihmën e pellazgëve dygjuhësh, u modifikuan, u manipuluan dhe u shkruan së pari në “Jonishten” (Jonët e parë ishin Pellazgë para se të bëheshin helenë) dhe së dyti në “Eolishten”. Ato qenë poezi të traditës gojore para-helene, pra me origjinë jo greke, domethënë Pellazge ! Ato poezi u botuan në mes të shekullit VI p.e.s. nga Pisistrati (600-527 p.e.s.) dhe i biri i tij  Hiparku. Për të gjithë autorët e lashtë, parahelenët e vetëm ishin Pellazgët, paraardhësit e helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre. 

Më në fund, përveç këtyre autorëve modernë të lehtë dhe që përsërisin si papagall çfarë thonë të tjerët gabimisht, do të theksoja se vlerësoj shumë autorë të tjerë modernë nga shekulli XVII – XVIII dhe shumë pak të tjerë të shekullit XX. Ata shpesh i citoj në shkrimet e mia për rëndësinë e tyre, mprehtësinë e tyre dhe anën e tyre vizionare edhe nëse nuk kishin kryer studime specifike mbi Pellazgët ose Shqiptarët. Këta autorë modernë të fundit si dhe autorët e antikitetit, të cilët i admiroj, i njihnin shumë mirë Pellazgët. 

E gjithë kjo është e studiuar me gjerësi dhe rigorozitet falë veprave të mia shumë-disiplinare, kërkimeve të gjëra dhe serioze, analizave të thella, argumenteve bindëse, ballafaqimeve të teksteve të ndryshëm, krahasimeve me studime të tjera, dëshmive të ndryshme antike, referencave të verifikueshme, të padiskutueshme. Gjithë kjo punë e madhe studimore e nxjerr gjahun nga strofka dhe zbulon  gënjeshtra, gabime, paqartësi, ngatërresa, mospërputhje dhe manipulime të tjera, etj. Përfundimet e këtyre zbulime janë lidhur në mënyrë “matematikore”. Prandaj teza ime e dokumentuar u pranua si Doktoraturë nga Universiteti i Sorbonës në Paris më 3 Janar 2012. 

Po e përfundoj këtë vështrim historik duke iu drejtuar Akademisë Shkencore të Tiranës për t’i thënë solemnisht se falë studimeve të mia shumë-disiplinore, historia e fshehur për më shumë se 2500 vjet nuk është më një enigmë. Dhe se së fundmi e vërteta për historikun e Pellazgëve ose origjina e Helenëve doli në dritë. Le ta prekë Doktoraturën time veçanërisht ish-drejtori i Akademisë së Shkencave të Tiranës, Myzafer Korkuti, e të shohë se puna ime metodike dhe titanike që më kushtoi dhjetëra vite u krye në një mënyrë shkencore nga një studiues serioz, historian shumë-disiplinor. Unë nuk jam një  “amator i pasionuar, romantik dhe  diletant” siç foli ai ditën kur u takuam në Tiranë në 2007 gjatë një debati steril në Tv Top Channel. Ky person kishte ardhur për të debatuar mbi librin që sapo kisha botuar në gjuhën shqipe dhe ai nuk e kishte lexuar. Ironia e fatit donte që ai të vinte në debat pa e lexuar librin tim, gjë që tregonte një pa aftësi e pa korrektësi flagrante dhe mos respekt nga ana e tij!

Për çështjen pellazge shpresoj që tani Akademia do të kuptoje se ka marrë një kthesë të gabuar dhe se kjo rrugë mund ta çoje vetëm në një rrugë pa krye. E ardhmja do të gjykojë. Veprat e mia vërtetojnë se Pellazgët ishin paraardhësit e drejtpërdrejtë  të trako-iliro-shqiptarëve, sepse ata flisnin të njëjtën gjuhë dhe Shqiptarët sot flasin gjuhën e trako-ilirëve. Shqiptarët e sotëm janë bijtë e Pellazgëve të hershëm. Kjo është e vërtetuar nga teza ime dhe Doktoratura e mbrojtur në Universitetin e Sorbonës në Francë. Në të gjithë botimet e mia janë parashtruar provat, argumentet bindëse, analizat e thella dhe referencat e verifikueshme. 

Njohuritë e mia të gjuhës shqipe zyrtare (që i afrohet më tepër toskërishtes) dhe gegënishtes të mësuar që në djep dhe me një anë tjetër kur isha nxënës në Liceun Frances të Kajros/Egjypt zbulova në  Iliadë XVI, 233/236  se Zeusi nuk ishte grek por “pellazg” këto më kanë ndihmuar në studimet dhe kërkimet e mia të ndërmarra më vonë mbi Pellazgët. Dhe që atëherë fillova një rrugëtim studimor shkencor historik-gjuhësor që më kushtoi djersë, vështirësi, pagjumësi dhe shpenzime për më tepër se 50 vjet të jetës sime. Kënaqësia tani është se ia vlejti gjithë ai mund e kohë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Brezat më të rinj e dinë tani se si qëndron e vërteta e fshehur për mijëra vite.

Mathieu Aref

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • …
  • 203
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Koha, Barazia dhe Urtia, kundër-rendi ndaj pushtetit të vonesës dhe shterimit të emergjencës!
  • Anton Çehov, mjeku që u bë gjeni i novelës, që u rrit me kamxhikun e të atit dhe varfërinë e familjes
  • Rileximi i Ernest Koliqit: Një udhëtim zbulese
  • NJË LETËRKËMBIM MES SULLTAN MEHMETIT DHE SKËNDERBEUT
  • Parashqevi Qiriazi, e vërteta historike
  • Rauf Fico – Diplomacia shqiptare si kulturë shtetërore, ndërgjegje morale dhe vizion europian
  • Me rastin e 102-vjetorit të ndarjes nga jeta, nderojmë jetën dhe veprën e Woodrow Wilson, Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT