• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LETRA / EDITH DURHAM NGA GRAND HOTEL (CETINJE) PËR GAZETËN KATOLIKE ANGLEZE “TABLET”: “EJANI DHE HETONI GJENDJEN E VËSHTIRË TË KRISHTERËVE NË VILAJETIN E SHKODRËS…”

June 20, 2022 by s p


Edith Durham (1863 – 1944)
Edith Durham (1863 – 1944)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Qershor 2022

“La Gazette de France” ka botuar, të mërkurën e 16 tetorit 1912, në ballinë, letrën e Edith Durham dërguar asokohe gazetës katolike angleze “Tablet” për të alarmuar mbi situatën e vështirë të krishterëve në vilajetin e Shkodrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Situata e të krishterëve në Turqinë Europiane

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Tablet”, gazeta kryesore katolike angleze, botoi më 5 tetor letrën e mëposhtme të një protestanteje angleze, zonjës Edith Durham, e cila ka jetuar për shumë vite në Turqi :

Zotëri,

Pak kohë më parë ju botuat një artikull të zonjës Christitch (Kristiç) për katolikët në Turqi. Mund t’ju siguroj, pas një eksperience disavjeçare, se tabloja që ajo ju ka paraqitur për gjendjen e tyre është e lyer me ngjyra tepër rozë. Duke qenë se nuk jam vetë katolike, nuk e kam të lehtë të kontaktoj personat e interesuar që mund t’u vijnë në ndihmë këtyre popullatave fatkeqe, prandaj po ju bëj thirrje.

Në Shqipërinë veriore, ato janë në rrezik të madh për t’u dëbuar, vrarë ose detyruar nga fatkeqësia më mizore të bëhen muhamedanë (myslimanë). Gjendja e tyre ishte mjaft e vështirë para revolucionit turk (1908). Që atëherë, ajo është përkeqësuar çdo vit. Përballë shqiptarëve katolikë, sikundër gjithë nënshtetasve të tjerë fatkeq të krishterë të turqve, praktikohet politika e osmanizimit të detyruar.

Kjo shtyu popullsinë e dëshpëruar në revoltë. Verën e kaluar (1911) ata luftuan me guxim kundër forcave turke që i rrethuan. Presioni i Fuqive të Mëdha i detyroi ata të pranonin një traktat dhe për respektimin e këtij traktati fuqitë nuk dhanë garanci.

Për më tepër, nuk është thjesht nënshkrimi i këtij traktati të veçantë që është i nevojshëm për të siguruar paqen, sepse, në çdo detaj të jetës, katolikët vuajnë padrejtësi të pandërprera.

Xhandarët hyjnë në plantacionet e tyre, rrëmbejnë frutat e tyre, thyejnë pemët për të bërë dru zjarri. Ankesat për dëme priten me tallje. Në një proces gjyqësor midis një myslimani dhe një të krishteri, është shumë e rrallë që myslimani të shpallet përgjegjës. Nga ana tjetër, të krishterët arrestohen dhe burgosen pa gjyq me pretekstet më të kota.

Kur bëhet fjalë për mbledhjen e taksave, autoritetet lokale pothuajse kudo përpiqen të zhvatin nga të krishterët më shumë se sa pjesa e tyre e kontributit në shumat e taksuara.

Nëse të gjithë banorët mund të merrnin armë, ata do të kishin një shans të mirë për të fituar. Por Fuqitë e Mëdha, të cilat nuk kujdesen për mbrojtjen e tyre, i pengojnë me të gjitha mjetet e mundshme të blejnë armë kontrabandë dhe, në të njëjtën kohë, ua japin turqve duke thithur fitime të mëdha.

Unë nuk mund të tërheq vëmendjen tuaj në mënyrë të prerë për faktin se të ashtuquajturat shtete të krishtera dhe të qytetëruara të Evropës po ofrojnë tani fonde për blerjen e armëve që do të përdoren në këtë luftë shfarosjeje. Vetë popullatat e ndjejnë këtë shumë thellë dhe akuzojnë fuqitë se tani janë më barbare se turqit. Me pushkët e saj, qeveria armatos kështu popullsinë myslimane dhe i punëson si bashibozukë. Dhe, në të njëjtën kohë, posedimi i armëve është i ndaluar për të krishterët.

Për t’ju vërtetuar se termi “barbarë” nuk është shumë i fortë, dua t’ju jap disa detaje mbi ngjarjet e fundit. Në vilajetin e Shkodrës ndodhet një fshat, Reimeli (Hajmelit). Në fushën përreth Zadrimës ka fshatra të shpërndara, disa të krishterë, të tjerë muhamedanë (myslimanë). Gjatë gjithë dimrit të kaluar, të krishterët u sulmuan nga fqinjët e tyre të armatosur dhe, me aq sa mundën, ata blenë armë për mbrojtjen e tyre personale. Kohët e fundit popullsia e Reimelit (Hajmelit) u terrorizua dhe u pengua të punonte në arat e tyre. Guvernatori i Shkodrës dhe komandanti, Ali efendiu, i siguruan këta njerëz se nuk kishte asnjë rrezik dhe se mund të vazhdonin qetësisht punën e tyre. Dy ditë më vonë, natën e 5 shtatorit, mbërriti Ali efendiu me 1000 ushtarë dhe një numër të madh bashibozukës. Ata arrestuan 50 fshatarë në shtëpitë e tyre dhe u lidhën duart. 35 prej tyre i dërguan në garnizonin më të afërt nëpërmjet një eskorte ushtarake. Fjala për këtë sulm të paprovokuar dhe të pabesë u përhap dhe një grup të krishterësh nga Zadrima, të cilët posedonin armë, vendosën të përpiqeshin të shpëtonin fqinjët e tyre. Duke dëgjuar të shtënat e tyre, turqit masakruan 15 të burgosurit e lidhur, ua nxorën sytë, ua prenë këmbët dhe 4 prej tyre u çanë kafkat; lënduan rëndë një numër të madh personash të tjerë dhe vranë disa të moshuar në shtretërit e tyre. Më pas, pasi mbaruan veprën e gjakut, turqit u larguan. Ipeshkvi (prifti) i kësaj dioqeze që ndodhej në vend, dëshmoi vërtetësinë e të gjitha këtyre detajeve; doktori bëri të njëjtën gjë. Një nga të vrarët ishte shërbëtori i priftit.

Nga ana tjetër, më 2 shtator, 50 ushtarë dhe disa oficerë erdhën në fshatin e krishterë të Blinishtit dhe kërkuan ushqim dhe strehim. Kryeplaku i fshatit i priti në shtëpinë e tij, preu dy deshë dhe një lopë dhe gatoi posaçërisht për ta. Të nesërmen i thanë se, në cilësinë e shefit (kryeplakut), duhej t’i shoqëronte për një pjesë të udhëtimit. Sapo u larguan nga ky fshat, e kapën këtë njeri pa mosbesim, e lidhën, e çuan në Shkodër dhe e futën në burg, pa asnjë gjyq dhe padi. Më 7 shtator, e evakuuan trupin e tij dhe u konstatua se ai kishte marrë katër goditje me bajonetë nën syrin e majtë dhe në krahun e majtë dhe se koka i ishte mavijosur plotësisht. Trupi ishte në gjendje kalbëzimi. Ai jo vetëm që ishte vrarë në burg, por duket se autoritetet më pas e mbajtën trupin derisa ishte në një gjendje të tillë që ata besuan se më pas do të ishte varrosur pa u ekzaminuar.

Të krishterët e Zadrimës kanë ikur shumë herë nga fshati i tyre dhe kryeplaku (Mudiri) njofton se do t’i zëvendësojë ata me myslimanë të importuar.

Politika e importimit të myslimanëve në rrethet katolike dhe krijimit të fshatrave për ta po përhapet me shpejtësi.

Zotëri, ka misionarë trima katolikë që janë gati të hetojnë tmerret e Putumayo-s. Unë besoj se mes lexuesve tuaj do të gjendet gjithsesi një prift anglez që do të vijë dhe do të hetojë gjendjen e vilajetit të Shkodrës. (Atje shkohet duke u nisur nga Trieste me vaporët e Llojdit austriak dhe nuk duhet ngatërruar ky vilajet me Shkodrën e Kostandinopojës.) Kushdo që ndërmerr këtë udhëtim duhet të jetë në gjendje të flasë italisht, sepse është e vetmja gjuhë e Europës perëndimore që flitet nga kryepeshkopët, peshkopët dhe priftërinjtë, të cilët, pothuajse pa përjashtim, janë të gjithë shqiptarë.

Lutem, në emër të njerëzimit, që kjo thirrje të dëgjohet dhe dikush, ose më mirë, disa të vijnë e të shohin. Unë jam munduar të bëj më të mirën, por nuk mund të punoj vetëm.

Unë jam, etj.

(S.) Znj. Edith Durham,

Grand Hotel, Cetinje (Mal të Zi).

22 shtator 1912.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Filed Under: Rajon

633 vjet më parë…15 Qershor 1389…. Beteja e Fushë-Kosovës

June 15, 2022 by s p

Saimir Z. Kadiu

Beteja e Fushe Kosovës u zhvillua në rrethinat e Prishtinës, Kosovë në vitin 1389 ndërmjet një koalicioni ballkanik, dhe Perandorisë Osmane.

Beteja e Kosovës ishte një nga përpjekjet më të vendosura të popujve ballkanikë, për ta ndaluar ekspansionin e mëtejmë osman në Gadishullin Ballkanik.

Për ta aritur këtë qëllim ata bashkuan forcat e tyre në një koalicion të përbashkët, të cilit i printe sundimtari serb Lazar Hreblanoviç dhe vendosën t`i bënin ballë ushtrisë osmane, e cila udhëhiqej nga vetë Sulltan Murati i dhe djemtë e tij, Bajaziti dhe Jakupi. Përgatitjet serioze, numri i madh i ushtarëve të ushtrive kundërshtare, rrjedhat e betejës, rezultatet dhe pasojat, kontribuan që ajo të hyjë në analet historike.

Serbet kane dashur ta privatizojne betejen e pare ballkanike kunder Perandorise Osmane me qellim qe ta paraqesin Kosoven të banuar vetëm nga serbët para luftes se Fushe Kosoves.

Ky qellim per ta eshte me i rendesishem edhe se humbja e kesaj beteje.

Çdo vit me 15 qershor ata e festojne sikur te jete “fitore”

Por ne baze te burimeve arkivore në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti,Dhimitër Jonima, Andrea Gropa etj.

Ja cfare ka shkruar Gjon Muzaka (nga vepra e tij “GJENEALOGJI E FAMILIES MUZAKA” 1510)

… E pastaj Murati iu vërsul Serbisë e Bullgarisë, por Llazari, despoti i Serbisë, Markoja, mbreti i Bullgarisë, Teodor Muzaka, trashëgimtari i dytë i Shtëpisë sonë, e bashkë me të sundimtarë të tjerë të Shqipërisë, u ndeshën më osmanët. Aty u thyhen të krishterët e mbeti i vrarë edhe Teodori ynë, që kishte sjellë më vete një ushtri shqiptare. Po aty u zu rob Llazari i Serbisë që më vonë osmanët e vranë. Paskëtaj filluan luftërat e paprera të osmanëve në Shqipëri, në të cilat humbën jetën aq shumë bujarë e luftëtarë trima. Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas lindur në Kopiliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”. Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës). Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.

Filed Under: Rajon Tagged With: saimir z kadiu

Gjatë vizitës sime 10 ditëshe në Dardani

June 6, 2022 by s p

Musa Dakaj

Gjatë vizites sime 10 ditëshe në Dardani, pata rastin te befasohem për së miri disa here, në ketë rast po veqoj nji rast te till! Isha duke shkuar nga Peja, për te vizituar disa miqë në fshatin Llazic, sapo e kalova uren e Drinit, pastaj Dollcin dhe Dersnikun, anash rruges, afer shpelles se Azem Galices, e shof një tavolin te vendosur anash, një djalosh karizmatik, ishte duke shitur qerrshia dhe dredhëza, ndalova veturen, pasi u pershendetem i thashë: mi jep dy shporta me dredhëza dhe dy me qerrshia, pasi i futi në nji kese te plastikes me tha, 8 euro agji, i nxora nga gjepi te paguaj, nukë kisha të thyera asgjë ma te imta se 20 euro! Djaloshi me thotë, me fal, porë nukë kam të imta për kusur, mbeta për një moment, ti le, ose ti japi 20 euro! Merri i thashë, jo agji, mu pergjegj, heren tjeter mi paguan! Jo djalosh, une jetoj jashtë, ndoshta nukë shihemi për nji kohë të gjatë i thashë, hiq nukë ka gajle me tha, dhe me pyeti ku jetoni, në USA ishte pergjegjja ime, aiiiiii bëri, juve ju kemi borgj ma shumë se 8 euro o vella, merri dhe shko, rrugen e mbarë ta keni, ja hodha në tavolin eurot, i mori dhe me një zë të vendosur me tha: mos bre burr mos me korit se ekam për nder ti japi keto qerrshia e dredhza, është puna ma e vogel që mund ta bej për ju!! Për fat të mirë u ndalua një vetur poashtu për te bler, e pyeta a keni dy dhjetshe, po mu pergjegj, i ndamë ato njëzet euro, u pershendetem me djaloshin nga Llausha që jetonte në Klinë, me rrjedhen disa pika loti, u largova I befasuar me zemergjersinë e tijë, sa popull i mirë që jemi!!!

Dardania është plotë me Shpres sikurse edhe trojet tjera Shqiptare!

Filed Under: Rajon Tagged With: musa dakaj

Krimet e Komunistëve në Shqipëri dhe epshi i dhunimit të kufomave

June 3, 2022 by s p

Ergys Mertiri/

Nje deshmi e publikuar nga ISKK tregon sesi komunistet i presin koken te vdekurit pas pushkatimit.

Gjithmone me ka ngjallur kersheri ky lloj vesi ne krime tek komunistet, i panjohur me pare tek shqiptaret: Epshi i dhunimit te kufomave.

Ne traditen shqiptare kjo ka qene nje tabu. Eshtrat e varrit, guri i varrit, trupi i te vdekurit bartin njefare shenjterie te paprekshme, cilido te kete qene njeriu per se gjalli, e cfaredo lloj mekati te kete kryer ai. Madje ne kulturen tone ekziston ende etika e te mosfolurit keq per te vdekurin. Vdekja shlyen marredhenien e individit me kete bote dhe fiton paprekshmerine duke u perfshire ne kategorine e amanetit.

Krimet e komunisteve shfaqin vecantine e permbysjes se kesaj etike. Pervec krimeve ndaj te gjalleve, komunizmi solli fenomenin e krimeve ndaj te vdekurve e shfaqur kjo ne nje mori aktesh barbarie e dhune ndaj kufomave, shkaterrime varresh, abuzime me eshtrat, varrosjet per se galli apo varrosjet e kufomave me pranga ne duar, deri tek moskallezimi i varreve te te zhdukurve qe vazhdon ende edhe sot.

Ndersa diktatura shkaterronte dinjitetin njerezor, paralelisht edhe vdekja humbiste shenjterine e saj. Perdhosja u be bashkeshoqeruese e krimeve, cfare i ben keto krime te veçanta gjate gjithe historise shqiptare. Duket njefare demistifikimi radikal, deri ne kafsheri, qe shoqerohet me zhdukjen rrenjesore te cdo transcendence. Pushteti i thanatosit ne tere terbimin e vet ndaj çdo perjetesie.

Eshte nje fushe qe ka nevoje per studim dhe reflektim.

Filed Under: Rajon

Pekini, një muaj pas…

June 1, 2022 by s p

Nga Pekini, Edmond Laçi

Autoritetet kineze fituan një tjetër garë me kohën, por edhe me skeptikët e shumtë, për mënyrën e menaxhimit të Covid-19. Të dielën, pas gati një muaji, kryeqyteti kinez me rreth 22 milionë banorë, pothuajse iu rikthye normalitetit. Banorët e Pekinit mbushën parqet, qendrat tregtare, kinematë dhe palestrat, ndërkohë që mjaft linja të metrosë dhe autobusave, iu rikthyen qarkullimit. Rihapja erdhi pasi zyrtarët lokalë njoftuan në fundjavë se Pekini ka vënë efektivisht nën kontroll shpërthimin e fundit të COVID-19. Pas një beteje të ashpër dy-mujore kundër Omicron, edhe Shangai 25-milionësh planifikon të rihapë dyqanet nga 1 qershori, shenja më e fundit e kthimit në normalitet.

Vizitorë në parkun "Beihai" të Pekinit (29 maj 2022)

Vizitorë në parkun “Beihai” të Pekinit (29 maj 2022)

Qytetarë duke bërë stërvitje në Parkun Olimpik të Pekinit (29 maj 2022)

Qytetarë duke bërë stërvitje në Parkun Olimpik të Pekinit (29 maj 2022)

Edhe pse lufta me virusin nuk mund të quhet askund tërësisht e fituar, epidemiologët vlerësojnë se suksesi në betejën 37-ditore të Pekinit i dedikohet testeve masive të acidit nukleik dhe këputjes së shpejtë të zinxhirit të infeksioneve. Mjafton të përmendim se në më pak se një muaj, të 22 milion banorët e Pekinit, janë testuar falas plot 30 herë, me një kosto të përafërt sa 3.5 miliard dollarë amerikanë. Një shifër e pallogaritshme kjo në krahasim me qindra-mijëra jetë të “fituara”, nëse do të preferohej bashkëjetesa me Covid-19. Por edhe nga ana financiare, kostoja e përgjithshme e zbatimit të qasjes dinamike zero-COVID ndaj rritjes ekonomike llogaritet vetëm 0,5 pikë përqindje. Me rimëkëmbjen e shpejtë të prodhimit dhe aktivitetit, norma vjetore mund ta arrijë pa shumë sforco objektivin prej 5 për qind që ka ekonomia e dytë në botë për vitin 2022.

Rihapet mapoja në Qendrën Tregtare Botërore të Pekinit (29 maj 2022)

Rihapet mapoja në Qendrën Tregtare Botërore të Pekinit (29 maj 2022)

Suksesi në Pekin vjen pas rreth një muaji që pothuajse nuk ndikoi në jetën e përditshme të rezidentëve të saj. Duke përfituar edhe nga eksperienca e Shangait, autoritetet në Pekin arritën ta kthejnë qytetin në një “ishull” të sigurt dhe mbi të gjitha, pa shumë kufizime të dukshme. Në zonat me rrezik të lartë, u urdhërua puna në shtëpi, ndërsa stacionet e autobusit e metrove pranë tyre, u mbyllën përkohësisht. Supermarketet dhe tregjet ushqimore nuk u mbyllën për asnjë orë, ndërkohë që në zonat në regjim karantine, ushqimet dërgoheshin në dyert e shtëpive. Në Pekin duket sikur për çdo banor ka edhe një korrier, sepse mjafton të porosisësh me telefon dhe sa hap e mbyll sytë, ajo ka mbërritur në derën e shtëpisë tënde. Qindra-mijëra vetë nga personeli mjekësor dhe mijëra të tjerë vullnetarë, asistuan në qendrat e testimit të acidit nukleik, të cilat u hapën në çdo bllok banimi. Askush nga 22 milion banorët e Pekinit nuk duhej ta kishte më larg se çerek ore në këmbë pikën e testimit. Të “pakënaqur” kanë mbetur vetëm qejflinjtë e karrigeve të bareve dhe restoranteve, të cilat gjithashtu asnjë ditë nuk u mbyllën për shërbimin në shtëpi.

Banorë të Pekinit në radhë për të bërë testin e acidit nukleik (22 maj 2022)

Banorë të Pekinit në radhë për të bërë testin e acidit nukleik (22 maj 2022)

Ndërsa shkruajmë, një sms e sapoardhur na kujton se nuk duhet të ulim vigjilencën dhe të mos neglizhojmë testin e acidit nukleik të paktën një herë në 48 orë. Pekini na kërkon 10 sekonda “sakrificë” në ditë për të shijuar të gjithë ditën, pse jo, të gjitha ditët. Tashmë që dielli i fund-majit shkëlqen më bukur se kurrë, është gjynah të mos e shijosh këtë metropol gjigand me të gjitha mrekullitë që i ka falur natyra dhe dora e njeriut. (CRI)

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • …
  • 207
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT