• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

111 VITE NGA NGRITJA E FLAMURIT NE DEÇIQ

April 6, 2022 by s p

( 6 prill 1911-6 prill 2022)

NGA  NDUE BACAJ

Sukseset e dy javëve të para të kryengritjes kundër turke-osmane (24 mars-06 prill) do të sillnin atë ditë të shenjtë , të enjtën e 6 prillit 1911 kur trimat kryengritës çuan në vend, amanetin e Gjergj Kastriotit dhe fjalën e prijesit atdhetar Dedë Gjon Luli, duke e ngritur flamurin kombetar me shqiponjen dy-krenore në majen Bratiles së Deçiqit, që u LA me gjakun e shtatë deshmorve Kojas : Dokë Preç Kercaj, Tomë Uc Ivanaj, Marash Lucë Gjokaj , Cak Uc Ivanaj, Gjeto Tomë Kolçaj, Kolë Dokë Marashaj, dhe Gjeto Gjekë Ivanaj, të cilet ranë heroikisht njeri pas tjetrit per flamurin kombetar shqiptare, dhe sot ata janë të perjetsuar në një memorial në Kojë . Ndersa Nikë Gjelosh Luli, Gjon Ujkë Miculi dhe Pjeter Zefi janë flamurtaret e paharrur të shqiptarisë.1. Atë ditë (me 6 prill 1911) Lekët e Hotit, Grudes, Trieshit, Kojes, Orahoves, Fundnave, Kastratit, Kelmendit, Shkrelit etjerë, mbas fjales së Dedë Gjon Lulit :”Bini bini sokola, he në krajlni ju shkoft zani”. Rrugën flamurtaret ja hapen vehtes në mes të mitrolozave e mauzerreve të turkut, sikur të ishin badema derdhun mbi nuse e krushq ditën e dasmes, e jo plumba, që shkepusin jetë e shtrijnë burra për tokë.. Në pak orë u gjeten në maje të Deçiqit, dhe shpalosen në ajër të lirë të Malesisë Madhe at Rub të Kuqe me Shqipe të Zezë që tash 450 vjet kishte ndejë palua e diku edhe harrua, ndër skutat ma të fshehta të Shqipnisë robnueme..”.2.  Me 6 prill 1911, Malësia e Madhe “Etnike” nxorri nga katakombet turko-osmane në dritën e diellit Europian, Flamurin kombëtar të Gjergj Kastriotit –Skenderbe.. Në këtë ditë të paharruar nga mali i DEÇIQIT u valvitë flamuri jonë Kombetar i larë me lot e gjak per 432 vite rrjesht. Deçiqi është “Oxhaku” nga i cili ka dalë “tymi i bardhë” i ngritjes së flamurit kombetar, por është edhe “Oxhaku” që shperndau shkendijat që fluturuan nga Veriu në Jug, duke ndezur në të gjithë Shqiperinë idealet e flamurit dhe mvehtësisë… Ky “Oxhak” i shqiptarisë nuk u fikë kurr edhe pse mbi të u derdhen pa papushim ; rrebeshe, stuhi, gjakë, lotë e mundime. Tash mbi një shekull në trojet tona bëhet be ; pasha njatë flamur që u ngrit në Deçiq… Kësaj dite fatlume, fetari, atdhetari dhe poeti i ëmbël malsor, dom Aleksander Sirdani i kushtonte vargjet brilante :
“Nalt Flamuri perhillet,
Armikut s’i leshon cak,
Me besë Arbnori lidhet,
Me gjakë mbrojt Atdheun me gjakë,
Ngallnjyese kthen Malesia,
N’Deçiq Flamuri të valojnë,
Plot gjak e jetë i kushtojnë.
……………………………
Kuq e Zi Flamuri perhillet,
N’dor Ded Gjo’Lulit trim,
me Gurakuqin mblidhet,
Shqipnia me një kushtrim “.

Në atë ditë me 6 prill (1911) shqiptari i vertet mbushi mushkeritë me frymen e lirisë, e brohoriti në Zemer të vet :”Rrnoft Shqipnia”.3.
Patrioti i madh pendartë i kombit shqiptar, At Gjergj Fishta ketij Flamuri do t’i  kushtonte një poezi me titull: “Hymni i Flamurit Kombëtar”, nga e cila citoj:
“….Mbi njatë Flamur Perendia
Me dorë t’vet Ai e ka shkrue:
“ Per shqiptarë do t’jet Shqipnia
Kush ua prekë, ai kjoftë mallkue !
…………………………………………….
Ma mirë dekë me u shue nën hije
T’Flamurit tonë në fushë t’mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnie
Per nën sukuj t’huejë t’Ballkanit…! 4. 

Kjo krye-kryengritje dhe ky Flamur (në trojet tona) identifikohet shpesh me figuren madhore të Malësisë e Shqiptarisë, heroin e popullit Ded Gjon Luli që thoshte : “Flamuri i ka të gjitha, ai ka besen, ka pushken, ai ka brenda gjithë Shqiperinë.. atij i falen, atë e ndjekin mbrapa të gjithë, çka është shqiptarë i vertet..”. Keto ditë heroike të Malësisë Madhe i pershkruan mrekullisht edhe poeti pogradecar, Lasgush Poradeci me vargjet domethënëse :
“Malesia që bënë sulm në zjarr /
Porsi dragojë me fletë/
Siç bënte sulm ngadhnjimtar /
Gjergj Kastrioti vetë…”
Ndërsa gazeta “Liri e Shqipnisë”, që botohej në Sofje nga Kristo Luarasi do të shkruante: “Nji punë e bukur ndër këta burra, që leshi i kresë të çohet përpjet prej gëzimit, që këta fatosa luftojnë me flamur të kuq me shqiponjën e zezë me dy krena, due me thane me flamurin (bajrakun) e Skenderbeut”.5. Këtu nuk po mundem të lë pa kujtuar edhe aktin heroik të grudasit trim-dragua Nikë Pretash Leci – Sinishtaj, per të cilin Risto Siliqi (pjesmarrës në kryengritje me pushkë e pendë) do të shkruante: Fatosi shqiptar, i flakti trim prej Grudet Nikë Pretashi në betejen per marrjen e fortesës të Shipshanikut, kur e pa se turqit ishin të fortë në këtë forsadë e mbasi …shqiptaret topa nuk kishin vetëm luftonin me plumba, i plasi zemra e u nis në pikë të vrapit kalasë perpjetë edhe pse si breshen pikojshin plumbet në të gjitha anet …mberriti tu bedeni , ku me një hov murin e shkaperceu, pos sa e kapi murin e derës të hymjes së kalasë perbrenda e priti batarja e plumbave të nizamit..e ra deshmor në kambët e armiqëve …!
Me hov të luanit, me guxim burrash,
Desht ta rendojnë kalanë me dorë;
Prej njiqind singinash, prej njiqind plumbash
Mbrenda bedenit u ba therorë.! 6.
Ndersa trashigimia gojore thotë se Nikë Pretash Leci është hellur mbi gryken e Topit turk që qellonte malësorët kryengritës…
Per luften e kryengritesve malësor në Deçiq shkruan edhe autori i librit “DUKAGJINI” (Zef Gjeta), nga i cili po citoj: “ Në luften e Deçiqit dhe në ngritjen e Flamurit Kombetar moren pjesë edhe vullnetarë nga Shala e Shoshi . Në luften per ngritjen e Flamurit, midis të tjerëve u vranë edhe Bal Gjoni nga Nicaj-Shalë dhe Bush Delia i Shoshit. Kur u ngritë Flamuri në Deçiq dhe më vonë, populli i Shkodres e Malesisë i kendoi kengen:
Vigmen tue i dhanë Shqipnisë, po anë e mbanë
Bini bre burra bini ksaj Turki
Dirgu moj djelmni, e bjer në tiran
Me nji Gurakuq, me nji Dedë Gjo’Lul
Me nji Mehmet Shpend, me nji Prel Tul
Me ne janë Lekët që u shkrinë per Shqipni “ 7.
Dita e Flamurit tonë kombetar është një ditë e madhe, që deshmojë me zë të lartë, deri në kupë të qiellit, se shqiptaret e themelisht malsorët kanë ruajtur per shekuj fillin (shpesh të holluar) të perkatësisë sonë Europerendimore.. Ngritja e Flamurit në një ditë pranvere e bënë me domethënse ketë eveniment historik, pasi pranvera në kalendarët enciklopedik të popujve “njihet“ si : Pranvera e ringjalljes, pranvera e dashurisë, pranvera e luleve, ndërsa në kalendarin enciklopedit të memories sonë prej 6 prillit 1911 “kujtohet” si pranvera e Flamurit.
Trojet shqiptare për këtë ditë të shenjte historike , kishin “pritur” 432 vite në mes luftrave,   lotëve, e gjakut të derdhur nga malësorët e shqiptarët, ë cilët për liri e atdhe e bënin vdekjen si me le. Kësaj epopeja që i shtoi ngjyrën e gjakut flamurit kombëtar, një atdhetar, fetar e muzikant, (At Bernardin Palaj) do ti kushtonte  një poemë brilante me titullin d.m.th. “Vorret e Flamurit” , nga e cila citoj:                               “ Eni moj zana ,pra e shtojzavalle , 

E rreth Flamurit  tonë sot këndoni valle ,

Aso vallesh pirrike që kenduat motit

Para Lekës e burrit,Teutes  e Kastriotit..”.8.

Ky flamur nga Deçiqi, nisi udhetimin 600 ditore (6 prill 1911 – 28 nentor 1912) deri në Vlorë, i cili si flaka olimpike udhëtoi duke lëshuar dritën e dhanë kushtrimin, se kush është shqiptarë i vertet duhet të rrokë armet e t’i dalë zot atdheut… Nga Malësia filloi udhetimin 523 ditor nga veriu në jug të Shqiperisë edhe memorandumi i Greçes (23 qershor 1911) i cili sherbeu si bazë e programit politik të shpalljes së pavaresise nga Vlora me 28 nentor 1912… Nga Malesia e Madhe moren vrullë dhe udhëtuan nëpër Shqiperi e Europë per ditë e muaj edhe korifejt e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë , Ismail Qemali , Luigj Gurakuqi , Isa Boletini, Dom Nikollë Kaçorri etjerë , të cilet kishin marrë besimin , bekimin e sigurinë se koka e Shqiperisë (jo vetem nga ana figurative), Malesia e Madhe Etnike me në krye kryetrimin e urtë të atdhetarisë Dedë Gjon Lulin do të ishin në perjetësi në krye të luftës , perpjekjeve dhe kerkesave jetësore e ligjore për një Shqiperi të lirë e të mosvarme…

REFERENCAT:  

1.”Hylli i Drites” 1932/11, fq.575 , revista “Leka” 1937/6, fq.249-250, (Flamuri i kuq ne Deçiq), Kol Kamsi “Kronikë e Agimit të Lirisë”,“Leka” 1937/VIII-XII, fq.371-372.
2..At marin Sirdani, Flamuri në Deçiq, revista “Leka”, nr.6 -1937, fq.249.
3.Klajd Kapinova, Në mes Kryqit dhe Atdheut, fq.63.
4.Gjergj Fishta,…nga Mrizi i Zanave, Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit, fq.15-16, perg. Nga Tonin Çobani, Enti botues Lisitan, Lezhë 1994.
5.“Liridashësi” gazeta “Liri e Shqipnisë”, (që botohej në Sofje nga Kristo Luarasi), nr.4, dt.13 prill 1911. 

6.Risto Siliqi, “PASQYRA” e Diteve të pergjakshme në të pestin Shekull të Shqipnisë të Ronueme, fq.81-82, Trieste 1912.   

7.Zef Gjeta “DUKAGJINI”, fq.412-413.
8. At Bernardin Palaj, Poema“Vorret e Flamurit”.

9.Më shumë për kryengritjen , shih në monografinë time të botuar në vitin 2016 dhe ribotuar me disa shtesa në vitin 2019, me titull: “Kryekryengritja e Malësisë së Madhe kundër perandorisë Turke-Osmane 1911.

Filed Under: Rajon Tagged With: Ndue Bacaj

Our Experts Discuss What Serbia’s Election Results Could Foretell

April 6, 2022 by s p

At a time when there is a war happening in Europe, the election results in Serbia have just raised the stakes for democracy and its advocates.

By Rafaela Prifti

Incumbent Aleksandar Vucic is set to win Serbia’s presidential vote and secure a second term. Reports and post-vote projections indicate that his ruling Serbian Progressive Party (SNS) appears in line to win the most votes in parliamentary elections. The deadline for announcing the final results is April 7.

The election victory of a nationalist leader with personal ties to Putin like Vucic in Serbia and Orban in Hungary against the backdrop of Russia’s invasion of Ukraine could be unsettling signs for Europe in several areas. Of special concern would be issues of stability, corruption, foreign policy and trade relations as EU mulls over the next move.

As the anti-corruption theme was gaining traction with the opposition supporters in Serbia, the war in Ukraine shifted the focus of the campaign into security issues that played into Vucic hands. Yet, the stand against corruption directly relates to the current international events, according to Balkan and Foreign Affairs expert Akri Cipa. “The focus on Russia’s war in Ukraine is not in itself detached from the fight against corruption. In fact, the case of Russia is extremely telling about how corruptive practices, bribes, the harnessing of the international financial system to hide illicit wealth abroad, has devastating consequences for democracy, peace and stability. Moreover, such practices have facilitated Russian influence in European countries, including in the Balkans, and have led to critical energy security vulnerabilities. While it is not highlighted in the media right now, the fight against corruption remains high on the U.S. agenda. President Biden has been explicit in this regard, including most recently in his March 26th speech in Poland. As he emphasized that the world finds itself in a battle “between liberty and repression, between a rules-based order and one governed by brute force,” he made it clear that this will be a battle of values, as well as practices.” says Cipa.

Reaffirming the projections that Vucic and his party will have an easy win in the elections, Nail Draga, author and researcher, calls him “a Neo-fascist politician” self aware of his considerable pro-Russia clout. Draga sees no serious alternative in Serbia’s political arena today. He underscores one commonality among all political factors in Serbia, which is indicative of the course that the country has stayed on. Without hesitation, Nail Draga reiterates, “Their position on the Kosovo issue is invariable.”

The outcome of the recent Serbian elections could serve to shake up Western countries as well as prove to be a test of their diplomatic capabilities and market policies that may need redefining. Cipa puts it all into context: “The electoral win of Vucic and his party will help the incumbent president consolidate the hold on power and will likely continue to reinforce Serbia’s trend towards illiberalism and increased authoritarianism. Until today, the Western partners have neglected these negative trends, including the current government’s bellicose rhetoric and increasingly aggressive posture towards its neighbors, for their stated strategic goal of moving Serbia away from the Russian sphere of influence and reorienting it towards the West. After these elections, we will have to see if there will finally be such a realignment or if Serbia under President Vucic will continue to sit on multiple chairs. If Serbia does not align its policy with the European Union and does not engage constructively with its neighbors, first and foremost with Kosovo in the EU-facilitated dialogue, the Western policy towards Serbia of the last 10 years would have miserably failed.”

If the past is any indication, what can be expected from Vucic is more hypocrisy, claims Asllan Bushati, senior military expert. “The profile of Vucic is that of a two- faced politician. Serbia’s President has a long track record of double standards in his political, military, diplomatic career. The most recent example was the condemning of Putin’s invasion of Ukraine by Serbia in a United Nations resolution, as Vucic rejects to join the EU penalties targeting Kremlin for the invasion.” Bushati agrees with Cipa’s comments on the intimidating tactics by Serbia strongman towards its neighbors and thinks that the recent election victory will only embolden Putin’s ally. “There is a long list of Vucic acts of hypocrisy, but I will point to his rhetoric of good neighbors in the region while pushing his secret service agents and even Russians in attempts to cause provocation in Kosovo and even invites Russia’s Ambassador to attend military exercises at the Kosovo border. What’s to be expected of Vucic is more of the same double-dealing games,” says Asllan Bushati.

Broadening this point, analyst of Balkan affairs, Akri Cipa draws attention to the perversity of the claims made on behalf of protecting the voting rights of the minority of ethnic Serbs in Kosovo while the same rights of the Presheva Valley Albanians have been abused in a methodical way, as the European community looks away. “In terms of the electoral process in Serbia, it is disgraceful to see how Albanians in the Presheva Valley have been subjected to horrendous practices that inhibit their participation. Even worse, the government has continued its abhorrent practice of systematically erasing ethnic Albanians from voter lists, effectively running a bureaucratic ethnic cleansing campaign. It is disturbing to see that European Union representatives have been largely silent in response to such a phenomenon, which clearly runs counter to European values and democratic principles,” concludes Cipa.

As the saying goes, elections have consequences. At a time when there is a war happening in Europe, the election results in Serbia have just raised the stakes for democracy and its advocates.

Filed Under: Rajon Tagged With: Rafaela Prifti

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

April 1, 2022 by s p

Tiranë më 1.04.2022/

Akuza dhe kundërakuza që zbulojnë korrupsionin dhe censurën në mediat e venditUnioni i Gazetarëve Shqiptarë përcjell me shqetësim të thellë denoncimet dhe kundërdenoncimet për gjobvënës dhe gjobëvënie apo censurë, mes stafit të emisionit investigativ Top Story, ish drejtorit të tij, gazetarit Endrit Habilaj dhe Televizionit Top Channel, pas mbylljes së këtij emisioni dhe rikthimit në një format të mëparshëm. Stafi i “Top Story” ditën e enjte, publikoi një njoftim, në të cilin njoftohej publiku se “emisioni investigativ e ndërpret transmetimin në televizionin kombëtar të mërkurën më 30 mars 2022, në mënyrë të pashjegueshme dhe stafi është njoftuar për anulimin e emisionit më temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Chhannel”. Sipas pretendimeve publike të stafit prej tre muajsh ishte punuar për përgatitjen e këtij emisioni, por njëkohësisht është ndjerë nën presione nga drejtuesit e televizionit. Stafi konfirmon se emisioni i anuluar ishte përgatitur në kuadër të një granti mbështetës nga BE me vlerë 165 mijë euro, në mbështetje të pavarësisë editoriale dhe investigimin. Në reagimin e drejtuesve të televizionit, të transmetuar në edicionin e lajmeve të Top Channel më datën 31. 03.2022, njoftohet për përzënie gjobaxhinjsh dhe se emisioni investigativ vazhdon me emër dhe mentalitet tjetër. Reagimi më pas i ish drejtorit të emisionit Endrit Habilaj, me një sqarim në fb, duke renditur disa fakte aluduese për gjobëvënie, censurë dhe nënkuptime aferash, e bën edhe më komplekse historinë.Episodet e kësaj historie që kanë të bëjnë me gazetarë, editor dhe një televizion kombëtar, janë pjesë e një ndjeshmërie të madhe profesionale dhe publike. Ato bëhen sinjale të ekzistencës së një realiteti të shumëpranuar korrupsini dhe aferash mediatike në vend. Njëherësh në këtë përplasje jepen denoncime dhe kundërdenoncime për censurë dhe praktika abuzimesh në marrëdhëniet mes editorit, gazetarëve dhe që indirekt, kompromentojnë edhe donatorët.Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apelon në mbështetje dhe inkurajim të gazetarëve për të denoncuar realitete të tilla kudo në skenën mediatike të vendit, për të shtuar kurajon dhe vendosmërinë profesionale në luftë kundër kompromentimit të rolit dhe profesionit të gazetarit, në mposhtje të censurës dhe përdorimit të gazetarisë. Dukuri dhe fenomene të tilla fatkeqësisht përfliten përditshmërisht në bisedat dhe takimet informale të reporterëve të profilit dhe sidomos të atyre që janë pjesë e redaksive investigative në shumë media të vendit. Zyra InformueseUnioni i Gazetarëve Shqiptarë

Filed Under: Rajon

Piedestali bosh i Koço Devoles

March 31, 2022 by s p

Gezim Zilja

Më 20 nëntor 2022 mbushen dy vjet që u nda nga jeta Koço Devole, ( 22.11.1945-08.11.2020) një nga personalitet e shquara humorit shqiptar: aktor i madh, karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Pak kush do të besonte sot se filmi “Gjuetia e fundit” me skenar e regji të Koço Devoles, është prodhuar në vitin 1992, vit kur ra diktatura në Shqipëri. Njerëzit nuk ngopeshin së pari figurën e Enver Hoxhës,të zhveshur nga gjithë ajo lavdi idiote, që i ishte imponuar shqiptarëve për 45 vjet me rradhë. Është një telekomedi që zgjat vetëm 46 minuta. Aty shqiptarët të detyruar t’i thoshnin këmbës dorë, e barit bukë, e panë diktatorin ashtu si ishte vërtetësisht: gjakatar, mizor, gënjeshtar, injorant dhe njëherazi qesharak. Merita e skenaristit  qëndron, se ndërsa shikon filmin, njeriu qesh e qesh pa mbarim me personazhet sidomos ato të krijuara nga Vasillaq Vangjeli (diktatori), Koço Devole (Sillo), Marjana Kondi, (Nafija) , Mehdi Malko, (Xha Braho) etj. Qesh me njeriun, që për 45 vjet e mbajti vendin të rrethuar, të izoluar dhe në mjerim. Po thellë në shpirt ndërsa qesh, njeriu shqiptar ndjen ulërimën therrëse, që i vjen nga thellësia e shpirtit: Si është e mundur të kemi duruar një rregjim të tillë kriminal? Si është e mundur të kemi përplasur duart e të kemi buzëqeshur aq shumë për një tufë kriminelësh, që e zhytën vendin në mjerim e varfëri e i detyruan njerëzit të ktheheshin në qen gjahu për të kënaqur udhëheqësin? Të qeshësh kur të vjen të ulërish e kur thellë në zemër ndjen trishtim për vitet e kaluara dëm, të qeshësh ndërsa sheh veten tënde që edhe bukën e gojës ia fal ‘’i lumtur’’ shtypësve të tu, të qeshësh kur të varrosin së gjalli e nuk ngopen së poshtëruari… Për mua ky është  art i mirëfilltë, maja e groteskut jo vetëm për temën që trajton. Ndërsa filmat “’Kapedani’’, ‘’Pallati 176’’ apo ‘’Shi në plazh’’ i sheh në të gjitha stacionet televizive kombëtare e lokale, kohë e pa kohë, ‘’Gjuetia e fundit’’ e ’’Sillo 2’’, shfaqen shumë rrallë. Nuk jam përkrahës i teorive konspirative, por mendoj se nuk është harresë mos dalja më shpesh në ekrane e filmave të Koço Devoles. Ka kohë që figura e diktatorit, nga disa media po mëtohet të jepet në përmasat e dikurshme si luftëtar, ideolog dhe filozof jo vetëm kombëtar por edhe ndërkombëtar. Korrente të caktuara me pushtet e para, duan të ndryshojnë historinë e të na mbushin mëndjen sidomos të rinjve se ajo kohë nuk ishte aq e keqe, se janë bërë gabime por ka patur edhe të mira se diktaturat duken të këqia por janë të nevojshme etj, etj. Mallakastra madje shpalli qytetar nderi,  Mehmet Shehun, një nga kriminelët më të mëdhenjë të luftës së dytë botërore në Shqipëri. Anjë insitucion shtetëror e shoqëror nuk reagoi. Ka një dorë precise, që kontrollon e drejton këtë lloj propagande. Kjo ka të bëjë me një grup jo të vogël njerëzish, pasardhës të drejtpërdrejtë të diktaturës dhe figurave kryesore të saj, që qeverisin këto 30 vjet Shqipërinë. Nuk mund të pranojnë që vetë ata, baballarët e gjyshërit e tyre ishin kriminelë, ndryshe do t’u hiqnin dekoratat ‘’Hero i Popullit”, do të hapnin dosjet, do t’iu duhej t’i ndëshkonin, dënonin e të kërkonin falje publike. Mendoj që ishte taktikë e strategji e rafinuar tipike komuniste, që figurën e Koço Devoles e godisnin, përgojonin dhe e linin në harresë, herë pas here, diku në një cep. Gjatë viteve 1970-1977 Koçua është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Në vitin 1978 ai nis punën në Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Pothuaj 20 vjet më vonë më 1997, me marrjen e pushtetit nga socialistët drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë. Koçua detyrohet të emigrojë me familjen në SHBA. Çfarë nuk shpikën e thanë për të! Iu qepën këmba-këmbës këtij krijuesi e aktori të madh, duke e lënë  pa punë për shumë kohë kur ishte në kulmin e tij. Ndoshta sot do të kishim Sillo 3, Sillo 4, Sillo 5, për gjithë drejtuesit shqiptarë të demokracisë sikur të mos e mënjanonin. Tashmë shqiptarët janë bindur, që Shqipëria vazhdon të qeveriset  nga sillot e soji e sorollopi i tyre. Koçua nuk është më. Po jeta e tij është një shkollë më vete për artin skenik e historinë. Një film dokumentar ashtu shpejt e shpejt për të është shumë pak. Rilindasit e rinjë vazhdojnë të tjetërsojnë qendrat e qyteteve e njëherazi të rrafshojnë kulturën, traditën, historinë, duke ngritur kulturën e betonit e ndërtesave që të marrin frymën, po perfeksionojnë e përjetësojnë shkollën e hajdutëve e të antishqiptarizmit. Kemi një monument të këndshëm të Ollgës ( Violeta Manushit) në Pogradec. Po ku e ku figura e saj me atë të Sillos. Nuk mendoj se nesër do të ketë një monument për Edi Ramën, Fatos Nanon, Sali Berishën, Lul Bashën  apo Spiropalin e Dumën. Por për Koço Devolen dhe veprën e tij duhet të ketë madje në një nga sheshet më të dukshëm të kryeqytetit. Ai jo vetëm na dha  figura dhe skenarë të papërsëritshëm por nga të parët me veprën e tij të pavdekshme “Gjahu i fundit” vrau  frikën në fillimet e demokracisë. Edhe sa vjet duhet të presim të ngrihet një monument për të? Do pyesni: kush do e ngrejë monumentin?! Zamirët? Shefqetët? Nuk besoj. Pushtetarët? Kurrë! Piedestalët në Shqipëri mjerisht do të ngelen edhe për shumë kohë bosh, derisa shoqëria shqiptare të kuptojë e vlerësojë bijtë e saj të vërtetë. Sqarim për gjarprinjtë e hijenat, që helmojnë e kafshojnë orë e çast për tu nxirë jetën njerëzve të suksesshëm e të pafajshëm. Në 26 nëntor të vitit 2002, Koçua së bashku me një mikun e tij, kapet nga policia italiane. Akuza: transport i 3 kg. heroinë. Pas tetë muajsh më 24 korrik 2003 lirohet nga burgu italian dhe pas gjyqit në Gjykatën e Riminit merr pafajësinë e më pas dëmshpërblimin për muajt e burgut. 

Filed Under: Rajon

UKRAINA DHE DOBËSITË TONA

March 22, 2022 by s p

Nga ANGELO PANEBIANCO/

Pothuajse me siguri ka të drejtë Charles Kupchan  (Corriere, 11 mars): Putini nuk do të ndalet deri sa  t’arrijë të vendosë me detyrim një qeveri kukull në Kiev. Ose Kina, që ka letra më të mira se sa shumë ndërmjetës të pamundur, e frikësuar shumë nga destabilizimi në veprim i sistemit ndërkombëtar, do të vendoste  të trysnonte mbi Putinin duke e detyruar të ndalojë më parë. Në çdo rast, kur armët, mbas kaq vdekjeje e shkatërrimi, më së fundi do të heshtin, qeveritë evropiane duhet të jenë t’afta t’u shpjegojnë opinioneve publike të tyre se barazpeshat n’Evropë janë ndryshuar përgjithmonë e që, për të shpëtuar paqen në kontinentin e Vjetër, duhet ushtruar në muajt dhe vitet e ardhëshme një veprimtari e vazhdueshme frenimi kundrejt Rusisë. Qeveritë duhet të sqarojnë zgjedhësit se nëse nuk duam që lufta t’arrijë shpejt a vonë në kurrizin tonë, duhet të kemi një pushtet frikësues të fuqishëm e të besueshëm. 

Duhen shmangur ndërpretimet e gabuara: nuk ka një kthim të vërtetë në Luftën e ftohtë. Nuk është më bota dypolare me politikën e saj të blloqeve dhe qëndrueshmërinë e siguruar nga barazpesha e terrorit ndërmjet dy (dhe vetëm dy) mbifuqive. E sotmja është një botë shumëpolëshe në të cilën si shtojcë fuqia m’e madhe, Shtetet e Bashkuara, janë në një rënie relative. Në këtë botë të re Amerika duhet të përballojë jo një por dy fuqi të mëdha armike (Kina dhe Rusia)  e duhet të bëjë llogaritë me një mori fuqish të mesme të pagatëshme si njëherë për të ndjekur udhëzimet amerikane.

Kjo do të thotë se n’Evropë, në ndryshim nga çfarë ndodhte në kohët e Luftës së ftohtë, nuk do të mjaftojë më çadra amerikane për të na mbrojtur. Nëse për poltikë përmbajtjeje kuptojmë aftësinë për të bllokuar Rusinë, duke i ndaluar të tjera Ukraina – por edhe duke i ndaluar manevra rrethimi t’Evropës, që nisen nga Afrika, nga Lindja e Mesme dhe ajo e Afërt – atëherë duhet të pranojmë se këtë herë, përmbajtja do të jetë e mundur vetëm nëse Shtetet e Bashkuara do të jenë të ndihmuara nga një Evropë politikisht dhe ushtarakisht e besueshme. Fatkeqësisht më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, për një tërësi pengesash që duhet të njihen më parë se sa të hiqen.

Një pengesë është fakti se, mbas tetëdhjetë vitesh paqeje ka humbur kujtesa t tmerreve të luftës së Dytë botërore. Paqeja e gjatë, të cilën e kanë gëzuar në shtëpitë e tyre, i ka bindur shumë evropianë se kjo është një gjëndje e natyrshme, e pakthyeshme, e pavarur, siç ka qënë, nga raporte fuqish për kohë të gjata në dobi të Perëndimit. Të kuptohet se tani gjërat nuk qëndrojnë më kështu, e tani e tutje, për të ruajtur paqen duhen ndërruar zakonet, ndofta edhe duke hequr dorë nga ajo kuotë mirëqënieje që, ashtu si paqeja, dukej edhe ajo e siguruar përjetë, përbën një shndërrim psikologjik të vështirë e të dhimbshëm. Edhe duke lënë mënjanë vështirësitë ekonomike të luftës në Ukrainë dhe pasojat e tyre, që po shfaqen që tani, në cilësinë e jetës së evropianëve perëndimorë, është e mundur që shumë të mos kenë kuptuar ende që, kur flitet për mbrojtjen evropiane thuhet se duhen zhvendosur rezervat e përdorura deri tani në qëllime të tjera, nga fusha civile n’atë ushtarake. Cili do të jetë kundërveprimi i tyre kur t’a kenë kuptuar?

Një tjetër pengesë është fakti që një pjesë jo e parëndësishme e elitave intelektuale perëndimore (mjaft të mendohet dukuria e cancel culture: kultura perëndimore e katandisur në një shfaqje të neveritëshme racizmi, të “epërsimit të bardhë”) është e zotuar të  përhapë n’opinionin publik përçmim për qytetërimin tonë dhe institucionet që janë shprehje e tij (pluralizmi, demokracia liberale). Kur autokratët rusë e kinezë vërejnë botën perëndimore mendojnë se bëhet fjalë për një botë në rënie, tashmë pa besim në vetvete e në arsyet e saj. Mendojnë se mund të thyhet lehtë. Duhet zhvilluar, në Perëndim, një betejë e ashpër idesh.

Ka dhe një tjetër faktor për t’u mbajtur parasysh. Shoqëria e hapur, demokratike e liberale, si e tillë, ka mjaft pikë fuqije por edhe ndonjë dobësi, kur i duhet të përballojë autokracitë. Fuqija qëndron në faktin se, në çastin e rrezikut, mjaft qytetarë ndjehen vetvetiu të përligjur t’a mbrojnë (dhe arsyet e tyre janë më të forta, më të shumtën,   se ato të nënshtetasve të nënështruar pushtetit autokratik të shoqërive të mbyllura). Shoqëria e hapur është në të njëjtën kohë një vlerë për t’u mbrojtur e me vetë qënien e saj një kërcënim i papranueshëm për autokratët. Putini sigurisht i trëmbej rrezikut të infektimit kur ka mësyer Ukrainën demokratike. Me kalimin e kohës shoqëria e hapur mbetet një pol tërheqjeje dhe një dëshirë për shumë që, në shumë pjesë të botës, nuk mund t’i shijojnë frutet. Elementët e forcës janë të padyshimta. Dobësia qëndron në faktin se shoqëritë e hapura  janë në vetvete të përshkueshme e autokracitë përfitojnë. E bëjnë jo vetëm duke shfrytëzuar kanalet tona të lira të informacionit. E bëjnë edhe duke endur, në brëndësi të shoqërive të hapura, rrjeta interesash e bashkëfajësish. Në këtë çast, mbas mësyemjes, rrjeta e interesave të Putinit është fundosur, po noton nën ujë, e gatëshme të ringrihet, sido që të përfundojë çështja ukrainase, nëse dobësohet ndërmjet evropianëve përceptimi i rrezikut. Një problem jo i lehtë për t’u zgjidhur në vitet e ardhëshme do të jetë ai i mbrojtjes së stolive të familjes (shoqëria e hapur dhe institucionet e saj), duke pakësuar hapësirën e manevrës t’atyre që zënë nyjet strategjike të rrjetës së përmendur më lart.

E gjithë kjo çon në përfundimin se kur shoqëritë e hapura ose të lira duhet të përballojnë autokracitë, ato duhet të ndalojnë çthurjen e  frontit të brëndshëm., siç ka vënë në dukje me të drejtë Antonio Polito (Corriere, 12 mars). Një pasojë e menjëherëshme e çthurjeve të fronteve të brëndëshme n’Evropë do t’ishte pakësimi i asaj shtyse ndërmjet evropianëve të BE që ka krijuar kriza ukrainase. E atëherë do të ishin dhimbje. Ndoshta është ngushulluese e ndoshta jo, por putinianët tanë (e jo vetëm), na sjellin ndër mënd filosovietikët evropianë në kohën e Luftës së ftohtë. Kundërvinin parajsën komuniste (sovietike) ferrit kapitalist. Por parapëlqenin të jetonin në ferr.

“Corriere della Sera”, 12 mars 2022   Përktheu Eugjen Merlika             

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • 91
  • …
  • 207
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT