• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GREQI-MAQEDONI, Parlamenti grek ratifikon Marrëveshjen

January 25, 2019 by dgreca

1 Parlam Grek1 Zaiv Tsipras

Nga Bujar Osmani/

Parlamenti i Greqisë ka ratifikuar marrëveshjen me Maqedoninë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Për marrëveshjen kanë votuar 153 deputetë nga 300 sa numëron institucioni ligjvënës në Athinë. 143 deputetë të opozitës kanë votuar kundër, ndërsa një votë abstenim.

Votimit i ka paraprirë një debat treditor i përcjellë me akuza të shumta mes deputetëve të partisë së kryeministrit grek, Aleksis Tsipras dhe atyre të Demokracisë së Re, të cilët marrëveshjen e vlerësonin të dëmshme. Janë mbajtur edhe protesta të shumta nga grupe të ndryshme, të cilat të enjten në mbrëmje dogjën edhe flamurin maqedonas.

Pas votimit të marrëveshjes, Parlamenti grek duhet t’i njoftojë shtetet anëtare të NATO-s se tërhiqet nga bllokimi i pranimit të Maqedonisë në NATO.

Me këtë marrëveshje, Maqedonia e ka ndërruar emrin në Maqedoni e Veriut ndërsa Shkupi ka pranuar se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonasit e lashtë.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 17 qershor 2018 në Prespë, me të cilën edhe mbyllet kontesti 27-vjeçar ndërmjet dy vendeve.

Pas ratifikimit të marrëveshjes nga Parlamenti i Greqisë, kryeministri i Maqedonisë ka përgëzuar homologun e tij grek, Aleksis Tsipras.

“Gëzuar miku im, Aleksis Tspiras, së bashku me popujt tanë, shkruam fitore historike. Le të jetë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, le të jenë të përjetshme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë”, ka shkruar Zaev në rrjetin social Facebook.

Edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë Veriut, Bujar Osmani, vendimin e Parlamentit grek e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e të dyja vendeve, ndërsa kryeministrin grek Tsipras e ka përgëzuar për guximin, vizionin dhe durimin e treguar për procesin e ratifikimit të marrëveshjes.

“Urime për të gjithë ne, mirënjohje për qytetarët e dy vendeve. Ballkani sot fitoi dy fqinj, miq të shkëlqyer, shembull për të gjitha vendet tjera të Ballkanit”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Filed Under: Rajon Tagged With: Greqia Ratifikon Marrveshjen, njeh emrin maqedoni

Presidenti i Serbisë Vuçiç në Kosovë

September 8, 2018 by dgreca

1 vuçiç Koso-Vizitë dyditëshe në lokalitete të banuara me shumicë nga serbët në veri të Kosovës dhe takime me përfaqësuesit e tyre/2 VucoGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari-PRISHTINË, 8 Shtator 2018/ Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbërriti sot pasdite në vizitë dyditëshe në Kosovë, ku do qëndrojë në lokalitete të banuara me shumicë nga serbët në veri dhe do takojë përfaqësuesit e tyre.

Sipas axhendës së njoftuar në faqen zyrtare të Presidentit të Serbisë, Vuçiç sot fillimisht qëndron në një nga katër komunat veriore me shumicë serbe Zubin Potok, ku do vizitojë Qendrën për ekologji dhe zhvillim të sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq, e më pas  edhe pendën e liqenit të Gazivodës (Ujëmanit). Në axhendë është edhe vizita në dy lokalitete – një familjeje në fshatin Ibarsko Postеnjе dhe “Shkollës bujqësore të Prishtinës me seli të përkohëshme në Leshak”.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç sot qëndron edhe në komunën e Leposaviçit, ku do i drejtohet një Forumi të biznesit në një hallë sportive, si dhe në Zveçan, ku në ndërtesën e komunës do takohet me përfaqësues politikë (serbë) nga Kosova.

Axhenda e President të Serbisë, Vuçiç për nesër nuk është njofuar ende, por pritet të vizitojë Mitrovicën veriore.

Komuniteti serb përbën 1.47 % të banorëve në Kosovë, ku sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011 u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë, prej tyre  92.93 % shqiptarë, pa përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.

Në zgjedhjet lokale 2017 në Kosovë numri i votuesve në këto katër komuna veriore me shumicë serbe, sipas regjistrit të KQZ-së, ishte: Mitrovicë e Veriut – 21.797,  Leposaviç – 17.747,  Zveçan – 9.069 e Zubin Potok – 8.400.

Në zgjedhjet lokale Lista Serbe ka fituar në të 10 komunat me shumicë serbe, ndërsa Kosova ka gjithësej 38 komuna.

Komuniteti serb në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh përfaqësohet me 10 deputetë, ndërsa në qeverinë kosovare ka 1 zëvendëskryeministër e tre ministra.

Nga10 komunat me shumicë serbe në Kosovë  5  janë të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.

Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Kosova shtet prej 10 vitesh, ku gjuha serbe është një nga gjuhët zyrtare, me Kushtetutën e vitit 1974 ishte element konstituiv me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës dolën 7 shtete, një nga të cilat edhe Serbia, si edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona e Mali i Zi.

Kosova e pavarur e shpallur në 17 Shkurt 2008 deri tani është njohur nga 116 shtete. Kosovën, nga shtetet fqinje, vetëm Serbia nuk e ka njohur ende, por të dy vendet vijojnë dialogun drejt normalizimit të marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – në Bruksel, ku dje pritej të zhvillohej edhe një takim tjetër i nivelit të lartë presidencial, në të cilin proces Prishtina angazhohet për një marrëveshje përfundimtare që do përfshinte edhe njohjen reciproke.

Por, sipas deklaratave nga delegacioni i Beogradit, presidenti i Serbisë, Aleksanadar Vuçiç nuk ka pranuar të takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dje në Bruksel.

Raportimet nga Brukseli bëjnë të ditur se ndërmjetësuesja – Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini  ka takuar ndaras presidentët, të cilët i kishte ftuar për të vazhduar dialogun final Kosovë-Serbi.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, vizite ne Kosove, Vucic

Senatori Ron Johnson, I dërguari i Trumpit, do të vizitojë Ballkanin

September 5, 2018 by dgreca

1 kesh TrumpitSenatori amerikan dhe kryesuesi i Komisionit për Siguri Kombëtare i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Ron Johnson, do të vizitojë javën e ardhshme Greqinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Ambasada amerikane në Beograd.

Johnson, gjatë turneut në Ballkan, do të takohet me udhëheqësit rajonalë, tha ambasada.

Ai është një nga bashkëpunëtorët e lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, i ngarkuar me misione të posaçme.

Vizita e tij vjen në kohën kur Kosova dhe Serbia po shqyrtojnë idenë e ndryshimit të kufijve, ndërsa këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka thënë se SHBA-ja nuk i përjashton korrigjimet territoriale.

Filed Under: Rajon Tagged With: Senatori Ron Johnson, viziton Ballkanin

Beogradi Kërcënon Prishtinën me ndërprerje Dialogu

July 10, 2018 by dgreca

Beogradi kërcënon me ndërprerje të dialogut pas arrestimit të pesë serbëve në Kosovë/1 policia Kosoves

Pesë pjesëtarë të komunitetit serb janë burgosur nga Policia e Kosovës nën dyshimet se u kanë bërë presion pjesëtarëve të po këtij komuniteti në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ta braktisin këtë Forcë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka burgosur pesë persona për shkak të dyshimeve të bazuara se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar, siç ka thënë ai, kërcënimet që po dyshohen se po bëhen ndaj familjeve të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për këto kërcënime.

“Sot, institucionet e rendit dhe sigurisë në Kosovë kanë përmbushur detyrën e tyre, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për cenim të sigurisë dhe rendit”.

“Tentimet e vazhdueshme të politikës serbe për ta penguar dhe dëmtuar në çdo hap integrimin e qytetarëve serbë të Kosovës janë në kundërshtim me parimet e fqinjësisë së mirë, interesave të qytetarëve serbë në Kosovë, vlerave evropiane dhe aspiratave për integrimin në BE”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Kadri Veseli, Kryeparlamentari i kosoves e komentoi ngjarjen ne Facebook:

Kërcënimi i familjeve të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të komunitetit serb, është i papranueshëm.

Dënojmë të gjitha aktet që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe cenimin e jetës së qytetarëve tanë. Dhe sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, se ne do t’i mbrojmë ata.

Sot, institucionet e rendit dhe sigurisë në Kosovë kanë përmbushur detyrën e tyre, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për cenim të sigurisë dhe rendit….

Filed Under: Rajon Tagged With: “kërcënim”, Beogradi, Prishtina

Kancelari austriak kërkon negociatat për Shqipërinë

May 28, 2018 by dgreca

-“Me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të hapim shpejt negociatat”, është shprehur kancelari austriak, Sebastian Kurz për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”./

1 Kancelari Kurs

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz kërkon hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Kush kërkon të mënjanojë konfliktet në fqinjësinë tonë në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojë për stabilizimin, ai duhet t’u ofrojë një perspektivë të besueshme europiane vendeve në rajon”, ka thënë politikani austriak për gazetën gjermane “Welt am Sonntag.”

Austria mbështet Serbinë dhe Malin e Zi që kanë bërë përparime në pjekurinë për anëtarësim. “Edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të fillojmë të hapim negociatat”, tha Kurz.

Samiti i qershorit do të vendosë, nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në Gjermani, sidomos në partinë konservatore, CDU dhe CSU, por edhe në disa vende të BE-së ka ende rezerva për këtë hap. Por Komisioni Europian e mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.(DW)

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Maqedonia, Sebastian Kurz, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 97
  • 98
  • 99
  • 100
  • 101
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT