• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiperia “Hakmerret” ne “Token e Shenjte”

June 11, 2017 by Administrator

kuqezi israel

Foto nga Gerti Carcani.

Shqiperi brilante. Nje loje prefekte, dhe  nje fitore e shkelqyer. Shqiperia ka gjetur vetveten ne Israelin e larget. Dy gola te Armando Sadikut dhe nje nga Ledion Memushaj i dhane kuqezinjeve fitoren e paster 3-0. Shqiperia ka rrembyer vendin e trete, nderkohe qe Vipat e grupit tone Spanja dhe Italia jane ne dy vendet e para. Kuqezinjte luajten gjate 90 minutave ne nje loje prefekte, duke mos i dhene shume hapsira kundershtarit, nderkohe qe per here te pare pas disa ndeshjve te dobeta skuadra intrepetoi ne fushen e lojes nje loje te madhe ku te gjitha repartet funksionua ne meyre prefekte.

Për fitoren

“Ia kisha kërkuar skuadrës, kjo është fitore e skuadrës, që ka bërë atë që duhej të bënte, atë që ka bërë në pjesën më të madhe të drejtimit tim. Ka treguar cilësitë që ka, ato që ka treguar edhe në Europian. Kjo është fitorja që u kisha thënë edhe lojtarëve pas Italisë, që do të fitonim 3-0 në Izrael. Jam i inatosur sepse mund të bënim edhe 1 gol tjetër.”

Përse merr përsipër dështimet ndërsa fitoren ia kushton skuadrës

“Unë mendoj se trajneri shërben për këtë, se fitoret janë të skuadrës, trajneri duhet të punojë për të marrë më të mirën e skuadrës dhe kostot e dështimeve pastaj i merr trajneri. Problemi kryesor është që në këtë nivel Kombëtarja është e vështirë se i shohim lojtarët një herë në tre muaj. Këtë herë kishim mundësinë që të qëndronim dy javë me ta dhe kjo ka sjellë benefitet e saj”.

Për komentet rreth largimit

“Unë flas për ndeshjen, pastaj pasneser shihemi dhe diskutojmë për gjithçka tjetër”.

 

Deklarata për Supersport

Për ndryshimin mes ndeshjes së parë dhe të dytës

“Sot ndryshoi kundërshtari, se kur humb kundër Spanjës e Italisë, kur humb kundër Bosnjës, mund të pranohet. Ndoshta jo me Portugalinë, Luksemburgun e Izraelin në shtëpi. Në rrugëtimin tonë të Botërorit, ajo që na mungon është ndeshja në shtëpi me Izraelin, atë e gabuam. Ishte ndeshje e shtrembër, e kujtoni të kuqin. Këtu jo, treguam që ishim superiorë ndaj Izraelit në të gjitha pikëpamjet”.

Për mënyrën si motivoi lojtarët

“Mundësia për të qënduar gati dy javë, për të punuar bashkë me ta. Duke u mundruar që të nxjerrim në pah cilësitë që na çuan në Europian. Kjo është pikëpamja ime. E di që ndaj Spanjës e Italisë mund të humbësh, por me të tjerët mund ta luash si i barabartë me të gjithë”.

Për momentet e fundit kur kërkonte që lojtarët të ruanin prapavijën

“Nuk duhej të pësonin gol, duhej të bënin të katërtin. Por djemtë iu përmbajtën fjalës për rezultatin 0-3”.

Nëse është përgjigje ndaj kritikave

“Kritikat, kur janë konstruktive më pëlqejnë. Kur janë ato që bazohen vetëm mbi rezultatet, nuk shihen ndeshjet, më pëlqejnë më pak.

Në vijim janë vlerësimet e dhëna për paraqitjen e futbollistëve të përfaqësueses shqiptare nga portali i njohur italian “Tuttomercatoweb” pas ndeshjes së fituar në transfertë kundër Izraelit

Strakosha 6.5 – Del nga fusha me portën e paprekur, rezultat i rëndësishëm për të dhe mbrojtjen e tij.

Hysaj 7 – Shtysa e zakonshme dhe punë e mirë në fazën mbrojtëse. Është ai që jep asistin vendimtar për golin e tretë të shënuar nga Memushaj.

Gjimshiti 6.5 – Mbulon mirë hapësirat, bashkëpunim i mirë me shokët e tjerë të skuadrës dhe pozicionim i mirë në fushë.

Kukeli 6 – Ndonjë lëvizje e ngadaltë për të, që i lë gjithsesi pak hapësira kundërshtarëve, duke u rritur minutë pas minute. (82’ Veseli – pa notë).

Mavraj 6 – Mban prapavijën, Izraeli krijon pak rreziqe por ai është gjithmonë gati për të mbyllur hapësirat.

Aliji 6 – Del shpesh në krah, duke u munduar edhe të pasojë për lojtarët në mes, por është i vëmendshëm edhe në mbulim.

Abrashi 5.5 – Arrin të bëjë shumë pak. Nuk gjen hapësirat e duhura për të goditur dhe shpesh është jashtë dinamikës së lojës të skuadrës.

Hyka 6 – Një tekash i mirëfilltë për kundërshtarët në krahun e tij, provon të shfrytëzojë hapësirat që i mundësohen nga mesfusha izraelite me rezultate shpesh të mira,.

Memushaj 6.5 – Është ai personi që gjen golin e 3-0 që mbyll diskutimet, duke shfrytëzuar një manovër rrëmbyese të të gjithë skuadrës, me pasimin e Hysajt.

Roshi 6 – Sidomos në pjesën e parë, hidhet në çdo hapësirë, duke i krijuar jo pak kokëçarje mbrojtjes kundërshtare. (54’ Lila 5.5- Hyn në fushë dhe merr karton të verdhë, një nga ngjarjet e pakta të denja të ndeshjes së tij).

Sadiku 7.5 – Është ai njeriu i mbrëmjes! Dy gola që nisin të tijtë drejt një fitoreje shumë të rëndësishme. Goli i dytë është një shpikje e vërtetë, gjuajtje nga distanca dhe këndi i gjetur me saktësi mbresëlënëse (69’ Cikalleshi 5.5- Hyn për t’i dhënë një ndihmë ekipit e sidomos në fazën mbrojtëse. Ndihmon skuadrën të ruajë avantazhin

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, fiton 3 me 0, Shqiperia hakmerret nodal israeli

Futboll. Eleminatoret e Kampionatit Boteror. Sot: Izrael-Shqipëri. Kuqezinjtë kërkojnë hakmarje në “tokën e shenjtë”.

June 10, 2017 by Administrator

albania-israel

Nga Albano Kolonjari

 Tekniku kuqezi Gianni De Biasi thotë se:” do të luajmë për të fituar. Por po tentuam ashtu si vepruam në Luksemburg, ku luajtëm aq dobët sa humbëm.  Edhe nëse paraqitemi përsëri ashtu, do të humbasim edhe këtu”. Në fakt situata në kampin kuqezi nuk është e qetë. Pesë humbje rradhazi kanë rikthyer Kombëtaren ne vitet e saj te mbrapshta duke ja humbur shkëlqimin e Eleminatoreve te Kampionatit Europian .

“Heroi kuqezi” tekniku Italian De Biasi ne koferencen per shtyp nje dite perpara takimit Izrael-Shqiperi thote se:”Nuk e kam menduar rinovimin e kontrates”. Nga ana tjeter FSHF eshte gati ti ofroje atij nje kontate te re. Por tekniku De Biasi duket se prêt reagimin e skuadres ne takimin me Izraelin. Nje humbje do ta detyronte De Biasin te jepte doreheqje. Karakteri i tij nuk do te pranonte serisht nje loje te dobet dhe nje humbje te hidhur. Kontrata e De Biasit perfundon ne muajin nentor te ketij viti. Por kush mund ta zevendesoje ate? Ne horizont eshte shfaqur Paolo Tramezzani ish ndihmesi i De Biasit, qe pas nje sezonit te sukseshem me Zvicer me Luganon dhe mbarimit te kontrates eshte kerkuar nga Sioni, por qe Tramezzani nuk ka firmosur dhe ka shtyre firmen per javen e ardheshme. Tramezzani ka qene tekniku i dyte i Kombetares per nje periudhe 5 vjecare dhe e njeh shume mire ambientin kuqezi. A po prêt Tramezzani rezultatin e takimit Izrael-Shqiperi.  Vete De Biasi nuk eshte i qete. Duke e kerkuar fajin tek futbollistet dhe impenjimi i tyre me kombetaren. Nga ana tjeter futbollistet shprehen se do te kerkojne fitoren, por ajo cfare ata dhane ne fushen e lojes kunder Luksemburgut nuk te ben optimist. Takimi i pare i luajtur ne Elbasan Arena perfundoi 0-3 ne favor te Izraliteve te cilet u ndihmuan edhe nga gabimet e portierit Berisha dhe gjyqtarit te ndeshjes.  

Pyetjet qe ju drejtuan De Biasit.

Keni thene qe do ta fitoni kete takim. Ku e mbeshtesni optimizmin tuaj pas atyre lojrave te debota qe ka zhvilluar Kombetarja.

 “Nuk kam thënë që do ta fitojmë ndeshjen. Por, që do të luajmë për të fituar. Por por luajtem  ashtu si tentuam në Luksemburg, ku luajtëm aq dobët sa humbëm, edhe  nëse paraqitemi përsëri ashtu, do të humbasim edhe këtu. Jeni të kënaqur?! Vendi i tretë? Ka patur shumë raste që Shqipëria është klasifikuar e katërta dhe e pesta. Llogaritë bëhen gjithmonë në fund. Por, ndryshe nga ajo që them në konferencë, më rëndësi ka atmosfera e asaj që skuadra do të tregojë në fushë.”

Si do ta interpretoni kete ndeshje? A mund te fitojme?

 “Të gjitha ndeshjet mund ti fitosh. Varet si i interpreton, si i përgatit dhe nëse ke më tepër dëshirë se kundërshtari. Ndeshjet janë të hapura në fillim, më pas gjithçka varet nga kujdesi gjatë lojës, nga mënyra si i shfrytëzon rastet, cilësitë e lojtarëve dhe loja në grup. Këto janë elementët që të ndihmojnë të arrish objektivin. Mënyra e lojës? Ju flisni për numra dhe për skema, por më e rëndësishmja është çfarë interpretojnë lojtarët dhe si e interpretojnë, në mënyrë kolektive apo individuale. Në jetë nëse do të arrish diku, duhet të japësh më të mirën dhe të jesh mbi kundërshtarin. Ajo që kërkoj është një përgjigje, që Shqipëria të luajë si skuadra e dy vjetëve të fundit, duke vendosur në vështirësi ekipe më të mëdha dhe më cilësore.”

A ju sherbeu ndopak ndeshja me Luksemburgun?

 “Janë ndeshje në fund të sezonit, ku na munguan edhe lojtarë të rëndësishëm që erdhën në Stamboll. Gabuam raste të pamundura përpara portës dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen në pjesën e parë, por pësuam dy gola pas gabimeve tona. Ishte ndeshje e keqe, jo vetëm sepse humbëm. Kemi lojtarë që kanë luajtur 50 ndeshje, por edhe futbollistë me vetëm 3 ndeshje. Prisja më tepër nga ata që kanë pasur më pak hapësira aktivizimi. Këtyre të fundit ua dhashë hapësirë dhe ky shans duhej kapur, sepse mundësitë nuk vijnë gjithmonë.”

 

Filed Under: Sport Tagged With: Eleminatoret e Campionati Boteror, Izrael Shqiperi

Kick-boxer-i shqiptar Kampioni i Botes Florian Marku fiton me Knock Out perballe Kampionit te Greqise Bitakos,

June 10, 2017 by Administrator

florian marku

Nga Albano Kolonjari

Florian Marku, kick-boxer-i shqiptar  Kampioni I Botes ne versionin MMA ne sportin e Kicboxer u ndesh te shtunen ne mbremje ne Athine perballe kampionit te Greqise  . Florian Marku nuk e diskutoi asnjehere fitoren duke e vene kundershtarin e tij disa here ne veshtiresi. Pas nje dyluftimi prej kater minutash, Florian Marku arriti ta fitonte takimin me Knock Out. Fitorja e sportistit shqiptar u pershendet nga dhjetra bashkeatdhetare qe ishin te pranishem ne sallen e sportit. Florian Marku eshte 2 here Kampion i Botes ne kick box dhe 1 here kampion i Europes.

The MMA Fighter Florian Marku  is one of the greatest talents. He fights himself upwards very successfully. In the K-1, he always convinces on the whole line. He always fights with a good overview, with explosive kicks and box combinations!

Florian Marku was 2009 accused of a robbery of 5 million leks post with others. During his stay in prison he has passed to Islam, and these days is released from prison. Florian Marku managed to wrest the gold necklace in WKU Rus Simon Poskotin and WKA, the 72.5 kg category, in a very exciting challenge in Munich, Germany. Although Poskotin go as the favorite in this duel, Albanian Marku not only managed to resist shocks opponent, but gained ground after each round being declared the winner on points at the end .

Stats

  • Name: Florian Marku
  • MMA Record: 1-0-0 (Win-Loss-Draw)
  • Kickbox Record: 41-3-0 (Win-Loss-Draw)
  • Nickname: TNT
  • Age: 24 | Date of Birth:09.29
  • Weight Class: Lightweight
  • Height: 5’8″ (172cm) | Reach: N/A
  • Born: Albania

Filed Under: Sport Tagged With: Kid Box, kmapioni shqiptar

Duka:”De Biazit do ti ofrojmë kontratë të re. Shpresojmë qe tekniku të firmosë”.

June 10, 2017 by Administrator

de-biassi

 

24 orë  perrpara takimit Izrael-Shqipëri, Presidenti i FSHF Armando Duka theksoi se nuk ka në plan shkarkimin e teknikut kuqezi :“De Biazi po vjen drejt përfundimit të kontratës dhe mund të diskutohet nëse do të vazhdojë apo nuk do të vazhdojë me një kontratë të re “. 

 

Mbledhja me skuadrën 

“Nuk mund të riprodhoj gjithçka që kemi diskutuar në mbledhje, por qëllimi ishte që realisht kemi kaluar një periudhe jo të mirë dhe një ndeshje ndaj Luksemburgut për tu harruar.

Ajo mbledhje u zhvillua për të kuptuar çfarë po ndodh me ne, pse nuk jemi ata që ishim dhe pse po na ikën shkëlqimi që kishim.

Analizuam gabimet dhe shpresoj të bëjmë sa më mirë që në ndeshjen ndaj Izraelit. Kam kërkuar nga ekipi që të gjejmë forcat, pasi siç e kemi kuptuar të gjithë kemi rënë në vetëkënaqësi.

Festa, Europiani nuk kishte  mbaruar akoma. Uroj që sot kjo festë të ketë mbaruar dhe të kthehemi në futbollin e sakrificës në Izrael.”

Për humbjen ndaj Luksemburgut

“Të humbësh një ndeshje kundër një kundërshtari në letër jo si ne, nuk është fundi i botes. Puna është se ne nuk dhamë më të mirën tone.

Nuk bëmë gjithçka mirë, duhet të japim maksimumin tonë të nxjerrim atë që kemi brenda, se ndoshta se kemi nxjerrë në ndeshjet e post Europianit.

Në qoftë se vjen fitorja në rregull, në të kundërt s’ka problem. Nuk besoj se bëmë gjithçka mirë pasi nuk kishim impenjimin e duhur, ndoshta dhe fakti që ishte ndeshje miqësore.

Shqetësimi nuk ka qenë vetëm ndeshja miqësore, post Europiani ka qenë një periudhe vetëkënaqësie, uroj të ketë përfunduar.”

Kujtimet e Europianit dhe ndeshja ndaj Izraelit

“Kujtimet e Europianit do jenë kujtime të bukura që do t’i kujtojmë gjithmonë, por tani duhet të mendojmë për të ardhmen, duhet të mendojmë se çfarë do të bëjmë më mirë në ketë 11 qershor se në ai i vitit që shkoi.

Jemi në një moment që duhet të demonstrojmë diçka ndryshe. Ekipi është i përgjegjshëm dhe e ka kuptuar çfarë duhet të bëjë në Izrael.”

Energjitë e reja për të rritur adrenalinën

“Pas sukseseve të mëdha është e vështirë ta menaxhosh suksesin. Pasi këtu bëhen diferencat, këtu dallohen kampionët e mëdhenj.

Kampionët e mëdhenj kërkojnë suksese të tjera, ata që nuk janë mësuar e kanë vështirë t’i menaxhojnë këto suksese.

Jemi në periudhë të errët, uroj të mos vazhdoj më kjo periudhë. Kjo skuadër i ka forcat, t’i nxjerri vlerat e veta ndaj  Izraelit.

Nuk duhet të bëhemi si Lituania që u kualifikua një herë në Kampionatin Europian të 2004 dhe se kam dëgjuar më nëse luan futboll apo jo.“

Objektivi i vendit të tretë

“Natyrshëm ne përsëri mund të dalim në vend të tretë, por ajo çfarë kërkoj nga skuadra është që të bëjë atë që di të bëjë, të luaj ashtu siç di të luaj.

Kjo nuk është një skuadër me yje, është një skuadër yll dhe këtë e kam thënë gjithmonë, por që mund të bëhet yll vetëm duke dhënë më shumë se 100 %.

Nëse mendojnë para ndeshjes që janë yje do ta pësojmë si në Luksemburg. Nëse fitojmë në Izrael vendi i tretë atje është.”

Për zërat në mediat italiane rreth largimit të De Biazit

“Nuk është e rëndësishme nëse më bezdis apo ndikojnë te unë lajmet që qarkullojnë për trajnerin, por unë mendoj se nuk janë të mira për skuadrën, sepse ndofta e shpërqendrojnë edhe skuadrën se ekziston një raport mes skuadrës e trajnerit. Nuk besoj se i bëjnë mirë skuadrës.

Për mua besoj se mbeten zhurma mediatike sepse nuk ka asgjë zyrtare. Me trajnerin kam ndjekur stërvitjen bashkë edhe sot dhe nuk kemi biseduar asnjëherë për gjëra të tilla. E kam thënë disa herë që është në një kontratë e cila përfundon në fund të këtij edicioni.

Nuk kemi diskutuar asnjëherë për të ardhmen, aq më keq në një situatë jonormale që ne konsiderojmë paraqitjen tonë. Është shqetësim për ne, shqetësim për trajnerin, shqetësim për të gjithë, nuk ia vlen që të diskutosh për gjëra të tilla”.

Për faktin që De Biazi nuk i komenton dhe mohon zërat

“Për mua, ashtu si për ju, janë gjëra mediatike. Nuk di gjëra zyrtare, janë gjëra që nuk na shërbejnë. Nuk i shërbejnë qëllimit kryesor që kemi ne, interesat e skuadrës Kombëtare. Nuk më interesojnë interesat e asnjë individi, më interesojnë vetëm të skuadrës Kombëtare”.

Nëse mendon shkarkimin e trajnerit nëse mundemi ndaj Izraelit

“De Biazi po vjen drejt përfundimit të kontratës dhe mund të diskutohet nëse do të vazhdojë apo nuk do të vazhdojë me një kontratë të re. Ne, sido që të jenë rezultatet, do t’i shkojmë kontratës deri në fund, të paktën ne si Federatë e Futbollit

Të shkarkosh një trajner nuk është ndonjë kënaqësi se vë një person në një pozitë të vështirë. Por fatkeqësisht unë kam shkarkuar më shumë se një”.

Për arsyet e euforisë së Kombëtares

“Euforia është legjitime në një lloj mënyrë, është një epidemi që nuk ka njeri që nuk kap, apo skuadër. Varet se kush e menaxhon më mirë. Euforia nuk ka kapur vetëm futbollistët, euforia na ka kapur të gjithë neve. Ka kapur ambientin sportiv, nga unë, trajneri, të gjithë ne kemi menduar se u bëmë shumë të mëdhenj.

Por të mëdhenj jemi kur djersijmë shumë, madje-madje duhet edhe të nxjerrësh gjak në fushë e jo djersë që të arrijmë rezultate pozitive. E rëndësishme është që kjo euforia, që i kap të gjithë pas një suksesi ndofta të pazakontë, të kalojë sa më shpejt dhe unë uroj që të ketë kaluar”.

Për diskutimet me trajnerin rreth temës së euforisë

“Kjo euforia i ka kapur të gjithë aq sa kemi dëgjuar shumë diskutime në Shqipëri kur humbëm me Spanjën, ishim aq euforikë sa na u duk fundi i botës. Një humbje ndaj Spanjës është normale për çdo ekip në botë, jo më për Shqipërinë.

Padyshim që çdo ekip në botë futet për fitore por ishim aq shumë euforikë sa na u duk fundi i botës humbja me Spanjën. Ne duhet të dimë vlerat tona, limitet tona dhe të kemi pretendimet tona reale, duhet të dimë edhe armët e forta tonat, t’i shfrytëzojmë ato që janë lidhja e skuadrës me fanellën, përkushtimi maksimal që të arrijmë në suksese”.

Shiriti i kapitenit

“Ai që e merr shiritin duhet ta shikoj si detyrë jo privilegj. Në rastin konkret për ndeshjen ndaj Luksemburgut por edhe tani kapiten është Mavraj, është një nga futbollistët më goxha kontribute këtu dhe e meriton atë siç mund ta meritojnë dhe shumë të tjerë.

Shumë e meritojnë por njëri e merr shiritin. Kjo skuadër nuk e ka problem këtë gjë, janë thjesht zëra mediatike sesa probleme reale. Kapiteni që kishim, patjetër që e kishim shumë të mirë, ai ka krijuar gropën e vet por nuk ta mbanin 50 vjet.”

Situata dhe problemet

“Nuk mendoj që një rezultat pozitiv apo negativ e shpëton situatën. Dua një paraqitje të mirë, ajo ka më shumë rëndësi. Dëshira që mos jetë e njëjta skuadër si në ndeshjen me Luksemburgun.

Duhet të demonstrojmë një gjë ndryshe, atëherë mund të themi që është shëruar problemi që quhet epidemi.”

E ardhmja e Kombëtares

“Gjëja që më shqetëson më shumë është sjellja ndryshe e skuadrës. Duhet më shumë besim te vetja që të bëjmë mirë dhe të jemi pretendentë kryesorë për tu kualifikuar në 2020.

Nuk kam menduar për stafin e ri. Terapi që duhet të bëjmë për të kaluar këtë krizë është një test që duhet menduar për të ardhmen.”

Parashikimi për sfidën ndaj Izraelit

“Kam besim se skuadra do jetë ndryshe në Izrael. Ata na kanë mundur në Elbasan kanë mundësitë dhe pretendimet e veta.

Rezultati është i hapur. Ajo që ka rëndësi është një paraqitje dinjitoze. Uroj të mos humbin në Izrael

Filed Under: Sport

20 MIJE EURO PER KAMPIONEN MAJLINDA KELMENDI, 8 MIJE PER NORA GJAKOVEN

April 21, 2017 by dgreca

*Ministri Shala uron xhudistet Kelmendi e Gjakova për suksesin e arritur në Evropianin në Poloni/

*Xhudistja Majlinda Kelmendi do të shpërblehet me 20 mijë euro, ndërsa Nora Gjakova me tetë mijë euro. Trajneri Driton Kuka do të shpërblehet me 14 mijë euro./

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë në kategorinë deri në 52 kg, respektivisht xhudisten Nora Gjakova, për fitoren e medaljes të bronztë në kategorinë deri në 57 kg, ku të dyja ngadhënjyen me ippon, në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Poloni, nga 19 deri më 23 prill.Ministri Shala u shpreh se tashmë fitoret e xhudisteve tona nuk i dëshmojnë vetëm cilësinë dhe rezultatet, por janë një shembull i punës për sportistët tjerë që duan të ndjekin rrugëtimin drejt suksesit. Gjithashtu, suksesi i xhudisteve kosovare është model edhe për xhudistet e shteteve tjera të cilat duan të arrijnë suksese në garat ndërkombëtare.

Ministri tha se është pak të shprehemi se ndjehemi të gjithë krenarë dhe të gëzuar për suksesin që ka arritur xhudoja kosovare në arenën ndërkombëtare. Rezultatet që kanë arritur dhe po arrijnë xhudistet tona tejkalojnë kufijtë e sukseseve në fushën e sportit. Ato lirisht mund të llogariten edhe sukses i shtetit tonë, tha Shala.Po ashtu, Shala u shpreh se MKRS-ja po punon në hartimin e politikave sa më të mira për sportin por edhe duke investuar në infrastrukturë. Në muajin shkurt, MKRS-ja ka nënshkruar memorandum për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, ku ka ndarë 1 milion e 500 mijë euro.Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, xhudistja Majlinda Kelmendi do të shpërblehet me 20 mijë euro, ndërsa Nora Gjakova me tetë mijë euro. Trajneri Driton Kuka do të shpërblehet me 14 mijë euro.(bJ)

Filed Under: Sport Tagged With: 20 MIJE EURO PER KAMPIONEN, 8 MIJE PER GJAKOVEN, Majlinda Kelmendi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT