• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria dinjitoze, i merr pikë Kroacisë

June 19, 2024 by s p

Sokol Paja/

Euro 2024- Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi një ndeshje shumë dinjitoze përballë gjigantit të futbollit evropian Kroacisë. Një ndeshje e dominuar në pjesën më të madhe të saj, me pak fat Shqipëria mund të kishte marrë 3 pikë të arta ndaj një Kroacie të plakur e në përfundim të ciklit të yjeve të saj. Ndryshe nga ndeshja me Italinë, kundër Kroacisë u paraqit një Shqipëri agresive, e organizuar, e etur për fitore, e shpejtë, elegante, potente në qendër e freskët nga krahët. Shqipëria kishte shumë personalitet dhe dinjitet në një përballje shumë të vështirë. Shqipëria luajti si ekip i madh. Shqipëria paraqiti shumë cilësi dhe qëndrueshmëri. Morali i lartë, ndërlidhja e reparteve, përgatitja e fortë psikologjike bënë që Shqipëria të paraqitej mjaft mirë në një moment delikat dhe atmosferë jo të favorshme shkaktuar nga humbja me Italinë. Shqipëria hodhi gjithçka pas krahëve dhe kënaqi tifozët në stadium e miliona shqiptarë që e ndjekin nga sheshet dhe ekranet. Një Shqipëri që rrit ekuilibrin dhe qetësinë. Teknikë, forcë dhe taktikë. Kombëtarja e kombit është gëzim e frymëzim për çdo shqiptar.

Një pikë morali që do të thotë shumë për vazhdimësinë. Hutimi për disa çaste te golat e pësuar dhe vonesat në ndërrimet e Sylvinhos e zbehën pak paraqitjen e shkëlqyer të Shqipërisë që rritet nga ndeshja në ndeshje. E ardhmja duket e ndritur…forca luanët kuq e zi.

Filed Under: Sport

Euro 2024: Itali-Shqipëri

June 14, 2024 by s p

Spalletti:”Ne duhet të sillemi si kampionë”.

Sylvinho: Nuk kemi frikë nga askush.

Përgatiti:Albano Kolonjari

Rekordi i Italisë kundër Shqipërisë të krijon përshtypjen se ky duhet të jetë një fillim i rehatshëm në EURO për kampionët në fuqi. Që nga nëntori 2014, skuadrat janë takuar katër herë, dhe Azzurri i ka fituar të gjitha ato ndeshje, duke shënuar shtatë gola dhe duke pësuar vetëm një. Megjithatë, me një pjesë të konsiderueshme e skuadrës së Sylvinhos luan në Serinë A, Shqipëria i njeh mirë kundërshtarët e saj. Pasi bëri debutimin e saj në EURO 2016, Shqipëria për herë të parë në historinë e saj kryesoi një grup kualifikues në një turne të madh. Italia përfundoi pas Anglisë në grupin e saj kualifikues, por me sulmuesin Gianluca Scamacca që ka të ngjarë të jetë kanditat për golashënuesin më të mirë të turneut. Ai realizoi këtë në UEFA Europa League me Atalantën.

Parashikimet e ekspertëve

Paolo Menicucci, reporter i Italisë

Kampionët në fuqi janë të vendosur të mbrojnë titullin e tyre pavarësisht skepticizmit që rrethon ekipin pasi Azzurri nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës FIFA dy vjet më parë. Ndërsa mesfusha është goxha e ngjashme me atë që ndihmoi në fitimin e titullit tre vjet më parë, Azzurri-t kanë gjetur talente të reja në mbrojtje për të zëvendësuar luanët e vjetër si Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, ndërsa forma e fundit e Gianluca Scamacca mund të jetë përgjigja e përsosur për dyshimet.

Egi Duro, reporter i Shqipërisë

Shqipëria hyn në garë me humor të lartë pasi kryesoi grupin e saj kualifikues. Nën drejtimin e Sylvinhos, ata kanë një mbrojtje të fortë të drejtuar nga Berat Djimsiti me përvojë dhe mund të godasin shpejt në kundërpërgjigje, me ritmin dhe teknikën e Armando Brojës që mund të jenë vendimtare. Pavarësisht se është në ‘Grupin e Vdekjes’ me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, forma dhe disiplina taktike e Shqipërisë do të thotë se ata mund të kenë një surprizë ose dy, me ekipin që kërkon të ruajë momentin e fituar nga fitoret e fundit miqësore dhe paraqitjet e forta në kualifikime.

Italia: Donnarumma; Darmian, Buongiorno, Bastoni; Di Lorenzo, Jorginho, Cristante, Dimarco; Frattesi, Chiesa; Scamacca

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Djimsiti, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Broja.

Çfarë thonë trajnerët

Luciano Spalletti, trajner i Italisë: “Të vish në turne si kampion në fuqi është një avantazh. Por ne duhet të kuptojmë menjëherë se duhet të sillemi si kampionë në fuqi. Italia na ka zgjedhur ne për të përfaqësuar kombin tonë, por ne do të shohim vetëm nëse jemi në lartësinë e detyrave gjatë ndeshjeve. Ne duhet të bindim veten, jo vetëm tifozët të, për të treguar se çfarë kemi brenda nesh”.

Sylvinho, trajneri i Shqipërisë: “Përgatitja jonë ka qenë e plotë dhe shpirti i skuadrës është i lartë. Ne respektojmë kundërshtarët tanë, nuk kemi frikë nga askush. Forma e Armando Brojës na jep një avantazh në sulm dhe njësia jonë mbrojtëse ka treguar qëndrueshmëri të madhe. Fokusi ynë do të jetë për ruajtjen e strukturës sonë dhe për të bërë më të mirën e kundërsulmeve. Lojtarët janë gati të japin gjithçka në skenën europiane dhe ta bëjnë Shqipërinë krenare.

Filed Under: Sport

60 VJETORI I NDARJES NGA JETA TË DËSHMORIT TË FUSHËS SË BLERTË SHQIPTARE ABDURRAHMAN ROZA HAXHIU

May 20, 2024 by s p

NGA Kevin HAXHIU/

Abdurrahman Roza Haxhiu i njohur si Roza Haxhiu lindi në qytetin e Lushnjës,në lagjen “Kongresi i Lushnjës” në vitin 1930.Djali i patriotit Bajram Haxhiu i cili ishte një nga anëtarët e komisionit kombëtar të posaçëm inisiator të thirrjes dhe organizimit të Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i atdhetarit të shquar për çështjen kombëtare Shqiptare në Diasporën e Shqiptarëve të Egjiptit Qerim Haxhiu.Futbolli për Rozën ishte një ëndërr që nisi që fëmijë në fushën e blertë të vendlindjes dhe që do të përfundonte po aty në fushën e blertë europiane nga një goditje me takë futbolli në kokë gjatë lojës.Roza Haxhiu ishte një futbollist dhe trajner i shquar shqiptar në vitet 50-60.Ai luajti si futbollist me “Traktorin” e Lushnjes,“Besën” e Kavajës,Partizanin,Dinamon dhe kombëtaren shqiptare.Gjithashtu Roza Haxhiu ishte edhe Trajner i shquar me Traktorin e Lushnjes.Në vitin 1945-1947 Roza Haxhiu u aktivizua me ekipin e të rinjëve të “Traktorit” të Lushnjes ku u dallua si titullar.Dilaver Toptanit i cili ishte inspektorë i fizkulturës,mësues,trajner dhe futbollist në Lushnje në vitet 1947-1949 kur pa cilësitë e mëdha të Roza Haxhiu-t do ta dërgonte për specializim si trajner në Tiranë në një kurs që drejtohej nga kuadro sovjetik (rusë).Gjatë kampionatit të vitit 1948-1949 emri i Rozës i kalon kufijtë e Lushnjes.Haxhiu në vitin 1950 shkëlqeu si mesfushor tek “Besa” e Kavajës.Në vitin 1951 Roza do të luante për herë të parë në ekipin e Partizanit.Në vitin 1953 trajneri i saj Loro Boriçi e futi Roza Haxhiu-n në formacionin e ekipit të futbollit të kombëtares shqiptare që merrte pjesë në Bukuresht në Festivalin Botërorë të Rinisë dhe Studentëve.Në vitin 1955 Roza luante ne ekipin e Dinamos dhe në fund të ndeshjes Dozha e Budapestit-Dinamo futbollisti i shquar hungarez Suza ka thënë për Rozën:-“Ai (Roza Haxhiu) është një futbollist i kalibrit europian”.Futbollisti i talentuar Roza Haxhiu ka dhënë një kontribut të madh edhe në kombëtaren Shqiptare dhe veçanërisht në fitoret ndaj Çekosllovakisë dhe Polonisë.Në vitin 1957 në finalen e kampionatit të 20-të kombëtar që zhvillohej midis dy ekipeve kryeqytetase (derbi) Partizani-Dinamo Roza Haxhiu bëri golin e tretë.Tifozët e Partizanit e festuan në mënyrë madhështore në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” fitoren e kampionatit gjithashtu ata ngritën në krah futbollistin e talentuar dhe golashënuesin e ndeshjes A.Roza Haxhiu.Ky moment tepër i veçantë është fiksuar edhe në një fotografi.Në Leipzig të Gjermanisë Roza Haxhiu me ekipin e Partizanit në vitin 1958 dha maksimumin e tij në fitimin e medaljeve të argjendta.“1958” për Rozën ishte vit i suksesit të madh por gjithashtu do të ishte dhe tepër i rëndë kjo e fundit pasi ai gjatë një ndeshje miqësore që zhvillonte me ekipin e Partizanit në Bullgari gjatë lojës u godit me takë futbolli në kokë.Goditja me takë do ti shkaktonte një sëmundje të pashërushme por Roza nuk u largua nga futbolli por me zemër,dëshirë dhe pasion vazhdoi të ishte në fushën e lojës edhe si trajner edhe si futbollist deri sa ndërroi jetë.Në vitin 1959 luajti përsëri me “Dinamon” e më pas kthehet atje ku e nisi ëndrrën e tij në fushën e blertë të vendlindjes.Këtë herë Roza Haxhiu do të ishte Trajner dhe Futbollist njëkohësisht në ekipin e Traktorit të Lushnjes.Ekuipazhi sportiv i konsoliduar nga Abdurrahman Roza Haxhiu triumfon në Kampionatin e Kategorisë së Dytë duke u shpallur kampionë në 1960.Emri A.Roza Haxhiu është shënuar me “shkronja të arta” në historinë e futbollit lushnjarë si i pari Trajner që e futi ekipin e qytetit të Lushnjes në Kampionatin e Kategorisë së Parë.Në Maj-Korrik 1963 Haxhiu caktohet për përzgjedhjen dhe përgatitjen e një grup moshe 13-14 vjeçarësh për Spartakiadën Kombëtare që zhvillohej çdo vit në kampin e pionerëve “Qemal Stafa” në Durrës.Në periudhën Shkurt-Mars 1964 Roza punoi si mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme të qytetit të Lushnjes “18 Tetori”.Goditja me takë futbolli që mori në kokë gjatë lojes i shkaktoi sëmundjen e rëndë e të pashërushme dhe kjo e fundit do ta ndante nga jeta më 19 maj 1964 në moshë tepër të re 34 vjeç.Abdurrahman Roza Haxhiu u nda nga jeta ashtu siç ai e meritonte me nderime,respekte dhe vlerësime.Mijëra sportdashës Lushnjarë e nga rrethet e tjera, banda nga Kavaja drejtonte kortezhin.Ashtu me duart e lëshuar Xha Bami (i ati) hedh vështrimin rreth e qark. Mizeri njerzish.Përkulet tek koka e arkivolit:-“Ah mor bir…Nuk e dija se kishe pasur kaq miq e shokë…”.Abdurrahman Roza Haxhiu përveç se një futbollist i talentuar ai ishte dhe tepër simpatik.Ai teksa vizitohej nga doktori Italian dhe infermieret e spitalit në vitin 1947 do të thirrej “che bella rosa”-“cfarë trëndafili i bukur”.Emri Roza do të përforcohej më tej edhe nga doktori Ihsan Çabej pas vitit 1950, për t’u përhapur më pas jashtë ambieneteve të spitalit dhe mbetur përgjithmonë i skalitur në mëndjen e qindra mijërave sportdashësve e më gjerë.Roza Haxhiu ka vdekur vetëm fizikisht sepse emri dhe karriera e ndritur futbollistike që ai la pas do të jenë të pavdekshme në historinë e futbollit shqiptarë.Haxhiu u nderua pas vdekjes në vitin 1971 me titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm Pluralist Lushnje me Vendim Nr.124,datë 16 gusht 1991 vendosi në pikën 1 të vendimit që Stadiumit të futbollit të qytetit të Lushnjes të emërohet stadiumi Abdurraman (Roza) Haxhiu.Këshilli i Bashkisë së Qytetit Lushnje me Vendim Nr.30,datë 20 maj 1994 me votim të plotë vendosi Zoti Abdurrahman Roza Haxhiu ti jepet titulli “Qytetar Nderi”.Në vitin 1999 nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sporteve u nderua me titullin “Nderi i Sportit Shqiptar”.Në vitin 2016 nga FSHF Federata Shqiptare e Futbollit u nderua me titullin “Pllakatë”. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta me Dekret Nr.11790,Datë 16.10.2020 i dha Abdurrahman Roza Haxhiut (pas vdekjes) Titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit” me motivacion: -“Në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e futbollit në qytetin e Lushnjës dhe lojën e tij të paharruar si lojtar i Ekipit Kombëtar.Një futbollist me aftësi të shkëlqyera, “dëshmor” i fushës së blertë,një sportist model,i cili u bë shembull frymëzimi për futbollistët e rinj”.Në 30 vjetorin e vdekjes 21 Maj 1994 u përkujtua në qytetin e Lushnjes legjenda e futbollit shqiptarë Abdurrahman Roza Haxhiu.Ceremonitë e organizuara nga Bashkia Lushnje në nderim të figurës dhe veprimtarisë së A.Roza Haxhiut,nisën me një ndeshje që u zhvillua në stadiumin “A.Roza Haxhiu”.Gjithashtu në sallën e kinoteatrit u zhvillua edhe një aktivitet ku folën miqë e shokë mbi jetën dhe veprimatarinë e futbollistit legjendar Abdurrahman Roza Haxhiu.Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë futbollistë,këngëtarë e aktorë si:Vaçe Zela (këngëtare),Margarita Xhepa (aktore),Ilia Shyti (aktor),Hysni Zela (këngëtare),Kolec Kraja (futbollist),Robert Jashari (futbollist),Ismet Bellova (komentator sportiv),Ali Kastrati (boksier,fizioterapist),etj.Në maj të vitit 2007 është realizuar një dokumentarë për A.Roza Haxhiu i titulluar “Trëndafili i fushës së blertë” në Televizionin Shqiptar “TVSH” me skenar dhe regji nga Engjëll Ndocaj.Në 11 maj 2016 është realizuar emisioni Panteon nga Nisida Tufa në Televizionin “News 24” me temë “Abdurrahman Roza Haxhiu,dëshmori i fushës së blertë”.

(19 maj 1964-19 maj 2024/60 vjetori i ndarjes nga jeta të futbollistit,trajnerit të shquar lushnjar A.Roza Haxhiu ).

Filed Under: Sport

GAZETA FRANCEZE (1948) / RIZA LUSHTA, ISH-LOJTARI SHQIPTAR I JUVENTUSIT, KA NËNSHKRUAR NË KLUBIN E KANËS

March 29, 2024 by s p


Riza Lushta (1916 – 1997)
Riza Lushta (1916 – 1997)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Mars 2024

“Le patriote de Nice et du Sud-ouest” ka botuar, të enjten e 4 nëntorit 1948, në faqen n°4, një shkrim rreth angazhimit të futbollistit shqiptar Riza Lushta asokohe në klubin e Kanës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Lushta ka nënshkruar në Kanë dhe padyshim do të luajë kundër Strasburgut

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Klubi i madh Kano-Grasua (Cannes dhe Grasses), i cili shënoi një sukses të madh në kurriz të parizienëve të Stade Red Star, sapo është forcuar në personin e qendërsulmuesit, Riza Lushta, i ardhur nga klubi i Alessandria-s.

I lindur në kufijtë e Shqipërisë dhe Jugosllavisë në vitin 1918, Lushta u kontaktua nga S.O. Montpellier në 1939, por nuk arriti të merrte autorizimet e nevojshme për të luajtur në Francë. Për pesë vjet, ai veshi në mënyrë të shkëlqyer ngjyrat e Juventus Torinos. Ai është një futbollist i kompletuar në kuptimin e plotë të fjalës, inkorporimi i të cilit në radhët e « ascegist-ëve » do t’i japë një frymë të re kuintetit sulmues Kano-Grasua (Canno-Grassois).

Dy ndeshjet e tij, të dielën tjetër në rezervë, kundër Beausoleil dhe të hënën, në jubileun e Morit, i dhanë kënaqësi të plotë trajnerit dhe drejtuesve. Për këtë arsye Lushta u mbajt në Kanë.

Kualifikimi i tij u kërkua në Paris. Nëse arrin në kohë, qendërsulmuesi i ri do të luajë të dielën e ardhshme në Strasburg.

Filed Under: Sport

DO T’I MBETEMI PËRHERË BORXH TEODOR VASOS!

March 18, 2024 by s p

Tedi Blushi/

Një prej yjeve më të shndritshëm të futbollit korçar dhe kombëtar, mjeshtri Teodor Vaso nga sot do të shkëlqejë lart në qiell, krah yjeve të pashuar korçarë si Pilo Qirinxhi, Teli Samsuri, Tato Bimbli, Veteran Topçiu e shumë të tjerë, që nuk janë më midis nesh, por kujtimi i të cilëve do të mbetet i paharruar.

Largimi në jetën e përtejme i legjendës së “Skënderbeut”, “Partizanit” dhe Ekipit Kuqezi është përjetësim i arritjeve të tij të jashtëzakonshme dhe trashëgimisë të vyer sportive që la pas.

Në qytetin, ku lindi, rriti dhe perfeksionoi talentin e spikatur sportiv, Teodor Vason e njihnin të gjithë, sapo t’a shihnin apo t’ia dëgjonin emrin!

Ai ishte dhe do të mbetet Krenaria e Korçës!

Kampion në futboll dhe kampion i qytetarisë korçare, ai do të kujtohet me respekt për gjithçka bëri për të lartësuar emrin e qytetit dhe flamurin kombëtar në arenat më prestigjioze sportive botërore.

Falë cilësive njerëzore, aftësive dhe dhuntive të rralla sportive, shpirtit të lartë të garës dhe sakrificës, por edhe karakterit, forcës morale dhe vlerave qytetare, si mësues dhe trajner i përkushtuar i brezave të futbollistëve të rinj, Teodor Vaso ishte Yll jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Si futbollist profesionist i stilit modern, që revolucionarizoi në vitet ’60-’70 rolin e mbrojtësit të krahut duke e transformuar atë edhe në sulmues taktik, ai mund të luante dhe të shkëlqente në çdo skuadër elitare europiane të kohës.

Personalitet i padiskutuar në fushën e blertë, me teknikë racionale, mbrojtës i kompletuar, i sigurt, luftarak dhe i pakalueshëm, me një konstrukt dhe rezistencë fizike për t’u admiruar, i disiplinuar në veprimet taktike dhe i befasishëm në daljet aktive në sulm, i saktë dhe i ndershëm në ndërhyrje dhe preciz në shënim golash, ai ishte një shembull i madh frymëzimi për brezat e sportistëve të rinj.

Arti i lojës magjike të Teodor Vasos me topin ishte një burim konstant emocionesh të forta për tifozët, duke i mbushur me gëzim dhe optimizëm në një periudhë të errët dhe të vështirë për Shqipërinë e aso kohe.

Pjesë e pandarë një plejade të artë lojtarësh të viteve ’60-’70, ai shkroi së bashku me ta një nga faqet më të ndritura të historisë së futbollit kombëtar, për të cilën i meritoi duartrokitjet dhe nderimin më të madh.

Ndaj dhe ikja e tij pa kthim la pas shumë pikëllim dhe dhembje, pasi të shumtë janë tifozët personalë dhe dashamirësit e tij.

Sidomos pas barazimit historik 0-0 në vitin 1967, të Shqipërisë me Nënkampionen e Botës R.F.Gjermane, tek Teodor Vaso u përshtatën më së miri vargjet frymëzuese: “Lumja ti moj Korçë lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule, ta paçim përjetë hua!”.

Sepse i dëmtuar rëndë për rreth 70 minuta, ai qëndroi i pathyer përballë kundërshtarëve gjermanë, si hero i vërtetë, duke u shndërruar në atë kohë në një legjendë të gjallë për shembullin e sakrificës, pasi nuk braktisi ekipin por vazhdoi lojën, duke u skalitur me këtë model frymëzues në memorien sportive kombëtare dhe jo vetëm.

Protagonist në atë ndeshje historike, i paharruari Ramazan Rragami e kujtonte kolegun Vaso duke theksuar se: “Megjithëse Todoja kishte pësuar një traumë të fuqishme, ai qëndroi në lojë, pranë shokëve të ekipit duke u bërë një shembull i sakrificës deri në mbarimin e ndeshjes”.

I madhi Mexhit Haxhiu ka shkruar se “Në ndeshjen e Kupave të Europës, Shqipëri – R.F.GJ 0-0, Teodor Vaso u kthye në personazh historik, protagonist i asaj ‘Ngjarje të Madhe’, jo vetëm për kontributin në lojë, por edhe për sakrificën tij, i dëmtuar rëndë, ai nuk doli nga fusha”.

Ndërsa komentatori i papërsëritshëm, Ahmet Shqarri kujton: “Ngjarja e atij viti të largët 1967 në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ në Tiranë kundër Gjermanisë së famshme të trajnerit Helmut Shën do të mbetet e paharrueshme për të gjithë të pranishmit, por edhe një lloj embleme për Teodor Vason, kur thuajse gjatë gjithë lojës u detyrua të luante i fashuar në pjesën më të madhe të trupit, duke përballuar në një gjendje të pabesueshme shëndetësore atë lojë të suksesshme, që sot e kësaj dite vazhdon të mbetet si një nga mrekullitë e futbollit shqiptar”.

Barazimi historik me R.F.Gjermane në 1967 dhe skualifikimi i saj e futën Shqipërinë e izoluar për herë të parë në hartën e futbollit europian për të vijuar me ndeshjet e “17 Nëntorit” me Ajaksin e shumë surpriza të tjera të pabesueshme më parë.

Për herë të parë brezi i papërsëritshëm i Teodor Vasos, Koço Dinellës dhe shokëve të tyre lanë pas inferioritetin që vinte nga izolimi e prapambetja e regjimit absurd dhe me talentin e jashtëzakonshëm dhe vetëbesimin e tyre i treguan botës se Shqipëria kishte vendin e saj në Europë në futboll.

Vetëm 15 vite më vonë në Trir të Gjermanisë do të përsëritej një barazim historik midis Kombetarëve Shpresa të Shqipërisë dhe Gjermanisë, që jo vetëm do të skualifikonte gjermanët, por do të kualifikonte Shpresën e Shqipërisë me në krye Demollarin në 8 ekipet më të mira të Europës.

Ishte koha kur Shpresa që drejtohej nga trajneri i paharruar Ramazan Rragami do të sillte një Shqipëri jo vetëm sfiduese por edhe fituese.

Ishte pikërisht ky trajner i madh i cili kishte qenë protagonist i Kombëtares të barazimit historik me R.F.Gjermane në 17 dhjetor 1967 si titullar në fushën e blertë.

Ishte kjo Shpresë që solli një Kombëtare tjetër e cila mundte Belgjikën, barazonte me Poloninë dhe synonte të kualifikohej në botëror.

Gjatë karrierës së pasur futbollistike, legjenda Teodor Vaso shënoi 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ishte përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombëtare, 18 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, 15 ndeshje me “Partizanin” dhe 3 me skuadrën korçare.

“Për talentin e rrallë dhe cilësitë e jashtëzakonshme si futbollist; për kontributin e spikatur në historinë e ekipit ‘Skënderbeu’ dhe në veçanti si titullar i Ekipit Kombëtar”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta e dekoroi me titullin e lartë shtetëror “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Për kontributin dhe trashëgiminë e tij të vyer për futbollin shqiptar, ai i ka merituar më shumë vëmendje institucionale, sidomos nga Qeveria që nuk ia dha kurrë, por edhe nga Bashkia e Korçës që duhet ta shpallë “Qytetar Nderi”, një rruge t’i vendosë emrin e tij ose t’i ndërtojë një bust pranë stadiumit “Skënderbeu”!

Do t’i mbetemi borxh përherë Teodor Vasos, kësaj figure të madhe historike të qytetit të Korçës, që i dha dritë futbollit shqiptar kur vendi ishte në errësirë.

Ndaj rrënjët e sukseseve të sotme të futbollit tonë duhen kërkuar te vlerat e atij brezi të papërsëritshëm të Teodor Vasos me shokë, që e kanë vendin në Panteonin e Nderit e Vlerave Kombëtare dhe që meritojnë vëmendjen dhe nderimin dinjitoz shtetëror.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT