• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jurgen Uldedaj fitore spektakolare në mbrojtje të titullit IBF International

December 21, 2024 by s p

Sporti shqiptar në festë. Një fitore e jashtëzakonshme e boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj në mbrojtje të titullit IBF International, kundër Edin Puhalo me 24 fitore dhe nr. 10 në WBA. Boksieri Uldedaj dhuroi mbrëmë emocione të jashtëzakonshme me përformancën e tij të lartë. Me këtë fitore spektakolare Jurgen Uldedaj është i rankuar në 15 më të mirët e 4 Federatave Kryesore të boksit profesionit WBA, WBO, WBC dhe IBF, duke u bërë shqiptari i parë me këtë rezultat në historin e boksit profesionist. Jurgen Uldedaj, ka lindur në qytetin e Lezhës më 26 gusht 1997. Gjatësia: 1.87 m dhe pesha aktuale: 92 kg. Deri më tani, Jurgeni ka dëshmuar veten si një kampion i madh, duke fituar tituj të rëndësishëm si:

1) Kampion i Europës në kategorinë WBO.

2) Kampion i Rinisë Botërore në WBC.

3) Kampion i Gjermanisë në boks profesionist.

Kjo fitore spektakolare e arritur në raundin e dytë kundër boksierit profesionist, Edin Puhalo, e çon Jurgenin drejt titullit IBF International.(P.Zefi).

Filed Under: Sport

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani : “Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë, ose Kosova është Shqipëri. Kjo është Kjo. Këtu përfundon

November 16, 2024 by s p

BUKURESHT, 15 nëntor – Ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht u ndërpre pasi në shkallët e stadiumit u dëgjuan brohoritjet pro Serbisë nga tifozët vendas.

Takimi po shkonte drejt barazimit pa gola, në minutën e 93-të tifozët vendas brohoritën, “Serbia, Serbia “! Nërsa në fushën e lojës pati një “shkëmbim” të nxehtë mes kapitenit të Kosovës Amir Rrahmani dhe sulmuesit rumun Denis Alibec.

Ndeshja fillimisht u ndërpre, dhe më pas skuadra e Kosovës refuzoi të kthehej në fushë. UEFA tha se do të komunikojë “informacione të mëtejshme në kohën e duhur”.

“Kjo është shumë”, tha më vonë Rrahmani në një konferencë për media. “Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë, ose Kosova është Shqipëri. Kjo është Kjo. Këtu përfundon”. “

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe është njohur nga më shumë se 100 vende, por jo nga Rumania, Spanja etj

Kjo nuk është hera e parë që Rumania dhe Kosova përplasen me njëra tjetrën.

Federata Rumune e Futbollit u gjobit nga UEFA vitin e kaluar për thirrjet pro Serbisë dhe vendosjen e një pankarte ku shkruhej “Kosova është Serbi” nga tifozët gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Euro 2024 midis vendeve në të njëjtën Arenë Kombëtare.

Muajin e kaluar, Federata e Futbollit e Kosovës u gjobit me gjithsej 61,000 euro (64,000 dollarë) nga UEFA për incidentet gjatë ndeshjes së shtatorit të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë në Prishtinë

Filed Under: Sport

Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. zhvilloi kampionatin e tretë të shahut

October 7, 2024 by s p

Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. zhvilloi për të tretin vit radhazi kampionatin e shahut. Ky kampionat, i kthyer tashmë në traditë për shoqatën shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc., u zhvillua më datë 6 tetor 2024, në parkun më të madh të Nju Jorkut, që cilësohet edhe si mushkëria që furnizon me oksigjen këtë qytet kaq të madh, në Central Park, Manhattan. Anëtarë dhe dashamirës të shoqatës u mblodhën për të kaluar një ditë të bukur me ngjyrat e vjeshtës dhe për të mbështetur lojtarët që do të konkurronin me njëri-tjetrin në lojën e bukur të shahut, që përveç vëmendjes dhe zgjuarsisë, kërkon lëvizje të mirëmenduara për të dalë fitues. Kampionatin e deklaroi të hapur kryetari i shoqatës shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc., z. Imer Lacaj, i cili, pasi falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen në këtë kampionat, u uroi lojtarëve suksese në lojë. Z. Lacaj gjithashtu falënderoi edhe anëtaren më të re të shoqatës, znj. Lali Doci, e cila iu bashkua shoqatës në këtë ditë. Lojtarët u ndanë fillimisht në 6 grupe; ata ishin të grupmoshave të ndryshme, duke nisur që nga fëmijët, të cilët e kanë pasion këtë lojë, e deri te të rriturit e moshat e treta. Loja, e cila zgjati për plot 4 orë, sa vinte e bëhej më interesante kur lojtarët filluan të skualifikoheshin një e nga një për të arritur te dy finalistët e këtij kampionati, të cilët ishin ish-kampioni i kampionatit të kaluar, z. Gjovalin Marku, dhe z. Lekë Preci. Pas një loje të fortë dhe relativisht të gjatë, fitues i lojës së shahut dhe kampionatit të tretë u shpall z. Lekë Preci, i cili u duartrokit me entuziazëm nga të pranishmit. Z. Preci iu dha çmimi i parë, si dhe një çek simbolik, i cili ishte miratuar nga kryesia e shoqatës. Kryetari i shoqatës shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. i uroi suksese z. Lekë Preci dhe falënderoi të gjithë konkurrentët e tjerë për pjesëmarrjen, duke theksuar gjithashtu se aktivitete edhe më të rëndësishme do të vijojnë në muajt e ardhshëm.

Filed Under: Sport

Ditë e trishtë për futbollin shqiptar…

October 7, 2024 by s p

Saimir Kadiu/

Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare futbollisti i madh Sefedin Braho…”shigjeta” gjirokastrite….

Mbi 15 vjet në fushën e blertë duke luajtur për Luftëtarin, Partizanin dhe ekipin përfaqësues (9 ndeshje; 1 gol)

Me fat që e kam parë këtë talent të madh të futbollit shqiptar.

Në vitet 70′ në futbollin shqiptar luani tre ” shtata” të mëdha:

Pernaska – Braho – Dibra

Të tre të jashtëzakonshëm…Pernaska më i madhi, Dibra më i shpejti dhe më aristokrati, kurse Braho padyshim më spektakolari…një mikro Garincha shqiptar.

Kur shikoj Mo Salah ne Premiere League gjthmone mendoj per Sefedin Brahon… per me teper mendoj qe Braho ishte me spektakular.

Ne se do te pranonte oferten milioneshe te Celtic ne vitin 1979… krahasimi me Salah nuk do te ishte me hipotetik…

Braho, padyshim talenti me i madh i Jugut te Shqiperise, do te kujtohet per elegancen, driblimin, shpejtesine ne fushe…

Nuk mund te harrohet trinomi BRAHO-KALLUCI-SEITI

Sulmuesi fisnik ishte me i “sulmuari” nga nderhyrjet brutale ne fushen e lojes. Por asnjehere nuk u tremb apo u terhoq…

Do te ishte ne nderin e Bashkise Gjirokaster qe stadiumi i qytetit te mbaje emrin SEFEDIN BRAHO.

Emri aktual nuk ka asnje lidhje me futbollin.

Lamtumire Sefedin Braho!

Filed Under: Sport

Fillim i shkëlqyer në “Ligën e Kombeve”, Shqipëria mund 2-1 Ukrainën

September 7, 2024 by s p

Sokol Paja/

Kombëtarja shqiptare e Futbollit filloi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjet në kompeticionin e futbollit “Liga e Kombeve” duke mundur me rezultatin 2-1 Ukrainën. Një Shqipëri që zhvilloi një lojë të bukur, një ekip që tregoi rritje, pjekuri, siguri dhe mirëadministrim. Freski nga krahët, cilësi individuale, siguri në qendër e pasime, garanci të shtuar në çdo repart janë tregues që ekipi ka arritur një nivel shumë të lartë.

Një ndeshje e luftuar dhe e fituar tekniko-taktikisht, solli emocion dhe shpresë për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Një ndeshje ku në pjesën e parë Shqipëria u mbrojt dhe nuk rrezikoi, në pjesën e dytë Shqipëria luajti gjithçka për gjithçka sidomos pas golit të disavantazhit të ukrainasve.

Shqipëria ishte e fuqishme dhe fituese në dyluftimet në ajër, topat e gjatë, pasat e shkurtra, dublimet dhe triblimet ndaj kundërshtarëve.

Ardjan Ismajli dhe Jasir Asani shpërblyen me tri pikë përpjekjet e kuqezinjve në një ndeshje ndaj një rivali shumë të vështirë, zgjojnë oreksin për ndeshjen e 10 shtatorit në “Air Albania” kundër Gjeorgjisë. “Magjistari” Silvinho i ka dhënë ekipit një mentalitet fantastik fituesish ku lojtarët luajnë pa frikë, të barabartë dhe ndërlidhja e fenomenale e reparteve janë garanci për lojën ekipore. Shqipëria u bë kohë që luan bukur e ëmbël, jo vetëm që fiton, prodhon lojë, por mbi të gjitha emocione të forta. Kombëtarja e futbollit është shndërruar në një kombëtare të kombit dhe përkrahja e tifozëve është një mbështetje e jashtëzakonshme sidomos në ndeshjet në transfertë. E bekuar qofsh Kombëtarja jonë, krenarë për ju çuna kuq e zi.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Pranvera e flamengove në Tiranë…
  • BILAL XHAFERRI, FIGURË E SHQUAR E LETËRSISË SHQIPTARE DHE MËRGATËS SË AMERIKËS
  • Trevat martire të Kosovës kreshnike humbën ndër dekada bijtë më të mirë si pasojë e gjenocidit të vazhdueshëm sllav serbo-malazez
  • WHO WILL OWN ALBANIA’S FUTURE?
  • Pëshpërimë dashurie përtej përjetësisë…
  • Një reflektim mbi temat historike në filatelinë shqiptare
  • “Lezha (Lisi) gjatë sundimit të mbretit të fundit ilir, Gentit (181–168 p.K.): Roli strategjik, ushtarak, politik dhe ekonomik”
  • NË PALLATIN E BRIGADAVE, “AULONA FOLK FESTIVAL”, NJË ÇMIM QË NDERON VLORËN!
  • NATO pas Reduktimit të Pranisë Ushtarake Amerikane në Evropë
  • AMANETI I NAIMIT PËRBALLË SHQIPËRISË SË SOTME
  • KUR ZGJOHET RINIA, DRIDHEN ELITAT. A PO VJEN MË NË FUND NDRYSHIMI NË TROJET SHQIPTARE?
  • Tre pronësitë e Zvërnecit!
  • Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë edhe për një sekondë?
  • Albanians For America was pleased to meet yesterday for lunch with Chris Gober, Republican candidate for the U.S. House of Representatives in Texas’ 10th Congressional District
  • HIMARA NË STUDIMET ALBANOLOGJIKE TË PROF. DR. JUP KASTRATIT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT