• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ

February 7, 2023 by s p

Mevlan Shanaj një shënjim i spikatur vlerash përfaqësimi dhe mbrojtjeje të kinematografinë shqiptare.

Ai nuk ishte dhe nuk është më i miri nga të gjithë ata që shkruan faqet e historisë së filmit shqiptar, por vlera e tij qëndron tek roli unik që zuri në këtë panteon, tek aspiratat që përfaqëson dhe dallueshëm nga ata, vlerësues mbetet se sot ka zgjedhur t’i përfaqësojë dhe mbrojë, ata dhe veprën e tyre, dëlirur nga mëkatet e kohës së qoftëlargut.

Do të ishte e pamundur të dalloje me qëmtesë kulmimi, Mevlan Shanajn; se ku shkëlqen aktori dhe përformoi sfidues regjisori; në dokumentaret që realizoi, ku udhëpriu shpirti krijues dhe lartësoi memorien trajtimi shterues i prezantimit dhe promovimit të identiteteve dhe kapaciteteve të vlerta; se ku shkëlqen prindi i përkushtuar dhe motivon bashkëshorti model; se ku del në pah ngulmëtari i paepur i ndeshjeve të dinjitetshme dhe ku dorëzohet përjetimeve e njerëzishmja e tij; se ku tashmëria e ububusë së medive sociale, rrëmben interesimin e tij dhe si ai vijon të tregohet i devotshëm për të risjellë në kujtesë miq dhe kolegë, dhe të përfshihet në debatet e aktualitetit dhe të elaburojë mendimin artistik, estetik dhe filozofik. Ai është kudo, Mevlan Shanaj; aktor, regjisor, akademik, tekstshkrues, polemist, veprimtar, etj., i urtë dhe i apasionuar.

Ai i përket të sotmes, njëjt si shumë vite të shkuara, jo vetëm duke sfiduar moshën, por edhe duke mos i bishtnuar betejave. Është i pozicionuar në tashmëri, me të njëjtin zell dhe përkushtim, si në një sheshxhirim, atytekatje ku ai ishte vetja, me vitalitetin e një rioshi dhe devotshmërinë e një rishtari, me guximin për të besuar shumë më shumë se i mundësonte atyshmëria e qasjeve të tij, mbushur përplot shpirt të gatshëm për t’u flijuar në themelet e asaj lartësie, ku ai do të ngjitej, për të arritur në maj.

Gjithëpoaq, më duhet t’i bindem një dakordësimi urdhërues të gjykimit më të pamëshirshëm, kohës, dhe të pohoj, se ai është një shënjim i spikatur vlerash përfaqësimi në kinematografinë shqiptare, vlerë e cila aktualizohet në sotshmërinë e rolit që ka zgjedhur, atë të integritetit personal dhe profesional.

Mevlan Shanaj i përket plejadës së artistëve, atyre që me thonj e me dhëmbë, me mish e me shpirt, me pasion dhe përkushtim, arritën të përfaqësonin me dinjitet dhe devocion dishepujsh, traditën tonë kinematografike.

Edhe pse filmi shqip gjendet sot në një gjykatore linçimi, për ideologjinë dhe doktrinën që kumtoi, i detyruar nga një regjim despotik uzurpimesh dhe dhunimi, Mevlan Shanaj dhe njiherash me të, qindra aktorë e kineastë, janë shprehje e atij përkushtimi ngadhënjimtar, ati zelli të pashoq dhe sakrificash të denja për blatime.

Sa mund dhe djersë, vuajtje dhe sakrifica, sa shpirt dhanë ata, që i vetmi shpërblim që i motivoi, ishte ai i publikut, ai i vendit që ata zunë te çdonjëri prej nesh.

Shumë nga ne i përkasin asaj gjenerate, të cilët patën idhull, Mevlan Shanajn dhe të tjerë, dhe aktori i filmit shqip ishte një zotërim i kujtesës dhe adhurimit, kjo jo vetëm se s’patëm tjetër argëtim, por sepse ata ishin virtuozë, ata dhanë shpirtin e tyre në altarin e vlerave, atyre arritjeve që po tenton t’i nënshtrojë kohshmëria e atyre që u dhunuan nga çensorët dhe lyp shpagim, duke shpallur anatemë dhe “gjueti shtrigash”, gjithë kësaj madhështie që u ngrit nga sakrific shpirtrash dhe pasionesh, kurresi jo nga ideologjia.

Pavarësisht rrjedhave të ndryshimeve dhe kapërcyellit të ndërkohjeve, emra dhe vlera si Mevlan Shanaj, bashkëjetuan gjatë në andjen tonë, edhe pse politizimi po guxon ta përbalti në mënyrë tërësore filmin shqip të kohës së diktaturës, ndoshta edhe duke e përdorur si kalë beteje, më shumë se si një çlirim i të sotmes nga kjo “molepsje” prej të shkuarës. Pavarësisht gjynaheve të regjimit dhe fajeve të ideologjisë, filmi në fasadat e pallateve, në kinematë e qendrave të atëhershme të kulturës dhe kinematë e qyteteve, erdhi për të përcjellë shpirtin e atij virtuoziteti interpretues, që mbruheshin në sheshxhirime dhe shpesh në situata ekstreme, prej atyre që nuk ditën kurrë të ankoheshin, pjesë e të cilëve Mevlan Shanaj ishte.

Aktorin dhe regjisorin Mevlan Shanaj nuk e njoh personalisht, por falë mundësisë që bujarisht na shpërblen Facebook, kam komunikuar, duke bashkëndarë ide dhe mendime. E kam vlerësuar për thjeshtësinë dhe predispozicionin për të qenë i përfshirë në shtjellime dhe mëtime të natyrës artistike të gjërave dhe shkaseve.

Gjithsesi, sot në ditëlindjen e tij, jam obligues të vlerësoj përpjekjet e vazhdueshme të tij, si në një seri punësh dokumentare, jo pak por 20, cilësisht të pakonkurrueshme derimsot, për figurat emblematike të filmit shqip, dhe jo vetëm, por edhe për luftën prej gladiatori për mbrojtjen e këtij testamenti krijues.

Por Mevlan Shanaj, ishte ai që u farkëtua si një metal rezistent në një kohë të vështirë, për t’i bërë qëndresë tashmërive dhe ndryshimeve, në një përpjekje, për të qenë po ai, i përkori dhe i përulur, njeriu i punës dhe veprës së vlertë. Për të kuptuar më thellë dhe lexuar më qartë këtë personalitet, ne duhet të rrëmojmë në kohjen kah ai erdh… “Kur isha, gati 3 vjeç, më ka vdekur babai dhe në më pak se dy vjet, na iku edhe vëllai i madh, 25 vjeçar.Të rritesh pas një nëne, e cila mbartte dhimbjen e madhe të humbjes së dy burrave të jetës së saj, nuk është edhe aq e lehtë. Ishte një grua e veshur me të zeza, me të cilën nuk i lëshonim duart deri në dorëzimin në pushtetin e gjumit. Ëndrrat tronditëse të kësaj periudhe për mua, ishin bërë shqetësim i madh për të, ndaj më mbante gjithë kohën të pushtuar. Kisha edhe dy vëllezër me diferencë moshe. Lëvizjet në qytetin e naftës në Patos, në një qytezë krejtësisht të unifikuar ekonomikisht dhe kulturalisht, krijuan një ndërlidhje sociale të ngjashme me një familje të madhe. Jetohej në të njëjtat kushte, bashkë, me të ardhur nga zonat, sa të ngjashme, edhe të kundërta. Të ardhurit ishin nga Mallakastra, Labëria, Kurveleshi, Tepelena, Përmeti, Skrapari, nga Bregu, por edhe nga Çamëria si dhe një komunitet jo i vogël me çobanë dhe myzeqarë.” rrëfehet ai gazetares Elida Domi në një intervistë per “Time”.

Kjo panoramë rreket të krijojë në një farë mënyre jo vetëm zëfilljen kah erdhi ky personalitet, për të zënë këtë vend në filmin shqip dhe jo vetëm, por edhe sprovën që mishëron krijimin e këtij karakteri, këtij identiteti artistik. Pak a shumë, jeta e tij ngjet me atë të shumë e shumë tjerëve, por veçanti që dallon Mevlan Shanajn është se ai mbeti i pacënuar në madhështinë e vendit që meritoi në artin tonë skenik.

Fillimet si aktor, Mevlan Shanaj i ka me Sandër Prosin, Kadri Roshin, Vangjush Furxhiun, Yllka Mujon, Rikard Ljarjen, Bujar Lakon, Timo Fllokon, Robert Ndrenikën, Niko Kanxherin, Birce Haskon dhe më pas, bashkëpunime, pothuaj me të gjithë aktorët, si: Kastriot Çaushin, Arben Imamin, Elvira Diamantin, Pavlina Manin, Liza Laskën, Rikard Ljarja, Esat Teliti , Jorgaq Tushe etj. Si regjisor, Shanaj është i begatur prej të gjithë atyre që patën ëndërr artin e skenës dhe ekranit shqiptar.

Gjatë rrugëtimit të tij krijues dhe bashkëpunues, te ai kanë lënë gjurmë të pashlyer, personalitetet dhe vlerat tona të njëmendta, kollosët e kinematografisë shqiptare, Viktor Gjika, Gëzim Erebara, Dhimitër Anagnosti, Hysen Hakani, Saimir Kumbaro, Rikard Ljarja, Piro Milkani, Kujtim Çashku, Ekrem Kryeziu, Albert Minga, Gjergj Xhuvani si edhe regjisorët e skenës si Piro Mani, Dhimitër Orgocka, Pëllumb Kulla, Gjergj Vlashi, etj. Në këtë evidencë të bollshme emrash dhe integritetesh, ai nënvizon bashkëpunimin me shkrimtarët Bashkim Hoxha, Nasi Lera, Kiço Blushi dhe kompozitorët: Kujtim Laro, Limos Dizdari, Aleksandër Lalo, Hajg Zagarian.

“Kontributi im në ekran, duke dhënë, zemrën me aktrimin dhe trurin me regjinë, më ka bërë të ndihem si fajtor pa faj, ose t’i biesh gjoksit, ose të ulësh kokën. Unë kam zgjedhur të ec drejt, pa i luajtur syrin vetes, dhe pa rrëshqitur majtas apo djathtas.” nënvizon ai, duke lënë të kuptohet se ka ditur t’ia dalë në këtë sfidë për të mbrojtur zëshëm çfarë është e mbrujtur shpirtërisht tek ai, për të qenë dalzotës i dinjitetshëm i një therori shpirtrash dhe pasionesh, të cilët dhanë gjithçka patën për të dëshmuar se arti është i ngritur mbi një kresht të lartë flijimesh mundi dhe sakrificash njerëzish të përkushtuar.

Mevlan Shanajt dhe të gjithë atyre që rrugëtuan me të, veçanërisht atyre që prehen në amshim, ne i detyrohemi, dhe ky obligim është për vendin që atyre në i rezervuam në kujtesë dhe nostalgji. Ditëlindjet dhe ditëvdekjet janë respekti dhe mirënjohja që ata meritojnë, pavarësisht kohës së cilës i përkisnin, po kaq sa edhe ne, sepse ata qenë dhe janë ende dëshmi se si filmi shqip u lind dhe u rrit, për të qenë një vlerë në traditën e artit tonë skenik, pavarësisht resë së zezë së anatemës që bie mbi të, për shkak të ideologjisë që ju kushtëzua dhunshëm.

Albert Vataj

Filed Under: Uncategorized

Haradinaj: Ambasadori William Walker mbetet Heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë

January 20, 2023 by s p

Ambasadori William Walker mbetet Heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë. Njeriu i cili me cilësimin e masakrës së Reçakut si krim kundër njerëzimit, zgjoi ndërgjegjen e botës për krimet serbe në Kosovë!
Sot, kishim nderin ta kemi në vizitë z. William Walker, me të cilin evokuam kujtime nga e kaluara dhe njëkohësisht zhvilluam bisedë miqësore për zhvillimet aktuale në vend.
Fjalët e tij për masakrën e Reçakut u bënë pikë kthese në sensibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile. Me këtë rast, Ambasadorit Walker i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen kombëtare.
Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova edhe njëherë për gjithçka që ka bërë për Kosovën.

Filed Under: Uncategorized

Presidentja Osmani ka mirëpritur qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme

January 19, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme. “Si përfaqësues të evropianëve anembanë BE-së, njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës drejt BE-së është jashtëzakonisht e rëndësishme. Më e rëndësishmja, ata kanë njohur gjithashtu rreziqet në rritje të agresionit dhe përpjekjeve destabilizuese të Serbisë” ka thënë Presidentja Osmani.

Filed Under: Uncategorized

NAZIRE CURAJ-ZOGAJ, Femra krajane, atdhetare e shquar e çështjes kombëtare

January 3, 2023 by s p

 

Shkruan: Hamid Alaj 

New York: 1.01.2023

        Ti jipet epiteti një femre “Atdhetare e shquar e çeshtjes kombëtare” nuk është e paktë, sepse aty lypet, jo pak por shumë për të bërë e sakrifikuar, madje edhe deri në dhënie jete, e mos të flasim për të tjera gjëra që një femër duhet të kalojë gjatë gjithë jetës së saj për ideale dhe çështje kombëtare. Ajo është një dhe e vetmja femër krajane që sakrifikoi gjithçka për çështjen dhe idealet kombëtare, e quajtura Nazire Curaj-Zogaj.

         Nazirja e lindur dhe e rritur në trevën e Krajës derisa mori rrugën e shkollimit të mëtejshëm, pastaj e shkolluar dhe e frymëzuar me idealet dhe çështjen kombëtare në Kosovë, ajo sot mund të bëjë krenar çdo femër krajane por edhe çdo banor të trevës që e kujtojnë me rrespekt dhe nostalgji edhe si mësuese por edhe si “femra” më e njohur krajane e idealeve kombëtare, e pse mos të thënë “heroina” e trevës së tyre. Ajo ka një biografi të gjërë edhe pse dominon vuajtja dhe sakrifica e saj për idealet dhe çështjen kombëtrae shqiptare.  

         Nazire Curaj u lind më 27. 12 (dhjetor) të vitit 1946 në fshatin Ostros i Madh (lagja, Curaj Poshtë) të Krajës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin shkollor 1960/61. Mbasi mbaron shkollën fillore Nazirja regjistrohet në Shkollën e Mesme në Ferizaj, në Kosovë, në vitin shkollor 1961/62 dhe përfundon në vitin shkollor 1964/65. Në vitin 1966 kthehet në vendlindje, si mësuesja e parë krajane dhe pikërisht më 1 shkurt të vitit 1966, fillon punën në arsim, pranë Shkollës fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros të Krajës. Në Shtator të vitit 1967, e lëshon Krajën dhe kalon ilegalisht në Shqipëri. Gjatë qëndrimit katërvjeçar në Shqipëri, (gjer më 1971), ajo ndiqte studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës. Gjatë atyre viteve dha provimet e vitit të parë dhe të dytë të studimeve dhe njëkohësisht edhe punësohet për dy vite ku dha mësim në Shkollën Fillore “Vaso Kadija” në Zues të Shkodrës. Pas atyre viteve qëndrese në Shqipëri, ajo vendos të kthehet në vendliondje. Edhe pse kthehet në vendlindje Krajë asaj nuk i lejohet punësimi në komunën e Tivarit, gjegjësisht të punësohet si mësuese në trevën e Krajës aty ku për herë të parë filloi profesionin e saj dhe mori ditarin e mësuese në dorë. Edhe pas gjithë kësaj, ajo e etur për të punuar profesionin e vet vendos të shkojë në Kosovë dhe pranohet në Shkollën Fillore “Jeta e Re” në Komoran të Kosovës, ku punoi një vit shkollor. Pas një viti shkollor vendos të transferohet për të dhënë mësim në Shkollën Teknike në Ferizaj, në vitin shkollor 1972/73. Edhe në këtë shkollë punoi një vit shkollor. Po një vit shkollor dha mësim edhe në Shkollën Ekonomike në Ferizaj ku vazhdon punën edukativo-arsimore, si mësimdhënëse e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Gjashtë vite shkollore dha mësim në Shkollën Fillore në Babush të Ferizajit. Ajo, në mënyrë permanente, me vullnet e zell punoi për ngritjen dhe përsosjen profesionale. Për këtë qëllim regjistrohet në Fakultetit Filozofik, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetit e Prishtinës, dhe diplomon në vitin 1980. Profesoresha atdhetare në vitin 1980 fillon të japë mësim në Shkollën e Mesme Bujqësore “Zenel Hajdini” në Ferizaj

         Në një periudhë kohore dhjetëvjeçare (1971-1981) Nazire Curaj nuk rreshtë së punuari për çeshtjen kombëtare. Bile ajo së bashku me aktivistë tjerë si nga Kosova po ashtu edhe nga treva e Krajës, vazhdon aktivitetet e saj patriotike dhe kombëtare për t’u përgaditur për Pranverën e Madhe të vitit 1981. Ajo shkon në vendlindjen e saj Krajë dhe takohet me patriotët krjanan të idealeve kombëtrae si me Ali Perashin, i cili shprehet i gatshëm për të punuar për çeshtjen kombëtare, poashtu edhe me patriotët e tjerë krajan si me Xhafer Markashin, Salih Markashin e Hasan Perashin. Të gjithë së bashkut bien dakord që idealet e tyre patriotike ti shkrijnë për çështjen kombëtare shqiptare. Kjo ishte nisma e formimit të grupit ilegal “Jehona e Krajës”, protagoniste e së cilës ishte Nazire Curaj. Kështu, Nazire Curaj së bashku me Eshrefe Mujën në vitin 1982 shkojnë pësëri në Krajë dhe vendosen ilegalisht në lagjen Kacaj (fshati Martiq) në shtëpin e Et’hem Halilit, ku u zyrtarizua formimi i grupit ilegal “Jehona e Krajës”. 

         Nazirje ka ardhur shpesh në Krajë nga Kosova ku jetonte dhe vepronte. Sa qëndronte në vendlindje së bashku me patriotët e tjerë krajan formonin dhe shkruanin trakte të ndryshme kundër regjimit sllavo-komunist dhe njëkohësisht edhe i shpërndanin në mënyrë ilegale nëpër rrugët e Krajës. “Gjatë qëndrimit një javor në Kacaj, unë kam shkruajtur disa trekte për t’i shpërndar në mbarë Krajën dhe disa letra proteste, që t’ju dërgohen të gjitha instancave që nga Komuna e Tivarit e gjer në Federatë”, shprehet Nazire Curaj. Ajo me urdhër të aktivistit të njohur për çeshtje kombëtare nga Kosova patriotit Abdulla Prapashtica, shkonë në Krajë me detyrë që të formojë një grup të besueshëm atje i cili do të shërbejë si bazë e nevojshme për të bashkëpunuar me Shtetin Amë, me Shqipërinë. 

        Në prill (9 dhe 10) të vitit 1981 Nazire Curaj merret në pyetje nga policia e Ferizajit për aktivitetet e saj patriotike dhe me këtë rast dënohet dy (2) muaj burg, kurse më 18 prill po të atij viti e largojnë nga mardhënie pune. Kolektivi i shkollës ku ajo punonte dhe nxënësit e asaj shkolle protestuan për një kohë të gjatë, plot gjashtë muaj, për kthimin në punë të mësueses së tyre, por ai kthim i saj në mardhënie pune u mundësua në shtator të vitit 1992. Pasi lirohet nga burgu dy mujor, po në vitin 1981 ajo shkon në Krajë dhe njëkohësisht viziton edhe Ulqinin. Me këtë rast merret në pyetje nga UDB-ja në Stacionin Policorë të Ulqinit. Kthen në Kosovë dhe vashdon aktivitete e saj patriotike. 

         Në shtator të vitit 1983, Nazire Curaj merr detyrë që përmes Krajës, me ndihmën e anëtarëve të grupit ilegal “Jehona e Krajës” të shkojë në Shtetin Amë bashkë me Xhabir Morinën, me detyrë që të kontaktoj me udhëheqësit e Shtetit Amë dhe të kërkojë ndihma konkrete për fillimin e Luftës Çlirimtare në Kosovë. Kjo ishte Nazire Curaj e cila kishte guxim dhe vullnet ta kryente çdo detyrë që i ngarkohej asaj për çeshtjen dhe idealet kombëtare. Dhe ate e bënte. Niset për në shtetin Amë, Shqipëri dhe atje kërkon të takohet me disa udhëheqës të lartë shtetëror për të kërkuar ndihmë por siç shprehet ajo: “mbeta e zhgënjyer duke më thënë se nuk janë pjekur kushtet për një gjë të tillë”. Pasi kthehet nga Shqipëria ajo bie në depresion të thellë dhe njëkohësisht humb vetëdijen dhe ashtu në atë gjendje, pa pikë mëshire, policia fashite jugosllave e burgosin sërisht me një nga nxënëset e saj, Elmaze Graincën, në vitin 1985, ku ndaj saj ushtrojne dhunë të pa parë sa që brenda dy ditëve i thejnë 15 dhëmbë e dhëmballë, ku gjaku i shkonte curril nga hunda, veshi e goja, ku shpesh nuk ishte e zoja të ngrihej në këmbë, por ashtu në atë gjendje përpiqej të qëndrohnte në këmbë, gjë që e paraqet edhe në një poezin e saj të pa botuar, ku ajo shprehet: “Si feniksi unë jam ba / Shumë herë vdiqa dhe u ngjalla”. Po atë vit (22 tetor 1985) mbahet gjykimi i saj në Prishtinë me kryetar të trupit gjykues Shefki Sylaj, “udbashi” famëkeq shqiptar i asaj kohe i cili me këmbngulje kërkon që Nazire Curaj të dënohet me burgim të përjetshëm kurse eksperti ligjor boshnjaku Muhedi Salihamixhiqi-neuropsikiatë, insistonte që Nazire Curaj të dënohej me një vit burg, kurse ish-nxënësja e saj të lirohej në mungesë faktesh.         

         Pasi që Nazirja ishte me origjinë nga Kraja. Trevë e cila ishte nën juridiksionin e Malit të Zi, në burgun e Prishtinës ku Nazirja vuante dënimin vinë disa “udbasha” nga Mali i Zi me pretekst që ajo është nga Mali i Zi dhe që ajo të transferohet në burgun e Shpuzës për ta vuajtur dënimin, mirëpo një “udbash” shqiptar, njëfarë Arif Riza mundohet që Naziren mos ta lëshojnë në duar të malazezëve duke ju treguar atyre dosjen shëndetsore të saj “udbashave” malaziaz që kishin ardhur për ta marrë Naziren, dhe ashtu ndodhi, Nazirja nuk u trensferua në Mal të Zi në burgun e Shpuzës por e vuajti dënimin në burgun e Prishtinës aty ku ishte dënuar. 

         Në shtator të vitit 1988, Nazire Curaj përsëri dënohet me një vit burg dhe burgun e vuan në Mitrovicë dhe Beograd ku përsëri vazhdojnë torturat  ndaj saj. Pasi lirohet nga burgu ajo përsëri shkon ilegalisht në Krajë për të vazhduar aktivitetet e saj patriotike dhe atdhedashëse. Nga përndjekjet e shumta nga policia sllavokomuniste jugosllave, Nazirja herë pas here detyrohet të kalojë në Shqipëri. Tani më në një gjendje të mjerueshme, e dalur nga burgu, pa punë, e me fëmijë të vegjël kalon në Shqipëri disa herë por edhe në këtë gjendje të rëndë psiqike policia malazeze e ndalin dhe e mbajnë në burgun e Shpuzës për pesë (5) ditë me pretekstin që pas pesë (5) ditëve të paraqitet në policin e Prishtinës. Pra, nga kjo shihet qartë se Nazire Curaj-Zogaj ishte një patriote e flaktë nga treva e Krajës, ishte e lidhur për të vazhduar veprimtarin e saj për çështje kombëtare, andaj ishte e ndjekur këmba-këmbës nga UDB-ja jugosllave, e cila torturohej fizikisht dhe mendërisht. Ishte e burgosur disa herë si në burgun e Ferizajit, Nishit, Prishtinës, Mitrovicës, Beogradit e të Shpuzës. Ajo u rezistoi të gjitha burgjeve, qoftë në Serbi, Kosovë e Mal të Zi dhe asnjëherë nuk u dorëzu përkundrazi dilte kryelartë në mbrojtje të idealeve të veta kombëtare. Edhe pas gjithë këtyre vuajtjeve e burgosjeve Ajo asnjëherë nuk u mposht edhe pse shpijunët e “udbashat” e policisë sllavokomuniste e torturonin ajo përsëri qëndronte kokëlartë. Të njëjtën gjë e bënte kudo ku vepronte si në vendlindje Krajë po ashtu edhe në Kosovë ku jetonte dhe kishte bazën e veprimtarisë së saj. Mbi të gjitha luftonte për çlirimin e kombit të vet nga thundrat sllavo komuniste jugosllave. 

         Fakti që Nazirja kishte krijuar një shoqëri patriotike si në Kososvë po ashtu edhe në vendlindjen e saj Krajë, kishte formuar dhe udhëhequr grupin ilegal “Jehona e Krajës” së bashku me patriotët e tjerë krajanë, ajo nuk mund të anashkalojë idealet dhe çeshtjen kombëtare që ja kushtoi tërë jetën e saj. Ajo nuk mund të pranonte diktaturë, dhunë policore e vuajtje të popullit të saj, ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet e saja politike, por në të njëjtën kohë edhe policia sllavolomuniste jugosllave nuk mund ta pranonte Naziren, ndaj e goditi me burgime të një pas njëshme duke e ndjekur këmba-këmbës në veprimtaritë e saj. Ajo kurrë nuk u mundua për përfitime vetijake, politike e karrieriste, por veten e shkriu për idealet kombëare dhe bashkim të të gjithë trevave shqiptare në një shtet të përbashkët-Shqipërin Natyrele.

   Nazire Curaj përveç që është marrë me veprimtari patriotike kombëtra, ajo njëkohësisht ëshjtë marrë edhe me shkrime të ndryshme e sidomos me poezi. Ka shkruar qysh në bankat e Shkollës së Mesme kur ishte në Kososvë. Kryesisht shkrimet e saja kanë qenë të orientuara me tema për vendlindjen, por ka shkruar edhe tematika të ndryshme e sidomos ato me tema atdhedashurie. Nuk janë të botuara deri më tani asnjë nga shkrimet e saja por shpresojmë që edhe ato një ditë ta shohin dritën e tyre në revista, gazeta e periodikë të ndryshëm, mbase në vepër të veçantë të saj.

         Jo vetëm që Nazirja është marrë me shkrime të ndryshme, por për Naziren edhe kanë shkruar të tjerët qysh kur ajo ishte gjallë dhe në flakën e veprimtarisë së saj patriotike. Për Naziren kanë shkruar edhe emigrantët krajanë në New York, ku bukur mirë më kujtohet ku isha student në SHLT në Ferizaj në vitet ’80, një bashkëvendas i imi (i autorit të këtij shkrimi) në mërgim në New York me pseudonimin “Lulo” më dërgonte poezi kushtuar Nazires dhe më porosiste që t’ia dorëzoja asaj, mirëpo edhe pse unë (autori i shkrimit) nuk e kam takuar Naziren, por në distancë e kam parë disa herë, por jo folur apo ndejur me ta, sepse si student që isha na kaplonte friga t’i afroheshim një patrioteje si ajo me pretekst se do të na shpiunonte dikush në policin e Tivarit dhe do të humbesha të drejtën e shkollimit, dhe ato poezi i mbasha shumë të fshehura që të mos mi dinin as shokët e mi se unë i kam dhe kështu amaneti i “Lulo’s” kurr nuk u plotësua nga një student krajan, madje ato poezi gjatë një udhëtimi nga Prishtina për në vendlindje Krajë, ranë në dorë të policisë së Tivarit, në stacionin e autobusave në Tivar dhe kur më pyeten policët se: “C’farë janë këto”, unë u përgjigja se janë: “Domaći zadatak-Detyra shtëpie”), duke ju treguar se isha student dhe kisha detyra shtëpie për studime, dhe kështu i pështova bukur mirë një marrje në pyetje nga policia malazeze, burgosje disa ditëshe apo edhe disa viteve, mbase edhe ndërprerje studimesh të mëtejshme.

         Nazire Curaj vdiq më 14 Dhjetor të vitit 2019 në Ferizaj të Kososvës por u varros atry ku e kishte lënë amanet në vendlindjen e saj në Krajë. Ajo u kthye në vendlindjen e saj në Krajë që e donte shumë, në arkivoli të mbështjellur me flamurin Kuq e Zi – Shqiptarë që e kishte në zemër por edhe si vene në trupin e vet. Për në banesën e fundit ajo u përcoll me nderime të veçanta dhe një respekt të madh nga pjesmarrja e bashkëvendasëve në ceremonin e varrimit të saj. U përcoll për në banesën e fundit edhe nga shumë veprimtarë të kohës kur ajo vepronte dhe punonte për çeshtjen kombëtare. Gjatë pëcjelljes së arkivolit të saj për në banesën e fundi ajo u përcoll edhe nga shumë banorë të Ferizajit ku jetonte dhe vepronte, nga familjarët, bijat, nipat e mbesat e saja dhe një numër i madh qytetarësh nga Kosova e më gjërë. 

         Gjatë ceremonisë së varrimit për veprën dhe figurën e atdhetarës krajane Nazire Curaj folën edhe figura të njohura politite e veprimtarë të ndryshë. 

         Edhe pas vdekjes së  Nazire Curaj janë shkruar artikuj dhe poezi të ndryshme kushtuar kësaj “heroine krajane”. Me rastin e vdekjes së saj edhe autori i këtyre rreshtave ja ka kushtuar një poezi mësueses, atdhetares dhe patriotës krajane, titulluar “Heroinës krajane-Nazire Curaj”.    

         Jeta dhe veprimtaria patriotike dhe arsimore e Nazire Curaj, është një jetë e lavdishme dhe pothuaj se një historie e veçante sidomos në veprimtarinë patriotike, e cila jetë ishte edhe shumë e mundishme, për të kryer detyrat e saj arsimore-patriotike, e cila jetë pothuaj se gjysma e saj kaloi nëpër burgjet sllavo-komuniste, jugosllave. Me te duhet të krenohet e mbarë Kraja si dhe e gjithë shqiptaria. Sot popullata krajane duhet të jetë krenare me këtë bijë të tyre të pa harruar por edhe shembull se si duhet punuar dhe vepruar për idealet kombëtare. Ajo sot lirirsht mund të thuhet se gjendet në piedestalin e femrave veprimtare shqiptare për çlirim dhe bashkim kombëtarë. Ajo sot është heroinë e trevës së Krajës. Nazire Curaj mbete një emër i madh i femrës-gruas së panënshtruar krajane por edhe mbarë shqiptare e cila diti si të veprojë e punojë për çështjen kombëare.  

         I lehtë i qoftë dheu i tokës së Krajës që aq shumë e deshti. 

         Qoftë i paharruaj kujtimi i kësaj besnikeje krajane, kosovare e gjithë shqiptarisë.  

Filed Under: Uncategorized Tagged With: Hamid Alaj

KFOR OFFICIAL STATEMENT

December 28, 2022 by s p

Pristina, 28 December 2022. Following reports that the Serbian Minister of Defence, Miloš Vučević, and the Chief of Staff of the Serbian Armed Forces, General Milan Mojsilović, a few days ago visited units of the Serbian Armed Forces (SAF) deployed in the Raska area, about 2 kilometers from the Administrative Boundary Line (ABL) with Kosovo, it is useful to recall that the Serbian Armed Forces do not need authorization from KFOR to move and train on Serbian territory.

In accordance with existing agreements, the SAF are required to inform KFOR HQ only in case some of their units need to go closer than 1000 meters from the ABL. The information must be released to KFOR by the JIC, the Joint Implementation Commission, whose mission is to facilitate communications and understanding between the KFOR Commander and the Serbian Security Forces. 

As for the Kosovo Security Forces (KSF), their deployment, according to existing agreements, requires prior concurrence from the KFOR Commander to go in the north of Kosovo. KFOR, in keeping with its mandate, may engage with legitimate representatives of the local community in northern Kosovo as part of this concurrence process.

We recall that all parties have always abided by existing agreements, and we urge them to continue doing so. 

KFOR remains extremely vigilant and has the capability and personnel to provide a safe and secure environment and freedom of movement for all communities under our UN mandate, based on UNSCR 1244 of 1999. KFOR continues to closely monitor the situation on the ground and the activities along the ABL, supporting the dialogue to find an agreement to defuse tensions in northern Kosovo.

Filed Under: Uncategorized

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT