Nga Gjon BUCAJ*/
I nderuem z. President,
Kemi ardhë nji grup i ngushtë vatranësh për të qenë të pranishëm këtu, në këtë ditë historike kur ju, në emën të kombit, nderoni disa viktima të pafajshme të komunizmit.
Këta patriotë, të cilët ju po i dekoroni sot pas vdekjes, vepruen me përkushtim e dashuni për dobinë e atdheut sa ishin në Shtetet e Bashkueme,u këthyen në vendlindje dhe vazhduen t’i shërbejnë atdheut, gjithnji me përkushtim e dashuni derisa,me dhunë të përgjakshme, erdhi në pushtet regjimi i diktaturës fsllavokomuniste dhe ua këputi mizorisht fijen e jetës,“në emën të popullit” dhe të “drejtësisë” së diktaturës së proletariatit.
Janë zhdukë pa faj edhe mija të tjerë, por meqenë se për nji periudhë të jetës këta ishin pjestarë të Federatës “VATRA”,e ndjemë për detyrë t’ju propozonim dekorimin e tyne për merita patriotike dhe për padrejtësinë që ata pësuen, si dhe për kalvarin të cilin e vuejtën të afërmit e tyne gjatë nji gjysmë shekulli. U zhdukën mizorisht jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe ushtarakë të karrierës, shtetarë e profesionista të fushave të ndryshme dhe përsonalitete të traditës, me qellim për të konsolidue fitoren e luftës civile për pushtet dhe për të përmbushë e tejkalue porositë e anmiqvet tanë shekullorë, synimi i të cilëvet ishte, si gjithmonë, zhdukja e vlerave të identitetit tonë dhe dobësimi i strukturave të kombit shqiptar.
Mbas ramjes dejure të diktaturës, familjarët e martirëve, tue ruejtë fisnikinë e trashigueme, nuk lypen hakmarrje, por lypen drejtësi dhe drejtësinë e presin ende: kurrëkush nuk u ka kërkue falje, krimet dhe kriminelët e komunizmit nuk janë dënue, as ligjisht as moralisht.
Nderimi që u bahet sot këtyne martirëve, asht nji akt drejtësije kundër padrejtësisë dhe nji hap me randësi drejt larjes së boxhit të cilin dhuna e ideologjisë se huej ia ngarkoi ndërgjegjes së kombit tonë të lashtë.
Jemi mirënjohës për vlersimin pozitiv të propozimit tonë, për të dekorue ato viktima të pafajshme dhe për të lehtësue, sado pak, ankthin e familjarëve të tyne. Por me këtë veprim, ju, President Nishani, nderoni edhe vetën tuej, nderoni Institucionin e lartë që përfaqësoni. Përgëzime pra, qofshit gjithmonë i nderuem!
Ju keni dekorue “Vatrën” si organizatë për shërbimet historike që i ka ba kombit, keni dekorue dhe disa nga ne udhëheqësit e sotëm të saj, gja që ia rritë vlerësimin dhe jemi miënjohës, por, çdo meritë që na mund të kemi si individa, u dedikohet paraardhësave, në mënyëtë veçantë të gjithë atyne që dhanë edhe jetën për shqiptarizëm, për
idealet e lirisë, të drejtësisë dhe të demokracisë. Ata na frymëzojnë sot dhe do vazhdojnë të frymëzojnë edhe breznitë e ardhëshme.
*Përshëndetja e Kryetarit të VATRËS, dr. Gjon Bucaj, në ceremoninë e dekorimit të martirëve të VATRËS.
Tiranë, 24 nandor 2014.
Kreu i Shtetit shqiptar vlerëson veprimtarë të shquar të Federatës Pan-shqiptare “VATRA”
TIRANE-24 nëntor 2014/
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani vlerësoi sot pasdite gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, veprimtarë të shquar të Federatës Pan-shqiptare në Amerikë “VATRA”./
Kreu i Shtetit nderoi veprimtarinë e çmuar atdhetare dhe përkushtimin e paepur në shërbim dhe mbështetje të çështjes kombëtare me Dekoratën “Nderi i Kombit” për zotin Agim Rexhaj, ndërsa (pas vdekjes) u dekoruan vatranët dhe gazetarë të “Diellit”, shumica e të cilëve u martirizua nga diktatura çnjerëzore komuniste: Aqif Përmeti; Bahri Omari; Kolë Tromara; Kristo Kirka; Kostaq Kota; Aqile Tasi; Kristo Floqi dhe Andon Frashëri.
Presidenti Nishani çmoi gjithashtu (pas vdekjes) veprimtarët e spikatur për lirinë dhe çështjen shqiptare si dhe në homazh të heroizmit dhe sakrificës për idealet atdhetare me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”: Faslli Frashërin; Ali Kuçin; Kolë Rrodhen dhe Halit Qytezën.
Në fjalën e Tij të mbajtur me këtë rast, Presidenti Nishani u shpreh mes të tjerash: “Kjo veprimtari u kushtohet tërësisht atyre burrave të shquar të këtij kombi, të cilët ndonëse larg trojeve shqiptare, ndonëse pa mbështetje të madhe ndërkombëtare, ndonëse në një vend ku iu hapën dyert e mikpritjes dhe miqësisë, nuk kishin infrastrukturën e nevojshme, por ditën të marrin përsipër përgjegjësitë që koha u kërkonte. Këta burrave të mëdhenj ditën jo vetëm të ngrinin zërin për Shqipërinë, për kombin, për pavarësinë, për dinjitetin, por edhe të hidhnin themelet e një projekti: e një projekti të një Shqipërie të pavarur, të lirë, e cila duhet të shkonte drejt prosperitetit. Nuk është një koincidencë që këta burra gjetën pikërisht vatrën e përshtatshme për të ngritur, mbrojtur dhe ushqyer çështjen kombëtare në Amerikë, sepse ata patën të gjithë gatishmërinë e burrave të mëdhenj të atij kombi në atë kohë, por njëkohësisht patën mundësinë për të mbledhur të gjithë shqiptarët rreth asaj ideje të madhe që çoi drejt pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas në ruajtjen e dinjitetit dhe idealit kombëtar për shqiptarët.”
Duke vijuar më tej, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi: “Federata Pan-shqiptare ‘VATRA’ tashmë është pjesë e ndritur e historisë së Shqipërisë. VATRA u kthye vërtet në një vatër reale të idealeve kombëtare, u kthye në një vatër të mikpritjes, të ushqimit, të idealit dhe parimeve kombëtare për çdo shqiptar në Amerikë, por njëkohësisht edhe në një rreze shprese për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodheshin, në Shqipëri, dhe në të gjitha trojet e tjera të copëtuara shqiptare.”
“Është një detyrë e institucioneve shqiptare dhe një përgjegjësi, e cila do të mbetet e përjetshme, që jo vetëm të mos i harrojmë e t’i kujtojmë, t’i nderojmë, por t’i kemi edhe si pikë referimi, si vizion reflektimi për të gjithë brezat që vijnë mendimin, filozofinë, punën, kontributin dhe atë çka arritën burrat e mëdhenj, të cilët krijuan, e rritën, e mbajtën gjallë dhe e trashëguan Federatën Pan-shqiptare ‘VATRA’” – vuri në dukje Presidenti.
“Unë sot ndihem i privilegjuar që në këtë prag 28 Nëntori, me nismën e drejtuesve dhe anëtarëve të ‘VATRA-s’ sot të kujtojmë kontributin e paçmuar dhe patriotik të atyre vatranëve, të cilët mes shumë e shumë bashkëpunëtorëve të tyre, kontribuuesve të tjerë, mbështetësve në Amerikë, por edhe në Shqipëri, bënë aq shumë për kombin shqiptar në kohë që ishin shumë herë më të vështira se sa sot, kur detyrimet tona janë dhjetë herë më të mëdha për t’i nderuar ata, por edhe për të ruajtur atë ideal dhe gjithçka që ata arritën dhe për të promovuar më tej atë që ata mendonin.
Njëkohësisht dëshiroj që sot përmes kësaj ceremonie t’u kërkoj të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Preshevë e Bujanovc, në diasporë, deri në Amerikën e largët, të përkulen me nderim të thellë e të kujtojnë për një çast të vetëm se sa shumë e deshën ata njerëz Shqipërinë, se sa shumë ata njerëz e respektuan idealin kombëtar, dhe se sa shumë kontribuuan ata pikërisht për këto ditë që ne dhe brezi ynë i sotëm jeton dhe që natyrisht i ka të gjitha mundësitë për të përfituar, por edhe për të çuar më përpara kontributin dhe atë që këta burra të mëdhenj me veprën e tyre i lanë Shqipërisë si trashëgim.” – nënvizoi Presidenti Nishani.
“Sot jam i bindur që shpirtrat e tyre, sepse tashmë ata nuk i kemi më midis nesh, ndihen më të lirë, më të lehtësuar, më të arrirë nga ky nderim, të cilin ne si detyrim sot i ofrojmë kujtimit dhe kontributit të tyre! Koha do të ecë përpara, brezat do të zëvendësojnë njëri-tjetrin, por historia mbetet dhe kontributet nuk harrohen. Ndaj le t’i nderojmë edhe njëherë sot dhe përmes këtij vlerësimi t’u konfirmojnë se parimet, idealet dhe kontributet e tyre janë pjesë e arritjeve që Shqipëria dhe shqiptarët kanë sot kudo ku ndodhen. Përmes këtij nderimi le të konfirmojmë edhe njëherë se mbetemi të obliguar, të angazhuar që pikërisht ato vlera të mëdha, të cilat vatranët i lindën, i ushqyen dhe i rritën duke i lënë trashëgim, janë vlera me të cilat shqiptarët krenohen dhe duhet të krenohen porsa kohë shqiptarët ekzistojnë mbi dhé. Jam i bindur që nga kjo sallë ne përçojmë anembanë Shqipërisë, deri në Amerikën e largët, tek çdo zemër dhe vatër shqiptare flakën e pashuar të dashurisë për Shqipërinë, që vatranët dhe ‘VATRA’ na e lanë amanet.” – përfundoi fjalën e tij Kreu i Shtetit shqiptar.
FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES”VATRA” KRIJON DEGËN E KATËRT NË FLORIDA
*Festa e Pavarsisë në Tampa kremtohet me krijimin e degës ” Vatra”/
* Florida tash ka thirrë në garë vatranët nga shtetet e tjerë, ajo i bëri katër degë! U lumtë vatranëve të Floridas!/
NGA GJERGJ LACUKU/
Simbolika e fjalës Vatër, po merr gjthë nji e ma tepër kuptimin e mirëfilltë për Shqiptarët e Diasporës e sidomos për Diasporën tonë në Shtetin Rrezeartë të Floridës. E ku kishte ma bukur se sa sot këtu në Tampa, festimi i Pavarsisë , përveç kënaqësisë dhe krenarisë Kombëtare, na dhuroj edhe degën ma të re të Vatrës; “Vatra” Tampa, Florida.
Ky zgjerim i Vatrës, e ka zanafillën pikërisht në jubileun madhështor të 100 vjetorit të Vatrës që u mbajt në New-York para dy vjetësh ku morën pjesë personalitetet të randësishme të jetës dhe politikës Shqiptare dhe miq të kombit tonë. Ishte ajo mbrëmje , ku z.Adriatik Spahiu, duke marrë shembull nga vlerat e këtij jubileu, në fjalimin e tij, premtoj se Vatra do të ketë edhe degën e saj në Jacksonville , Florida.E tashmë, pas dy vjetësh, zgjerimi i Vatrës asht nji Realiet i pakthyeshëm e ky realitet pasqyrohet ma së miri nëpërmjet degës “Vatra” Orlando, dhe degës së sapo krijuar “Vatra” Tampa. Respekti për vlerat tona kombëtare, por edhe përgjegjësia qytetare , ishte motoja kryesore e iniciativës së marrë nga Z. Florisiana Ahmetaj, kryetare e degës së Orlandos dhe Z. Adriatik Spahiu, kryetar i degës së Jacksonville , për të ndihmuar në zgjerimin e Vatrës edhe në Tampa, Florida, ku jeton nji komunitet i madh Shqiptarësh.
Rrugës së mundimshme të historisë sonë, tashmë i ka ardhë fundi dhe kombi jonë po ndërton mbi gërmadhat e së kaluarës perspektivat e së ardhmes. Fillimi i 100 vjetorit të dytë të Pavarsisë, i 100 vjetorit të dytë të Vatrës, fillimi i shekullit të ri, me sa duket i ka dhanë nji shtysë vetëdijes Kombëtare dhe këto kushte të favorshme duhet t’i shfrytëzojmë për të mirën e përbashkët. Pavarsia e Kosovës asht treguesi ma i mirë se Koha asht në anën tonë, duke na kthy dinjitetin e duhur , respektin e merituar dhe epërsinë psikologjine ndaj armiqve tanë.Aleatët tonë të shtrejtë, Amerika dhe Vatikani, e nji pjesë e mirë e demokracive Perëndimore, e kanë kuptuar se shqiptarët nuk po kërkojnë asgja ma shumë se nga ajo që është e tyre , që është në të drejtën hyjnore e legjitime. Ndaj edhe zgjerimi i Vatrës , është çështje themelore, sepse nëpërmjet lobimit të Vatrës, që asht po aq e vjetër sa Pavarsia jonë, mund të arrijmë objektiva te mëdha Kombëtare.
Shembulli i Floridës thërret në garë të gjitha degët, në të gjithë shtetet e Amerikës, që të shtojnë anëtarësitë dhe të krijojnë degë të reja nëpër qyteza, ashtu sic bënë dikur themeluesit e VATRËS, në dekadën e dytë të shekullit të shkuar, që krijuan më shumë se 80 degë nëpër të gjithë Amerikën dhe Kanada. Përgjumja dhe qëndrimi në vend vetëm me anëtarësinë themeluse,sic ka ndodhë nëpër disa degë, nuk i shkon për shtat VATRËS!
VATRA NË TIRANË: HARMONIA FETARE, TRADITA E CMUAR QË RUHET NGA SHQIPTARËT EDHE NË SHBA
Delegacioni i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, që po qëndron në Tiranë që nga 22 nëntori, gjatë vizitës më së pari ka respektuar institucionet fetare, duke e vlerësuar harmoninë ndër fetare si shumë të cmuar në këto kohë kur në emër të Zotit, bëhen krime kundër qytetërimit. Si simbolikë Vatra ka gjetë një fotografi të futur në kornizë ,e realizuar me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj, kur klerikët mbarëshqiptarë, nga Amerika, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Arbëreshët e Italisë, ishin të pranishëm dhe përcollën mesazhe të përbashkëta të harmonisë ndërfetare, një pasuri e cmuar e Kombit tonë. Vizita e parë u realizua në Kryegjyshatën Botërore, ku vatranët u pritën nga Kryegjyshi Mondi Brahimaj.
Vizita e dytë u bë të Hënën paradite në Komunitetin Musliman Shqiptar, ku kryetari i Vatrës dhe pjestarët e delegacionit u pritën nga nenkryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar Ali Zajmi , sekretari i pergjithshem Ylli Cikalleshi e të tjerë.
Më pas vatranët ishin në Katedralen e Kishës Katolike Shqiptare, ku u pritën nga Imzot George Frendo
Zv,Ipeshkevi i Ardioqzes Tirane -Durres
, Sekretar i Konferences Ipeshnore Shqipetsre dhe Dom Marjan Lumci . Me vatranët ishin edhe zotrinjte Reshat Kripa
, Simon Mirakaj.
Gjate kesaj dite, delegacioni i Vatres u prit nga ish kryeminsitri demokrat, njekohesisht mik i vatraneve, dr. Sali Berisha. Po ashtu ne Bashkine e Tiranes, kryebashkiaku, njekohesisht kryetari i PD, dha nje pritje per delegacionin.
Ne mbremje, Vatra shtroi nje darke ne mirenjohje te martireve et Vatres, ku moren pjese pervec te afermve et dekoruareve dhe miq te Vatres.
“Letërkëmbime të Rilindjes Kombëtare Shqiptare” përurohet me 26 Nëntor nga ARBI Ltd dhe Federata VATRA
Sapo ka dalë nga shtypi libri i studiuesve Skëndër Blaka e Ismail Ismaili, ku është kontribuse edhe Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”. Libri është i ndërtuar me letra të rilindasve, por që rrokin histori të hershme, që nga Lashtësia, në hapsirën kohore midis vitit 1238 p.Kr., e deri me 28 Nëntor 1913. Janë gjithsej 296 letra, që rrokin 3151 Vjet histori.
Sic njoftohemi nga Prishtina, Botuesi “ARBI Ltd” ne Prishtine, dhe Federata VATRA – Nju Jork, me 26 nëntor, në orën 19, në hotelin Sirius në Prishtinë, bëjnë përurimin e librit “Letërkëmbime të Rilindjes Kombëtare Shqiptare” të autorëve Skënder Blakaj e Ismail Ismaili.
- « Previous Page
- 1
- …
- 124
- 125
- 126
- 127
- 128
- …
- 150
- Next Page »