• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kush është Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump

November 9, 2016 by dgreca

1-melani-trumpUASHINGTON- Publiku nuk ka dëgjuar shumë nga Melania Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane.Ajo mbeti e tërhequr gjatë fushatës, por si një ish-modele, ajo ishte gjithashtu një magnet i papërmbajtshëm për vështrimet e njerëzve.1-melanPor, kush është në të vërtetë kjo grua, e cila do të jetë  Zonja e Parë e Amerikës? Rrallë ka ndodhur që amerikanët të dinë kaq pak për zonjën e parë të ardhshme siç ka ndodhur me rastin e gruas së Donald Trump, Melanisë.Në të shumtën e rasteve e njohin atë si ish-modelja, një zeshkane e bukur, 1,80 metra e gjatë me mollëza të fryra.Melania, e cili është gruaja e tretë e një multimiliarderi, është e njohur për veshjet shik dhe shëtitjet me limuzinë me shofer personal.Por, është gjithashtu Melania, e cila ka mbetur e fshehur, madje edhe në fushatën më të trazuar nga të gjitha fushatat presidenciale në historinë moderne amerikane.Një arsye pse dihet kaq pak për gruan 46-vjeçare nga Sllovenia është se ajo është dëgjuar pak gjatë fushatës dhe një herë që doli ishte një katastrofë për marrëdhëniet me publikun.Kjo ishte në Konventën Republikane në korrik, kur ajo lexoi një fjalim, ku të gjitha pjesët ishin marrë, pothuajse fjalë për fjalë, nga një fjalim i dhënë nga Michelle Obamës, gruas së  presidentit Barack Obama.Pas kësaj, shumë pak është parë apo dëgjuar nga Melania, me përjashtim të disa debateve televizive mes Trump dhe Hillary Clinton.Ajo u detyrua disa herë të komentojë mbi titujt e gazetave rreth bashkëshortit të saj, si për shembull rasti i videos së vitit 2005, ku Trump bënte komente seksiste për gratë.Në kohën e këtyre komenteve dhe videos, Melania dhe Donald ishin të martuar.Por, Melania kurrë nuk i ka treguar publikut nëse këto komente kanë lënduar atë personalisht. Ajo rrallë tregon emocionet e saj, të tilla si të qeshurat e shfrenuara apo zemërimet.

Besnikëria është ajo çka Melania Trump ka treguar në pjesëm më të madhe të fushatës. Ajo shpesh është shfaqur si robot sidomos në javët e fundit të fushatës, kur ajo përsëri mbajti një fjalim zgjedhor, i pari pas fjalimit katastrofë të mbajtur në Konventën e Partisë Republikane në korrik. Si përmbledhje e fjalimit të saj ishte thjesht përsëritje e slloganeve të Donald Trump, parulla të tilla si “Le ta bëjmë Amerikën sërish të madhe” dhe “Kjo nuk është një fushatë normale. Kjo është një lëvizje.”

Ajo rrallë i ka shfaqur njerezve ndonjë ngjarje të shkurtër personale apo ndonjë anekdotë për bashkëshortin për ta vendosur atë në një fokus më të mirë.

E pyetur se si ishte të jetoje me një njeri si Donald Trump, ajo përgjigjet se “ai është shumë i zgjuar dhe simpatik. Ne kemi një energji të madhe mes nesh. Ne jemi të dy shumë të pavarur … Unë mund t’i them atij se kur nuk pajtohem me të. Nganjëherë ai më dëgjon, ndonjëherë jo”.Vërejtjet e saj janë të rafinuara, elegante, por rrallë spontane apo gazmore.

“E rritur mirë dhe e rezervuar”, këto ishin atributet që ish-shokët e shkollës së saj përmendën për rrjetin televiziv të lajmeve CNN, kur u pyetën lidhur me  periudhën kur Melania u rrit në qytetin slloven të Sevnicës. Ajo lindi më 26 prill 1970, si Melanija Knavs, në atë që dikur ishte vendi komunist i Jugosllavisë. Ajo më vonë ndryshoi emrin në Melania Knauss.Një fotograf e zbuloi atë kur ishte 16 – 17 vjeçe, askush nuk e di me siguri. Disa gjëra në biografinë e saj janë të mjegullta dhe kontradiktore. Ajo ka deklaruar se kishte një diplomë universitare. Por, gazetarët kanë zbuluar se ajo kishte ndërprerë studimet për arkitekturë dhe dizajn, në mënyrë që të udhëtonte për në Milano dhe Paris.

Në vitin 1996 ajo erdhi në Nju Jork duke punuar për fotografë të njohur dhe të jetë kryetitull në faqet e revistave të tilla si “Harper’s Bazar”, “Vanity Fair”, “GQ” si dhe të jetë modelja e botimeve vjetore të rrobave të banjos për “Sports Illustrated”.Në vitin 1998, në një festë mode në Nju Jork, ajo u takua me Donald Trump.Në vitin 2005  u bë një martesë magjepsëse në Palm Beach, Florida. Raportet e medias thanë se fustani i saj Dior kishte kushtuar 100 000 dollarë. Në vitin 2006 ajo lindi djalin, Barron, dhe në të njëjtin vit fitoi shtetësinë amerikane.Melania Trump ka thënë se “ka qenë një nënë me kohë të plotë për djalin e saj, pa pasur nevojë për një dado”. Gjatë fushatës zgjedhore, Donald Trump në mënyrë të përsëritur e ka quajtur bashkëshorten e tij “një nënë e mrekullueshme.”Në të njëjtën kohë kur kryente detyrat e mëmësisë, Melania ofronte produkte bukurie dhe një koleksion bizhuteri përmes një portali online shitjesh. Thuhet se flet rrjedhshëm pesë gjuhë të huaj, ku anglishtja ka një theks të fortë. Me Melaninë amerikanët do të kenë për herë të parë një zonjë të parë të lindur në një vend komunist, dhe vetëm e dyta, pas Louisa Adams (nga 1775-1852, gruaja e presidentit të dytë të Shteteve të Bashkuara, John Adams), që nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.E pyetur se çfarë lloj roli mund të kishte ajo në Shtëpinë e Bardhë, Melania tha se “do të ishte një avokate për gratë dhe fëmijët”.“Kultura jonë është bërë shumë e dhunshme”,  tha ajo në një fjalim javën e kaluar. Vërejtja ishte më befasuesja e dhënë gjatë fushatës, duke qenë se bashkëshorti i saj ishte akuzuar se ka fyer të gjitha grupet etnike dhe racore.Kjo tregon dilemën që ajo mban përbrenda, e drejtë apo jo.Melania Trump është treguar e matur, të paktën deri më tani, lidhur me ato se çka bën dhe thotë bashkëshorti, dhe kjo për shkak se dihet shumë pak rreth saj.(Nilke Rama)

 

Filed Under: ESSE Tagged With: e Amerikes, Melania Trump, Zonja e Pare

Kryeministri Rama injoron shqiptarët e Amerikës

October 2, 2015 by dgreca

“Apeli” i Kryeministrit Edi Rama për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit – në diasporë “Rrini aty ku jeni se jeni mirë!”/
Nga Beqir SINA – New York/ Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në një vizitë të gjatë disa ditore në Nju Jork, ku ai po udhëheq delegacionin shqiptarë në Sesionin e 70-të , të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 
Ai këtu është u takuar në takime bilaterale, në margjinat e OKB-së, edhe me homologët e tij, nga disa vende të botës, por për dallim nga vizitat e paraardhësve të tij dhe politikanëve të tjer shqiptar, nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, të cilët i shfrytëzojnë këto vizita për t’u takuar dhe bashkëbiseduar edhe me shqiptarët e Amerikës, kjo i ka munguar kryeministrit të Shqipërisë zotit Rama.
Si në faqen zyrtare të Kryeministrisë, apo edhe në mendian shqiptare, që ka mbuluar vizitën e Kryeministrit Rama në Nju Jork, janë permendur të gjitha takimet, por as gjekundi nuk është permendur dhe nuk jepet se ka pasur takim Kryeministri Rama  në Nju Jork me APEN dhe çfarë është biseduar aty……! Por, është permendur se ai është takuar me disa aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe partnerët e Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvard-it, me fokus studimet e përbashkëta mbi shqiptaro-amerikanët dhe rrugët e përfshirjes në aktivitetet e jetës politikë e sociale të vendit tonë, duke shtuar simbas tyre se “Qeveria do të bashkëpunojë me të gjithë të interesuarit për organizimin e Samitit të Parë të Diasporës Shqiptare, në marsin e vitit të ardhshëm në Tiranë”.
Mirëpo ajo që të bie në sy dhe lë për të dëshiruar në këtë vizitë , është se :” Në një kohë që Kryeministri Rama, është takuar në Nju Jork, me disa grupe shqiptarësh, në dreka dhe darka private ( me dyer të mbyllyra)  sidomos ai ka shfrytëzuar ato të grupeve të interesit, që mendohet se Ramam ka lidhje biznesi, me diasporën nuk është takuar fare. 
Ndërsa, ai ka qenë i ftuar në fund të javës që shkoi edhe takimin 7-të vjetor të organizatës APEN – një organizim profesionistësh shqiptarë me edukim të lartë dhe pozicione pune të spikatura në Nju Jork, e rreth saj – ky takim është censuruar nga shtypi i cili paraqet vetëm “sukseset” e takimeve në Nju Jork,
  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë këtij takimi – i cili ka formën e një bashkëbisedimi me rrjetin e sipërmarrësve, gjatë përgjigjeve të tij, nuk ka treguar aspak respekt, dhe etikën e një lideri, por ai ka injoruar dhe “ofenduar” madje në një mënyrë skandaloze – të gjithë ata që e kan pyetur Kryeministrin dhe prisnin përgjigje prej tij.
“Apeli” i Kryeministrit Edi Rama për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit – në diasporë “Rrini aty ku jeni se jeni mirë!”
    Kështu ka ndodhur në përgjigjen me pyetjen :”Se a ka kërkuar më shumë angazhim të shqiptarëve, që kanë lënë gjurmë në shtetet ku kanë vajtur dhe ku kanë ngritur karrierat e tyre profesionale? Rama, i është përgjigjur se : “Jeni mirë këtu në Amerikë, lerëni Shqipërinë, për ata që janë atje – rrini këtu se mirë jeni – këtu – s’keni çka me bër atje ju nga diaspora” u përgjigjë Rama.Skandali i Kryeministrit Rama – ka qenë edhe ofendimi i tij në përgjigjen që i jep e një studenteje të farmacuetikës,: “Asaj i ka thënë kryeministri Rama se ndoshta ajo i ka marr ato hapa që i bën vet si faramaciste!”. Të pranishmit janë “shashstisur” mbasi asnjeri nuk e kuptojë se çfarë donte të thoshte me këtë përgjigje Kryeministri i Shqipërisë.
    Të befasuar kan qenë të pranishmit edhe më atë shprehjen banale  kur Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama i thotë njerit prej atyre që e pyesnin “Bullshit” një fjalë kjo që vejn nga fjalori vulgar i anglishtes, që në shqip përkthehet “Çfarë mu…po flet”.
    Ky thanë disa nga pjesëmarrësit e këtij takimi ishte shumë larg nga dëshira e jashtëzakonshme shqiptarëve në SHBA , të  cilët kan kontribuar në Shqipëri drejtpërdrejtë dhe prisnin përgjigje inkurajuese dhe mirënjohëse të Kryeministrit të Shqipërisë , zotit Edi Rama i cili së bashku me qeverinë e tij duhet të bëj më shumë që investimet e shqiptarëve të Amerikës të mos jenë simbolike në Shqipëri.
Sepse, ndryshimi që Shqipëria dhe shqiptarët presin nuk mund të bëhet pa prezencën dhe pjesmarrjen edhe të diasporës – shqiptarëve të Amerikës.
12006647_405079373030727_4290466597577391384_o.jpg

12032672_405079563030708_3851648223469550135_o.jpg

12034196_405079746364023_6365739314640357223_o.jpg

12038757_405079339697397_3587535989520447160_o.jpg

12068417_405079303030734_8817331725066318559_o.jpg

Filed Under: Opinion Tagged With: e Amerikes, kryeministri, Rama, tallet me shqiptaret

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES”VATRA” KRIJON DEGËN E KATËRT NË FLORIDA

November 24, 2014 by dgreca

*Festa e Pavarsisë në Tampa kremtohet me krijimin e degës ” Vatra”/
* Florida tash ka thirrë në garë vatranët nga shtetet e tjerë, ajo i bëri katër degë! U lumtë vatranëve të Floridas!/
NGA GJERGJ LACUKU/
Simbolika e fjalës Vatër, po merr gjthë nji e ma tepër kuptimin e mirëfilltë për Shqiptarët e Diasporës e sidomos për Diasporën tonë në Shtetin Rrezeartë të Floridës. E ku kishte ma bukur se sa sot këtu në Tampa, festimi i Pavarsisë , përveç kënaqësisë dhe krenarisë Kombëtare, na dhuroj edhe degën ma të re të Vatrës; “Vatra” Tampa, Florida.
Ky zgjerim i Vatrës, e ka zanafillën pikërisht në jubileun madhështor të 100 vjetorit të Vatrës që u mbajt në New-York para dy vjetësh ku morën pjesë personalitetet të randësishme të jetës dhe politikës Shqiptare dhe miq të kombit tonë. Ishte ajo mbrëmje , ku z.Adriatik Spahiu, duke marrë shembull nga vlerat e këtij jubileu, në fjalimin e tij, premtoj se Vatra do të ketë edhe degën e saj në Jacksonville , Florida.E tashmë, pas dy vjetësh, zgjerimi i Vatrës asht nji Realiet i pakthyeshëm e ky realitet pasqyrohet ma së miri nëpërmjet degës “Vatra” Orlando, dhe degës së sapo krijuar “Vatra” Tampa. Respekti për vlerat tona kombëtare, por edhe përgjegjësia qytetare , ishte motoja kryesore e iniciativës së marrë nga Z. Florisiana Ahmetaj, kryetare e degës së Orlandos dhe Z. Adriatik Spahiu, kryetar i degës së Jacksonville , për të ndihmuar në zgjerimin e Vatrës edhe në Tampa, Florida, ku jeton nji komunitet i madh Shqiptarësh.
Rrugës së mundimshme të historisë sonë, tashmë i ka ardhë fundi dhe kombi jonë po ndërton mbi gërmadhat e së kaluarës perspektivat e së ardhmes. Fillimi i 100 vjetorit të dytë të Pavarsisë, i 100 vjetorit të dytë të Vatrës, fillimi i shekullit të ri, me sa duket i ka dhanë nji shtysë vetëdijes Kombëtare dhe këto kushte të favorshme duhet t’i shfrytëzojmë për të mirën e përbashkët. Pavarsia e Kosovës asht treguesi ma i mirë se Koha asht në anën tonë, duke na kthy dinjitetin e duhur , respektin e merituar dhe epërsinë psikologjine ndaj armiqve tanë.Aleatët tonë të shtrejtë, Amerika dhe Vatikani, e nji pjesë e mirë e demokracive Perëndimore, e kanë kuptuar se shqiptarët nuk po kërkojnë asgja ma shumë se nga ajo që është e tyre , që është në të drejtën hyjnore e legjitime. Ndaj edhe zgjerimi i Vatrës , është çështje themelore, sepse nëpërmjet lobimit të Vatrës, që asht po aq e vjetër sa Pavarsia jonë, mund të arrijmë objektiva te mëdha Kombëtare.
Shembulli i Floridës thërret në garë të gjitha degët, në të gjithë shtetet e Amerikës, që të shtojnë anëtarësitë dhe të krijojnë degë të reja nëpër qyteza, ashtu sic bënë dikur themeluesit e VATRËS, në dekadën e dytë të shekullit të shkuar, që krijuan më shumë se 80 degë nëpër të gjithë Amerikën dhe Kanada. Përgjumja dhe qëndrimi në vend vetëm me anëtarësinë themeluse,sic ka ndodhë nëpër disa degë, nuk i shkon për shtat VATRËS!

Filed Under: Vatra Tagged With: DEGËN E KATËRT, e Amerikes, FEDERATA PANSHQIPTARE, KRIJON, ne Florida, Vatra

“Kokat” e Omer Kaleshit zbarkojnë në “Kërçovën” e Amerikës

May 29, 2014 by dgreca

NGA LUAN RAMA/
Të duket disi e habitshme por “kokat” e Omer Kaleshit (madje kësaj rradhe dhe vetë koka e tij) para pak kohësh zbarkuan në Amerikë. Duket se në botë ka dy vende që quhen Kërçovë: Kërçova e shqiptarëve në Maqedoni dhe “Kërçova” (apo kërçovarët) e Amerikës në Chicago, ku në këtë qytet kaq të njohur të Amerikës dhe veçanërisht në rrethinat e tij, jetojnë qindra e qindra familje kërçovare, të cilët e kanë boshatisur Kërçovën reale dhe e kanë spostuar atë në qytezat e vogla rreth Chicago-s si në Desplaine, në Arlington Heigts, Elk Grove, Rolling Medows, Schambourg, Hofman Estates, Elmhrust, etj… Vetëm në Illinois, gjer në Madison janë pothuaj rreth 5600 kërçovarë. Sigurisht, këtu nuk është fjala për numrin e madh të kërçovarëve dhe të shqiptarëve të Prespës apo shqiptarëve të tjerë të Chigaco-s, çka krijojnë një komunitet të madh në Illinois (vitet e fundit mjaft shqiptarë kanë ardhur dhe nga jugu i Shqipërisë). Fjala është se këta shqiptarë, krah modernitetit jetojnë gjithashtu dhe me trojet e tyre, me historinë, traditat, me aktualitetin që edhe pse larg e ndjekin me një interes të jashtëzakonshëm, njëlloj si të ishin në shtëpitë e tyre, ku kthehen çdo vit.
Bashkë me Omer Kaleshin ne ishim ftuar si miq të veprimtarisë së përvitshme që organizon shoqata shqiptaro-amerikane”Uskana”, pra në “Sofra kërçovare”, Omeri si një kërçovar i vjetër dhe një personalitet i njohur artistic në botën e pikturës, origjina e të cilit lidhet me ato troje, dhe unë, meqë kisha shkruar nje libër mbi jetën e tij, i titulluar, “Omer – shtërgu nga Ballkani”, i botuar për këtë rast nga shtëpia botuese në Huston “Jalifat Publishing”, me ndihmën e zotit Ramiz Tafilaj. Dhe ishte e habitshme të ndodheshe në atë mbrëmje shqiptarësh që u hap nga himni amerikan dhe shqiptar dhe ku menjëherë vallet, këngët tradicionale apo ato të lehta, recitimet e fëmijëve në gjuhën shqipe, flamujt, etj, gjithçka të bënte të harroje se ishe në Amerikë. Profesor Ilaz Kadriu, kryetari i shoqatês “Uskana” Ilir Zenku dhe miq të shumtë e pritën Omerin me një respekt të veçantë. Sapo Omeri u fut në mesin e kërçovarëve, brezi i vjetër i emigracionit iu afrua dhe ky rreth njerëzisht, të njohur mes tyre dekada më parë, rigjetën mes tyre vitet e fëmijërisë, të rinisë dhe kujtimet për varret e të parëve, shkollën “Kastrioti” ku ishin ulur në bangat e shkollës së hershme në gjuhën shqipe. Dhe këto kujtime ishin të shumta, por Ismail Shabani, një nga emigrantët e viteve 60’ e kujtonte me nostalgji ardhjen e Omerit në Chicago në vitet 70’, në restorantin dhe hotelin e tij në një nga avenytë më të bukura të Chicago-s, në “Aveny Michingan”. Duke biseduar me Ilaz Kadriun, këtë profesor të shkëlqyer të frëngjishtes, i ardhur pas viteve 90’ në Amerikë, mëson se historia e emigracionit kërçovar në Amerikë është tepër e hershme dhe fillon që me vitin 1902 me ardhjen e emigrantit Sali Çaushi nga Kërçova. Por emigracioni i vërtetë nga Kërçova nisi në fakt nga vitet 60-70, kur në Jugosllavinë e Titos, Kërçova u la në harresë dhe në pamundësi zhvillimi. Vetëm në vitin 1974, nëAmerikë, Kërçova kishte rreth 4000 emigrantë.
Por le të kthehemi pak në ato ditë ku të bënte përshtypja mikpritja kërçovare, kudo që shkoje, pasi kërçovarët në Chicago janë një komunitet puntor, njerëz inteligjentë, ku pothuaj të gjithë të thonë se “Amerika është vend i mundësive”, “që të jep shansin të përparosh” dhe kjo shikohet konkretisht në brezin e ri që janë nëpër universitetet më të mira apo të tjerë që sot janë në vënde dhe profesione të privilegjuara si mjekë, inxhinjerë të teknologjive të reja, avokatë, biznesmenë në fusha të ndryshme, etj., ku mund të flasësh për kryetarin e këtij komuniteti, doktorin Luan Elezi të spitalit të Elmhrust, avokatin Shefik Idrizi, magjistren në fushën ekonomike Lule Elezi, profesorin Astrit Mehmeti, profesorin e muzikës Afrim Shabani në Universitetin Bloomington, doktorin e letërsisë angleze Lirim Neziri, bisenesmenët Idriz e Adi Shabani, doktor Amit Baftiri apo mjekun-poet Xhabir Alili e shumë të tjerë. Djali i Azem Begzatit, kryetarit të Qëndrës Kulturore shqiptaro-amerikane, së shpejti shkon si ambasadori i Amerikës në Poloni, e po kështu dëgjon të flitet dhe për diplomatin tjetër nga Zajazi i Kërçovës Bix Aliu, që punoi shumë gjatë kohës së konferencës në Rambouillet të Francës… Po, Amerika duket se është vend i shanseve dhe i energjive. Këtë ta thotë dhe një kërçovar simpatik që shumë vite më parë jetonte në Zvicër, por që sot, lumturohet me fëmijët e tij që shkëlqejnë në muzikë apo sportin e karatesë duke përfaqësuar ekipe me emër të Chicago-s. Ne shkuam një ditë të takojmë të atin e tij, Faik Hajroja, njeri i nderuar në gjithë komunitetin, por dhe i njohur në rrethet politike amerikane, pasi ai, si dhe të tjerë shqiptarë me influencë, bashkëpunuan me senatorët amerikanë miq të Shqipërisë e Kosovës, me politikanë si me Bob Dolle, Mark Kirk, Henry Hyde, me presidentin George Bush, (ati), me sekretaren e Shtetit Madeleine Ollbright apo gjeneralin e famshëm Westly Klarck e shumë të tjerë. Jeta e Faikut është një jetë e tërë për shqiptarinë. Midis këtyre miqve të rinj, të bënte përshtypje dhe një nga restorantet «shik» në rrethinat e Chicagos, i quajtur «Toskana» dhe që menaxhohej nga vëllezërit Murati, ku të binte në sy shija e atyre djemve që mund të barazohej me atë të restoranteve të njohura pariziane, pasi ata kishin dhe një cilësi të veçantë: ishin adhurues të verës franceze që gjëndej gjithnjë në qilarët e tyre.
Sigurisht, shumëkush nga kërçovarët, duke lexuar librin «Omer – shtërgu nga Ballkani» kërkonte të interesohej akoma më shumë për lidhjen e tij me Kërçovën, apo fshatin e lindjes Serbica, për rrugëtimin e tij drejt artit, duke u bërë një nga artistët ballkanikë më të njohur por dhe një piktor europian jo vetëm për nga arti i tij, por dhe për nga mesazhet e tolerancës që mbart në vetvete ky artist, çka është nderuar në shumë botime nga autorë, poetë e filozofë francezë, mes të cilëve Jacques Lacarrière, Gil Jouanard, Alain Bosquet, Laure Cambau dhe padyshim nga Ismail Kadare, i cili i ka kushtuar një studim më vete.

Vëndi i të parëve

Që kur është vendosur në Paris, Omeri rrallëherë është kthyer në vendlindjen e tij në Kërçovë. Askush nga familja e tij e afërt nuk banon më aty. Ky piktakim, edhe pse i rrallë, më shumë i sjell dhimbje, më shumë e trazon në shpirt, sesa e gëzon. Koha që ikën me nxitim, njerëzit e dashur që nuk janë më, varret e shpërndarë të familjes, fëmijëria e përhumbur si në mjegull, mure e shtëpi që kanë mbetur si emblema të zvenitura të një kohe të shkuar, gjithë kjo shfaqet në një horizont të errët, disi shkrumb.”Banorët e fshatit tim të lindjes ishin të gjithë shqiptarë të fesë muslimane, – të thotë ngadalë Omeri. – Shumica e fshatrave fqinje ishin më së shumti kozmopolite: gjysma shqiptarë dhe pjesa tjetër maqedonas, pra sa muslimanë aq dhe të krishterë. Një xhami në krah të një kishe… Stërgjyshi im ishte një nga njerëzit e pasur të fshatit Staroec. Gjyshen time maqedonase e gjeti fëmijë në fshatin Karbunica, jetime dhe të varfër. E mori dhe e strehoi në shtëpinë e vet dhe kur ajo u rrit dhe u bë vajzë punëtore dhe e ndershme, ai e martoi me një nga djemtë e tij, pra me gjyshin tim. Nga kjo martesë lindën dy vajza dhe tri djem.»
Kujtimet për Omerin janë të shtrenjta. Janë prehje, janë imazhe, vende malli e rikthimi që sa vijnë e rishfaqen gjithnjë e më shumë, bëhen të pranishme në mënyrë kryeneçe, me këmbënguljen për të mos u harruar, për të mos u shuar. „Në këtë periudhë Ballkani kalonte sa nën një pushtim në tjetrin, aq sa babai dhe nëna, kur flisnin për ngjarje të mëdha që kishin përjetuar nuk përmendnin data, por epokën e pushtimit nga ky apo ai komb. Për shembull, babai im, kur i fliste, thoshte: “Ati im vdiq në Manastir në “kohën e turqve”… ose “në epokën e Turqisë unë mësova në medresenë “Fatih” në Stamboll”. Nëna ime tregonte sesi prindërit e saj ishin vrarë në “kohën e bullgarëve”. Ata thonin: “shkolla e fshatit ishte ngritur në “kohën e serbëve”… “vajzën e madhe e martuam në “kohën e shqiptarëve”… “vajza e vogël na vdiq në “kohën e italianëve”. Unë gjithashtu kam jetuar vitet e fundit të “kohës së serbëve”. Më kujtohet mirë që fshati ynë kishte një shkollë si dhe një xhami. Mësimet ishin në serbisht. Profesori Milenko Milenkoviç ishte me origjinë serbe. Ishte një njeri që e donin dhe e respektonin të gjithë dhe i pari që u mësonte fshatarëve të lexonin e të shkruanin. Ishte mik i afërt i babait. Milenko e donte muzikën. Të shtunën pasdite, në shkollë, ai luante në violinë. Ishte njeri që studionte. Kopshtin e shkollës e kishte shndërruar në një kopësht parajse. Kishte mbjellë pemë frutore dhe e kishte zbukuruar me trëndafilë e lule të tjera të bukura”.
Historia e vendosjes së babait të tij nga Prapadishta në Serbicë është interesante dhe e pleksur me mitologji. Shtëpia që bleu Ahmeti ndodhej në cepin e fshatit, atje ku fillonin varrezat, në një rrafshinë të shkretë. Meqë ajo shtëpi e braktisur ishte te varrezat dhe gërmadhat e një kishe të vjetër, që vetëm ca mure i kishin mbetur, askush nuk guxonte të vendosej atje, pasi siç thonin fshatarët, ajo shtëpi ishte e nëmur, kishte xhinde që shfaqeshin natën, duke ndjellur vdekjen. Por Ahmeti, edhe pse ishte imam, nuk u tremb të vinte në portat e ish varrezave të ortodokseve. Ai e mori familjen dhe e vendosi atje te „kisha“, siç thonin banorët, atje ku ndahej bota e të gjallëve dhe e të vdekurve. Një imam në portën e vdekjes krishtere. Vallë e dinte Ahmeti se vdekja në vetvete ishte njëlloj për të gjithë dhe se Muhameti e kishte njohur Jezunë si profet, që në të gjallë të tij?… Në Kërçovë, miqtë e tij Omerit i thonë Imer; kur zbret në Shkup e thërrasin Ymer; ndërsa në Shqipëri, Turqi apo në Francë i thërrasin Omer, si në tregimet e vjetra të eposit të kreshnikëve. Në Turqi kolegët e tij e thërrasin Omer “arnauti”. Atij i pëlqen sa arti bizantin e ortodoks, aq edhe arti e kultura islame. Në librin e tij Danube, Claudio Magris, duke iu referuar këtij emri, shkruan: “Emri Omeriç, që përdorej në monarkinë jugosllave, gjatë pushtimit bullgar u bë Omerov dhe në Republikën e Maqedonisë, pas Luftës së Dytë Botërore, u bë Omerski. Por në fakt, në origjinë është emri turk: Omer!“
Në atelierin e tij, Omeri të tregon riprodhimin e një tabloje të veçantë të krijuar para 30 vjetësh: një kokë fëmije e fshehur dhe e trembur pas frëngjisë së një kulle. Kjo është ndoshta nga të vetmet tablo të kësaj teme, ku ai i referohet gjakmarrjes, botës fëminore pas mureve të një kulle fshehur nga frika e vrasjes. Ka një tragjizëm të madh në atë fytyrë të pafajshme mbi të cilën kërcënojnë kodet e vjetra kanunore… “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, gjaku, mekanizmi i gjakut, besa, shpagimi i gjakut në kufijtë e një apo dy shekujve, nga brezi në brez. – “Mbaj mend fare mirë kur sollën një qylym në oborr në të cilin ishte vendosur një i vrarë. Ishte vrarë buzë një vije uji, – tregon Omeri. – Ishte kohë e gjakmarrjes”.
Duke lexuar romanet e Kadaresë, ai gjen shumë pikëtakime me portretet e pikturuara nga dora e tij. “Është e çuditshme, por në rreshtat e romaneve të tij unë shoh portretet e mia”, – më thotë Omeri. Bisedojmë rreth traditës, kanunit, dasmave, kujtime këto që spatula e tij u jep ngjyrë mbi pëlhurë. – “Të parët e mij nga babai vinin nga krahina e Matit të Shqipërisë. Sulejman Matiani kishte ikur nga Mati për shkak të gjakmarrjes dhe ishte vendosur në lagjen “Kaleshi” të fshatit Papradishta, e cila varej nga Kërçova. Një fshat i humbur mes malesh e pyjesh, ku edhe sot nuk mund të shkosh veçse me kalë apo gomar. Megjithatë, të parët e mi, që prej katër-pesë gjeneratash, kanë studiuar në medresetë e Manastirit dhe të Stambollit. Ata u bënë kadi, mësues medreseje apo imam… Nuk më kujtohet viti, por ishte pikërisht “koha e shqiptarëve”. Në shtëpi disa herë kisha dëgjuar të flitej fshehurazi se daja im kishte vrarë një plak të quajtur Kuzman, duke i djegur dhe hambarin e kashtës. Sigurisht vëllezërit dhe motrat e mia më të rritur se unë e njihnin këtë histori si dhe motivin e saj, por unë nuk dija gjë. Më së fundi pyeta nënën: – „Përse daja im e ka vrarë atë plak?“ Ajo m’u përgjigj se me vrasjen e tij, ai kishte mundur të shpagonte gjakun që i detyrohej dhe që ishte derdhur dikur. E pastaj, si në një përrallë, ai vazhdoi tregimin: “Isha 17 vjeçe kur Lufta Ballkanike kishte shpërthyer. Nuk di nëse ishte Lufta e Parë apo Lufta e Dytë Ballkanike, por di që ishte “koha e bullgarëve”. Bullgarët sulmuan fshatin tonë, shkatërruan shtëpitë dhe vranë muslimanët. Kuzman, të cilin e vrau daja yt, ishte i të njëjtit fshat nga nëna ime dhe një i afërt i familjes. Ai erdhi në fshat me bullgarët dhe vrau jo vetëm nënën time po edhe tim atë, duke djegur madje dhe shtëpinë tonë”. Dhe në përfundim të tregimit ajo shtoi: – “Duke përfituar nga gjysmë errësira, unë u largova gjer në qytezë, ku u fsheha te njerëzit e mij. Kështu munda të shpëtoj.”
Në atë atelier të veçantë parizian, ku herë-herë ke dëshirë të ndalesh vonë në mbrëmje, Kaleshi punon gjithnjë në një qetësi qiellore. Veç një tavan e ndan atë nga qielli. Për një çast, me kokën e tij të zbardhur, aty nën çati, ai të kujton një çast figurën e një shtërgu. Shtërgu Omer… Një shtërg i çuditshëm, me kokë të bardhë, i ardhur nga mijëra kilometra larg, nga viset e ngrohta dhe të zhurmshme të Ballkanit përmes një itinerari të çuditshëm. Ai vëzhgon një çast të gjatë personazhin që krijohet mbi pëlhurë dhe përkulet, duke punuar pranë portreteve të tij që na flasin gjithnjë për dramën ballkanike. Një dialog popujsh, ku përmes tymrave dhe mjegullës së konflikteve, ata kërkojnë të rishohin njëri-tjetrin, të rigjejnë pak dritë, shtigje të reja, të ëndërrojnë një tjetër ardhmëri për ta. Në këtë nismë të një mijëvjeçari të ri, ndoshta Kaleshi do të na zbulojë botë të tjera me pikturën e vet. Portretet e tij ose “kokat” e Omer Kaleshit, siç thotë kritiku dhe romancieri Jacques Lacarriere, janë padyshim veçori e krijimtarisë së këtij artisti. “Nga cili vend vijnë këto fytyra? – pyet Lacarrière në një parathënie të botimit të parë mbi veprën e piktorit. – Cili është atdheu i tyre i vërtetë?… I përfytyroj ato jashtë kohe, të marra apo të sjella nga një marramendje, habi apo ekstazë, çka i largon ato nga e përditshmja jonë, por jo nga toka ku ne jetojmë…“ Një ditë duke vështruar disa portrete të vjetra në atelier, pashë një portret të përhumbur, gati të shuar në sfondin e errët të tablosë. Gjithçka fliste për një humbje tragjike. Menjëherë mu kujtua një tregim i tij, sesi ato kohë lufte, bashkë me fëmijët e fshatit, kur vendi po çlirohej dhe lufta po mbaronte, kishin gjetur diku në lëndinë trupin pa jetë të Lamos, budallait të fshatit. Lamo, atë ditë, shkonte kuturu drejt batareve të luftës pa ditur se çdo të thoshte luftë… Lamo me sytë e mbyllur në një tragjizëm të pafund. «Ai portret – më tha atë ditë Omeri, – më rivjen herë-herë, duke më kujtuar një tjetër epokë: çmendurinë e luftës!»
Edhe kur Omeri thotë se “atdheu i artistit është arti”, kur bie fjala për identitetin e tij, ai thotë se është ballkanas. Madje ekzistenca dhe krijimtaria e tij janë sot mesazhi më modern për Ballkanin e nesërm: i paqtë, tolerant, aspak nacionalist dhe poet i dashurisë njerëzore. Vetë jeta e ka përkundur nëpër gjuhëra, histori, mjedise e popuj që përbëjnë udhëkryqin apo zemrën e Ballkanit dhe të historisë së tij mijëvjeçare. Kjo nuk është vetëm pse ai flet shqip, maqedonisht, turqisht apo edhe serbisht, por edhe pse historia e familjes së tij është e pleksur fort me botën shqiptare, sllave, osmane dhe shpërbërjen e saj, me atë epokë kur popujt e Ballkanit ishin bashkë edhe pse nën zgjedhë, e kur mes tyre nuk kishte kufij ndarës, tela me gjemba, “zone interdit”, (“zonë e ndaluar”), apo “non man’s land”…

Bashkëbisedim

– Dhe tani le t’i kthehemi fëmijërisë tënde, familjes, origjinës, rrënjëve… cilët ishin të parët e tu?

– Nga sa dihet, ndër të parët e familjes time është Sulejman Matiani, i cili kishte emigruar nga krahina e Matit të Shqipërisë. Djali i tij, Numan Kaleshi, lindi në fshatin Kalesh, nga ku morën dhe mbiemrin Kaleshi, në komunën e Kërçovës, në Maqedoninë perëndimore. Ali Kaleshi, djali i Numanit jetoi mëse 90 vjet. Kishte kryer Medresenë e Manastirit e pastaj vazhdoi mësimet në Stamboll, ku mori «ixhazetname»-n, diplomën më të lartë që i jepte titullin «muderriz». Pasi u kthye nga studimet, ai u vendos në qytetin Kërçovës, duke shërbyer si mufti. Hasan Kaleshi, djali i Aliut, vdiq në moshën 56 vjeçare. Ai kishte kryer Medresenë e Manastirit dhe merrej dhe me çështje juridike, si avokat. Arnaut Husein Efendi, vëllai i Hasanit, (pra xhaxhai i Ahmed Kaleshit), ndoqi mësimet në Medresenë e Manastirit e më vonë u shpërngul në Stamboll ku u diplomua dhe mori titullin “muderriz”. Një kohë të gjatë qëndroi në Siri si ligjërues në xhamitë e Damaskut. U kthye në Bursa dhe u caktua “vaiz” kryesor në xhaminë e madhe “Ulu Xhamia”. Vdiq dhe u varros aty. Ahmed Kaleshi, djali i Hasanit, lindi më 1889 në Kërçovë të Maqedonisë dhe vdiq më 1964 në Stamboll. Është djali i Hasan Kaleshit. Në fillim, Ahmedi, im atë, vazhdoi Medresenë e Manastirit e më vonë kreu shkollën “Fatih” në Stamboll. Nga Stambolli, më 1915 u kthye në vëndlindjen e tij. Për katër vjet u angazhua si imam dhe vaiz në xhaminë e qytetit të Kërçovës. Më 1919 u caktua imam në xhaminë e fshatit të Serbicës (Kastriot), ku do të ushtronte veprimtarinë e tij deri në vitin 1956. Në këtë vit u shpërngul me familjen e tij në Turqi. Kështu, familja jonë emigroi përfundimisht nga Kërçova.
– Fëmijëria apo imazhet e fëmijërisë shfaqen fuqishëm në krijimtarinë e një artisti, veçanërisht kur ai është në kulmin e artit të tij, në një moshë disi të thyer.
– Fëmijëria është pothuaj gjithnjë e pranishme në krijimin dhe pikturën time. Ne ishim një familje e madhe. Çdo të shtunë, im atë shkonte në qytezë për të bërë pazarin. Për të gjithë ne fëmijët ishte një kënaqësi e madhe kur ai na sillte gështenja. Dimrit, në mbrëmje, ne i zienim ato, pastaj motra ime e madhe na i ndante në një tas metali. Ne kishim veçse një kalë. Një herë, kur po hanim gështenja të zjera, si zakonisht, babai erdhi dhe na dha lajmin e gëzuar: – “Nesër në mëngjes do shkoj në Novoselo, për të blerë një lopë“, – dhe duke u kthyer nga unë, shtoi: – „Ti do të vish me mua!“ Të nesërmen, herët në mëngjes, ndoqa i gëzuar tim atë për në fshatin fqinj. Lopën e blemë dhe njeriu që na e shiti nisi ta lëvdonte: – „Është me orë të mira. Çdo vit shton dhe jep qumësht me bollëk. Quhet Malinka.“ Kur mbërritëm në shtëpi me Malinkën, të gjithë fëmijët u gëzuan. Unë akoma më shumë. Gjatë pothuaj dy vjetësh do qëndroja me Malinkën, katër-pesë orë në ditë. E kullosja në lëndina, duke e mbajtur për litari. Kishte një shtat të mesëm, pra as e madhe, as e vogël. Ishte në ngjyrë kafe të kuqërremtë, në kurriz me ngjyrë më të mbyllët dhe në bark, me një ngjyrë që zbardhej në një të bardhë të pisët. Brirët i kishte disi të përkulura përpara, ndërsa sytë në ngjyrë gështenje. Për mos ta „marrë në sy“, nëna ime i kishte përgatitur një kordele të kuqe me një talisman, që im atë e kishte shkruar bukur, palosur në trish dhe vënë mes brirëve. Kështu ishte zbukuruar akoma dhe më shumë. Gjinjtë e saj ishin të mëdha e plot qumësht, saqë veç dymbëdhjetë anëtarëve të familjes sonë, nënës, babait, pesë vajzave dhe pesë djemve, ajo mund të ushqente madje dhe një regjiment të tërë.
– Çuditërisht, në pikturën tënde kafshët mungojnë. Chagall ishte mjaft i pasionuar, dhe në tablotë e tij kafshët janë ngado. Po kështu dhe në autorë të tjerë të mëdhenj, si te flamandët Bosch, Bruegel, etj. Kjo mangësi duket si në kundërshti me atë ndjesi të hollë që ti ke patur për kafshët, që në fëmijëri, kuajt, lopën. Përse vallë nuk kanë hyrë ato në tablotë e tua?
– Kjo nuk është e paramenduar apo e qëllimtë, dhe as vetë unë nuk e di pse ato nuk shfaqen në tablotë e mia. Ti e di që mua më intereson portreti. Mijra portrete fiksuar në kujtesë që më rishfaqen papritmas, herë të dyzuar, herë disi në mjergull, të trishtë apo me një gëzim të përmbajtur, herë me një dhimbje të thellë. Në fshat kishim një njeri trim që ishte roja i fshatit dhe njëkohësisht tellall. Ai ngjitej mbi një bregore, në krah të shtëpisë sonë, duke nisur formulën e famshme tradicionale: “Mos thoni që nuk kini dëgjuar!… Dhe pastaj njoftonte lajmet, duke i përsëritur disa herë: “Taksaxhiu ka ardhur nga qyteza. Jeni të lutur të mblidheni në sheshin e fshatit, pranë xhamisë!”…” Ju njoftoj për vdekjen e zotit apo zonjës… Varrimi do të bëhet … Jeni të lutur të merrni pjesë të gjithë!“ E kështu me rradhë… Një ditë, herët në mëngjes, tellalli u ngjit mbi bregore dhe nisi të thërrasë. Zëri i tij ishte i nxituar dhe dridhej. “Fshati duhet braktisur. Pleqtë, gratë e fëmijët, të lënë fshatin dhe të fshihen pas kodrave të Zubrino-s, pranë fshatit fqinj. Do të bëhet luftë nga partizanët!”… “Ne, pleq, gra e fëmijë, lamë fshatin dhe u fshehëm pas kodrinave, shkëmbenjve dhe në thellësi të gropave, aq sa vetëm kokat na dukeshin. Fëmijët qanin, gratë mendonin gjithë ankth për burrat e djemtë e tyre.
– Janë pikërisht ato fytyra që i shohim në tablotë e tua të ciklit “Drama ballkanike”… Portrete fëmijësh, grash, pleqsh. Fytyra të tronditura që shfaqen pas kufirit të një bregoreje.
– Po, janë po ato kujtime që u rishfaqen në tablotë e mia në vitin 1993, kur në Ballkan kishte shpërthyer përsëri lufta. Po ato gjëmime, shpërthime, zjarre, tragjedi. Po ajo dramë e popujve të Ballkanit… një tragjedi e vjetër që ka ndodhur në Kosovë, Bosnje, dhe kohët e fundit në Srebrenica, Mostar, e gjer në tragjedinë më të fundit kosovare. Në fillim punova tri tablo të mëdha, triptik, që lidhen me njëra tjetrën e që më pas u bënë rreth 20 tablo. Portrete njerëzish që qëndrojnë pezull në të bardhë e që kujtojnë bregoret ku ishim fshehur, kokat që zgjasnim për të parë luftimet që zhvilloheshin tej… Mbaj mend se në vitet e luftës dhe fëmijërisë sime, pas betejës në fshat, e cila do të zhvillohej edhe disa herë të tjera, në buzëmbrëmje ne u kthyem në fshat. Duke hyrë, pashë njerëz që mbanin të plagosur në krahët e tyre. Pranë një shtëpie në lagjen tonë, një partizan shqiptar nga Dibra, ishte shtrirë me këmbën e plagosur. Shtëpia jonë nuk ishte goditur, ose më saktë nuk vura re diçka të tillë. Menjëherë shkova nga vendi ku ushqenim kafshët. Kali ishte në këmbë, lopa ishte shtrirë, si zakonisht. Ushqeva kalin, pastaj u afrova nga Malinka për ta ushqyer. Nisa ta përkëdhel në kurriz, duke i thënë: «Hajde Malinka, ngriu!“ I fola sërrish por ajo nuk ngrihej. Nisa ta prek nëpër trup por nuk dallova asnjë plagë apo gjurmë gjaku. Thashë me vete: “Lëre rehat se do të ngrihet të hajë më vonë!“ Dhe kështu rashë të flija. Të nesërmen, kur im atë u kthye nga qyteza, fqinjët u mblodhën te ne. Flisnin se një plumb kishte goditur shpinën e Malinkës dhe i kishte mbetur në trup. Gjatë luftimeve, meqë s’kishte njeri në shtëpi, ata kishin qëlluar mbi derën e haurit. Kur unë kisha hyrë në haur, nga gjysmë errësira e natës nuk kisha pikasur as vrimën në portë dhe as plagën e Malinkës. Të gjithë u hidhëruam shumë, por unë më shumë se të tjerët. Sipas fshatarëve, më mirë ishte ta therrnim. E shkreta Malinkë, ajo nuk mund të ngrihej. E nxorrëm në oborr dhe e therrën. Një nga miqtë e tim ati, Refati, njeriu i dashur i familjes, kishte një qerre. E vumë mbi të trupin e saj dhe morrëm udhën nëpër fshat. Unë ecja para buajve të qerres, ndërsa miku i tim ati, xha Ahmeti, thërriste: ,,Mish! Hajde mish! Një kile mish për një okë grurë!” Miqtë e afërt të babait tim ishin Refat Xhukle, ish nxënës i tij, i cili shkonte shpesh në Vllahi dhe që andej i kishte sjellë ca „surate“ të bukura. Ishte i pashëm dhe kishte zë të bukur. Shpesh këndonte si muzein. Të gjithë që e dëgjonin nga larg e njihnin menjëherë. Po kështu ishte dhe xha Ahmeti, i të njëjtit brez. Babai i thoshte se kur të vinte te ne s’kishte nevojë t’i binte portës por të hynte si në shtëpinë e tij. Mik i afërt ishte dhe Rexhep Demeire, që dhe ai ishte nga Prapadishta, apo Lesko, kryeplaku i fshatit, bashkë me Mahmut Dumanin.
– Tregimet e tua të fëmijërisë janë vërtet prekëse dhe njerëzore. Madje portretet e atyre njerëzve i gjejmë gjithnjë në pikturat e tua. Megjithatë, në tablotë, ne gjejmë dhe ato ngjyra që kanë spikatur më shumë: e zeza, e kuqja… Ato dominojnë në pikturën tënde. E kuqja që të kujton zjarret apo gjakun, e zeza që të risjell imazhin e shkrumbit, djegjes, luftës… Shpesh e kuqja është e pranishme në pikturën tënde.
– Vërtet, ndoshta kjo lidhet me diçka të largët… Mbaj mend kur më 1940 apo në vitin 1941, në mesnatë, pranë shtëpisë ra një zjarr i madh. Hambaret dhe kasollet e kashtës morën flakë. Bagëtia u dogj. Pikërisht para shtëpisë sonë ishte një kumbull e madhe dhe zjarri nuk arriti dot gjer atje. Në sajë të asaj peme, shtëpia nuk arriti të digjej e të kthehej në hi. Por porta e madhe e oborrit u dogj plotësisht. Në shtëpinë ku u dogj hambari, atë kohë jetonte një plakë. Të zotët e shtëpisë e trajtonin shumë keq edhe pse kishin lidhje të largët krushqie. E përdornin madje si bareshë, pa u shqetësuar për moshën e saj të madhe. Më kujtohet gjithnjë ajo plakë e mirë. Ishte një personazh pikërisht për Goya-n. Ata që atë natë të tmerrshme i vunë zjarrin hambarit, pak kohë pas vdekjes së saj, ishin padyshim të afërt të asaj plake të gjorë, të cilët banonin në një fshat shumë të largët. Ishte një hakmarje… Ajo plakë dhe ajo natë zjarri lanë gjurmë të thella te unë dhe në pikturën time. Ishte zjarri i parë dhe më i madhi që kam parë gjatë jetës sime. Zjarri vazhdoi gjer në mëngjes. Veç hambarëve u dogjën dhe disa vathë, dele e dhi. Të nesërmen, ne, fëmijët e lagjes, nisëm të rrëmonim me shkopinj në hirin e hambarëve dhe të vathëve të djegura. Diku kishte ende thëngjij, diku tjetër gjithçka ishte shkrumb. Duke rrëmuar në hirin e zi, prushi shpërdahej ngado. Ndërkohë në hirin e kuqërremtë, copa të zeza të kokave të djegura, apo të trupit të kafshëve, u ngjiteshin shkopinjve. Zjarre të tjerë ndodhën sërish gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht, imazhet e tyre reflektohen në tablotë e mia në të kuqe dhe në të zezë.
– Vitet e fundit ti ke krijuar shumë tablo të dimensioneve të vogla, të cilat përgjithësisht preferohen nga të gjithë, pasi kanë mundësi të vendosen edhe në mjedise private, intime, familjare, pra nuk janë si tablotë e mëdha që kanë nevojë për hapësirë, mjedise hollesh, sallonesh, vende publike, galeri, muzeume, etj. Në këto tablo të formatit të vogël, shpesh herë gjejmë portrete të gëzuara apo të habitura fëmijësh, të cilët, siç thamë më sipër, padyshim që duhet të jenë kujtime të largëta, imazhe të fiksuara me fytyrat e fëmijëve të fshatit, që tashmë përjetojnë në kufijtë e një kornize, mbi telajo, në një harmoni ngjyrash, në një jetë të dytë.
– Ah, fëmijëria… Mbaj mënd gjithashtu kohën e Italisë. Atëherë ne fëmijët luanim në kishën e vjetër, ku kishte një varrezë me shumë varre dhe kryqe kristianë. Kur erdhën ushtarët italianë, i morën gurët për të ndërtuar një kazermë. Mbaj mënd kur erdhën, hipur mbi ski dhe mushka. Në shkollë filloi mësimi i italishtes dhe atëherë mësova se çdo të thoshte “porca miseria”. Pikërisht në atë kohë na mësuan dhe këngën e famshme të ushtrisë italiane “Giovinezza, giovinezza/ Primavera di bellezza, e la, e la… Pak më vonë, me nismën e ministrit të Arësimit Ernest Koliqi, edhën dhe mësues nga Shqipëria. Shkolla e Serbicës, „Kastrioti“, filloi në gjuhën shqipe. Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme dhe mjaftë prekëse. Bashkë me Mahmut Dumanin, erdhën dhe mësuesit Antoneta Sherka, Violeta Kote, Irfan Uruçi, Ismail Bedhia, Nexhat Pustina, etj. Mbaj mend veten apo fëmijët e tjerë të fshatit ngarkuar me shporta me fruta kur vraponim të shkonim në stacionin e trenit për t’ua shitur udhëtarëve që ndalonin për pak çaste. Fëmijë ngarkuar me dardha, mollë, manaferra… Treni që vinte nga larg, duke fërshëllyer e shfryrë avull plot zhurmë, zbriste deri aty për të sjellë postën dhe për tu furnizuar me ujë. – „Erdhi posta!“ – bërtisnim ne, kur shihnim trenin me 4-5 vagona të zinj që afrohej drejt fshatit. Kur Posta shkonte “termo”, pra nga Ohri në Shkup, dielli ishte një shkop lart, thonim ne në fshat.
– Që nga ajo kohë do të kalojnë shumë vite e do të rrjedhin shumë ngjarje, gjersa ti të zbarkoje në Paris; lufta mbaroi, ti përfundove shkollën teknike në Shkup, më pas Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll. Përse erdhe pikërisht në Paris?
– Sepse Parisi ka qenë dhe është një ëndërr për gjithë piktorët. Atëherë mbaj mend që u nisa vetëm. Në fakt më parë kisha udhëtuar në vende të tjerë. Në Stamboll kisha një mik të vjetër që e quanin Qazim Prodani. Një ditë ai erdhi në ekspozitën time të parë publike në “Galerinë e Arteve të Stambollit”, bashkë me plakun e urtë e të mençur Rexhep Mitrovicën, ish-kryeministrin shqiptar. Kur i thashë Qazimit se do të udhëtoja në Europë, ai më dha disa adresa miqsh. Kështu që më 1963, unë nisa udhëtimet e mia. Pas Anadollit u nisa në Beograd, ku jetonte im vëlla, Hasani, dhe më pas në Itali, në Romë, për të parë Sikstinën, muzeun e Vatikanit, Michelangelo-n, Da Vinci-n, Tician-in e Boticelli-n. Në Romë më priti një mik i Qazimit, Vasil Antoni, një intelektual. Ai më shoqëroi në muzeumet e galeritë e qytetit. Pastaj shkova në Venecia, për të parë Bienalen e Venecias si dhe “mostrat” e ndryshme të artit në “San Gregorio” dhe “Giacomo Manzu”. Pra, pas Italisë, unë erdha në Paris, ku kisha dhe një mikun tim që jetonte me një greke. Shkova në “Opera Garnier” për të parë më tepër kupolën e pikturuar nga Chagall-i. Biletat e lira ishin në lozhat e fundit, lart, shumë afër kupolës.
– Vendi më ideal për një piktor, i cili do të shijojë veprën e Chagall-it… Megjithatë, një vit më pas ti do të riktheheshe në Paris?!
– Po, por më parë do të shkoja në Austri, Gjermani, Belgjikë dhe në Angli. Në Londër më priti përsëri një miku i Prodanit, Qazim Kastrati. Takova shumë shqiptarë që punonin në BBC, Viktor Çamin, etj. Me ta hanim bashkë në restorantet e BBC-së. “Ik Omer, shiko galeritë dhe muzeumet. Pastaj hajde të hamë bashkë!” – më thonin të gjithë. Pashë mjaft muzeume. Qazimi më çonte gjithnjë. Atje pashë dhe një ekspozitë të Umberto Boccioni-t, me mjaft vizatime interesante. Atëherë flija në shtëpitë e tyre, s’kisha para për hotele. Edhe pse nuk ishin të pasur, dhe jetonin në mënyrë modeste, ata ishin shumë mikpritës. Kur erdha në Paris, u takova në fillim me bashkëfshatarin tim Ismet Ballazhi, nga Serbica, i cili punonte si mekanik. Ai kishte sjellë dhe të vëllain e tij nga Turqia, Begzatin, prej të cilëve njoha miken time Elektra, një greke që kishte ikur nga Turqia në kohën e shpërnguljeve të mëdha dhe jetonte në Belleville. Një vit më pas u vendosa në Sucy-en-Brie, nja 30 kilometra larg Parisit, ku kishte mjaft emigrantë shqiptarë, mes të cilëve njoha dhe familjen Preljocaj, që ishin larguar nga Vershoshi i Shqipërisë. Ndenja rreth dy-tri muaj në shtëpinë e Marash Kolës, mik i Qazimit. Ai më gjeti punë si bojaxhi. Në mbrëmje kthehesha të flija te ai. Aty jam njohur edhe me Abaz Ermenjin. Kështu, me paratë që fitova, më 1964 vendosa të nisesha në Spanjë. Doja të shikoja veprat e mjeshtrit tim të zgjedhur, Francisco Goya. Por atëherë nuk kisha asnjë të njohur në Madrid. Megjithatë u nisa me një tren nate. Udhëtimi ishte i gjatë. Kur zbrita, në pensionin e parë që gjeta, kërkova të gjeja një vend për të fjetur. Ishim një mori njerëzish në një dhomë të madhe, imagjino se çfarë hoteli ishte. I ngjante më tepër një hani, apo vendi ku grumbullonin të pastrehët. Mbaj mend atë natë, kur dikush u ngrit në mesnatë dhe nisi të kërkonte diçka, duke bërë zhurmë e mërmëritur, aq sa të gjithëve na la pa fjetur. Sigurisht që ditën e parë që zbarkova në “Museo del Prado”, muzeun e mrekullueshëm të Madridit, ku janë edhe veprat e mjeshtërve të mëdhenj, Goya, El Greco, Velasquez etj. Gjithë ditën e kalova në muze. Shkova përsëri dhe të nesërmen. Isha i magjepsur pas veprave të mjeshtrit tim, të madhit Goya. Pas “Museo El Prado”, një ditë më vonë shkova dhe në kishën “la chapelle San Antonio de la Florida”, në lagjen madridase, buzë lumit Manzanares, ku janë afresket si dhe varri i mjeshtrit. Kundrova me orë të tëra afresket që mjeshtri i kishte punuar në rininë e vet. Nuk skicoja dhe nuk vizatoja, siç bëjnë zakonisht nëpër muzeume piktorët e rinj. Vetëm sodisja, pa folur. Më pas vendosa të shkoja në Toledo për të parë edhe El Greco-n, shtëpinë ku kishte jetuar, muzeun me pikturat, kishat me tablo të mëdha dhe një galeri portretesh të pikturuara nga ai….

Filed Under: ESSE Tagged With: “Kokat”, e Amerikes, e Omer Kaleshit zbarkojnë në “Kërçovën”, Luan Rama

FRYMA NDIHMËDHËNËSE E AMERIKËS

December 9, 2013 by dgreca

*Amerikanët japin më shumë ndihma se çdo komb tjetër në Botë/

*Amerikanët, si individë, bëjnë me miliona orë pune pa pagesë, çdo vit për të ndihmue njerëz e kauza, duke kontribuar tri orë në javë për njeri/

Megjithëse çdo vjet, me fillimin e fazës së festave të fundvjetit, ku njerëzit blejnë peshqeshe për të afërmit e tyne; asht e lehtë të harrohet nji fakt me randësi. Ky fakt asht, se gjatë gjithë vjetit,Amerikanët japin ndihma të llojeve të ndryshme, miliona e miliona njerëzve të vendeve të ndryshme të botës. Kjo vepër tejet humanitare ua pakson vuejtjet, shumë njerëzve të prekun nga fatkeqësi të ndryshmë natyrore.

Marrim si shembull Organizatën Bamirësë Amerikane “Spirit of Amerika”e cila bashkëpunon me personelin e Ushtrisë Amerikane, që jep ndihma humanitare në të gjithë botën. Kjo organizatë mbahet krejtësisht, nga ndihmat që japin organizatat dhe individë të ndryshëm. Kjo organizatë dërgon personelin e sajë, në vende të damtueme nga lufta si në Afganistan e Guiana ku çojne llojë të ndryshme pajisjesh elektronike, batanie e të tjera.Ata meremetojnë puset e ndryshm, dhe dhurojnë kompjutera për të ndihmue shkollat vendase.

Kur Ushtria Amerikane ne Mauritania, pati nevojë për të qetësue, disa zona të kërcënueme nga dhuna e shkaktueme nga Alkaeda, iu drejtue organizatës “Spirit of America”,ushtria vuni re se nji nga gjanat ma të nevojshme ishte shendeti i bagëtive; kështu që organizata në fjalë filloj vëprimin, për të stërvitun personelin dhe për të dhanë paisjet e nevojshme për të përmirsue shëndetin e gjedhëve dhe dhive, në zonën në fjalë.

Nuk janë vetem grupet si për shëmbull, “Spirit of America” që japin ndihma të tilla njerëzve të ndryshëm. Amerikanët, si individë, bajnë me miliona orë pune , pa pagesë, çdo vjet,për të ndihmue njerëz e kauza, duke kontribue tri orë në javë për njeri. Amerikanët japin ma shumë, për të ndihmue njerëzit që kanë nëvojë, se çdo komb tjeter, në bazë të të ardhunavë për njëri.

Me të vërtetë Amerikanët i pëgjigjën thirrjes së George Uashingtonit i cili pat thanë,”Lejeni zemrën tuej, ta ndjeni dhimbjen dhe shqetësimin e çdo kujt dhe brenda mundësive, ndihmoni të tjerët.

Kur ngjajnë fatkeqësi natyrore, Amerikanët mblidhen rreth flamurit, ma shumë se asnji popull tjetër në botë. Mbas fatkeqësisë që shkaktoi stuhia “Katrina”përgjatë gjinit të Meksikës, Amerikanët dhanë ndihma me nji vlerë prej ma shumë se tre miliardë dollarë, për rindërtimin e asaj zone të damtueme dhe për të ndimue ata që humbën gjithçka nga ajo stuhi.Këto ndihma u dhanë, megjithëse njerëzit e dinin se qeveria federale do të jepte me dhjetra miliarda dollarë ndihma për zonën në fjalë.

Bujaria e Amerikanëve nuk kufizohet vetëm brenda për brënda Shteteve të Bashkueme.Çdo herë dhe në çdo vend që preket nga ndonji fatkeqësi, Amerikanët gjenden gjithmonë pranë, për t’u dhanë njerëzve ndihmë.Përveç ndihmave ushtarake, dhe ndihmave financiare, qe qeveria amerikane jep, Amerikanët japin nga xhepi i tyre njerëzve qe kanë nevojë për ndihme.

Mbas nji stuhije tejet shkatërruëse, që ngjau në zonën e Oqeanit Indian, në vjetin 2004,nga e cila humbën jetën 230 000 njerëz, dhe mbetën pa strehim, me miliona njerëz, Amerikanët dhanë nji ndihmë prej ma shumë se 3 miliardë dollarë, për rindërtimin e zonës së damtueme.

Në vjetin 2010, mbasi nji tërmeti shumë të fuqishëm që shkatrroi kryeqytetin e Haitit Porto Prens, nga i cili humbën jetën ma shumë se 200.000 njerëz dhe mbetën pa strehim 1.5 milionë njerëz, Amerikanët dhanë nji ndihmë prej 1.3 miliardë dollarë.37 përqind e kësaj ndihme humanitare u dha si rrjedhim i fushatës të organizueme nga kisha të ndryshme të Shteteve të Bashkueme.

Bujaria amerikane nuk paksohet, edhe nëse gjendja ëkonomike mund të jetë e dobët. Për shembull, ndihmat që ju dhanë popullit të Haitit, u dhanë edhe pse në Shtete e Bashkueme, në atë kohë ekzistonte, nji ngadalsim i dukshëm i veprimtarive ekonomike.

Amerikanët kanë dhanë me miliarda dollarë, në vende të ndryshme të botës, të prekuna nga fatkeqësi të ndryshme natyrore. Populli amerikan dha nji ndihmë prej 74 milionë dollarë popullit të Maimarit,kur ai vend u prek nga Stuhia{cikloni} Nargis, edhe pse qeveria e atij vendi mbante nji qëndrim anmiqësor ndaj Shteteve të Bashkueme.

Organizatat private bamirëse, si edhe ndihmat që kanë për qëllim të ndihmojnë popullin në përgjithësi, janë sigurisht, disa nga që njerëzit kanë ndaj shoqënis njerzore, pat thane njiherë \Toas Xhafersoni dhe amerikanët e kanë vazhdue me përkushtim këtë traditë. Kjo asht nji gja, që ne me të vërtetë, duhet të jemi falnderues, gjatë festave të fundit të vjetit.

*Këtë shkrim të  gazetës The Washington Times me autor  Ed Feulner e solli në gjuhën shqipe enkas për Gazetën “Dielli” z. Gjon Kadeli, vatran i degës së Washingtonit/

 

Filed Under: Featured Tagged With: e Amerikes, Fryma ndihmedhenese, Gjon kadeli

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT