• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKOLLA SHQIPE “GJERGJ FISHTA” NEW YORK FESTOI 1 -QERSHORIN, DITËN NDËRKOMBËTARË TË FËMIJËVE

June 2, 2025 by s p

Përgatiti: Mësuese Fabjola Gjinaj/

Shkolla “Gjergj Fishta” N.Y. organizoi koncert muzikor me këngë, valle dhe recitime me nxënësit e shkollës për Festën e 1-Qershorit, nën kujdesin e mësuese Fabjolës, ku të pranishëm ishin prindër, vatran dhe miq të shkollës shqipe. Dr. Paulin Marku, bashkëthemelues e drejtues i kësaj shkolle, mbajti fjalën e hapjes së aktivitetit dhe përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen dhe uroj nxënësit e shkollës Gjergj Fishta, Gëzuar Festën e 1- Qershorit. Ai bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve të shkollës gjatë vitit 2024-2025 ku vuri theksin në seriozitetin e prindërve, nxënësve dhe stafit të shkollës për angazhimin dhe bashkëpunimin e frytshëm në mësimin e gjuhës, historisë e vlerave kombëtare shqiptare. Gjatë këtij viti mësimor kemi arritur të organizojmë edhe disa aktivitete kulturore e atdhetare me këngë e vadhe, recitimeve e interpretimeve në shqip nga nxënësit e shkollës tonë, brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës tonë në bashkëpunim më organizata e shoqata të tjera. Në mbyllje të fjalës së tij, falënderoi përzemërsisht prindërit që bashkëpunuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të shkollës tonë, ku një mirënjohje të veçantë shprehu për prindërit e shkollës, të cilët kishin përgatitur ushqime tradicionale për të pranishmit.

Aktivitetin e përshëndetën miqtë e prindërit e shkollës shqipe. Znj. Anila Pantazi përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi organizatorët për ftesën dhe për emocionet që fëmijët e shkollës dhuruan gjatë koncertit. Ajo shpërndau dhurata simbolike për prindërit dhe fëmijët dhe ofroi bashkëpunim dhe mbështetje për shkollën “Gjergj Fishta” dhe Vatrën në Long Island, N.Y. Sociologia, Denisa Karaçi përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi themeluesit e shkollës, Dr, Paulinin dhe mësuese Fabjolën për nismën dhe udhëtimin shembullor me shkollën shqipe në Long Island, dhe vlerësoi kontributin e vyer për të bashkuar shqiptarët, prindër e nxënës që vlerat tona kombëtare shqiptare të rriten dhe kultivohen në brezat e ardhshëm.

Zonja, Malvina Bilali, në fjalën e saj përshëndetëse, uroj fëmijët dhe prindërit e shkollës tonë dhe si prindër i kësaj shkolle, falënderoi prof. Paulinin dhe mësuese Fabjolën për punën e palodhur që bëjnë për fëmijët e komunitetit shqiptar, këtu në Long Island, N.Y. duke vendosur theksin edhe në rëndësinë e shkollës dhe Vatrës që shërben si një urë lidhëse midis shqiptarëve për të bashkëpunuar e bashkëvepruar së bashku në komunitet.

Aktiviteti u prezantua nga zonja, Borana Coka: Në fillim përshëndeti të pranishmit, uroj nxënësit me rastin e 1-Qershorit dhe shprehu mirënjohje për prof. Paulinin dhe mësuese Fabjolën për angazhimin e tyre në mësimdhënie dhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme me nxënësit e shkollës shqipe. Edhe pse jetojmë e punojmë prej shumë vitesh në këtë zonë të bukur, si prindër mund të them se fatmirësisht, shkolla shqipe u themelua për kultivimin e gjuhës shqipe, vlerave tonë kombëtare si dhe për të bashkuar komunitetin tonë këtu në Long Island. Znj. Borana prezantoi aktivitetin si më poshtë: Arnisin dhe Arnisën të kënduan këngën: -1 Qershori; Klea Bilali, recitoi vjershën,- Ç’ke harruar moj Valbonë; Alisia Durra, recitoi vjershën, -Babanë pyeti Beni; Ajla Durra dhe Kamila Marku, kënduan këngën,-Qingji i vogël; Tre vëllezërit, Dritëroi, Shqiptari dhe Albini, recituan vjershën,- 1 Qershori; Nxënësit e shkollës performuan,- valle kosovare; Parta recitoi vjershën,- Vjeshta; Wendy Bilali recitoi vjershën,- Nëna; Emeli dhe Bora kënduan, – Këngën e gjyshes; Aleks Qepuri, recitoi vjershën, Liria; Warda Bilali, recitoi,- Lapsi magjik; Emeli Marku, recitoi vjershën, -Duart tona; Wendi & Warda Bilali, kënduan këngën, -Nëna; Ajla Durra, recitoi vjershën, – Mollë të kuqe; Nxënësit performuan me valle, – Vallen e Tropojës; nxënësit e shkollës shqipe, Aron Domi, Bojken dhe Era Bajraktari, recituan vjershën, -mace mace, pis pis pis, si dhe uruan festën e 1-qershorit për bashkëmoshatarët; Parta, këndoi këngën, -Sa i dua frutat; Arnisa Muçaj, recitoi vjershën, -Qershia; Bora, recitoi vjershën,-Pranvera; Alisia dhe Klea, kënduan këngën,- Mos ua prishni lumturinë; Nxënësit e shkollës “Gjergj Fishta” e mbyllën programin me vallen, – Vallja e Zanave.

Mësuese, Fabjola Gjinaj, bashkëthemeluese e shkollës “Gjergj Fishta” N.Y. në mbyllje të aktivitetit muzikor, falënderoi të pranishmit, veçanërisht prindërit e shkollës shqipe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për kontributin e tyre për organizimin e festës së 1-Qershorit në shkollën tonë shqipe me nxënësit e mrekullueshëm që përcjellin emocione e dashuri. Ajo vuri theksin se tradita shqiptare e gatimit vijon të ruhet edhe këtu në Amerikë, ndaj sot dua të falënderoj përzemërsisht, të gjithë prindërit e shkollës tonë që gatuan dhe shtruan drekë me gatime tradicionale shqiptare për të pranishmit. Le të shërbejë kjo shkollë për mësimin e gjuhës e vlerave atdhetare kombëtare. Në mbyllje përgëzoi nxënësit për përformancën e tyre plot emocione dhe ju uroi atyre, Gëzuar 1 Qershorin dhe qofshi gjithmonë të bekuar dhe të suksesshëm në jetë.

Filed Under: Vatra

Mbyllja e Vitit Akademik te Shkolla Shqipe Vatra

May 26, 2025 by s p

✅️Me një atmosferë plot gëzim dhe krenari, Shkolla Shqipe Vatra në Tampa Bay festoi mbylljen e vitit akademik 2024-2025, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në misionin për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe kauzës shqiptare.

✅️Ceremonia mblodhi nxënës, prindër, mësues dhe anëtarë të komunitetit, të cilët ndanë së bashku arritjet e këtij viti. Fjalimin kryesor të rastit e mbajti administratori Z. Tasim Ruko, i cili vuri në pah punën e palodhur të Vatra Tampa Bay dhe Shkollës Shqipe Vatra për të promovuar identitetin shqiptar. Ai theksoi rëndësinë e edukimit në gjuhën amtare si një mjet për të forcuar lidhjet e brezave të rinj me trashëgiminë kombëtare.

✅️Drejtoresha e shkollës, Meri Andre Kodra, përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke falënderuar nxënësit për përkushtimin e tyre, prindërit për mbështetjen e vazhdueshme, stafin dhe mësuesit për profesionalizmin, si dhe Vatra Tampa Bay për bashkëpunimin e ngushtë. Ajo nënvizoi rolin e shkollës si një qendër e rëndësishme për kultivimin e vlerave dhe kulturës shqiptare ndër breza.

✅️Prof. Dr. Bledar Prifti shprehu mirënjohje të thellë për sponsorizuesit, të cilët me ndihmën e tyre të jashtëzakonshme mundësuan suksesin e aktiviteteve të shkollës. Ai përmendi Znj. Fotini Allteni, Katerina’s Bakery, Ana’s Bakery, Idrizi Law Group, Bella Pizzeria & Grill, Bro’s Pizzeria and Bar, Lidin Xhukellari, Aida dhe Qemal Hasanbelli, Cen Rexhbecaj, Dr. Kujtim Latifi, Ana dhe Genci Kullah, Piro Poloska, dhe Arian Kushta.

✅️Festa u pasurua me pije, ushqime dhe ëmbëlsira të ofruara nga Katerina’s Bakery, Ana’s Bakery, Bella Pizzeria & Grill, Bro’s Pizza and Bar, Emma Skenderaj, Blerta Hazizaj, Imelda Pojani dhe Ana Kullaj.

✅️Dekorimi i ambientit festiv, i cili i dha ceremonisë një pamje të ngrohtë dhe mikpritëse, u realizua nga Znj. Adelina Mecaj.

✅️Në emër të Shkollës Shqipe Vatra, një falënderim i madh u drejtohet të gjithë nxënësve, prindërve, mësuesve, si dhe mbështetësve dhe dashamirësve që kanë kontribuar për suksesin e këtij viti akademik.🙏

✅️Me një frymë bashkimi dhe entuziazmi, shkolla i uron të gjithëve:

Mirupafshim në vitin e ri shkollor, së shpejti!🙏

Me përulësi dhe respekte,

Vatra Tampa Bay 🇦🇱🇦🇱🇺🇸🇺🇸

Foto: Dorina Durra Kuqali

Filed Under: Vatra

“Rebeli” Fan Noli i Ilir Ikonomit promovohet në Boston më 8 qershor 2025

May 4, 2025 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA në Boston së bashku me Bibliotekën e Qendrën Kulturore “Fan S. Noli” dhe Katedralen Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji”, JU fton me nderim dhe krenari në një ngjarje të veçantë kulturore:

Promovimi i librit “Fan Noli: Rebel”

nga Ilir Ikonomi

E diel, 8 qershor 2025

Ora: 12:00 PM

Adresa: Katedralja “Shën Gjergji”, Boston

Moderatore: Rafaela Prifti

Parking falas në rrugë

Në këtë vëllim të dytë të biografisë bazuar në fakte, autori Ilir Ikonomi sjell me mjeshtëri vitet e mëvonshme të jetës së Fan Nolit, burrit të shtetit, klerikut, dijetarit dhe atdhetarit që i dha zë dhe shpirt kombit shqiptar në Amerikë.

Ejani të përjetojmë së bashku historinë e një figure që nuk u përkul kurrë, dhe që mbeti deri në fund një Rebel i idealeve kombëtare.

Diskutimi do të përfshijë edhe vëllimin e parë të biografisë, “Apostull”, duke sjellë një pasqyrë të plotë të jetës dhe veprës së Nolit.

Do të ketë libra për të gjithë me autograf nga Ikonomi me një çmim simbolik!

Pije dhe ushqime të lehta për pjesëmarrësit nga bizneset shqiptare 👏🏻

Bashkohuni me ne për të nderuar trashëgiminë, gjuhën dhe kulturën shqiptare, ashtu siç do ta dëshironte vetë Fan S. Noli!

Filed Under: Vatra

“VATRA”, zëri më i fuqishëm i kauzës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

April 29, 2025 by s p

Hisen Berisha/

Në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, shprehim urimet më të përzemërta për përvjetorin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” – këtij institucioni të shenjtë, që ka qenë dhe mbetet ndër shtyllat më të fuqishme të mbrojtjes së çështjes shqiptare në botë.

Po ashtu, në këtë përvjetor, kujtojmë me respekt dhe nderim veprën e lavdishme të burrave të mëdhenj që, më 28 prill 1912, në Boston, vendosën themelet e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” – kësaj Vatre të shenjtë të shqiptarisë në mërgatë.

“Vatra” lindi si përgjigje e idealeve më të larta kombëtare, për mbrojtjen e identitetit tonë, për forcimin e ndjenjës atdhetare, për mbështetjen e Atdheut dhe të shqiptarëve kudo që ndodheshin, në kohën kur trojet tona kërcënoheshin nga coptimi dhe fshirja nga harta.

“VATRA” – ështe një vepër e ndritur që bashkoi mendjet dhe zemrat më të ndritura shqiptare të kohës, si Faik Konica, At Fan Noli, Kristo Floqi, Kristo Kirka e shumë të tjerë, të cilët në një frymë patriotizmi e atdhedashurie dhe përgjegjësie historike themeluan jo vetëm një organizatë, por një institucion kombëtar që do të ndriçonte për dekada rrugëtimin e shqiptarëve në SHBA dhe përtej Atlantikut.

Pra, Vatra lindi nga nevoja historike për të bashkuar zërin e shqiptarëve në Amerikë dhe për të ndihmuar në mbijetesën, lirinë dhe dinjitetin e kombit tonë – një mision që, falë sakrificës së brezave, vazhdon të frymojë me të njëjtin ideal sot e kësaj dite.

Nëpërmjet gazetës “Dielli”, përmes veprimtarive kulturore, edukative e politike, “Vatra” u shndërrua në zërin më të fuqishëm të kauzës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një mbështetje jetike për pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe mbrojtjen e të drejtave kombëtare shqiptare.

Sot, kur historia na kërkon të jemi edhe më shumë të bashkuar përballë sfidave të reja, shembulli dhe mesazhi i themeluesve të “Vatërës” mbetet një fanar drite që na udhëzon në bashkim, atdhedashuri, përkushtim dhe përparim.

Me zemër plot mirënjohje dhe krenari, i uroj Federatës Pan-Shqiptare “VATRA” gëzuar përvjetorin e lavdishëm të themelimit!

Në këtë përvjetor të lavdishëm, përcjellim një përshëndetje të veçantë dhe mirënjohje për Kryetarin aktual të Vatrës, Dr. Elmi Berisha, për përkushtimin dhe vizionin e tij në forcimin e rolit historik të Vatrës në shërbim të interesave kombëtare.

Një falënderim dhe nderim i veçantë gjithashtu për Kryeredaktorin e gazetës Dielli, z. Sokol Paja, për punën e palodhur në mbajtjen të gjallë të fjalës së lirë shqiptare dhe të frymës vatranë në diasporë dhe në trojet tona.

Ta mbajmë gjithmonë – vatër të gjallë të shqiptarisë – në zemren e aleatit tënë të përhershëm e strategjik SHBA, si mbrojtëse e idealeve të shenjta të kombit dhe urë lidhëse e brezave të së kaluarës, së tashmes dhe të së ardhmes sonë!

“VATRA” do të mbetet përjetësisht një fanar i shqiptarisë, i bashkimit dhe i përkushtimit për kauzat më të shenjta të kombit!

Gëzuar përvjetorin dhe rrofshin përjetë idealet e Vatrës!

Zoti i e bekoftë kombin e atdheun tonë!

Zoti e bekoftë kombin dhe shtetin Amerikan!

Filed Under: Vatra

Federata “VATRA” kërkesë Presidentit Begaj e Osmani: Mbroni të drejtat e shqiptarëve në Ulqin

April 24, 2025 by s p

Shkëlqesisë së Tij, Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Saj, Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, Lënda: Kërkesë për reagim institucional mbi zhvillimet e fundit në Ulqin Të nderuar Shkëlqesi, Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, organizata më e vjetër e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër lidhur me një çështje me rëndësi të veçantë kombëtare dhe rajonale: zhvillimet e fundit në Ulqin, përkatësisht dhënia me qira për një periudhë afatgjate e një pjese të konsiderueshme të Plazhit të Madh kompanisë “Eagle Hills Montenegro”, një subjekt privat i regjistruar në Mal të Zi vetëm gjatë këtij viti, me një kapital simbolik. Kjo marrëveshje, e cila ka ngjallur reagime të forta brenda komunitetit lokal shqiptar në Ulqin, si dhe nga aktorë politikë e institucionalë në Mal të Zi, përfshirë Presidentin Jakov Milatoviq, është zhvilluar në kushte jo të qarta transparence dhe me shumë pikëpyetje mbi qëllimet afatgjata të këtij projekti. Të nderuar Presidentë, Ulqini nuk është vetëm një qytet simbolik për shqiptarët në Mal të Zi, por është edhe një hapësirë historike, kulturore dhe ekonomike me rëndësi të veçantë për mbarë rajonin dhe më gjerë. Për këtë arsye, ne ju drejtohemi Juve, si përfaqësues të dy shteteve relevante, për ta ndjekur me vëmendje këtë zhvillim shqetësues dhe për të përdorur kanalet diplomatike e institucionale për të ngritur zërin tuaj në mbrojtje të të drejtave, interesave dhe pronës publike që u përket qytetarëve të Ulqinit.

Federata “VATRA” thekson rëndësinë që çdo vendimmarrje që prek komunitetin autokton shqiptar në Mal të Zi të jetë në përputhje me ligjin, me parimet e transparencës, dhe mbi të gjitha, me vullnetin e qytetarëve të Ulqinit. Ne tashmë kemi nisur kontaktet me institucione relevante në SHBA dhe do të vijojmë të ndjekim këtë çështje deri në përfundimin e saj, duke theksuar gjithmonë nevojën që investimet dhe zhvillimi në rajon të mos bëhen në dëm të banorëve autoktonë, as të trashëgimisë mjedisore dhe kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi. Në pritje të një reagimi të ndjeshëm dhe përfaqësues nga institucionet që Ju drejtoni, ju shpreh mirënjohjen për përkushtimin Tuaj të vazhdueshëm ndaj çështjeve që prekin interesin kombëtar.

Me konsideratë të lartë,

Dr. Elmi Berisha

President, Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA”

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 150
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT