Pas Kuvendit, në mbrëmjen e 14 Qershorit 2014, për nder të delegatëve që kishin ardhë nga shtetet e largëta, Vatra shtroi një darkë në Restorantin Eastwood Manor në Bronx.
Darkën e ka hapë Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj, i cili i përshëndeti delegatët dhe i falenderoi për pjesmarrjen aktive në Kuvend. Po ashtu ai falenderoi degët për veprimtaritë, që kanë gjallëruar jetën e komintetit shqiptar në SHBA, për shtimin e anëtarësisë dhe krijimin e degëve të reja. Për këtë të fundit ai falenderoi në mënyrë të vecantë kryetarin e degës së Jacksonville, z. Adriatik Spahiu, për ngritjen e degëve të reja në Hartford dhe në Orlando.
Z. Adriatik Spahiu, për shkak se delegatët e Jacksonville mbërritën me vonesë në Kuvend, për shkak të linajve të fluturimit, përshëndetjen nuk e mbajti në Kuvend, por gjatë darkës. Ai fitoi duartrokitjet e të pranishmëve.
Zonja Shpresa Gallaj përshëndeti në emër të degës së re të Vatrës Orlando, në Florida, ku shumica janë të rinj, madje dhe studentë.
Në darkën e Vatrës ishte mysafir Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i shoqëruar nga Zef Balaj, Anton Raja, Simon Qafa, dhe Lek Përlleshi. Në përshëndetjen e Tij, Imzot Dod Gjergji, tha se Vatra, është krenaria e historisë sonë Kombëtare sepse ajo vetë është pjesë aktive e kësaj historie. Vatra i dha Kombit Shqiptar krenarinë e të qenit shqiptar. Bashkimi prej saj i shqiptarëve të Amerikës rreth Vatrës, e ktheu Vatrën në një avokate të kualifikuar të Shqipërisë dhe Kombit. Misioni i vatrës, tha Imzot Gjergji, nuk ka përfunduar. Kombi shqiptar ka shumë problem të pazgjidhura, që kërkojnë edhe kontributin e Vatrës. Mbi të gjitha Vatra duhet tetë e pranishme dhe të bëhet bëhet aktive në trojet etnike, ku ekstremistët po tentojnë që të shprishin vëllazërimin e feve, atë që Vatra dhe patriotët shqiptar kanë kultivuar, shënjtërinë e besimeve, tolerancën, dhe shkueshmërinë.
Për Presidentin e Nderit të Vatrës, kryetarin e gati 20 viteve të Vatrës, vatranin gjysëmshekullor, Z. Agim Karagjozi, Vatra ndau me cmimin e meritës për kontribut të shquar ën VATËR. I biri i z. Agim Karagjozi, anëtari i këshillit të Vatrës, z. Zyhdi Karagjozi, falenderoi në emër të atit të tij, duke theksuar se ishte krenar për kontributin atdhetar të babait, i cili gjatë të gjithë jetës iu përkushtua Vatrës dhe Cështjes Kombëtare.
Darka ishte gazmore dhe për katër orë u këndua, u kërcye . Për argëtimin e pjesmarërsve ishte kujdesur DJ Bujar Uka me bashkëshorten Anila dhe Aida Durrahu. Vatra u është mirënjohës pse ata kishin ardhë pa pagesë nën kujdesin e kryetarit të degës së Jacksonville, z. Adriatik Spahiu.
Imzot Gjergji: Vatikani do ta njoh Kosovën
Në Shtetet e Bashkuara ndodhej për vizitë Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkvi katolik i Kosovës, i cili ka ardhur për një fushatë grumbullimi fondesh për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Për këtë katedrale komuniteti shqiptaro-amerikan deri tani ka dhuruar më shumë se 1,5 milion dollarë.
Ai foli për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me pozitën e katolikëve në Kosovë, si dhe përpjekjet e qeverisë për njohje diplomatike nga Vatikani
“Përpiqemi të kryejmë detyrat ndaj vendit dhe ndaj besimtarëve. Përpiqemi të ndërtojmë bashkërisht të ardhmen”, tha ai.
I pyetur pse Vatikani nuk e njeh Kosovën, Imzot Gjergji tha: “Vatikani ka treguar dashuri për popullin shqiptar. E njëjta vlen edhe për luftën e fundin në Kosovë. Vendimet rreth njohjes janë marrëdhënie mes shteteve e jo kompetencë e imja. Relacionet mes Kosovës dhe Vatikanit janë nivel të mirë komunikimi. Dhe, njohja do të vijë”.
I pyetur rreth marrëdhënieve mes bashkësive fetare në Kosovë, ai thotë se “te ne ekziston dashuria ndër-vëllazërore mes shqiptarëve, pa marrë parasysh rajonin dhe fenë… Ne merremi me të mirën e të bukurën, në dashurinë që shqiptarët kanë ndër vete. Ndihemi keq për disa që janë jashtë traditës dhe kulturës pozitive shqiptare”.
Ipeshkëvi ishte më 14 qershor në darkën që Vatra shtroi për delegatët e Kuvendit të saj që kishin ardhë nga shtete të tjera në Nju jork. Imzot Gjergji u prit me duartrokitje tek përgëzoi Vatrën për misionin e saj historike dhe kërkoi prej vatranëve të jenë më të pranishëm në trojet amtare, ku esktremistët po luftojnë që të prishin bashkjetesën fetare.
Po ashtu, gjatë vizitës së Tij në Michigan, Ipeshkëvi Gjergji zhvilloi një takim miqësor me degën e Vatrës atje.
BIZNESMENI I SUKSESSHËM ELTION SEFERI U ANËTARËSUA NË VATËR
Ne radhet e organizates me te vjeter te Shqiptareve ne Bote, para dhe pas festimeve te 100 vjetorit te themelimit te Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA, jane anetaresuar qindra bashkatdhetare, madje numri i degeve te Vatres sa vjen e rritet. Po atehere perse po e vecojme anetaresimin e nje anetari te vetem? Vete jeta e tij,jeta e nje emigranti qe iku femije nga Shqiperia, pa perkujdesjen e te rritureve, suksesi i tij ne Amerike si biznesmen, por edhe mesazhi i tij per brezin e ri,-perbejne motivet perse po e vecojme nga te tjeret. Bashkëatdhetari Eltion Seferi, me origjinë nga Peshkopia,i biri i Dalip dhe Fatmire Seferi, është vetëm 28 vjecar, por nga biznesmenët më të sukseshëm në sektorin e ndërtimtarisë. Me kompaninë e tij” LT Construction,LLC, ai është bërë shumë i kërkuar në zonën ku veprom. E nisi me një punëtor, por sot ka shumë, ndërkohë që numri i kontraktorëve vjen në rritje, ndërsa ai klientëve, i kalon të 360-ët. Eltioni tha për Diellin se pasioni për ndërtimtarinë e ka shoqëruar që në fëmijëri. Që 15 vjec ai është marrë me ndërtimtari duke ndihmuar më të rriturit. Nuk ka dibran që të mos i jetë i pasionuar pas ndërtimtarisë, tha ai për Diellin. Emigrimi në kushte të vështira drejt Italisë, kur nuk i kishte mbushur 17 vjecët, punët dhe jeta e vështirë e emigrantit, nuk e penguan që të kryente shkollimin bazë në Venezia, ku qe vendosur.
Në SHBA emigroi për një jetë më të mirë. U vendos fillimisht tek i vëllai në Brooklyn në New York, ku punoi në ndërtim, kryesisht në riparim catishë , por edhe rinovime e ndërtime të mirfillta. Një punë ndërtimtarie në New London-CT, e lidhi me këtë qytezë dhe u vendos atje. Krijoi kompaninë e tij në fillim me një punëtor, më pas erdhi rritja. Kompania e tij prej kohësh është “kompanai e muajit” e shpallur nga Home depot rajonale.
Të mërkurën me 18 Qershor Eltion Seferi, i shoqëruar nga zv/kryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj, vizitoi Shtëpinë e Vatrës. Mbresat e shkëlqyera, emocionet që përjetoi, i përcolli përmes një interviste për Gazetën Dielli.
Eltioni u anëtarësua në Vatër me motivin se në Vatër ruhet atdhetaria dhe se ajo shërben edhe si urëlidhëse SHBA- trojet kombëtare.
Eltion Seferi dha një intervistë për Telvizionin Kultura Shqiptare me pronar Adem Belliu, dhe u intervistua edhe për Gazetën Dielli.(Te plote lexojeni ne Gazeten Dielli te printuar)
Gjenialiteti i Nolit dhe Konices eshte Bashkimi i Shqiptarve rreth Vatres
Nga Kolec Ndoja*/
Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta shpikesh ate. (A.K.)
Per te shpikur dhe pastaj krijuar ate, pikesepari duhet te dime se kush jemi.
Per te ditur se kush jemi dhe nga vijme duhet te kerkojme dhe mbrojme trashegimine tone etnike qe ne origjine.
Ajo trashegimi eshte Identiteti Yne, treguesi themelor se kush jemi!
Gjenialiteti i Nolit dhe Konices eshte Bashkimi i Shqiptarve rreth Vatres, qe e Drejta e tyre te ishte nen Mbrojtjen Ligjore te nje Shteti ne ngritje, per tu vertetuar disa here ne 102 vitet e fundit deri me Lirimin e Kosoves!
Pra, ndryshe nga pergjumja Shqiptare e Shekullit te 19-te (perfshi efektin negativ te Endrrave te Ali Pashes/Jug e Karamahmut Pashes/Veri), ku renia e Stamolles shihej qarte me shkeputjen prej Saj dhe krijimin njepasnje te Shteteve te Pavarura si Greqi, Serbi, Mal i Zi, Maqedoni, Bullgari, Rumani… nga Fuqite e Medha/Rusia (edhe pse Popullsia dhe Tokat ishin kryesisht Shqiptare), per tu zgjuar disa muaj pas Traktatit te Shen Stefanit me Lidhjen e Prizrenit vetem tre dite para Kongresit te Berlinit, Noli dhe Konica permes Vatres “parashikuan” per Shqiptaret Aleat te Drejte e te Forte!
Shteti Shqiptar ka demostruar ne kto 100vjet paaftesine per largpamesi dhe bashkim, perkundrazi, ka detyruar krijimin e Diaspores me te madhe ne histori.
Pikerisht per kyt arsye Ne sot duhet ti japim Vatres strukturen e nevojshme Demokratike dhe mjetet Financiare te domosdoshme per Qellimin e Saj per te Kerkuar e Mbrojtur Identitetin dhe Trashegimine Etno-Kombtare!
Permes Identitetit te Vertete (dhe jo Hijeve) mund ti paraprijme te Ardhmes se Bashkuar!
*Kolec Ndoja
Kryetar i Deges se Vatres South Florida
Pershendetja e mbajtur ne kuvendin e Vatres, 14 Qershor 2014
NE DITEN E CELJES SE SHKOLLES SHQIPE NE JACKSONVILLE
NGA HASAN HAKRAMA/Jacksonville-Florida/*
… Ne sot se bashku po hapim shkollen e pare ne Gjuhen Shqipe ne kete vend ku banojme dhe punojme. Po hapim kete shkolle ashtu sic bene te paret tane 100 e ca vjet me perpara.
Sot ne ndjehemi krenar pasi po perpiqemi qe femijet tane te mesojne gjuhen e bukur shqipe, gjuhen e Buzukut, Bogdanit, Mjedes, Naimit, Cajupit, Samiut, Fan Nolit e shume e shume patrioteve te tjere Shqiptare qe ju perkushtuan me zemer e me shpirt gjuhes sone, ruajtjes se shkrimit te saj.
Ne sot edhe pse shume vite me vone po bejme ate qe bene motrat Qirjazi, duke hapur shkollen e pare Shqipe 100 vjet me pare ne qytetin e Korces nen sundimin Otoman. Nese ato e hapen shkollen ne kushte shume te veshtira, ne bashke po e hapim kete shkolle shqipe ne kushte te tjera, midis miqve tane te shtrenjte amerikane, qe po na mbeshtesin me shume dashamiresi dhe per kete I falenderoj nga zemra.
Ne sot edhe pse shume vite me vone po bejme ate qe bene motrat Qirjazi, duke hapur shkollen e pare Shqipe 100 vjet me pare ne qytetin e Korces nen sundimin Otoman. Nese ato e hapen shkollen ne kushte shume te veshtira, ne bashke po e hapim kete shkolle shqipe ne kushte te tjera, midis miqve tane te shtrenjte amerikane, qe po na mbeshtesin me shume dashamiresi dhe per kete I falenderoj nga zemra.
Ne po hapim kete shkolle qe femijet tane te mesojne e te flasin gjuhen e nenes dhe te babes se tyre, te mesojne se si u shkrua kjo gjuhe, te mesojne historine e lavdishme te popullit tone, te mesojne edhe te ruajne traditat e shtrenjta shqiptare ne breza, te mesojne perpjekjet e patrioteve dhe te dijetareve shqiptare si Kristoforidhi, Xhuvani, Ceka, Fishta, Noli e Konica etj etj gjuhetare e dijetare. Krijuan edhe vendosen ne Kongresin e Manastirit ne Vitin 1908 Alfabetin (shkronjat) e kesaj gjuhe te bukur e melodioze. Te Kesaj gjuhe qe studiuesi Albanolog I diteve te sotme nga Izraeli Noam Chomsky (Naum Comski) qe duke perdorur gjuhe te vjetra Indo-Europiane shqipen e quajti “Thesar Ari”, pasi me fjalorin e gjuhes shqipe, zbertheu fjale edhe shprehje te nje gjuhe tjeter te panjohur qe nuk e kishte bere dot me pare duke perdorur gjuhen e vjeter Indiane.
Me kete rast pershendes Ambasadorin e Republikes se Kosoves Z. Bekim Sejdiu qe na dhuroi Abetaren e bukur shqipe, librin e shenjte qe na ndricon rrugen edhe na udheheq ne mesimin e gjuhes sone Kombetare.
Falenderoj Drejtuesit e Vatres dhe Bordin e saj dhe Vecanerisht, Kryetarin e Deges Vatra Z. Adriatik Spahiu, dhe Z. Bukurosh Curre, qe bene te gjitha keto perpjekje qe ne sot te hapim Shkollen tone Shqipe.
Falenderoj mesuesit e pare te kesoj shkolle, Znj. Lavdie Mato, Leta Coca, Emanuela Hysesani qe moren persiper keto detyra te medha, vullnetare dhe patriotike.
Falenderoj te gjithe juve Prinder qe na Mbeshtesni ne kete aksion te madh Atdhedashes, dhe jut e dashur nxenes te kesaj Shkolle te pare Shqipe ketu ne Jacksonville. Ta mesoni, ta gezoni, me dashuri e pasion, gjuhen e prinderve tuaj te dashur. Ta gezoni edhe ta ruani si syte e ballit kete gjuhe te mrekullueshme. Do te jete detyra juaj ta mbani gjalle, edhe tu’a mesoni femijeve tuaj, gjuhen e bukur shqipe.
Kjo qe ne po bejme sot eshte nje ngjarje e madhe per ne Shqiptaret e Amerikes.
Edhe nje here, te gezojme se bashku, Shendet e gezime ne Familjet tuaja.
Jacksonville, 18 Maj 2014
* pershendetje me rastin e hapjes se shkolles shqipe ne Jacksonville
- « Previous Page
- 1
- …
- 135
- 136
- 137
- 138
- 139
- …
- 150
- Next Page »