• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vatra Michigan dhe Teqeja Bektashiane Shqiptare e Baba Rexhebit ju ftojnë në festën e Flamurit Kombëtar më 23 Nëntor 2025

October 27, 2025 by s p

Vatra Michigan dhe Teqeja Bektashiane Shqiptare e Baba Rexhebit ju ftojnë në festën e Flamurit Kombëtar më 23 Nëntor 2025.

Filed Under: Vatra

The Strongest Link: An Oral History of Wartime Rape Survivors in Kosovo

October 25, 2025 by s p

Vatra ju fton në prezantimin e librit me influencë historike The Strongest Link nga autoret Anna Di Lellio dhe Garentina Kraja, ditën e shtunë Nëntor 8, 2025 ora 11 paradite në selinë e Vatrës në 2437 Southern Boulevard, Bronx.

Pjesëmarrësit do kenë mundësi të dëgjojnë diskutimin e autoreve për përmbajtjen e librit, vendin e veçantë të këtij botimi në historinë e Kosovës dhe rëndësinë e zërave të të mbijetuarave në kujtesën tonë kombëtare në ditët e sotme.

Pak fjalë për librin: Gjatë luftës së Kosovës, shteti jugosllav ndërmori një fushatë të egër të spastrimit etnik ndaj popullsisë civile. Krahas eliminimeve fizike dhe deportimeve masive, dhunimi seksual u përdor sistematikisht si armë lufte që rezultoi në traumatizim dhe heshtje të përafërsisht 20,000 femrave për mbi dy dekada. Libri Hallka më e Fortë sjell rrëfimet personale të njëzet femrave që mposhtën stigmën me kurajo, qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj familjeve të tyre si edhe ndaj bashkëvuajtëseve të tjera.

Kush janë autoret: Dr. Anna Di Lellio është autore e librit Jugosllavia u shemb në Trepçë (2025) dhe Dimri i Gjatë i Vitit 1945, Tivari (me bashkëautor Dardan Luta, 2023) Dr. Anna Di Lellio është profesoreshë dhe ka magjistruar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga New York University, duke qenë ligjëruese në Columbia University, Sarah Lawrence College, The New School dhe Universiteti Amerikan i Kosovës. E njohur për ekspertizën e saj, ajo është bashkëthemeluese e Nismës së Historisë Gojore të Kosovës.

Garentina Kraja është hulumtuese, gazetare dhe ish këshilltare e Presidentes së Kosovës. Karriera e saj përfshin dy dekada raportimi gjatë luftës në Kosovë dhe periudhën e rindërtimit, punë hulumtuese si edhe këshilltare politike në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit. Garentina ka përfunduar studimet në shkencat politike në Yale University.

Pas prezantimit, do ketë pyetje-përgjigje si edhe nënshkrime të librit nga autoret.

The Strongest Link: An Oral History of Wartime Rape Survivors in Kosovo

Vatra will host a talk with Anna Di Lellio and Garentina Kraja on their groundbreaking new book, The Strongest Link: An Oral History of Wartime Rape Survivors in Kosovo at Vatra headquarters 2437 Southern Boulevard, Bronx on November 8, 2025 at 11a . In this talk, the authors will reflect on the making of the book, the place of these stories in Kosovo’s history, and what it means to listen to survivors whose strength continues to shape collective memory.

About the Book: Strongest Link has already garnered recognition and widespread acclaim for its gripping content and inclusion of oral history of wartime rape survivors narratives. From 1998 to 1999, Kosovo was engulfed in a brutal war that saw the Yugoslav state unleash a campaign of ethnic cleansing against Albanian civilians. Amid killings and mass deportations, sexual violence was used systematically as a weapon of war, leaving an estimated 20,000 women traumatized and silenced for decades. The Strongest Link brings forward the voices of twenty survivors who chose to break that silence. Through their oral histories, the book traces not only the terror and stigma these women endured, but also their courage, resilience, and unrelenting devotion to their families and communities.

About the Authors: Dr. Anna Di Lellio is the author of Jugosllavia u shemb në Trepçë (2025) dhe Dimri i Gjatë i Vitit 1945 with Dardan Luta (2023). Dr. Anna Di Lellio is adjunct professor and Master of Arts in International Relations (MAIR) at New York University. An expert on Kosovo, she co-founded the Kosovo Oral History Initiative. She has taught at Columbia University, Sarah Lawrence College, The New School, and the American University in Kosovo.

Garentina Kraja is a researcher, journalist, and former policy adviser. Her career comprises over two decades of reporting, researching, and advising policy in Kosovo and other countries in the Western Balkans, ranging from the coverage of the 1998-99 war in her native Kosovo to its transition to an independent state. She is a 2006 Yale World Fellow.

The event will include presentations by the authors and moderated Q&A followed by book signing.

Filed Under: Vatra

Vatra Miami dhe Klubi Flas Shqip ju ftojnë në festën e Flamurit Kombëtar në Florida

October 23, 2025 by s p

Vatra Miami dhe Klubi Flas Shqip ju ftojnë në festën e Flamurit Kombëtar në Florida.

Filed Under: Vatra

Aktorë nga Gjakova vizituan “Vatrën”

October 21, 2025 by s p

New York, – Në Selinë Qendrore të “Vatrës” u mirëpritën aktorët nga Gjakova, Besfort N. Berberi dhe bashkëshortja e tij, skenaristja Vlera Pylla, të cilët ndodhen në SHBA me shfaqjen e tyre të suksesshme “Kjo është rinia jonë”.

Në këtë takim, këshilltari për Kulturë dhe Art për “Vatrën”, z.Nazim Salihu, prezantoi historikun e kësaj organizate historike e patriotike që nga themelimi i saj në vitin 1912 e deri sot, duke vlerësuar kontributin e personaliteteve kombëtare e mbarë vatranëve në çështjen kombëtare dhe mbështetjen e tyre të pandërprerë për atdheun, kombin e komunitetin.

Z. Salihu informoi të pranishmit edhe për historinë e gazetës Dielli dhe për veprimtarinë e degëve të “Vatrës” të hapura në shumë shtete të Amerikës, si dhe për shkollat shqipe që funksionojnë në degët e Vatrës në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Gjatë vizitës, artistët Besforti dhe Vlera ndanë me emocion rrëfimin e tyre mbi rrugëtimin artistik dhe sfidat që përjetuan deri në shfaqjen e dramës-monolog “Kjo është rinia jonë”, e cila u prezantua me sukses në Producers Club, Broadway, Manhattan, New York.

Aktorët u shprehën të knaqur dhe të emocionuar për pritjen e ngrohtë që drama gjeti tek publiku amerikan dhe shqiptar në katër netët e saj të para.

Sipas tyre, mesazhi i shfaqjes synon të frymëzojë të rinjtë kudo që ndodhen, duke i inkurajuar të ndjekin ëndrrat dhe identitetin e tyre kulturor, artistik dhe suksesin.

Në përfundim të takimit, Besforti dhe Vlera falënderuan “Vatrën” për mikpritjen dhe përkushtimin në ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare.

Filed Under: Vatra

Artisti Salih Buzhala i bashkohet Vatrës

October 15, 2025 by s p

Artisti i shquar nga Kosova me banim në New York z.Salih Buzhala i bashkohet Federatës Vatra. I njohur me emrin artistik “Magicsal” ka lindur në qytetin e Ferizajit në Kosovë dhe prej një dekade jeton në New York. Në Amerikë ka kryer disa kurse trajnimi si prestigjiator ku argëton fëmijët por edhe të rriturit në New York e Kosovë. Vizitën dhe anëtarësimin në Vatër e quan shumë emocionues duke parë historikun e lavdishëm të këtij institucioni patriotik e shumë të rëndësishëm të shqiptarëve të Amerikës dhe të trojeve etnike shqiptare. “Si artist në këtë shtëpi të shenjtë mbarëkombëtare e atdhetare, unë do të jem i gatshëm të kontribuoj si artist e patriot, gjithmonë kurdo të ketë nevojë komuniteti ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” u shpreh artisti Buzhala. Vatra shpreh mirënjohje e falënderim për çdo patriot që mbështet Federatën Vatra e kontribuon për kombin, komunitetin e çështjen kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 145
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT