WOLLTERI; „mik i dashur,unë nuk jam dakord me mendimet tuaja,/
por jam gati të jap jetën,që ju të mund të shprehni lirisht ato“/
Shkruan:Eugen SHEHU /
E nisa kështu me këtë thënie të Wolterrit.Ndërsa shqiptarët e shtetit amë zgërdhinden drejt një „ballkani perëndimor të europianizuar“,dhe luftën politike për menjanimin e Nacionalizmit shqiptar nga politika dhe mediat,hijenat fqinje sllavoortodokse „paradoksalisht“… shfaqen sa ma unikë në tendencat e tyre shoveniste ekspansioniste si etnike ashtu dhe fetare.Shfrytëzimi prapë i çdokujt për të risjellë në ditët e sotme historinë tragjike të kombit shqiptarë në këtë gadishull do të afronte veç klithma.Jo klithma pulëbardhës që enden në mëndafshin e deteve,por përkundrazi klithma korbash që kurë nuk ngopen nga lumejtë gjakut të derdhur nga fqinjët e shqiptarëve dhe shqipërisë nga ata të vjetër e të rinj.Aq tragjik është ky rrit i lashtë,saqë historia e këtij gadishulli ka vënë kurdoherë në provë kujtesën e saj.Një paralele e hequr në zemër të shekujve do të na kujtonte ne shqiptarëve në çdo kohë se kemi mbetur pre e lakmive të shovenizmit sllavoortodoks dhe sot e kësaj dite me ndihmesën e hazardit politiko diplomatik të „europës së civilizuar“.Me sa duket që pjesa jo internacionale e kombit tonë ende nuk mund të shkundet nga gjaketa e të qenurit skllav,ndaj gjithmonë kërkon të gjejë formën dhe mënyrën më të lehtë të një „bashkëjetese“ qoftë dhe me një grup vëndesh të cilat as i kanë fshehur dhe as i fshehin projektet e tyre të zhbërjes së Kombit Shqiptar dhe pse jo të fshirjes nga gjeografia të Shqipërisë Etnike vetëm për të pasur një copë pushteti në dorë
.Tezat që lançohen nga kolltugofakët dhe kozmopolitistët munafik,sigurisht me prapavijë politike, se kërkesat për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnke,na qenkan“destabilizues për paqen dhe sigurinë rajonale“ na qenkan në kundërshtim me „partnerët stretegjik“.Broçkulla të tilla janë propaganda dhe gënjeshtra ordinere të lançuara nga serbo-sllavët përmes miopëve dhe servilëve të tyre shqipfolës si poliagjentë të strategjive djallëzore,që në një mënyrë koherente dhe kohezive jan dhe do të mbeten në shërbim të shkatërimit të kauzës sonë kombëtare,që rrezikojnë dhe identitetin kombëtar por dhe ate shetëror e territorial të Shqipërisë e Shqiptarëve në përgjithësi në gadishullin ballkanik,duke atakuar tashmë jo vetëm vlerat e luftës për mbijetesë territoriale e shtetërore,por edhe identiteti nacional,gjuhësor,kulturor e fetar,gjithmonë në emër të një klauzole të çuditshme që ka shpikur Bashkimi Eurpian“për fqinjësi të mirë“ si kusht për vendet ballkanike e në veçanti për shqiptarët,dhe pikërisht pas kësaj fshihen djallëzitë që burojnë që nga Kongresi i Berlinit (1878),ai i Londrës (1913)-traktati i fshehtë i Londrës (1915),konferenca e Versajës (1919),Prishja e Marveshjes së Mukjes (1943),djegjen dhe përgjakjen e Shqipërisë dhe Shqiptarëve më 1997,përmes Asfalisë dhe UDB-së, për të ardhur tek marrveshja e 1.prillit.2013 në Shkodër me kumbarë serbosllavogrekët dhe marveshja e 19.prillit.2013 në Bruksel ku kalohej nga „bisedime teknike“ në ato politike madje dhe pa pëlqimin e legjislativit në dëm të Kosovës dhe privilegj të serbisë kriminale,kur viktima do barazohej me xhelatin.
SIMBOLIKA DHIMBËSE
Të thuash se Republika e Kosovës na qenka „multietnike“ kjo asht një çmenduri nostalgjikësh të pushtimit dhe regjimit ish-jugosllav,nga i cili mbas një shekulli robërie të egër më në fund kapëm rrezet e liririsë përmes pellgjeve të gjakut dhe martirizmit të mijëra dëshmorëve të Kombit Shqiptar.Ate tezë mund të na e servirin vetëm kolltugofakët dhe servilë të paskrupullt të mbështjellur me vellon e krimit,amoralitetit dhe korupsionit nga më të ndryshmet,pse jo dhe të agjenturave të ndryshme antishqiptare.Të barazosh 95 % të shqiptarëve etnik me 5% minoritarë,e aq më tepër të legjitimosh kriminelët e gjenocidit dhe etnocidit të ushtruar ende pa dy decenie më parë, kur ende freskia e dhimbjeve mbi vare nuk ashtë shuar,kur ende zbulohen varre masive dhe të tjerëve ,ku shpresa e dhimbjes për të dashurit e tyre nuk asht shuar,do të thotë dhe një krim në mes krimeve,dhe shqiptarët kanë kodet e tyre të pashkruara në raste të tilla,një sentencë e vjetër na kujton kur thotë se „Mund të jetosh me dy fytyra,por vdes i pafytyrë“.Sipas rregullave dhe normave të së drejtës ndërkombëtare,ndër të tjera,krime ndërkombëtare konsiderohen dhe ;“agresioni,zotërimi kolonial me forcë,gjenocidi,robëria dhe aparthejdi,si dhe pirateria në det të hapur“pra sipas së drejtës klasike ndërkombëtare“. (G.Gilbert,“The Criminal Responsibility of Staates“.ILC 39,1990,fq345).
Pa dashur që të thellohemi në detaje të simbolikave butaforeske si ajo e fundit të dy qeverive në Prizren, e cila ma së shumti do ti shërbejë qeverisë së Edvin Kristaq Ramës,si një gardh kapërcyes, në realizimin e një ëndre të tijën kahmotshme për tu ulur dhe në prehërin e beogradit se sa „të drejtës Kushtetuese për mbrojtjen e shqiptarëve kudo ku ata janë“,ky do bredhi ashtu siq kishin bërë dhe para ardhësit e tij gjysëm shekulli me radhë,shqiptarët përsëri do të mbeten në hamullitë e tyre përgjersa lobet dhe shërbeimet sekrete sllavo-greke kapin majat e pushteteve shqiptare.
Shqiptarët nën Malin e Zi,janë të privuar nga vendim marrjet egzekutive,të diskriminuar në sferën e kulturës dhe nën presionin e shpronsimit duke rivënë në skenë mënyrën e shtetërimit të pronave shqiptare përmes së cilës politikë defaktorizohet pjesa e kombit shqiptar atje.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk vuajn nga lëmoshat e kristaqthaçëve,por vuajn nga kolonializimi agresif shovenist serb,i cili në mënyrë institucionale dhe dretpërdrejtë bën çmos për zbrazjen e Luginës së Preshevës dhe rikolonializimin e saj me serb të Banatit e Kikindës,ndaj veç lërjes jashtinstitucionale,ndalesave buxhetore,përdor dhe masat e presioneve psikologjike,duke e rrethuar të tërë Luginën nga Medvegja në Bujanovc me ushtri e xhandarmëri,dhe të heshtësh faktin me realitetin po ashtu asht dhe një krim.
Ndaj politikanët shqiptarë kozmopolit po heshtin problemin e pazgjidhur kolonial shqiptarë në gadishullin ballkanik,është një çështje në vete dhe për vete,mirëpo kjo nuk duhet ti japë dhe „privilegj“mbi asnjë bazë qoftë morale,politike apo shkecore,të mos ngrijë zërin apo të korrigjojë,apo ndërtojë madje dhe të artikulojë programe politike mbi baza shkencore, strategjike kombëtare,siç artikulohen përmes Nacionalistëve Shqiptarë,mbase çështja kombëtare shqiptare,nuk duhet parë vetëm si një çështje monopoli të elitave drejtuese politike shqiptare qofshin dhe të momentit zyrtare shqiptare,por duhet ndarë me shkencën dhe intelegjencën mbarëshqiptare si mbrenda Shqipërisë Etnike ashtu dhe jashtë.Tek e fundit të gjitha fazat e kolonializmit të trojeve shqiptare ( që përmendëm më lartë) duhet të ngrishë ndërgjegjen kombëtare shqiptare se rreziqet janë permanente përderisa rishfaqen bollshevizmat me teoritë e tyre antikombëtare për „konfederat Ballaknike“ apo „ballkani perendimor“ „fqinjësie të mirë“ e kështu me radhë duke parapërgaditur opinion shqiptar me idetë qëllimkqija dhe antikombëtare për mbledhje të përbashkëta edhe me ato,greke, malazeze,sllavomaqedonase dhe një ditë kur të shohim dhe ate serbe.Intelegjenca shqiptare duhet duhet pa rreshtur të ngrejë zërin dhe ti dekonspiroj këto djallëzi sllavo-greke,që u servohen opinionit shqiptar përmes servilëve dhe puthadorëve të tyre në Tiranë,Prishtinë e Shkup,mbase kjo do të ishte një fatalitet gjithkombëtar,në emër të disa „integrimeve“ ireale.
Cështja kombëtare shqiptare nuk mund të heshtë dhe durojë në përditshmërinë e saj suplementët e tradhëtisë dhe demagogjisë së politikbërësve shqiptarë apo ato të paskulisave diplomatke ndërkombëtare.Kjo mënyrë politike servile e kolltugofakëve të Tiranës dhe Prishtinës,mund të rrezatoj dhe dëmtojë rëndë dhe përpjekjet për liri e demokraci institucionale të shqiptarëv për rreth si në Mal të Zi,në Luginën e Preshëvës dhe në Fyrom.
Në të kundërtën do të inkurajonte servilët politik të integristëv të Fyromit që dhe më tej të thellojnë në emër të pushtetit antishqiptarizmin e tyre,mënyrë që dita ditës i forcon në një koloboracionizëm të hapur me sllavomaqedonasit.Pse duhet të themi kështu !?
RROBËRIT E LUMTUR TË FYROMIT
Shqiptarët në Fyrom si kurë më parë gjenden në shënjestër të pushtetit unitarist sllavomaqedonas,ata jan të goditur nga të gjitha poretë e jetës private,shoqërore, politike,ekonomike kulturore e fetare.Ky shtet hibrid i cili paraqet një konglomerat artificial i cili në mbrendësinë esaj kam ë shumë shqiptarë etnik (880.000),turq,bullgar,vlleh,serb e boshnjak e magjupë se sa vetë sllavomaqedonas,tregon ambiciet e saja me „elegancë“ që të jetë trashigimtare e vërtetë e sistemit kriminel të ishjugosllavisë,madje duke u vërë në boshtin mes Beogradit dhe Athinës,kur asht në pyetje Kombi Shqiptar.Na ka ra rasti të dëgjojmë edhe fyerje të tillë nga kuvendi i tyre duke na emërtuar si „makedonski albanci“ që në përkthim do të thotë“shqiptarët maqedonas“,dhe për fat të keq po këtë kurth mirë të programuar do ta kapin edhe mediat shqiptare në shtetin amë,pa e menduar se adresojnë një fyerje ndaj pjesës së kombit të vet që përbëjnë gati 1 miljon shqiptarë etnik në trojet e tyre etnike,të pushtuara nga aleanca e krishterë ballkanike që më 1912 dhe të kolonizuara nga ardhacakë serb,bullgar,dhe egejas.Dhe ripushtimit të këtyre trojeve etnike shqiptare pas vitit 1944, pikërisht në saje të bashkëpunimit të komunistëve shqiptarë me ato serbosllav.
Në gjendjen e sodit ku gjenden shqiptarët nën Fyromin,e kanë të vështirë shqiptarët të kuptojnë se nga kush marrin goditjet ma të rënda dhe shpesh të papërballueshme,nga politikanët miopë të shtetit amë,që marrin të drejtën të krahasojë një komb një milionësh në trojet e veta autoktone,me nja 4500,sllavomaqedonas të Liqenasit,nga srvilizmi dhe vazaliteti i „inetgristëve“shqiptarë të akomoduar në dyert e një sistemi albanofobikësh,apo nga sistemi i cili përdor në mënyrë të paskrupulllt dhe mirë të drejtuar të gjitha mekanizmat shtetërore me botëkuptime shkombëtarizuese dhe praktika etnocidit në të gjitha nivelet e sistemit „shtetëror“
Duke përdorurorganet e gjygjësisë,policisë shtetërore me gjithë sigurimet e saja të fshehta, dhe grupet e tyre mafioze për të luftuar jo vetëm opozitën shqiptare atje,por edhe për të mbërthyer intelegjencën dhe median shqiptare,kjo sjellje e përcjellë dhe me vrasje enigmatike, me procese të montuara politike,me incidente raciste ndaj të rinjëve shqiptarë,vizatime kryqash nëpër vendbanime shqiptare,uzurpim pronash të vakëfeve muslimane, ndërtim kishas në vendbanime shqiptare,ngritje kryqash me buxhet edhe të taksapaguesve shqiptarë,provon qartasi që nëqoftëse atje ka ndeshje të ndonjë politike gjeostrategjike evropiane apo të SHBA-ve,atëherë shqiptarët minimum që duhet bërë patjetër duhet federalizuar Fyromin,ashtu siç është dhe Belgjika,ose kjo kreaturë duhet të pësojë fatin e ishjugosllavisë komuniste.
Ideja e hedhur në treg se shqiptarët do të bashkohen „nën qiellin e evropës së bashkuar“ tashmë sa vjen dhe po i çjer maskat e gënjeshtra,këtë die perverse e hedhur nga politika „Tironse“ dhe e përcjellë nga disa diplomatë dallkaukë se gjoja në EU apo me aderimin në NATO,shqiptarëve do t’ju përmirësohet statusi politik është aq sa për të qeshur edhe për të qarë.Dhe pikërisht kjo tezë kolltukofagëve u jep të drejtën që popullit shqiptar ti hedhin pluhur syve,për të mbajtur në pushtet dhe për ti gëzuar të pakta ato privilegje që ia mundëson një qeveri dhe një kryeministër serbofil siç është ai i Fyromit.Kjo politikë tregon qartazi animozitetin e parimeve racionale në mes të qytetarit shqiptar dhe politikanit shqipfolës.Nga ky animozitet buron dallimi i qartë tashmë qoftë në veprim,mendim apo dhe realizim në drejtim të zgjidhjes të çështjes shqiptare,pamvarsisht se partia shqiptare e ulur në prehërin e kryeministrit serbofil mbetet në vazhdimësi një rrobër i lumtur,i një grupi udhëheqësish të tyre të zënë peng,kursi politik është ma se i domosdoshëm në relacion me qytetarët shqiptar, parrullat e tyre që hedhen se ndërkombëtarët nuk lejojnë ribashkimin e shqipërisë,janë pallavra të kota dhe boshe.As Europa por as SHBA-të fillimisht nuk ishin për zhbërjen e ishjugosllavisë por u zhbë.Shqiptarët nuk do të mund gjithmonë të gëlltisin broçkulla të tilla si gjer më tani,madje në mënyrë krejt të paturpshme dhe ofenduese kur ti shohësh se si para kamerave televizive dhe në mediat e shkruara,deklarojnë se „shqiptarët janë shtetformues“ ose „skemi kuadro“ për këtë apo atë post.Këta miopë lëshojnë ofendime ndaj tërë një kombi atje,duke u dhënë duar dhe gojë të lirë shovenistëve sllavomqedonas. Kjo tashmë na bën të vemë në dyshim qëllimin e këtij grupi familjar drejtuesish të integristëve.,ndaj ata mes të lakmuarit të padronit dhe partisë për të defokusuar pllatformën politike sipas vullnetit dhe të drejtave kombëtare shqiptare në Fyrom,ky grup megallomansh do të përcaktohet për të parën, meqë për të dytën është në nivelin e rrobit.
Përgjithësisht siç thash që nga fillimi kemi më shumë arsye që shqiptarët të flasin hapur dhe në unison të rihapin për kontestin historik e politik,ashtu siç edhe kanë të drejtën legjitime të përcjellin zërin e arsyes në adresë të ndërgjegjes intelektuale e politike shqiptare.Një komb prej 12 miljonësh nuk mund të qëndrojë gjithmonë kujdestar mbrojtës nga shovenizmat sllavo-greko ortodokse që na rrethojnë,kur ne me të drejtë kujt si kemi borxh,por na kanë borxhe,edhe ata që na i prenë gjumtyrët edhe ata që na i morën.Rivendosja e ekulibrave në gadishullin ballkanik duhet domosdoshmërisht të rivendosen,në të kundërtën do të mbetemi gjithmonë gazi i botës duke qarë e shkruar letra dyerve të ambasadave cilat do qofshin ato.Ne shqiptarët kemi të gjitha potencialet që sot në shekullin XXI mos druajmë nga ropatjet për rreth oborit.
Bern-Zvicër