*4 Prill 2020- Bota shënoi në 24 orët e fundit 82 mijë e 402 të infektuar dhe 5 mijë 476 të vdekur nga COVID-19.Në mbrëmjen e së shtunës u raportua se Bota ka regjistruar 1 milion e 999,064 të infektuar, ndërsa numri total i viktimave ka arritë 64 mijë e 650.
* Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan mbrëmjen e vonë të së shtunës se kishin 311 mijë e 357 të infektuar, me 32 mijë e 567 të infektuar të rinj në 24 orët e fundit, me 1 mijë e 34 të vdekur për 24 orë , me 8 mijë e 206 paciente në mjekim intensive dhe gjendje kritike, me një numër total të vdekjeve 8 mijë e 452.
*Franca sërish kishte një numër të përafërt të viktimave me SHBA për 24 orët e fundit me 1,053, me 7 mijë e 778 të infektuar për 24 orët e fundit, duke e Cuar numrin e të infektuarëve në total në 89 mijë e 953, ndërsa numri i të vdekurve 7 mijë e 560. Britania e Madhe raportoi për 708 viktima në 24 orët e fundit, duke e Cuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 4 mijë 313.
*Italia duket se mori disi më lirisht frymë gjatë 24 orëshit të fundit, edhe pse sërish raportoi 4 mijë e 805 të infektuar të rinj në 24 orët e fundit,ndërkohë që numri I viktimave për 24 orë ishte 681, duke e Cuar në total numrin e përgjithshëm të viktimave në 15 mijë e 362, por numri i pacientëve në gjendje kritike është ulur ne 3 mijë e 999, ndërkohë që janë raportuar gati në 21 mijë te sheruar.
***
*Që pasditen e së Shtunës, ka pasur të paktën 113.704 raste të konfirmuara të koronavirusit të zbuluar në New York, qendra e Pandemise per SHBA-përfshirë më shumë se 63,000 në New York City. Të paktën 3.565 njerëz me COVID-19 kanë vdekur në shtet, i cili ka numrin më të madh – rreth 40 përqind – të rasteve të konfirmuara në Sh.B.A.
*Në mbarë vendin, më shumë se 310 mijë e 133 raste të COVID-19 janë konfirmuar në të 50 shtete.
-*Të paktën 8 mijë e 442 njerëz kanë vdekur nga virusi në SHBA. COVID-19 ka vrarë më shumë se 64 mijë e 650 në të gjithë botën.
* Që nga e shtuna pasdite, zyrtarët shëndetësorë kanë konfirmuar të paktën: 113.704 raste gjithsej të infektuar në shtetin e Nju Jorkut (nga 102.863 të Premten).
• 3.565 vdekje nga koronavirusi në shtetine NY (nga 2,935 që ishin të Premten)
• 63.306 raste në New York City – përfshirë 2,624 vdekje (nga 1.867 të Premten)
• 4,126 persona janë në kujdesin intensiv (nga 3,731 të Premten).
• 15,905 persona me COVID-19 aktualisht janë shtruar në spitale në shtet (nga 14.810 të Premten). Deri më tani, më shumë se 10,000 pacientë me koronavirus janë shëruar.
• 34.124 raste në New Jersey, me 4,229 në 24 orët e fundit, me 847 vdekje në total, vetëm në 24 orët e fundit +200.
• 4,914 raste në Connecticut, me 132 vdekje…
*Michigani raportoi 14 mijë 221 të infektuar në total, plus 540 në infektuar në 24 orët mes së premtes dhe së shtunës, me 61 të vdekur në 24 orët e fundit, numri total i të vdekurëve shkoi në 540.
* California raportoi plus 1 mijë 382 të infektuar në 24 orët e fundit, dhe 44 viktima, numri i përgjithshëm i të prekurëve me COVID-19 shkoi 13 mijë e 649, numri I të vdekurëve 319.
* Louisiana i shtoi numrit total të infektuarëve edhe 2 mijë 199, duke shënuar në total 12 mijë e 496, dhe të vdekurit + 39 në 24 orët e fundit e Coi shifrën e viktimave në 409.
* Edhe Pennsylvania raportoi 34 viktiam për 24 orë, Illynois 33, Washingtoni 23, Masschussets 24, Florida 24 etj…
- 1140 ventilatorë vijnë nga Kina në New York dhe Oregon.
- Një numër rekord testesh janë kryer në shtetin e New York-ut. Rreth 283.612 njerëz janë testuar për koronavirusin në shtetin e New Yorkut, duke shënuar një rekord ditor prej 23,101 të Premten. 40 përqind e testeve kanë dalë pozitive.
- Pergatiti: Dalip Greca