








Sokol Paja/
New York, 13 Maj 2023 – Familja Greca, Federata Vatra, gazeta Dielli, miq, familjarë, shokë e bashkëpunëtorë të ngushtë zhvilluan homazhe, lutje dhe nderime në përkujtim të editorit epokal të Diellit Dalip Greca, në 1 vjetorin e kalimit në amshim. Në një ceremoni private familjare, me lutje, përshpirtshmëri, lot në sy, dhimbje e trishtim u përkujtua Dalip Greca për kontributin e tij në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, gazetën Dielli dhe në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 20 vjet. Dalip Greca do nderohet dhe kujtohet gjithmonë për shërbimet e veçanta ndaj komunitetit dhe çështjes kombëtare. Besnik, i papërtueshëm, i urtë, i mençur, i zgjuar, miqësor, i ndershëm, i përkushtueshëm, kurajoz e mbi të gjitha idealist. Ai mbylli jetën tokësore me nder e dinjitet. Qëndroi profesionist, patriot, qytetar dhe njeri model. Në emër të familjes foli Dorian Greca i cili përveç falënderimeve u ndal të figura e Dalip Grecës si familjar dhe patriot. Pas ceremonisë përkujtimore në banesën e përjetshme në Woodlawn Cemetery, familja Greca shtroi drekën e përkujtimit në “Cakor”.
I përjetshëm kujtimi dhe vepra për Dalip Grecën.