Te shtunen me 25 Prill ne ora 18:00 u organizua Kuvendi i deges se Vatres ne Queens, New York. Qellimi i ketij takimi ishte analiza e punes se deritashme te deges ne Queens, zgjedhja e kryetarit, zgjedhja e delegateve per Kuvendin e 2 Majit ne Jacksonville, Florida. Gjate parapregatitjes per fjalimet zyrtare delegatet kishin kenaqesine te pinin kafe dhe te ndiqnin filmin dokumentari per Camerine. Në mbledhjen vjetore të degës së “Vatrës” në Queens, nga Kryesia morën pjesë Kryetari, dr. Gjon Buçaj bashkë me zonjën Nikoleta, si dhe Sekretarja, zonja Nazo Veliu.
Kryetari i degës, dr. Skender Murtezani, i dha fjalën Kryetarit të “Vatrës”, i cili përshëndeti vatranët e mbledhur dhe mbajti nji fjalim të shkurtë, ku preku shkurtazi fazat e ndryshme historike nepër të cilat ka ecur Federata “Vatra” që nga themelimi, duke gërshetuar bisedën me rrethanat në të cilat ajo vepron sot dhe me sfidat e kohës aktuale. Ai foli për dobinë e formimit të degëvet dhe për vështirësitë që priten të dalin në mënyrë të pashmangshme në pah me zgjerimin e “Vatrës” dhe rritjen e numrit të antarëve, “por gjithmonë shumica shkon në drejtim konstruktiv, duke synuar qellimet e organizatës në interesin kombëtar”, tha më tej dr. Buçaj dhe shtoi se “antarësimi në “Vatër” është me vullnet, por si antar, çdonjëri duhet të respektojë Kanunoren e saj”.
Duke qenë kjo mbledhje organizohet në pragun e Kuvendit Vjetor që do të mbahet me 2 maj 2015 në Jacksonville të shtetit Florida, Kryetari Buçaj spjegoi, në pika të shkurtra, procesin e zgjedhjes së delegatëve simbas Kanunores, për përshtatjen e së cilës ka punuar më se një vit Komisioni i drejtuar nga z. Bashkim Musabelliu, antar i degës së Queens-it dhe i Këshillit Drejtues. Nga ndryshimet që propozoi Komisioni, janë nxjerrë shtesat (amendamentet) e aprovuara në Kuvendin e kaluar, ku u vendos me shumicë votash, që të mbetet Kanunorja e vjetër në fuqi, por të bëhen ndryshimet e nevojshme me anën e shtesave. Këto shtesa u miratuan në Kuvëdin e kaluar dhe mund të shtohen ose të modifikohen në Kuvëndin e javës që vjen.
Folesja e dyte sekretarja e Vatres zonja Naze Veliu, e cila foli per organizimit e Vatres si dhe procedures se zgjedhjes se delegateve.
Ne vazhdim Dr. Murtezani duke perdorur power point me ilustrime konkrete beri nje pershkrim te punes dy vjecare te deges se Vatres te Queens-it. Ne takimet e Vatres dega Queens per dy vitet e fundit kane marre pjese ne veprimtarite e deges 105 anetare. Dr Murtezani ka shprehu mirenjohjen z.Besian Krasniqit per punen e shkelqyshme teknike ne hapjen e web faqes on line dhe botimin e numrit te pare te NEWS LETTER VATRA QUEENS
Ne prezencen dhe autorizimin e 56 delegateve me shkrim u votuan gjasht delegate per Kuvendin e Jacksonville, pese te pranishem dhe nje Z.Musabelliu, qe nuk kishte mudnur te ishte pjese e takimit. Dr Murtezani beri nje pershkrim te punes se palodhur te Z.Musabelli-t, dhe e propozoi emrin e tij, qe te ishte nje nder delegatet e Kuvendit dhe gjeti mirekuptim ne mesin e Vatraneve te deges dhe qendres.
Pas numrimit te votave per delegate te Vatres ne Kuvend e vitit 2015 u zgjodhen.
1.Bashkim Musabelli
2 Dr Skender Murtezani
3 Besian Krasniqi
4. Saime Serri
5. Theodora Permeti
6 Alban Hoxha
Anetari i Kishillit te Vatres, z. Bashkim Musabelliu konfirmoi pamundesine e pjesmarrjes ne Kuvendin e Jacksonville, per shkaqe te punes se tij.
Ne takim ra ne sy pjesmarrja e konsiderueshme e Vatraneve te ri te cilet u treguan te interesuar te dine per aktivitetin dhe ngjarjet ne atdhe.
Z. Kristaq Papa foli rreth hapjes se Shkolles Shqipe ne Astoria dhe vijimin e saj, ndersa Haxhi Dauti, foli per zhvillimet e fundit ne Maqedoni.
Ne takimin e 5 anetareve te kryesise me kater vota per Dr Murtezani-n te vazhdoje punen kryetar i deges ai u rizgjodh ne postin e kryetarit.
SKENDER says
I DASHTUN DALIP
UN BERA PROPOZIMIN AI E KA VENDIN NE VATER PER TE MIREN E TE GJITHVE.
NUK E BERA TE FITOJ NDONJE KREDI PREJ DIKUJT. PA MAR PARASYSH SE CMENDON AI PER MUA,, AI ESHT I JASHZAKONSHEM DHE I DOBISHEM PER GJITH NE NE VATER.
FUNDI I FUNDI AI ISHTE NJE NDER INKURAJUESIT UN TI KTHEHEM VATRES ME TE GJITHA FORCAT.
PROPOZIMI IM AI TE JETE DELEGAT DHE ANETAR I KRYESISE NE QUEENS ISHTE JASHTZAKONISHT I MERITUAR NGA ANA E TIJ…PO UN NUK MERITOVA HESHTJEN QE ISHA I VENDOSUR ME PROPOZIMIN TIM TE MBAJ BASHKIMIN NE MESIN TONE SI NJE NGA UDHEHEQESIT E DEGES…
TE FALA
SKENDERI