-Natyrisht se e do luftën për Kosovën, edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ashtu sikurse Tomislav Nikoliqi, Vuk Jeremqi, Aleksandar Vulini, Ivica Daçiqi, patriarku serb Irinej, se “Kosovën, mos me paqe, do ta kthejmë me luftë”, sepse vetë politika e gabuar dhe miope e Prishtinës ka pranuar të hyjë në dialogë me Beogradin zyrtar, duke mos e penguar dhe, duke mos e gjykuar asnjëherë përpara ndërkombëtarëve parullën e rrezkishme të opsionit të hapur të luftës=”KOSOV JE SRBIJA” !?
Prandaj, nuk është sensacionale, as e para e as fundit !
Sepse vetë togfjalëshi kolonial gjeopolitik serbomadh:”Kosovo je Srbija”, do të thotë opsionin e hapur të luftës mes Kosovës dhe Serbisë, mos sot, nesër(!)
Kush nuk e kupton kështu, do të thotë nuk është i vetëdijshëm për rrezikun permanent, që po i kanoset Kosovës së lirë dhe të pavarur nga Serbia kolonialiste dhe imperialiste (1912-2020).
Prandaj, vetë e keni fajin dhe përgjegjësinë, që po dialogoni dhe po lidhni marrëveshje të kota me Aleksandar Vuçiqin, në dëm të interesave vitale të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. –Derisa të bisedoni dhe të lidhni marrëveshje me Vuçiqin, ai vazhdimisht , do t’ua rikujtojë se “Kosova është Serbi”, se “Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën” , se “Kosovën do ta kthejmë o me paqe, o me force” etj.
Lidhur me këtë pretendim dhe kërcënim të vazhdueshëm të liderëve politikë të Serbisë, sikurse që është presidenti aktual Aleksandar Vuçiq, që Kosovën e duan me çdo kusht, qoftë edhe me luftë, shtrohet kjo pyetje, po, cili burrë shteti në botë, do të kishte pranuar që të ulej me të për të negociur statusin e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008)? – Përgjigja është kjo,- ASNJË lider politik në botë nuk do të kishte pranuar , që të ulej në tryezën e bisedimeve me Aleksandar Vuçiqin, i cili sikurse Slobodan Milosheviqi po kërcënon se “Kosovo je Srbija, milom ili silom”!
Së këndejmi, prapë lind pyetja serioze, ku është morali njerëzor, politik, kombëtar, shtetëror dhe patriotik i atyre që po “çajnë kopalla” në Bruksel me Aleksandar Vuçiqin për copëtimin e Kosovës?
-E, tash, kinse po brengosem dhe po frikësohen shumë nga deklarata e luftës së Aleksandar Vuçiqit.
Ndonëse reagim i qëlluar i titullarëve të institucioneve shtetërore të Kosovës kundër deklaratës kërcënuese të Vuçiqit, por është tejet i vonuar jo më pak se 20 vjet. Mirëpo, në këtë moment mund të shërbejë si pretekst për pezullimin e Dialogut të Brukselit (2011-2020), nëse NATO-ja, BE-ja, OKB-ja dhe Amerika e marrën në konsideratë, duke e vlerësuar si provokim serioz të kërcënimit të paqes dhe të sigurisë në Ballkan, në Eropë dhe më gjerë në kontekstin e sigurisë së marrdhënieve ndërkombëtare.
Ndërkaq, politika, propaganda dhe diplomacia e lidershipit të Kosovës, nuk ka nevojë të përdorë të njëjtin fjalor të politikës kërcënuese të kolonializimit militarist serb, por, duhet t’i kryejë “detyrat e shtëpisë” në mbrojtjen dhe në ruajtjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke qëndruar sa më larg kontakteve me Serbinë derisa kjo nuk e njeh Kosovën), sepse që nga përmbysja e regjimit pushtues të Slobodan Milosheviqit, të gjithë presidentët, kryeministrat, kryekuvendarët dhe ministrat serbë trumbetojnë luftën me shqiptarët në Kosovë, duke pohuar si në kor të përbashkët : “Ne priznajemo Kosovo, Kosovo je nashe, Kosovo je Srbija” !?
-Emëruesi i të gjitha këtyre parullave, do të thotë se Serbia është në luftë të hapur me Kosovën.
Ja, kjo është substanca dhe mesazhi i përmbajtjes së deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “nëse Kosovën nuk mund ta kthejmë me paqe, atëherë me luftë”.
Kështu si Vuçiqi, tetë vjet më parë (2012)pati deklaruar edhe Tomislav Nikoliq (ish-president i Serbisë) se “Nëse shfaqet nevoja, Kosovën do ta kthejmë edhe me luftë…”
Mirëpo, asnjëri e as tjetri nuk “kanë faj” pse shprehen për opsionin e luftës në Kosovë, për shkak se liderët politikë shtetërorë të Kosovës kanë pranuar të dialogojnë me ta në Brukesel e gjetiu(2011-2020), të cilët, asnjëherë deri më tash, nuk e kanë bërë çështje para partnerëve ndërkombëtarë evropianë dhe amerikanë, as para BE-së e as para Kombeve të Bashkuara, PARULLËN “KOSOVA ËSHTË SERBI”, që nënkupton OPSIONIN E HAPUR TË LUFTËS NË KOSOVË. Gjithashtu, nuk e kanë problematizuar as Kushtetutën e Serbisë (2006), sipas së cilës, “Kosova është e Serbisë” !?
Me gjithë këtë rrezik permanent të politikës kërcënuese të përdorimit të forcës dhe të ndërhyjres së Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edita Tahiri, Enver Hoxhaj…etj., kanë pranuar që të hyjnë në Dialogun e Brukselit me Serbinë (2011-2020).
Ky ishte gabimi fatal politik dhe shtetëror, që sot po i kushton shtrenjtë pavarësisë së Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që Serbia e Aleksandar Vuçiqit po i sfidon dhe po i gjykon në Dialogun e Brukselit dhe në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë të Holandës.
Pas këtyre dy proceseve politike dhe juridike ndërkombëtare, që kontestojnë dhe e vën në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës dhe luftën çlirimtare antikoloniale të UÇK-së, as politika,as diplomacia e as propaganda e Prishtinës zyrtare nuk duhet të tregohen infantile dhe krejtësisht të “pakokë”, që të kërkojnë vazhdimin e Dialogut të Brukselit e as vazhdimin e procesit gjykues të Speciales në Hagë, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën, derisa presidenti Aleksandar Vuçiq e kërcënon me luftë Kosovën për fshirjen e saj nga harta gjeopolitike e Ballkanit.
Ne jemi për paqe, por nuk i trembemi luftës me Serbinë kolonialiste
Pavarësisht nga kërcënimet e këtilla paralajmëruese luftarake të presidentit të Serbisë, Alekandar Vuçiq dhe të ish-presidnetit paraprak serb Tomislav Nikoliq në adresë të Kosovës ( nga ushtrimi i strategjisë dhe i taktikës së frikësimit, si dhe nga aksionet subversive dhe terroriste të Serbisë, të demonstruara qe 20 vjet në pjesën veriore të Kosovës), kjo, në asnjë mënyrë, nuk do të thotë se shqiptarët i tremben luftës kërcënuese të Serbisë së vuçiqëve, të nikoliqëve, të daçiqëve, të vulinëve, të bërnabiqëve dhe të vuk jeremiqëve…etj.
Përkundrazi, shqiptarët së bashku me partnerët dhe me miqtë e tyre amerikanë dhe evropianë, nuk do të qëndrojnë indiferentë e as në vonesë, nëse Kosova, do të sulmohej nga Serbia. Këtë fakt, duhet ta mbajnë parasysh zjarrvënësit çetniko-fashistë të Sllobodan Milosheviqit dhe të Vojslav Sheshelit mbase Kosova nuk është më plaçkë koloniale e Serbisë, por një shtet i pavarur dhe sovran (edhe pse si shkak dhe pasojë e veto-s së Rusisë në KS, ende nuk është njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara), që mbështetet dirket dhe indirekt nga një superfuqi botërore-Amerika, nga Aleanca e Atlantikut Verior (NATO), si dhe nga 22 vende të Bashkimit Evropian (BE).
Si rrejdhim, në rastin më të skajshëm dhe më imagjinar spekulues astrologjik, ndoshta, një ditë, Ballkani do të mund të shndërrohej në ndonjë det adriatik ( si pasojë e tërmeteve tektonike natyrore), por Kosova të rikthehet nën Serbinë kolonialiste, ajo nuk do të ndodhë më kurrë në historinë e Ballkanit.Jeni trembur shumë nga deklarata e luftës së presidentit serb A.Vuçiq !?
–Pse, ashtu, Kosova më nuk është e vetmuar dhe në “mëshirnë” e Serbisë së A.Vuçiqit, por nën mbrojtjen e hekurt të Amerikës dhe të NATO-s. -Çdo provokim i armatosur i Serbisë, mund të shkaktojë luftën e tretë botërore.
-Pse ashtu, të shkaktohet panik dhe frikë e panevojshme në popull, kur ky prononcim i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është diç “fenomen i ri” politiko-propagandistik për shqiptarët e Kosovës, por vetëm një refren i përsëritur me dhjetra e qindra herë nga liderët politikë shtetërorë serbë të Beogradit dhe të popave të Kishës Ortodokse Serbe (1999-2020).
Deklarata kërcënuese për luftë e Vuçiqit nuk është sensacionale për ish-koloninë e Serbisë !
Mirëpo, si duket i ka trembur shumë qarqet drejtuese të shtetit të Kosovës, të cilat menjëherë me të drejtë kanë reaguar te ndërkombëtarët e pranishëm në Kosovë, te NATO dhe te BE-ja etj., që të marrin masa kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq që ka deklaruar se “nëse pala shqiptare nuk do kompromis me paqe, atëherë Serbia do të përdorë forcën”!?
Po, kjo nuk është diç e re, as fare befasuese në fjalorin politik, diplomatik dhe propagandistik të presidentit Aleksandar Vuçiq, sepse që nga përfundimi i luftës në Kosovë (12 qershor 1999), Serbia ka filluar të përgatitet për një luftë të re në Kosovë, sidomos kur Slobodan Milosheviqi ekstradohet në Hagë, më 2002.
-Që atëherë e deri më sot (2020) ushtria e Serbisë është modernizuar dhe pajisur me armë dhe me arsenal të lloj-llojshëm ushtarak të importuar nga Rusia, nga Kina dhe nga disa vende të tjera.
Mirëpo, këtë duhet kuptuar shumë seriozisht, sepse mund të prodhojë efekte negative, duke shkaktuar ndonjë konflikt ndërshtetëror(me intesitet të ulët a të lartë apo sporadik të konfrontimit sikurse konflikti mes Indisë dhe Pakistanit për shkak të Kashmirit) mes Serbisë dhe Kosovës, me qëllim që ta detyrojë Rusinë e Putinit që të involvohet në këtë konflikt. Mirëpo, nëse Serbia e Aleksandar Vuçiqit, është duke përgatitur ndonjë ndërhyrje të armatosur në Kosovë, llogaria dhe çmimi i saj, do të jenë të gabueshme dhe me pasoja të mëdha për Serbinë, mbase nuk jemi në vitet ’90 të shekullit XX, kur Kosova ishte e pambrojtur nga Shqipëria, nga Evropa dhe nga e gjithë bota.
Edhe Vuçiqi si Shesheli, si Milosheviqi, si Nikoliqi nuk është demokrat, sepse “Kosovën e quan Serbi” !?
Prandaj, kjo është një nga arsyet kryesore, që nuk duhet të negociohet me të për Kosovën, sepse ka të njëjtin bagazh ideologjik të nacionalshovinizmit çetniko-fashist dhe etnocentrik të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit dhe të Tomislav Nikoliqit. Me këtë lider politik regresiv antidemokratik dhe antipaqësor, nuk do të duhej të komunikonin e as të bashkëpunonin as lidershipi i Kosovës, as i Shqipërisë, as i BE-së e as i Amerikës, sepse ky, tanimë është rreshtuar në anën e koalicionit ruso-kinez. Këtë e dëshmon edhe importi i armëve dhe i arsenalit ushtarak nga këto dy fuqi botërore.
Çetnikët fashistë serbë kurrë nuk kanë qenë demokratë e as paqësorë, por vetëm piromanë të Ballkanit.
Këtë e ka provuar edhe historia e luftërave ballkanike (1912-1913); Lufta e Parë Botëtore (1914-1918), shkaktare e së cilës ishte Serbia, Lufta e Dytë Botërore, ku Serbia me kryeçtnikun Drazha Mihajloviq ishte në anën e boshtit nazifashist të Hitlerit dhe të Benito Musolinit, si dhe tri luftërat dhe agresionet e saj kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990- 1999) me Slobodan Milosheviqin në krye.
Pikërisht, për shkak të ndikimit të kësaj ideologjie çetniko-fashiste historiko-politike tradicionale, presidenti Aleksandar Vuçiq, tash së fundi ka paralajmëruar se do të ketë luftë në Kosovë !?
Fundja, të gjithë ata që besojnë se presidenti i Serbisë është demokrat dhe paqësor gabohen keq, mbase ai është “student” i shkollës ideologjike çetniko-fashiste të kriminelëve Vojislav Sheshel, Tomislav Nikoliq dhe Slobodan Milosheviq (1990 – 2001).
Se ky njeri nuk do t’i sjellë kurrëfarë paqeje Serbisë dhe rajonit, e dëshmoi edhe kjo deklaratë e tij kërcënuese ndaj Kosovës : “
Tërë bota mund të pësojë metamorfozë për mirë, për paqe, për demokraci, për integrim dhe për prosperitet në frymën globaliste dhe altruiste, por çetnikët kolonialistë dhe etnocentristë kurrë nuk mund të bëhen demokratë dhe paqësorë, sepse që nga mosha më e re edukohen në frymën e nacionalizmit shovinist dhe racistë nga priftërinjtë e tyre të Kishës Ortodokse Serbe, e cila ka themeluar gjuhën, kombin dhe shtetin serb në Ballkan. Këtë e ka provuar historia, politika dhe praktika e derisotme e Kishës Ortodokse Serbe, e cila qysh nën sundimin 500-vjeçar të Perandorisë Osmane te serbët ka arritur që t’iu rrënjosë vetëdijen kombëtare deri në stadin më të lartë të patriotizmit nacionalshovinist dhe racist negativ.
Thjesht, kjo është aryseja, pse as çetniku i kriminelit Vojislav Sheshel, dhe ish-ministri i Informacioneve të qeverisë së Slobodan Milosheviqit, Aleksandar Vuçiq (president aktual i Serbisë) kurrë nuk mund të bëhet demokrat e as paqësor, sepse ashtu është edukuar dhe arsmiuar nga mësimet e Kishës Ortodokse Serbe.
Pandaj, nuk duhet befasuar e as çuditur pse presidenti Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar me luftë Kosovën, duke e krahasuar me konfliktin e armatosur “ Nagorno-Karbah” mes Azarbejxhanit dhe Armenisë, se gjoja ” kur dikush del dhe e shkrin konfliktin e ngrirë, mund të jetë katastrofik. Prandaj, mesazhi i Serbisë është vazhdimi i Dialogut me Prishtinën. Më mirë të arrihet ndonjë kompromis sa më parë, sepse ndryshe mund të na ndodhë ndonjë konflikt. Prandaj, duhet të nxjerrim mësime nga vitet ‘90”.(https://direktno.rs/politika/313874/aleksandar-vucic-kosovo-i-metohija.html ).
Ne duam paqe me Serbinë, jo luftë me Serbinë!
Këtë e kemi pohuar me qindra herë brenda 20-vjeçarit të fundit (2000-2020), se populli shqiptar i Kosovës dëshiron të ketë fqinjësi të mirë me Serbinë (por, kuptohet secili zot në shtëpinë e vet, si dy popuj të barabartë paqësorë dhe si dy shtete të barabarta të pavarura dhe sovrane), por kjo varet nga vetë politika zyrtare serbe e Beogradit, jo nga shqiptarët, as nga Shqipëria. Një kaptinë e re e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të hapet vetëm atëherë, kur Serbia ta njohë Republikën e Kosovës.
Ndryshe çdo dialog politik me Serbinë shpie në kontestimin dhe në mohimin gradual të pavarësisë së Kosovës, e (ndoshta) edhe në ndonjë konflikt të ri të armatosur siç ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke e krahasuar Kosovën me “Nagorno Karabah), i cili nuk ka asnjë ngjashmëri me Kosovën, sepse Kosova ishte koloni 100-vjeçare e Serbisë kolonialiste dhe imperialiste. Këtë “mandat” kolonizues, Serbia e ka humbur në luftën e saj të fundit në Kosovë, me gjithë gjenocidin e kryer mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë (1989-1999).
Serbia në Kosovë ka vetëm një minoritet serb (pjesëtarët e të cilit kanë të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut sipas Kushtetutës dhe sipas së drejtës ndërkombëtare), varrezat, disa kisha dhe manastire serbe. Asgjë tjetër.
Prandaj, serbët e Serbisë nuk kanë pse të venë për të luftuar dhe për të vdekur në Kosovë, kur kjo nuk është e Serbisë, por tokë autoktone e shqiptarëve dhe e Shqipërisë etnike. Ndaj, do të ishte çmenduri të vdiset për tokë të huaj, siç thoshte dikur kryebashkiaku i Beogradit, akademiku urtak, altruist, demokrat, vizionar dhe paqësor, Bogdan Bogdanoviq, arkitekti me famë botërore, i cili si humanist i madh dhe i guximshëm, i tha, – JO politikës diskriminuese, raciste, fashiste dhe gjencidale të regjimit autoritar imperialist serb të Slobodan Milosheviqit.