-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Veton Berisha merr pjesë në programin studimor në Kongresin e SHBA-ve, dedikuar rolit të parlamenteve në forcimin e integritetit publik/PRISHTINË, 13 Prill 2016/Me ftesë të Komisionit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP) të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Uashington, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Veton Berisha, është duke marrë pjesë në programin studimor me temën: “Roli i parlamenteve në forcimin e integritetit publik”.Programi është organizuar në partneritet me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) dhe është i përqendruar në çështjet që kanë të bëjnë me etikën parlamentare, integritetin institucional dhe rolin që duhet të ketë parlamenti për të forcuar legjitimitetin e institucioneve dhe për të ruajtur besimin e publikut.Deputeti Veton Berisha, si përfaqësues i Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë program studimor, merr pjesë me deputetët e parlamenteve të shtatë shteteve nga katër kontinente. Pjesëmarrja në këtë ngjarje është një rast i mirë për të shkëmbyer përvojat kuvendore të Kosovës me praktikat e vendeve tjera pjesëmarrëse, thekson njoftimi i dërguar.Në kuadër të programit do të diskutohet edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen parlamentet në tranzicion, përpjekjet për të ndërtuar mekanizmat e nevojshëm për të ushtruar me efikasitet funksionin ligjvënës, dhe veçanërisht rolin mbikëqyrës në raport me Qeverinë. Programi përqendrohet edhe në rrolin dhe mënyrën e funksionimit të Komisionit të Etikës, formën e rregullimit të çështjeve që ndërlidhen me deklarimin e pasurisë, deklarimin e kontributeve gjatë fushatës zgjedhore, konfliktin e interesit dhe standardet etike për përfaqësuesit e zgjedhur.
Ky program synon të kontribuojë në nxitjen e diskutimeve rreth parimeve dhe normave të etikës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe rritjen e mbështetjes për iniciativat që kanë për qëllim rishikimin e Kodit të Mirësjelljes dhe krijimin e mekanizmave efikas që sigurojnë vënien në zbatim të standardeve më të larta të etikës parlamentare.
Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij programi studimor, deputeti Veton Berisha, nga komuniteti egjiptian, ka pasur takime me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të administratës së Kongresit, duke u njohur nga afër me parimet dhe normat e etikës parlamentare në SHBA./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.