nga Ekrem Bardha/
Drejtuar patriotit dhe shkrimtarit, zotit Naum Prifti,/
Duke lexuar gazetën Illyria, të datës 13 Maj 2016, u ndala tek shkrimi i zotit Naum Prifti me temë “Kush e filloi luftën civile në Shqipëri? Partia Komuniste apo Balli Kombëtar?”
Dëshiroj të ndalem tek ngjarjet politike që z. Naum Prifti ka komentuar duke arritur në konkluzion, që luftën civile në Shqipëri, e ka filluar Balli Kombëtar.Me këtë shkrim, dua të argumentoj që lufta civile nuk u fillua nga ballistët, por nga komunistët.
Qëllimi i komentit tim, nuk është replika që dëshiroj të bëj me shkrimtarin për ngjarjet në fjalë, mbasi çdo njeri ka të drejtën, që të komentojë ngjarjet sipas njohurive dhe perceptimeve të tij. Por në vitet për të cilat komenton z Naum, personalisht kam jetuar në Shqipëri dhe konkretisht në zonat ku zhvillohen ngjarjet lidhur me këtë temë. Qëllimi im mbetet, të tregoj një ngjarje të shëmtuar, të dhimbshme që ka ndodhur në Gërmenj, nga vendi i Themistokli Gërmenjit, ku kam qenë personalisht i pranishëm në këtë histori, së bashku me dy vëllezërit e mi më të mëdhenj, Samiun e Niaziun, dhe ishte pikërisht kjo ngjarje, kjo vrasje makabër, që ndezi luftën civile:Xhevdet Ramolli, Djali i Dervish Hajdar Ramollit, nga Tri-Urat e Leskovikut, një student 25 vjeçar, që vazhdonte stdimet në Liceun e Korçës, që rridhte nga familje nacionalist ballistësh, po udhëtonte nga Teqeja për në Korçë.
Komunistët e batalionit “Hakmarrja”, të urdhëruar nga komandant Petrit Dume dhe komisar Josif Pashko, ndaluan veturën e tij dhe e urdhëruan të zbriste, e ekzekutuan dhe lanë Xhevdetin të mbytur në gjak. Pamja më e rëndë ishte sepse e kishin masakruar me thikë, duke i prerë veshët dhe gishtërinjtë. Viti ishte 1941.
Lajmi shumë shpejt arriti në fshatin tonë, sepse ishte vetëm 4 kilometra nga ngjarja dhe vëllezërit më pyetën nëse doja të shkoja me ta. Unë pranova dhe kështu morëm rrugën në këmbë drejt vendit të ngjarjes dhe e mbaj mend që ecnim me shpejtësi që të arrinim sa më parë. Aty e pamë me sytë tanë trupin e shtrirë të Xhevdetit, të pa lëvizur akoma nga vendi, Dhe sot e kësaj dite, kur e kujtoj atë pamje, më dridhet mishi.
Njerëzit u tronditën dhe u trembën nga ky krim i shëmtuar i komunistëve. Ishte herë e parë që kishin ndodhur një vrasje e tillë. Të nesërmen e ngjarjes një grumbull i madh njerëzish, erdhën të merrnin pjesë në varrim dhe unë si pjesmarrës në varrim nuk mund ta harroj atë skenë, kur njerëzit e indinjuar nga kjo vrasje filluan të thërrisnin: “Hakmarrje! Hakmarrje!”
Por, babai i Xhevdetit, Dervish Hajdar Ramolli tha, ”Mos zini në gojë hakmarrje. Djalin ia kam falur Shqipërisë. E pati këtë fat im bir, por nuk dua të vriten të rinj të tjerë për shkak të tij”. Ky deklarim fisnik, tolerant, patriotik i tij, nuk ka nevojë për koment.
Komunistët hapën fjalë se Xhevdetin e ekzekutuan, mbasi ai ishte fashist, ku në të vërtetë Xhevdeti nuk kishte pranuar ta vishte këmishën e zezë dhe ky veprim i tij njihej nga të gjithë njerëzit përreth zonës.
Duke lexuar artikullin e shkrimtarit z. Naum, i cili arrin në përfundimin se luftën civile e filluan ballistët në vitin 1942, atëherë më vijnë në mendje disa pyetje.A ka mundësi të pranojmë akuzën e komunistëve, që Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashëri, të jetë tradhëtar dhe ti ketë shërbyer fashizmit, kur njihen idetë e tij patriotike?
Si shpjegohet fakti që në demonstratën e parë antifashiste në Korçë, të organizuar nga Abaz Ermenji, Safet Butka dhe Enver Hoxha, menjëherë mbas përfundimit të saj, dy përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji dhe Safet Butka arrestohen dhe internohen në Itali, ndërsa Enver Hoxha mbetet i paprekur nga fashistët?
A ka mundësi të besohet që Hysni Lepenica, u akuzua nga komunistët si fashist, kur ai e kundërshtoi pushtimin fashist dhe u ekzekutua nga fashistët?
Po në fshatin Podë, si argumentohet që partizanët vranë pa asnjë shpjegim në mes të fshatit një djalë të ri, vetëm sepse ai rridhte nga një familje nacionaliste?
Si këto raste ka edhe shumë të tjerë, por është për të ardhur keq sepse ngjarjet dhe historitë e ndodhura në vendin tonë janë shkruar dhe komentuar sipas një politike të caktuar ose sipas regjimit që dikur ishte në fuqi.
Duke u bazuar nga ngjarjet e ndodhura, mendoj se lufta civile filloi pikërisht në Gërmenj, në vitin 1941, e nxitur dhe e filluar nga vetë komunistët. Por po në ato vite, mbas krimeve të filluara nga komunistët, edhe ballistët, ku kishte njerëz të pandërgjegjshëm në radhët e tyre, filluan krime kundër partizanëve.
Unë e kuptoj komentin e ngjarjeve gjatë periudhës komuniste, që dhe vetë historianët ishin të detyruar të mos tregonin të vërtetën e ngjarjeve të ndodhura, por mëndoj se tashmë ka ardhur momenti që shqiptarët të njohin historinë e vërtetë, ashtu si ajo ka ndodhur, pa futur politikën dhe interesat në mes.
Fatkeqësisht dihet që historia është shkruar në interes të regjimit në fuqi dhe sidomos regjimit nën diktaturën e Enver Hoxhës, kështu ajo do të shtrembohej dhe kjo është e papranueshme.
- Naum, është në fisnikërinë e një kombi dhe të një populli, që të rishkruhet historia në bazë të ngjarjeve dhe të fakteve ashtu si ato kanë ndodhur.
Prandaj duhet të reflektojmë dhe të tregojmë vetëm të vërtetën, edhe pse shpesh ajo është e hidhur, por në fund të fundit e vërteta në tregimin e ngjarjeve i shërben trashëgimisë që do ju lëmë brezave që do të vijnë.
* Kjo ngjare është illustruar në librin tim, “Larg dhe pranë Shqipërisë”, hartuar nga Naum Prifi, në faqen 33, botuar në vitin 2002.
EB
Denokrimetekomunizmit says
Zoti Bardha
Te pergezoje per reagimin e qete origjinal dhe pa emocione duke hedhur poshte profesor Priftin qe vuan nga semundja e humbjes se kujteses tani ne pleqerin e padeshirueshme Por mos harro se professor Prifti ne cfardo moshe dhe periudhe eshte nga po ata qe shkruajn me nostaligji per te kaluaren e prinderve te tyre partizan dhe komuniste te flaket.
Para disa kohesh nje fare Keze Zyloja shkruajti nje palo shkrim per 70 Vjetorin e Luftes Partizane -kupto luftes civile ne Shqiperi e Kosove me titull “Jam krenar shume me ty Baba per Luften Nacional Clirimtare”
Denokrimetekomunizmit says
Te pergezoje per reagimin e qete origjinal dhe pa emocione duke hedhur poshte profesor Priftin qe vuan nga semundja Alzheimer’s e humbjes se kujteses tani ne pleqerin e padeshirueshme Por mos harro se professor Prifti ne cfardo moshe dhe periudhe eshte nga po ata qe shkruajn me nostaligji per te kaluaren e prinderve te tyre partizan dhe komuniste te flaket.
Para disa kohesh nje fare Keze Zyloja shkruajti nje palo shkrim per 70 Vjetorin e Luftes Partizane -kupto luftes civile ne Shqiperi e Kosove me titull “Jam krenar shume me ty Baba per Luften Nacional Clirimtare”
denokrimetekomunizmit says
Zoti Bardha !
Të përgëzojë për reagimin tuaj që unë do ta quaja të qartë, origjinal dhe pa ngarkuar në emocione, duke e hedhur poshtë analizën e profesor Priftit, i cili mesa di unë, kohët e fundit, po vuan nga semundja e humbjes se kujteses, Alazheimer’s, pikërisht, tani në atë pleqërin e padeshirueshme!.
Por do të kujtoja zoti Bardha, se professor Prifti – në çfardo moshe dhe periudhe, është po nga ata që sa herë gjejnë rastin, shkruajn diçka me atë nostaligjin e tyre, për të kaluarën e prindërve të tyre, që ishin partizan në atë kohë kur aji shkruan për atë luftë, dhe komunistë të flakët të atij rregjimi që erdhi në fuqi po me atë lloj lufte.
Para disa kohësh, kam pasur rastin të lexojë lart e poshtë, një farë Keze Zyloja, e cila shkruajti një palo shkrim me rastin e 70 Vjetorit të Luftës Partizane – çka do të thotë, asaj luftës civile, që zhvillua në atë kohë në Shqipëri dhe e tillë u shtri deri në Kosovë, duke vrarë nacionalistët.
Ajo shkrunate një shkrim për babain e saj të ndjer, me titull “Jam krenar shumë me ty Baba për Luftën Partizane”…….nese e gjen në internet lexoje dhe shife se nuk ndryshon nga ato rrëfenjat me partizan e ballista si at të profesor Priftit, ….
Fritz Radovani says
Partine komuniste e krijuen shovenistet sllavokomuniste te Titos, dhe po ata drejtuen edhe “luften vllavrasese nacional – clirimtare”. Kete “lufte vllavrasese” ne Shqipni ata e kane drejtue me tradhtaret e Atdheut, ne sherbim te Titos dhe te Stalinit, te ndihmuem nga te gjithe ata qe i furnizonin me arme dhe napolona ari.
Zekthi says
Emigranti , nje fjale e urte thote : ” njeriu flet aq sa dine ” e ne kete besoj se zotit Bardha ska pse ti ngelet hatri per cka ju thoni ne adresen e tij !