At Gjergj Fishta: “Mblidhnu tok si kokrrat n’sheg”/
104-vjetori i Pavaresise se Shqiperise, Dita e Flamurit, u kremtua ne menyre madheshtore ne Lynnwood Convention Center, ne qytetin me te njejtin emer ne Washington State, te dielen, me 20 Nentor 2016 nga 5-11:45 te mbremjes.
Gezuar Diten e Flamurit!
Falenderim e mirenjohje te thelle VATRES e baballareve te Kombit, qe punuan me dashuri e perkushtim, qe flijuan gjithshka per nderin dhe lirine e Shqiperise Etnike, per vlerat dhe idealet qe e rilinden dhe lartesuan identitetin shqiptar!
Po ju dergoj fjalimin e rastit
Me nderime,
Ferhat Ymeraga
Kent, Washington State
***
DITA E FLAMURIT
Nga Ferhat Ymeraga/*
“Mblidhnu tok si kokrrat n’sheg”/
At Gjergj Fishta/
Njëqind e katër vjet më parë, më 28 Nëntor 1912, baballarët e kombit në krye me Ismail Qemalin, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Kështu, përfundoi nata e gjatë e pushtimit otoman dhe Shqipëria doli në dritë. U rilind! U rilind bashkë më flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Pavarësia e Shqipërisë u arrit falë gjakut të derdhur të bijve e bijave më të mirë të Shqipërisë Etnike: të dëshmorëve e martirëve të shumë brezave, po dhe gjakut të njerëzve të rëndomtë: të femijëve, grave e pleqve, të të rinjëve e të rejave, që u kapluan në stuhinë e betejave të përgjakshme, duke përfshirë dhe Luftën e fundit në Kosovë.Me gjakun e tyre të pafajshëm, ata e vaditën tokën arbnore, duke e shenjtëruar atë. Duke e bërë Atdheun tokë të shenjtë të lirisë!
Jemi mbledhur sonte këtu që të kujtojmë e nderojmë bijat e bijtë më të shtrenjtë të Atdheut, që dhanë jetën e tyre që Shqipëria të jetojë! Ata dhe ato ranë fli në altarin e lirisë, më besimin dhe vizionin se:
Nga Tivari në Manastir, nga Presheva ne Prevezë,
Nga Shkodra ne Janinë, nga Kosova ne Çamëri
Është Shqipëri. Është Atdhe. Është Arbëri!
Sot, vërtet, kemi dy shtete shqiptare, po vetëm një Atdhe!
Flamuri Kombëtar është Formula e Pagëzimit e idealeve të lirisë e bashkimit. Le ta pagzojmë të gjithë së bashku këtë Ditë të Shenjtë të rilindjes së Shqipërisë,të lirisë e te flamurit shqiptar, që Atdheu të jetojë i bashkuar, i lumtur dhe i përparuar brez pas brezave.
Zoti ju bekoftë juve dhe Shqipërinë!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara t’Amerikës dhe botë!
E diel, me 20 Nentor 2016
Lynnwood, Washington
***
ALBANIA’S FLAG DAY
By Ferhat Ymeraga
One hundred and four years ago, on November 28, 1912, our nation’s fathers, headed by Ismail Qemali, declared the Independence of Albania. Thus ended the long night of Ottoman rule and Albania was delivered to light. It was reborn! It was reborn together with the flag of Gjergj Kastrioti Scanderbeg.
Albania’s independence was achieved thanks to the blood shed by the best sons and daughters of Ethnic Albania: by the martyrs of many generations, but also the blood shed by ordinary people: children, women, elderly and youth who were caught in the whirlwind of the bloody battles, including the last war in Kosova.
With their innocent blood they nurtured the Albanian land—sanctifying it and transforming the homeland into the holy land of freedom!
We are gathered here tonight to remember and honor these dearest daughters and sons of our homeland that gave their lives that Albania might live. They fell on the altar of freedom, with faith and vision that:
From Tivar to Manastir, from Presheva to Preveza,
From Shkodra to Ioannina, from Kosova to Cameria
It’s Albania. It’s one homeland. It’s Arberia!
Today, it’s true, we have two Albanian states, but only one homeland!
Our national flag is a blessing of the ideals of freedom and unity. Let us bless all together this Holy Day of the rebirth of Albania, freedom, and the flag, so that our homeland may live united, in happiness and prosperity, generation after generation.
May God bless you and Albania!
May God bless the United States of America and the world!
November 20th, 2016
Lynnwood, Washington
*Fjalim i mbajtur me rastin e kremtimit të 104-vjetorit të shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në Lynnwood, Washington, ditën e diel, më 20 Nëntor 2016. (nga Ferhat Ymeraga). A speech delivered on the occasion of the 104th anniversary of the Declaration of Albania’s
Independence. Lynnwood, Washington State
Sunday, November 20th, 2016 (read in English by Sava Simbe, board member of the association)