Nga marrëveshja në marrëveshje. I këtillë është bërë dialogu Thaçi-Daçiq. Midis Qeverisë sëKosovës dhe asaj të Serbisë nuk ka më dialog në mungesë e si mungesë të marrëveshjes por ka marrëveshje të njëpasnjëshme. Një marrëveshje, disa marrëveshje, shumë marrëveshje, edhe më shumë marrëveshje për zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Thaçi e Daçiq nuk po dialogojnë më – ata po merren vesh, madje shpejt e kollaj, si asnjëherë më parë dhe ashtu siç askush nuk ka mundur ta (para)mendojë. Fjala dialog është zëvendësuar me fjalën marrëveshje.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë që retroaktivisht mund të konstatojmë se dialogu teknik e politik para 19 prillit 2013 paska qenë mosmarrëveshje. Vetë dialogu ishte marrëveshja kryesore qëtash është proliferuar në këtë inflacion të marrëveshjeve të pandërprera për gjithçka ndërkohëqë Kosovës po i mbetet pakçka prej shtetësisë e pasurisë së saj. Dialogu ishte marrëveshja kryesore meqenëse aty u morën vesh që Serbia të mos kushtëzohet; dhe, u morën vesh që do tëmerren vesh veçse për çështjet e brendshme të Kosovës. Prandaj, ishte kjo marrëveshje kryesore ajo që edhe mundësoi marrëveshjet e tjera por edhe i imponoi ato.
Marrëveshja 15 pikëshe Thaçi-Daçiq dhe kjo tjetra për zbatimin e saj qartazi po shpiejnë te ndryshimi i shumë ligjeve në Kosovë e jo te ndryshimi i Kushtetutës në Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi po e konsideron normale Kushtetutën e Serbisë dhe jonormale ligjet në Kosovë. Po normalizohet shteti i Serbisë brenda Kosovës dhe Kosova brenda Kushtetutës së Serbisë. Varësia aktive e Kosovës nga Serbia po përkthehet në pavarësi tëAsociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Serbia nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës përgjatë marrëdhënies me të, andaj tash Kosova po e pranon autonominë e serbëve. Marrëdhënia me Serbinë që s’na njeh jashtë saj po e normalizon Serbinë brenda nesh.
Sipas marrëveshjes për zbatimin e marrëveshjes së parë të 22 majit 2013, Serbia na tregon vetëm se kë prej zyrtarëve të saj dëshiron ajo që ta fusë në sistemin institucional të Kosovës, ndërkaq Kosova ua jep atyre aministinë dhe ua hap pozitat e postet përkatëse. Gjithçka organizohet sipas parimit etnik e territorial dhe për strukturat paralele shtetërore të Serbisë qëjanë jo vetëm ilegale, por edhe kriminale e armiqësore, tash do të paguajmë vetë ne nga buxheti i Republikës së Kosovës. Pavarësia e Kosovës e shpallur para më shumë se pesëvjetëve nuk po përdoret për ta bërë Kosovës sovrane e me integritet territorial por, përkundrazi, për ta legalizuar e forcuar Serbinë përbrenda Kosovës.
E, megjithatë, Qeveria e Kosovës nuk po mjaftohet me qëndrimin dhe vendimet e saj në favor të Serbisë. Ajo synon që t’i vulosë ato në shtetin e Kosovës prandaj është paralajmëruar qëmarrëveshjet do të vijnë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Kështu, Kuvendi po instrumentalizohet nga Qeveria si organ ku legjitimohen tendencat e saj anti-demokratike, anti-kombëtare e anti-shtetërore. Demokracia po përdoret kundër kombit, shtetit dhe vetëdemokracisë. Kuvendi aktual ka aq shumë deputetë të pazgjedhur nga pozita të cilët nuk duan që Kuvendi të zgjedhë. Por, Kuvendi i Kosovës ka edhe aq shumë deputetë të tjerë nga opozita që e pranojnë Qeverinë si zgjedhë. Qeveria e Kosovës është kushti për Serbinë brenda Kosovës, mirëpo këta deputetë brenda Kuvendit janë mundësia për këtë Qeveri.
Kur para një viti e morën pushtetin në Serbi Nikoliq, Daçiq e Vuçiq, kishte të atillë në Kosovëqë thoshin se më mirë është që tani radikalët dhe nacional-shovinistët e kanë pushtetin atje sesa ta kenë atë demokratët dinakë si Tadiqi që i preferon edhe perëndimi demokratik. Mirëpo, ata mbase do të jenë befasuar me Thaçin i cili i ka rehabilituar politikanët kriminelë të luftës(të familjes së Milosheviqit e Sheshelit) duke pranuar kërkesat e aspiratat e tyre.
Tanimë Thaçi po shihet si politikan i huaj për Kosovën edhe për faktin që diskutohet se a do tëmundet që Kuvendi ta ndal marrëveshjen (përmes mosratifikimit të saj) sepse Qeveria s’mban aspak, asgjë dhe asnjëherë kur duhet të mbrohet Republika e Kosovës, interesi i vendit, vullneti i popullit e pavarësia e shtetit. Thaçi është bërë zëri i Serbisë në Kuvendin e Kosovës që s’po bëhet dot zëri i shqiptarëve.
Po qytetarët shqiptarë të Kosovës, pse ata kryesisht e zakonisht po heshtin? Si bëhet qëmynxyra politike me pasoja afatgjate e cila po e pllakos Kosovën po has në heshtjen e qytetarëve? Në fakt, duket se kjo është vetë përgjigja më parë se pyetja. Marrëveshja 15 pikëshe Thaçi-Daçiq dhe plani i zbatimit për të janë aq të këqija saqë e vetmja mundësi t’ia dalësh disi me to është që thjesht të mos i besosh e të heshtësh për to. Vetëm duke menduar se këto nuk janë të vërteta, vetëm duke mos i besuar ato, arrin të mos përjetosh thyerje nervore. Kushedi, ndoshta pikërisht këtë gjë po e bëjnë jopak qytetarë të Kosovës. Dihet që njerëzit nëKosovë përgjithësisht janë pasivë por jo edhe indiferentë. Duket që tash gjërat janë aq keq saqë s’mund të mbetesh kurrsesi pasiv pa e instaluar me forcë indiferencën brenda vetes. Dhe, më tej, kjo indiferencë mundësohet vetëm si mosbesim i verbër ndaj shqisave tua të shikimit e dëgjimit.
28 maj 2013
Albin Kurti