Tepelene- Në luftën për asgjësimin e parcelave me kanabis të ndërmarrë nga Ministria e Brendshme, ministri Saimir Tahiri ka hasur rezistencë pikërisht në Tepelenë, vendi i tij i i origjinës.
Por, jo vetëm, sipas denoncimeve të bëra nga PD në seancën parlamentare të 29 nëntorit 2013 shumë drejtues të lartë të policisë që u emëruan nga ministri Tahiri janë nga Tepelena, madje dhe nga Kurveleshi ku mesnatën e 29 majit banorët kanë qëlluar me armë, kanë bllokuar rrugën me inerte madje kanë thyer xhamat makinave të policisë për të mos i lejuar të hyjnë.
Sulmuan policinë në hyrje të fshatit
Policia e Gjirokastrës bën publike detajet e ngjarjes së ndodhur mesnatën e së enjtes 29 maj në komunën e Kurveleshit kur disa persona ndaluan policinë të hyjë në fshat për të kryer operacionin për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.
Në hyrje të fshatit Lekdush një grup personash kanë kundërshtuar me dhunë policinë duke thyer me mjete të forta xhamat e makinës së policisë. Më pas kanë bllokuar me inerte rrugën dhe kanë qëlluar me armë zjarri për të penguar forcat e policisë për të mos vazhduar operacionin.
Policia është tërhequr për t’u kthyer disa orë më vonë me dhjetra forca të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, RENEA, FNSH, e Delta Forcë. Kur rruga u hap janë kryer kontrolle banesash. Janë sekuestruar 3 automjetet me të cilat kanë lëvizur personat e armatosur si dhe janë kryer kontrolle massive të territorit.
8 të arrestuar 2 në kërkim
Tetë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim si autorë të sulmit me armë ndaj policisë por dhe bllokimit të rrugës në hyrje të fshatit Lekdush të komunës Kurvelesh.
“Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë i dyshuarve si autorë të sulmit me armë ndaj policisë dhe bllokimit të rrugëve. Janë arrestuar M.Kurra, S.Mema, për akuzën e vrasjes në rrethana të cilësuara të mbetura në tentativë.
Si dhe u arestuan D.Qendro, E.Lusha, K.Sulmataj, D.Majko, G.Nerguti, N.Muca. për organizim i grumbullimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur. Gjithashtu për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë.
Ky operacion i policisë ishte ndërmarrë në kuadër të operacionit të koduar “Derveni” dhe u shkatërruan 3500 fidanë kanabis
Në zonën e ish minierës së fosforit në komunën Kurvelesh dhe forcat e policsië së Tepelenës kanë vijuar operaconin për krehjen e gjithë zonës.
NJOFTIM PËR SHTYP.
Vijon puna për parandalimin e kultivimit të Canabisit.
Në vijim të Operacionit të koduar “Derveni”, në zonën e Ish minierës së Fosforit në Fshatin Gusmar të Komunës Kurvelesh të rrethit Tepelenë, arrestohen 8 persona.
Sekuestrohen tre automjete.
Në vijim të operacionit të Koduar Derveni të zhvilluar nga Efektivat e Policisë së Komisariatit të Policisë Tepelenë, në zonën e ish minierës së Fosforit në fshatin Gusmar të Komunës Kurvelesh të rrrethit Tepelenë, ku u shkatërrua një Serrë me 3500 fidanë canabis sativa në gota plastike, të cilat do kultivoheshin në këtë zonë , dhe ishin hapur 3500 gropa, opreacioni ka vijuar për kontrollin e plotë të gjithë zonës në komunën Kurvelesh.
Një grup personash të ardhur nga zona të tjera me lidhje farefisnore në këtë komunë, dhe disa persona nga fsharat e komunës Kurvelesh , kanë kundërshtuar me dhunë policinë e Tepelenës që po vijonte operacionin për kontrollin e teritorit , ku kanë thyer me mjete të forta xhamat e njërës nga makinat e policisë.
Më pas këta persona kanë bllokuar rrugën për në hyrje të fshatit Lekdush me inerte dhe kanë qëlluar me armë efektivat e policisë që po shkonin për të hapur rrugën.
Në ndihmë të efektivave të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë shkuar dhjetra forca të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirtokastër, e më pas edhe Reparti Special Renena , grupet të FNSH, e Delta Forcë.
Si rezultat është bërë hapja e rrugës , janë kryer dhjetra kontrolle banesash, është kryer kontroll masiv i teritorit që mbulon Komuna Kurvelesh , janë sekuestruar 3 automjete që kanë lëvizuar personat e armatosur , por më pas i kanë braktisur pasi të gjitha hyrje – daljet ishin të bllokuara nga Policia, si dhe janë arrestuar tetë persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë dhe konkretisht:
M.Kurra, i datëlindjes 1992, lindur dhe banues në Progonat.
S.Mema, i datëlindjes 1991, lindur dhe banues në Progonat.
Dyshohet se keta dy shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë që janë shpallur në kërkim nga ana jonë dhe persona të tjerë që vijon puna për identifikimin e tyre , kanë goditur me mjete të forta makinën e policisë dhe më pas kanë bërë bllokimin e rrugës me inerte , si dhe kanë sulmuar me armë efektivat e policisë.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Vrasje në rrethana të cilësuara mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim:, si dhe “Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshëshme me pjesmarrje të personave të armatosur”.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë:
1. D.Qëndro, i datëlndjes 1987, banues në Progonat.
2. E.Lusha , i datëlindjes 1984, nga Dibra banues në Tiranë.
3. K.Sulmataj, i datëlindjes 1968, lindur në Kukës e banues në Tiranë.
4. D.Majko, i datëlindjes 1993, banues në Progonat Tepelenë.
5. G.Nerguti, i datëlindjes 1986, banues në Kukës.
6. N.Muca , i datëlindjes 1995, banues në Librazhd .
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasëve është bërë pasi dyshohet se janë autorë të ngjarjes së Progonat ku kanë bllokuar rrugën , kanë goditur me mjete te forta makinën e policisë dhe kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë që ishisn duke kryer detyrën.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.(Kortezi TV Ora News)