Sot, e Shtunë, 17 Gusht 2019, editori i Gazetës Dielli u takua me Kryetarin e Partisë Lëvizja e Legalitetit, Dr. Shpëtim Axhami. Biseda u përqëndrua në krizën shqiptare dhe përpjekjet që bën Partia Lëvizja e Legalitetit për një opozicion të fortë dhe konstruktiv.
Editori i Diellit e informoi Dr. Axhamin për marrëdhëniet e shkëlqyera të Legalistëve të Amerikës me Vatrën, marrëdhënie që nisën me insiativiën e Mbretit Zog 60 vite të shkuara, kur një përfaqësi e Vatrës me Anthony Athanas dhe Kristo Thanas, shkuan në Kanë të Francës në Rezidencën e Mbretit dhe kërkuan anëtarësimin e Legalistëve të Amerikës në Vatër. Një ide që Mbreti e përkrahu dhe urdhëroi Legalistët e Amerikës t’i bashkoheshin Vatrës. Edhe sot Vatra ka në strukturat e saj Legalistë, që japin kontribut të rëndësishëm në veprimtaritë e Komunitetit.
Biseda ishte miqësore. Dr. Axhami shfaqi interesim për veprimtaritë e Vatrës dhe bashkëpunimin e Legalistëve me Vatrën, si dhe rolin e gazetës DIELLI, gazetë që përjeton Shekullin e dytë të jetës së saj.