

Kombi ynë, Shqipëria, nëpër shekuj të përgjakur ka shënuar historin e lavdisë së tij, duke ngritur gjithëmon lart virtytet më të mira njerzore. Si kurorë e gjithë arritjeve konsiderohet Shpallja e Pamvarësisë më 28 Nëndor 1912. Për nder të kësaj feste shoqata jonë e policisë shqiptaro-amerikane organizon këtë takim të gjërë me pjesëmarrjen e antarëve dhe pjesëtarëve e të afërmëve të familjeve të tyre. Komuniteti shqiptaro-amerikan kudo ku ndodhet e feston me larmi e krenari çdo vit këtë festë madhore të mbarë shqiptarëve. Akti i shpalljes së Pamvarësis ishte fryt i përpjekjeve dhe luftrave shekullore të shqiptarëve për të mbrojtur tërësin tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pamvarur shqiptar. Me vendîmet e Kuvëndit të Vlorës, kombi shqiptar fitoj të dejtën e tij të pamohushme për të qënë i lirë dhe i pamvarur, krahas kombeve dhe popujve të tjerë të Europës. 28 Nëndori i vitit 1912 shënoi një këthes historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e sajë më të shpejt ekonomik, shoqëror dhe kulturor. Shpallja e Pamvarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve dhe planeve të tyre për coptimin e plotë të Shqipërisë. Shpallja e Pamvarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe të gjithë forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar, me pushkë dhe me penë. Më 28 Nëndor 1443 heroi legjendar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mblodhi popullin dhe ngriti flamurin kuq e zi në akandın e Kështjellës së Krujës. Në vitin 2017 qeverija e Republikës së Kosovës shpalli ditë feste dhe njohu 28 Nëndorin si Ditën e Pamvarësisë. Akti i Ismail Qemalit dhe të ardhurve të tjerë nga trevat shqipëtare duke ngritur flamurin në Vlorë përbën preludin më të lartë në historin e lavdishme të popullit tonë liridashës. Luftrat e vazhdueshme të popujve të viseve shqiptare forcuan edhe më tej tiparet e luftëtarëve të lirisë si dhe vetëdijen kombëtare. Shpallja e Pamvarësisë ishte akt jetik për popullin tonë, ajo hoqi qafe zgjedhën e huaj dhe kurorëzoj veprën e Rilindasve, duke hapur një epokë të re luftimesh e përpjekjesh për të mbrojtur pamvarësin e fituar nga rreziqet e jashtëme e të brëndëshme, për të siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndë dhe për të vendosur rendin demokratik. Pra , përkujtimi i shpalljes së Pamvarësisë na nxit neve të meditojmë për fatin historik të kombit shqiptar me të cilin lidhen në mënyrë të pazgjidhëshme edhe fatet e çdo shqiptari dhe për vlerat që përmban dhe rrezaton Flamuri Shqiptar. Kujtimi, që sot na çon në 28 Nëndor 1912 na sjellë në mëndje dhe në zëmër edhe rrugën e përshkruar gjatë viteve e shekujve nga ata shqiptar, që pa ansnjë dallim e përkushtim, bindje, punuan dhe flijuan gjithëçka, madje dhe jetën për Atë Ditë e për vlerat e patjetërsueshme që simbolizon Flamuri Kuq e Zi. Ne duhet të falënderojmë Zotin që na dha mundësinë për të ardhur dhe shijuar jetën the respektin e kombit më të mrrekullueshëm në botë ,të kombit amerikan. Angazhimi i shqiptaro-amerikanëve në radhët e departamenteve të policisë në qytete të ndryshme na obligon ne për të bërë një punë më dinjitoze, me ndershmëri, prefsionalizëm dhe përkushtim për ruajtjen e rendit dhe qetësisë kudo. Përçka ju keni arritur meritoni urimet më të mira, po ashtu dhe familjet tuaja që në çdo arritje tonën kanë dhënë mbështetjen, mundësin dhe qetësinë që ne të bëjmë gjërat më të mira në sektorët e punës sonë fisnike. Gjithëmon me disiplinë të lartë, të bashkuar dhe respekt për punën dhe jetën totalisht të ecim përpara. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti ju bekoftë ju. Respekt, Faleminderit.
Elton Shametaj* Fjala e mbajtur ne darken e Pavaresise dhe te Flamurit tone Kombetar ne emer te Bordit Drejtues dhe te te gjithe anetareve te “Albanian-American Law Enforcement Association”.