Dr. Shefqet Deliallisi/
Të moshuarit janë të hiper-fokusuar deri në obsesion në kërkim të një jetzgjatje sa më të gjatë…
Në “shërbim” të këtij interesi kaq të shtuar është një sistem shëndetsor i shtrenjtë që veç shëndetit i shërben edhe interesave të mjekësisë së komercializuar.
Nga ana tjetër e interesuar është dhe shkenca e madhe, që vazhdon me studime pa fund për zgatjen e jetgjatgjatsisë…
“Plakja sëmundje” përbën një burim të madh financimi për programet e saj kundër plakjes…
Dhe nuk mbetet pas media që pa fund reklamon “rini të përjetshme,” “jetzgjatje pa kufi” dieta “çudibërse”, “superushqime” kundër plakjes, vitamina, suplemente, kirurgji kozmetikë, duke krijuar iluzionin që plakja s’është veçse një sëmundje që trajtohet!
Në modën e re të shpikjeve të sëmundjeve, mjeksia moderne ka përfshirë dhe plakjen.
“Po i hapet dera trajtimit të plakjes si sëmundje, një kod i gjerë i implementuar nga OBSH po i paraprin këtij qëllimi” shkruan në editorialin e saj revista “Lancet Diabetes & Endokrinology”(2018).
Por a është plakja sëmundje ? Nëse po, pse jo dhe adoleshenca, menopauza, apo dhe shtatzania ?
Historikisht plakja është konsideruar një fazë e jetës, një proces natyral !
Pse atëhere duhet plakja të konsiderohet sëmundje ?
Dihet që sëmundjet kronike janë “klientet” kryesore të kompanive farmaceutike.
Dihet që të moshuarit kanë tre apo katër sëmundje kronike dhe plakja-sëmundje bën të mundur regjistrimin e mjekimeve të reja.