-Libri “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati” i autorit Agron Alibali, q u promovua në Bbliotekën Kombëtare në Tiranë, fitoi cmimin”KONICA” në Konkursin e shpallë nga VATRA dhe Gazeta Dielli” në kuadër të “VATRA-2016-VITI I KONICES”/
Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në kuadër të përmbylljes së vitit kulturor “Faik Konica”, shpallë nga Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, u promovua ditën e Premte, 16 dhjetor, vepra studimore “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati” të autorit Agron Alibali, me pjesëmarrjen e veçantë të Prof. Aleks Luarasi, Prof. Pëllumb Xhufit, ish-Presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, si dhe studies të shquar nga vendi dhe Kosova. Në fjalën e saj përshëndetëse, Drejtoresha e BKSH-së, Prof. Dr. Persida Asllani u shpreh se “kjo vepër studimore risjell në vëmendje një prej figurave më të shquara të kulturës dhe diplomacisë shqiptare, Faik Konica”.
Studimi “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati” i Agron Alibalit, i mbështetur në dokumente të panjohura, shumica të shfrytëzuara për herë të parë, përfshirë arkivin e Legatës Shqiptare në SHBA, trajton gjerësisht rolin e Vatrës si “qeveri në mërgim”, marrëdhëniet komplekse midis dy “shokëve të armëve”, Konicës e Nolit; raportet e Konicës me koloninë shqiptare në SHBA etj., ku dalin në pah sidomos edhe “dritëhijet” e tij. Në libër shfaqet figura e Konicës si përfaqësuesi informal diplomatik i Kosovës në SHBA, roli i tij thelbësor për shqipen juridike e diplomatike etj. Rëndësi të veçantë në libër paraqet botëkuptimi shtetformues e kushtetues i Faik Konicës, çka paraqet vlera të posaçme aktuale. Veprimtaria e Konicës përcillet krahas etapave të themelimit e forcimit të shtetit shqiptar, deri në momentet tragjike të pushtimit fashist. Në këtë drejtim, libri rreket të japë kontribut të veçantë në studimet për historinë e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, dhe të rikthejë vëmendjen sidomos në periudhën kritike kur shteti shqiptar u konsolidua nën Mbretin Zog. Në pjesë e tij të fundit trajtohet edhe çështja e bibliotekës së tij të famshme, deri vonë të konsideruar të humbur, si dhe punën për gjurmimin dhe kthimin e kësaj pasurie të çmuar pranë Bibliotekës Kombëtare e Shqipërisë, sikurse e pat lënë amanet vetë Konica.
Pak kohë më parë rreth 270 libra të kësaj biblioteke janë bërë pjesë e fondit të vlerave të rralla të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, një pjesë e të cilave u ekspozuan për pjesëmarrësit e këtij aktiviteti.
arb says
Ju lumte kundrshtareve
dhe armiqeve te Konices,
e tunden tribunen
e bene fora.
PS: Ferkova syte, m’u duk se isha ne enderr, kur pashe pjesemarresit te gjithe armiq te Konices:Prof. Aleks Luarasi ( is sekretar i sh. Manush Myftiu,) Prof. Pëllumb Xhufi, historian teper i politizuar majtas, dhender i Luan Omarit, ish-Presidentit i Shqipërisë, Alfred Moisiu, burre i urte me dy karrike, Minstri i jashtem mungonte; Mistrja e Kultures mungonte Po ajo e Arsimit?
Te pranishem ishin dhe studiues të shquar nga vendi dhe Kosova. ( pa emer)
Cilet qene shkrimtaret e pranishem? M’u duk nje si Nasho Jorgaqi.Nuk me bene syte, e pashe ne Fotografi, pavaresisht se nuk permendej ne kronike….
Pershendeti Drejtoresha e BKSH-së, Prof. Dr. Persida Asllani … Persida ka dhene nje percaktim shkencot për librin “Vrima” të Rita Petros, fitues i çmnimit “Lumo Skëndo”.“Kushtet specifike të kulturës shqiptare, por edhe censurimi i stërgjatë i këtij lloj ligjërimi nga letërsia botërore kanë sjellë për pasojë një ngërç në leximin e letërsisë erotike. Do t’i ftoja lexuesit të mos kenë frikë prej saj, por të shkojnë drejt leximesh të reja, të cilat vetëm do t’u hapin një horizont të ri dhe do t’i ndihmojnë të njohin më mirë vetveten”.Foli dhe studiuesi Agron Alibali me 270 Libra te Konices ( pra paska paksuar qeratai 6 të tjera. 6 eshte simbol i vjedhjes, ne popull thuhet ”me 6 gishta.”
Ne shkrimin e botuar permendet Federata Vatra, Kush qe i ftuar apo i derguar?
Pra, mbledhja ishte vetem me pensioniste ose veteranet e luftes per pushtetin popullor.
Nese do te mungonte data, te gjithe do te pandehnin se koha eshte kthyer mbrapsht.
E. Konica