Festivali Shqiptar ne SHBA- Një urë e fortë lidhëse midis vendlindjes dhe diasporës/
Nga Beqir SINA/
BRONX NY: Festivali i 25 -të, vjetor e mbarëshqiptar, për çerek shekulli, këndoi dhe vallëzoi vetëm shqip. Festa më e madhe shqiptare, në Amerikë, me këngët, vallet, kostumet folklorike shumëngjyrshe dhe traditat nga të gjitha trevat shqiptare, në Amerikë, vjen nën kujdesin shembullor të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, dhe konsiderohet si festa më e madhe shqiptare e kulturës tonë në diasporë.
Festivali gjithëshqiptar është dita kur shqiptarët e Amerikës festojnë së bashku kulturën tonë, festojnë trashëgiminë tonë, festojnë atë që na sjell dhe na bënë së bashku ne si një popull edhe në mërgim me një kultur të pasur që sjell visari ynë popullor nga të gjitha trevat.
Shqipëria, Kosova, shqiptarët nga Mali i Zi, nga Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria, Arbëreshët dhe Diaspora – këto ishin ngjyrat e pikturës folklorike, që pamë gjatë çerek shekulli në skenën e festavlit : Festivali i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë. Festivali ky që organizohet për të njëzetë e pesë herë, nën patronazhin e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Qendrës Kulturore “Nëna Tereze”.
Kështu në kulmin e aktiviteteve që po zhvillohen gjatë muajit nëntor në kuadrin 28 Nëntorit 1912 – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, New Yorku, mbrëm për 5 orë rradhë u zhvillua edhe festival që u bë vendtakimi i kulturave të të gjitha trevave shqiptare – brenda dhe jashtë trojeve etnike.
Këngëtarë, muzikantë dhe valltarë, të shoqëruar nga orkestra “Alba”, me drejtues maestro Edmond Xhanin me pigmentet e muzikës “pikturuan” me ngjyrat më të bukura të kulturës tonë para syve të mërgimtarve shqiptarë në Amerikë, Festivalin e XXV-të Shqiptar, që u zhvillua të djelën në mbrëmje në” Lehman Center for the Performing Arts” në Bedford Park Boulevrad, Bronx, New York, dhe e ndoqën më shumë se 3500 vetë, nga zona e “Tre Shtetshit”.
Përveç këngëve dhe valleve, kostumeve plot ngjyra, programi i festivalit përfshinte dhe shkollën e këngëve dhe valleve shqiptare, nga Bostoni, Detroiti, Nju Jorku, Nju Xhersi e tjer..
Me valle dhe veshje popullore u prezantuan traditat dhe anët folklorike nga të gjitha trevat prej Grupit “Rozafati”, Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, Ansambli Rugova i Nju Jorkut,, grupi Kenga e Vallja Shqiptare e Valbona Çoba, Ansambli Bashkimi nga Bostoni me koregraf Bashkim Braho, Studentët e Montclair State University, me një performance shumë të suksesshëme, drejtuar nga profesorët e tyre Merita Halili dhe Raif Hyseni.
Dhe, supriza e festivalit me një performancë të mrekullueshme erdhi edhe vendlidnja jonë me Ansamblin “Ana e Malit” nga Ulqini i ftuar nderi i festavlit shqiptar në Amerikë
Asambleisiti i parë shqiptar në Asamblenë e Nju Jorkut, Mark Gjonaj, në përshëndetjen e tij solli edhe lajmin ogurmirë se New Yorku ka miratuar një fond prej 2 milionë dollarësh për Qendrën Kulturore Shqiptare.
Hapjen dhe udhëheqjen e Festivalit XXV, Shqiptar, në Nju Jork, e bën konferencierët Dr. Dritan Dragu nga Detroiti dhe Nichole Zagreda nga Nju Jorku: me sipasrin se saj se sot do të “Kumbojnë fuqishëm dashuria e malli për atdhe, lartësohen e shkëlqejnë ndërgjegja dhe krenaria kombëtare”
Në skenën e festivali dolën grupe vallëtarësh, këngëtarësh e instrumentistësh nga të gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit më se 30 pika të ndryeshme. Festivali, ishte i pasur me këngë e valle, humor e pjes instrumentale, skeçe e parodi, valle e melodi të zgjedhura shqiptare, të të gjitha krahinave dhe trevave shqiptare.
Ndërsa përshëndetja tradicionale, dhe bekimi i festivalit erdhi edhe kësaj rradhe nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj.
“Para 25 vjetëve , kujtoj në fjalën e tij Popaj, Festivali, filloi me nji grup të vogël njerëzish të talentuar dhe që gradualisht vit pas viti erdhën duke e rritur numërin e argëtuesve dhe pjesëmarrsve, dhe pikërisht për këtë ne të gjithë themi Faleminderes Zotit, që festivali vazhdon dhe ne sot kemi mbi 3 mijë vetë “
“Kemi argëtues nga të gjitha trevat shqiptare brenda dhe jashtë torjeve tona etnike, çka e bën edhe më interesant është se shumica janë të rinj e të reja që dalin në skenë dhe vallëzojnë e këndojnë shqip megjithse kanë lindur në Amerikë”, tha Dom Popaj.
Festivalin e hapi grupi folklorik me solist Shabn Lajçi dhe Fran Shala me pjesën “Festivalet Tona”, dhe këngën e vogëlushes 4 vjeçare Nora Ivezaj, “Jam Malësore Jam Shqiptare “ – ndjekur nga “Kënga jonë e Parë”, nga grupi i Kishës, dhe “Vallja e Bilbilit” Lulet e Festivalit nga Grupi Rozafa me Agelina Nikaj.
Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, pranë Kishës Katolike Shqiptare Shën Pali,” i cili është një ndër mysafirët e dëshiruar dhe pjesëmarrëse e rregullt e çdo festivali, erdhi në skenën e këtij festivalit me një valle, me koreografen Joli Paparisto e kampionin i kik-boksit, Adrian Hadarbeaj .
Grupi “Bashkimi” Boston, Massachusetts, edhe kësaj radhe erdhi në këtë festival me “Valle me motive Çame” koreografia nga Bashkim Braho, ashtu si këngëtaria e njohur Entela Illiriani që i këndoi magjisë së këngës së Çamërisë.
Në pjesën e dytë këngët e vallet me motive patriotike entusiasmuan jashtëzakonisht të tre mijët pjesëmarrësit , me zërin e tyre dhe motivin patriotik, duke krjiuar një atmosferë mjaft emocionante, të shoqëruar vazhdimisht me duartrokitje të zjarrta .
Këngën e bukur nga treva me veriore e Shqipërisë, me një kolazh me motive nga Shkodra dhe Ulqini – e sollën në këtë festival Grupi Ana e Malit, i cili kishte ardhur enkas për këtë festival .
Ansambli Ana e Malit nga Ulqini u dallua për repertorin e tyre të pasur burimor nga kjo krahinë, kurse studentët e Montclair State University, të cilët dolën në skenë me një performance shumë të suksesshëme, drejtuar nga profesorët e tyre Merita Halili dhe Raif Hysenii- ishte dhe grupi që mori më shumë duartroktitje.
Këngë të vjetra Arbëreshe, solli në skenën e festivalit shqiptar solisti i talentuar, baritoni i njohur Ergin Oda dhe flautistja e talentuar Lule Bllata, kruse në piano luajti Lek Salihu.
Ndërkohë, këngëtarët, Agim Gerbeshi, Lujeta Pëllumbi, Luigj Tinaj, Ylli Sufaj Pëllumb Nacaj, Indrit Milika, Besjana Kërtusha, Anilda Jaupllari, Franc Pali, Sead Asllani, vëlla e motër Buja, i “ranë” mes përmes Shqipërisë, Kosovës, dhe trojeve shqiptare, me këngë popullore, me një kolazh të pasur burimor me motive nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Shqipëria e Mesme dhe e Jugut, Arbëria, dhe Çamëria.