Nga Gjergj Lacuku/
SHBA jo me kot mbahen si vendi ku Demokracia, Liria, dhe te Drejtat e Njeriut jane baza e ndertimit te nji a te shendoshe, ku mesimet e nxjerra nga e kalumja te gershetume me te sotmen, jane garancia ma e mire per nji te ardhme ma te ndritun te ketij vendi tashme model per pjesen tjeter to Botes.
Te gjitha komunitetet qe jetojne ne Amerike, e ndjenje veten jo si ne shtepine e tyne, por perkundrazi shume here ma mire. Politika e integrimit e garantume me Kushtetute, jo vetem qe i jep mundesine e duhur çdo komuniteti per te ruajte traditen dhe kulturen e tyne por gjitheashtu ky shtet edhe e inkurajon nji gja te tille .Ne frymen e kesaj atmosfere qe afron nji frymemarrje te paster per te i dhane jete trashigimise kuturore, Shoqata Pan-Shqiptare “Vatra” ne Veri te Florides organizoj ne menyre spektakolare per tre dite rresht” Festivali Shqiptar” ne ambjentet e lokalit “Surfing Sombrero” me pronar Shqiptar, duke na ofru kushtet e duhuna per nji organizim te tille.
Per mbarevajtjen e ketij evenimenti kontribuan te gjithe me sa munden por ne vecanti dua te permendi sponsorat kryesore si “Shqip TV”,” Martini Furniture” me pronar z. Sander Martini, “Alpha Special T’s” me pronar z.Palok Dushi, dhe biznesmenin Gjon Lleshi, qe asht gjetur gjithemone i gatshem per perkrahjen e tij financiare.
Ishte hera e pare qe organizohej nji Festival e tille ketu ne Jacksonville,Florida , dhe nji falenderim i veçante shkon edhe shoqatave te tjera Shqiptare qe me prezencen e tyne i dhane nji larmi te mrekullushme ketij evenimenti kulturor. Prania e grupit te valleve te Shoqates Kulturore”Shqiponja” nga komuniteti Shqiptar i zones Tampa-Clearwater, ishte mbreselenes jo vetem nga kostumet popullore por edhe nga interpretimi i valleve. Gjitheashtu, ne na nderuan edhe Kryetaret e degeve “VATRA “nga Orlando e Tampa, respektivisht Znj. Florisiana Metollari dhe Tasim Ruko.
Te premten me 13 Maj ishte mbremja kryesore e festivalit, ku prezantuese ishte studentja e shkelqyer e Universitetit te Gainesville,Marisa Mato, qe ftoi ne skene per te pershendetur me radhe kryetarin e deges “Vatra” ne Jacksonville,z.Adriatik Spahiu,kryetraren e deges “Vatra” ne Orlando, Znj.Florisiana Metollari, kryetarin e deges “Vatra” ne Tampa, z. Tasim Ruko, Kryetarin e Bashkise se Jacksonville Beach, z. Charlie Chatham.Ne kete aktivitet artisto-kulturor te trashigimise Shqiptare,na nderuan me pjesemarrjen e saj e ftuara speciale nga qyteti antik i Beratit,Blerina Braka ,ku permes kangeve te kendume me mjeshterisht me zanin e saj melodioz dhe valleve me kostumet popullore, salla u kthye ne Kuq e Zi.Prezenca e “Shqiponjave” ne kete mbramje e gjalleroj sallen tek dukej se keto shqiponja jo vetem vallezonin por edhe fluturonin kuq e Zi nen tingujt e magjishem te muzikantit Hermes dhe klarinetes se virtuozit Fadil Hyskaj.Nji falenderim te vecante edhe per Dr. Ardian Kraja, president i shoqates kulturore”Shqiponja.”
Te nesermen, pikerisht ne te njajtin ambjent, u ba edhe promovimi i librit te Pof.Dr. Nusret Pllana” Terrori i Pushtusve Serb ndaj Shqiptarve.” Pas promovimit mbi 50 qendra kryesore te Europes dhe Amerikes, ky liber mbetet nji testament i gjalle i kujteses historike te perpjekjeve sublime te popullit Shqiptar te Kosoves per liri e pavarsi. Siç u shpreh edhe vete zoti Pllana, “Ky liber nuk ban thirrje per hakmarrje as per revansh por qe te mos barazohet viktima me kriminelin.” Ky liber, ne tete gjuhe te ndryshme, kerkon sensibilizimin e opinionit nderkombetar mbi krimet e kryme nga terrori serb ndaj popullates Shqiptare. Prof.Dr. Pllana sjell deshmi te dores se pare pasi ka pase fatin e keq te i jetoje keto krime monstruoze te serbve per nga ana tjeter jemi edhe me fat te mire qe zoti Pllana ka arrite te i mbijetoje genocidit Serb dhe te na i paraqese keto fakte te pamohushme, tue i dhane librit bazen kryesore-autenticitetin.
Te Dielen, u shfaq filmi “Besa”, qe ka te baje me rolin pozitiv te shqiptarve ne mbrojtje te hebrenjeve gjate Luftes II Botnore.Ne kete film, shfaqen ma se miri vyrtytet dhe traditat shqiptare te mikpritjes, humanizmit dhe shpreses ne nje kohe te erret te periudhes se njerzimit ne shekullin e XX-te.
Ne perfundim, le te sherbeje ky Festival si nji frymezim jo vetem per te i ruajte traditat e zakonet tona por per te i ba te njohuna ato edhe ne Amerike , duke u ndje krenare per historine tone.
Ky eveniment perkoi edhe me 50 vjetorin e ditelindjes se Kryetarit te Vatres ketu ne Jacksonville, z.Adriatik Spahiu.