Në 6-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Dallas morën pjesë edhe Konsulli i Përgjithëshmë i Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambasadori Bekim Sejdiu, dhe Kyetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Dr. Enver Hasani, si dhe të ftuar të tjerë/
Nga Beqir SINA/
DALLAS TEKSAS : Një kremtim i bukur i 6të vejtorit të Pavarësisë së Kosovës është realizuar në qytetin më të largët të SHBA, Dallas – Teksas, nga komuniteti shqipëtarë, atje ku pati një pjesëmarrje të madhe. Festën e gjashtëvejtorit të pavarësisë së shtetit më të ri të Kosovës, e nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe disa veprimtarë të dalluar të këtij komuniteti, lider fetar, dhe të komunitetit, autoritetet vendore, qytetarët me orgjinë nga Kosova, Shqipëria, dhe viset e tejra shqiptare si dhe studentë që vazhdojnë studimet në universitetet amerikane. Festa për Kosovën, u mbajtë më 16 shkurt, ditën e diel, në një nga lokalet e njohura në Dallas, dhe në të morën pjesë disa dhjetëra vetë. Me këtë rast njofton media shqiptare, është mbajtur edhe mbrëmje festive për të shënuar gjashtë vejtorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në mbrëmjen festive e organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane, si mysafirë nderi morën pjesë edhe Konsulli i Përgjithëshmë i Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambasadori Bekim Sejdiu, dhe Kyetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Dr. Enver Hasani, si dhe të ftuar të tjerë.
Gjatë mbrëmjes u mbajtën fjalime rasti dhe u shfaqë një program kulturor, me këngë dhe valle shqipëtare nga të gjitha trevat.
Në emër të diasporës shqiptare në Dallas, mbrëmjen e hapi Kryetari i Qëndrës Kulturore Shqiptaro Amerikane dhe afaristi i njohur Nazar Mehmeti. Ai shprehu emocionet e veçanta të shqiptarëve të Teksasit, sa herë që përmendet Kosova dhe kremtohet ditëlindja e shtetit të Kosovës. Ai shprehu falenderim të veçantë për pjësëmarrjen e përfaqësueseve të Kosovës në mbrëmjen kremtuese të organizuar nga diaspora shqiptare në Dallas, duke i dhënë një vlerësim të veçantë këtij kumoniteti, që ka bërëaq shumë me kontributtet tij për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Në fjalimin e tij, Konsulli i Përgjithshëm Sejdiu shprehur mirënjohjen e thellë të shtetit të Kosovës për kontributin e paçmuar të diasporës shqiptare, në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë edhe këtë në Dallas – Teksas, për lirin edhe pavarësinë e Kosovës, sidomos gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Ai u shpreh se diaspora shqiptare në SHBA ka qenë jo vëtem krah i fortë i popullit të Kosovës në përpjekjet titantike për liri dhe pavarësi, por edhe një burim fyrmëzimi, sepse ka dhëne shëmbullin më të mirë se si duhet dashur kombin dhe si duhet t’i dilet zot atij në momentet më të vështira të historisë kombëtare.
Konsulli i Përgjithshmë zoti Sejdiu nënvizoi se diaspora shqiptare në SHBA mbetet ura më e fortë lidhëse në mes të Kosovës dhe të shqiptarëve në Ballkan, me SHBA-te; me këtë shtet kampion të lirisë dhe demokracisë në botë, i cili ka dëshmuar madhështinë e tij me mbështetjen e madhe që i ka dhënë përpjekjeve për liri dhe pavarësi të Kosovës. Për ç’gjë Kosova dhe shqiptarët do jenë mirënjohës përgjithmonë.
I ndodhur në Teksas, për të mbajëtur një ligjëratë para trupit të profesorëve dhe studentëve të shkollës së Drejtësisë, SMU Dedman School of Law,. i ftuar si mysafirë nderi për këto festime të gjashtë vjetoit të shpalljes së pavarësisësë Kosovës – 17 Shkuritit 2008, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani.
Sipas njoftimeve nga Dallasi në fjalimin përshëndetës, z. Hasani, ka shprehur një falenderim të veçantë për këtë komunitet për Kosovën – duke vënë në pahë me këtë rast edhe kontributin për përkrahjen e madhe që ka patur në vazhdimësi nga diaspora shqipëtare në SHBA si dhe shteti amerikan duke vlerësuar edhe komunitetin e Dallasit, për kontributin e tyre për liri dhe pavarësi..
Me këtë rast në kuadër të nismës të që ka marrë Konusllata e Përgjithëshme e Kosovës Në New York, për shëpërndarjen e Abetares së unifikuar dhe teketeve të tjera shkollore për mësimin e gjuhës shqipe, në komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, vlen të përmendet se gjatë vizitës në Dallas, Konsulli i Përgjithshëm, Ambasadori Bekim Sejdiu dhuroi një kontigjent të tyre edhe për shkollën me meëim plotësues në gjuhën shqipe në Dallas, e cila ka disa vjetë që funksionon në kuadër të Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Dallas – Teksas. /Beqir SINA/