Veprimet e fundit por edhe ato të mëparshme të Putinit e kanë bërë shumë të kujdesshëm Kryetarin e SHBA-ve Barak Obama që të mos e thirrë Rusinë për t’iu bashkuar “ fuqisë rajonale” dhe kështu mund të konstatohet se këta burrështetas nuk janë partner të barabartë/
Nga XHAVIT ÇITAKU/
Samiti i mbajtur në Gjenevë në mënyrë të qartë dëshmoi përfshirjen e drejtpërdrejtë të Rusisë në territorin e Ukrainës dhe shi për këtë partnerët u pajtuan që të filloi plani i çarmatimit të grupeve të armatosura pro- ruse që i kanë zënë ndërtesat qeveritare në pjesën lindore të këtij vendi. Mirëpo, separatistët pro- rus nuk duan t’i ulin armët. Ndaj, shlirshëm mund të thuhet se situata në Ukrainë është serioze. Shumë serioze.
Tani pretendohet se lufta e ftohtë është rikthyer. Këtë term e kemi të njohur tash e njëzet vjet më parë. Rritje tensioni mes Rusisë e Perendimit mund të jetë një shenjë alarmante. Nga shumë debate që po zhvillohen lidhur me krizën e kapluar nga aneksimi i territorit ukrainas nga Rusia , vlen të përmendet ai që po zhvillohet nga intelektualët gjerman të cilët me të drejt pyesin nëse Gjermania është në të vërtetë shtet perëndimor apo lindor. Ç’është e drejta, për shumë njerëz në perëndim krahasimet e gjendjes aktuale janë në shpërpjesëtim me pretendimet se tani kemi të bëjmë me rikthimin e Luftës së Ftohtë sepse , nëse mund të thuhet kështu, konflikti i fundit i madh është “ “ fituar” nga perëndimi. Putini është ai që Luftën e Ftohtë e ktheu prapa, por në të njëjtën kohë edhe Rusinë e ktheu prapa. Sa mund të jenë të sakta pohimet se Putini “ mbanë mend shumë deri sa ishte punëtor i shërbimit sekret KGB, për poshtërimin rus gjatë kolapsit ekonomik, pastaj grabitjet oligarkike dhe zgjerimi i NATO-s deri në kufijtë e Rusisë që është një dimension që flet shumë për fillimin e kësaj krize. Dhe shtrohet pyetja se në këtë situatë të imponuar nga Rusia a mund të jenë si partner të barabartë kryetari i SHBA-ve Barak Obama dhe ai rus Vladimir Putin. Zatën, kjo është arsyeja kryesore pse Obama tregohet kaq i kujdesshëm për të thirrur Rusinë për “ fuqi rajonale. Pra, sillesh kah të sillesh Rusia nuk mund të jetë një partner i barabartë as i perëndimit e as i SHBA-ve.
Putin përpiqet me siguri të “gatuaj” diçka vet, por edhe të marrë diç edhe nga filozofët e vjetër rusë. Pra, filozofia e tij është nacionalizmi mistik i kohës kur Rusia ishte bashkësi e shpirtërave. Historiografia e komunizmit e mbërthen veprimin e Putinit dhe asesi një formë e nostalgjisë kombëtare si një ëndërr e një rusi që besonte në diçka. Fakt është se simitizmi i Putinit nuk është një histori e madhe e botës. Kjo, në të vërtetë, është një histori që ka të bëj me vetë Rusinë.
Prapë po i kthehemi Luftës së Ftohtë. Ka mbaruar ajo, apo është aktuale edhe tani. Mendoj se ajo ka mbaruar që moti dhe është “ fituar” nga perëndimi, sepse ajo çka shihet e po ndodh është diçka tjetër. Kuptohet, ideologjitë e perëndimit dhe lindjes janë diametralisht të kundërta, por lidhjet e tyre ekonomike janë të forta. Tash edhe Rusia edhe SHBA-të janë më të forta se sa ishin dikur, edhe moralisht edhe financiarisht. Historia në këtë rast nuk mund të përseritet. Kjo mund të jetë një “ triller spiunazhi”, por një “ triller spiunazhi” i formës së re.
Dhe krejt në fund. Mafiozët rusë dhe oligarkët mund të ndërhyjnë si “ djem e burra” të këqinj kudo e kurdo në territorin e tyre sepse kjo i takon natyrës së fuqisë dhe ideologjisë së pushtetit të tyre i përcjellë me karakterin e tyre të pastër të lakmisë. Është vështirë për të përshkruar më shumë dimensionin e mafiozëve rusë të goditur nga “ paratë” në shuma miliardësh. Sigurisht se në këtë punë është e përzier edhe qeveria e regjimit rus dhe për të çorientuar popullin nga kapitullimi ndaj kësaj strukture të rrezikshme, Putini zgjodhi aneksimin e Krimës, por ndoshta edhe pjesëve tjera të Ukrainës. Nuk është vetëm kjo. I ardhur në pushtet sipas dëshirës së tij me ndërrim funksionesh sikur të ishte pronë e tij, populli rus nuk e pëlqeu këtë dhe është e natyrshme se e dënon këtë me gjithë forcën. Thënë konkretisht, reputacioni i tij kishte rënë në pikën më të dobët dhe për ta ngritur atë u deshtë të aneksoj toka të huaja. Kësisoj kishte vepruar edhe Daçiqi me prangimin e dy policëve kufitar të Kosovës dhe arrestimit e dënimit me burgim të shumë qytetarëve të pafajshëm të Luginës së Preshevës. Kësaj i thonë politikë sllave. Caku qëllohet në taborin e huaj. Dhe siç dukët këto aktivitete çmendurake po “hutojnë” popullin për t’ua dhënë votën e për t’i përkrahur haptas. Edhe ky është një nacionalizem mistik sllav apo jo. Po ashtu edhe historiografi e komunizmit.
Viktori says
Putin faktikisht e identifikon Rusinë me imperializmin diktatorial i Bashkimin Sovietik por ne vend të ideologisë komuniste mbeshtet vemprimtarin e ti në Nazionalizmin Rus. Qe do të thojn se Putin asht Nazist apo jo? Natyrisht kuptohet se asht Nazist Rus. Shpejt do te filloin me persekutue minoritete Tartare dhe Ebreit. Natyrisht Ukrainasit qe jetoin ne Krime do të perdhunohen me e llëshue vendin (pastrim etnik) e tyne ne Krime dhe ndoshta edhe ne zonen jugo-lindore e Ukraines. Kja tragedi, po kje se nuk ndalet, do të kriojn afer nji milion refugjat qe Ukraina nuk do te ket mundsi me perballue. Evropa hala nuk ka dal prej krizë ekonomike e 2008-es dhe mund të pësojn nji tronditje ekonomike te rand. Nder kohe ka mundsi qe edhe Mali i Zi e Maqedonia të shterngoin diskriminimet kundra popullësinave Shqiptare tue përfitue prej krizës e Ukraines.