Nga Gjon Kaçaj/
Princi malësor që guxoi ti shpallin luftë nga bajraku i Hotit,perandorisë Osmane u ekzekutue në Orosh të Mirditës me 20 Dhjetor 1915 . Sot mbas 104 vitesh të ekzistencës të shtetit Shqiptar përkujtojmë legjendarët flamurtarë.
Ded Gjon Lulin që arriti të kurorëzoi ngritjen e Flamurit kombëtar me 6 Prill 1911 në Bratilë , që entuziasmoi athdhetarët patriot në disa qytete e krahina të ngrejnë simbolin e kombit , njëri pas tjetrit duke i paraprirë ngritjes së flamurit ne Vlorë me 28 Nandor 1912 , saktësue me karten e shenjët të Pambvarsisë, të firmosur nga burrat flamurtarë shtetëformues shqiptarë.
Shteti qëndron por flamurtarët themltarë bien viktimë e një bese të përfolur .
Tre vite mbas eleminimit te Ded Gjon Lulit ne Janarë 1919 , në praninë e gazetarve ne Itali eleminohet përjetësisht , flamurtari dhe themelusi i shtetit Shqiptarë Ismail Qemali .
Thuhet se gjenite vdesin për te jetuar prandaj Ded Gjon Lulin e lartësojnë vlerat historike kombëtare edhe ma gjanë .
Meritat e Ded Gjon Lulit njerëzore të shkrira për kombin si flamurtarë, si tribunarë i lirise e pamvarsisë dyshohet si shkaku numer nji i ekzekutimit mafioz përta zbehur politikisht legjendarin Ded Gjon Lulin.
Ded Gjon Luli lindi ne vitin 1840 ne Barrdhaj të Traboinit .
Shkim e këndim i mësoi nga kleri Katolik , fliste mirë Shqipen , Latinishten dhe Nashken ,si gjuhëtare të talentuar e dërgunë ne Austri për shkollim me priroritet njohjen e artit ushtarak .
Pushtusit Turq nga njara anë dhe Shkijet e Cetinës , zaptuesit e krajlnisë të udhehequr nga Knjazi Malazez vrisnin , grabisnin e i dëbonin forcërisht Shqiptarët nga trojet etnike , duke shpallë zoter ne trojet e tyne Shkijet , si pronare autokton .
Nga ana tjetër pushtusit Anadollak patrullonin prapavijën e Krajlëve duke ngritë posta kufitare qe cenonin direkt interesar e vendorëve Shqiptarë.
Në vitin 1862 ne moshen 22 vjeçare , Ded Gjon Luli u prin trimave malësor për të mbrojtë depot e armatimit dhe arriti të paralizojë Knjazin me ushtri .
Ded Gjon Lulit si prijës e luftarë, Traboini i besoj detyrën e pleqërisë dhe Hoti detyren e zevens kryeplakut me të drejten e përfaqësisë në të gjitha kuvenet .
Me këtë mandat legjitim përfaqësoi Hotin si bajrak në lidhjen e Prizërenit nga ku fitoi mbéshtetjen e të gjitha maleve të cilat e emërun nënkryetarë i forcave të armatosura për malet e Malësisë.
Historia nuk është daulle as loder , ajo duhet të shkruhet qartë pa hatermbetje , të rreflektoi drejt pa paraqykime krahinore , fetare por me fakte cilësore .
Dua te pyes analistët , studiues , historian , intelektual apo politikan , e përse jo kryetarin e shoqatës Malësia , duke qenë i bindur se e kam plotësisht të drejten morale . Së pari nga gjyshi nipi i Dedit të Gjoni , pra nip Hotit .
Nga baba nip i Dajanajve , nip Hotit .
Nga vehtja nip Frangajsh , pra nipi i Pjetër Dadharit , sigurisht nip Hotit , edhe si njohës i mirë i kanunit te Lek Dukagjinit , të Skenderbeut , të Elbasanit , Beratit e Vlorës , si nënkryetarë i pajtimeve mbarëkombëtare mbas vitit 1990 dhe si nënkryetarë i shoqatës kombëtare të përsekutuarve politik të Shqipërise .
Pytja :
A ishte politike vrasja e Ded Gjon Lulit ?
Përse nuk u lejua pjesmarrja e vllazërisë në mortin e tij ?
Përse u varros jashtë varrezave ?
Kush i nxorri eshtërat e Ded Gjon Lulin në vitin 1967 nga varri dhe ku ndodhen ?
Kryengritja e Malesisë së Madhe ne vitin 1911 me Ded Gjon Lulin në krye mbetet kryengritja ma madhore e të gjitha kohërave qe nga organizimi dhe deri tek finalizimi me ngritjen e flamurit ne Deçiq .
Së pari :
U realizua falja e gjakmarrjeve .
U sterviten për dy vite 1500 luftarë.
U krijua shtabi i luftes prej shtatë vetësh .
U krijua shtabi i flamurit prej shtatë vetësh.
Hoti si bajrak ne emer të maleve i shpalli zyrtarisht luften perandorisë Osmane dhe realizoi momerandumin e Greçjes me dymdhjetë pika të hartuara nga intelektualë e patriot , përfaqësues nga të gjitha trevat e Shqipërise amë! Si Buletini , Hasan Prishtina , Siliqi , Gurakuqi ,Hil Mosi etj.
Kryekrushku Ded Gjon Luli me trimat flamurtarë arriti në Vlorë me 28 Nanorë 1912 me flamurin kombëtar që u shpalosh në vitin 1911 në Qafë-kishë , duke ija dorëzue shtabit te flamurit .
Flamurin e prerë dhe të qendisur nga Gjon Gjo Kola dhe Rrok Pulti .
Lavdia e Malësisë së Madhe është besimi tek Zoti , thjeshtësia dhe afësia për tu vetëmbrojtur , prandaj krenohemi me Papa Kelementin , me Ded Gjon Lulin e Prek Calin , me filozofët si Pater Nargaj e artistë si Lukë Kaçaj , pse jo me Noren e Kelmenit , Tring Smajlen , Shote Galicen , Tone Bikaj , Roza Patin e Jozefina Topallin e të gjitha nanat malësore.
Fritz Radovani says
Dede Gjo’ Luli u vra tradhetisht nga forcat Esadiste dhe serbe. Asht prue ne Kishen Franceskane me ceremoni, dhe mbas pak vitesh asht VARROSE nder Varrezat e Rremajit, prane Cinarit, ku prehen aty edhe Eshtnat e Atdhetarit te njohun
te “Beslidhjes se Veriut” kapiten Gjelosh Lulit, pinjoll i nderuem e Dede Gjo’ Lulit. Kjo qe shkruej asht shume e sakte, mbasi me asht thane nga Prof. Gasper Ugashi, qe ka aty prane Vorrezat e Dajes se vet Kole Dajes, dhe ka marre pjese ne Vorrim te Dede Gjo’ Lulit yek Rremaji.