*KUJTESË- MOS HARRONI- Spaç 21-23 Maj 1973-Qafë Bari 20 Maj 1984/
* Dëshmi edhe nga ish Gardiani i burgut gjatë revoltave Spaç 1973 dhe Qafë Bari 1984/
FOTO: SPACI/
Unë në cilësinë e N/ kryetarit të Shoqatës së ish të Përnjekurve Politikë të Shqipërisë , së bashku me Eva Bllacin-shefe në departamentin ekonomik në Institutin e të Përndjekurve Politikë, morëm në dispozicion taksistin Gjon Hasani, në vajtje e kthim Tiranë – Titograd për nje takim pune me përfaqësuesit e ish të burgosurve rrefugjatë me banim në Belgjikë.Njohja në kthim me taksistin Vojvode nga Ulëza e Shkopetit me banim në Tiranë u ba shkak i intervistës sime mbas deklarimit nga ai se kishte qenë ish gardian i burgut gjatë revoltave Spaç 1973 dhe Qafë Bari 1984. Pyetja ime për Gjon Hasanin:
Çfarë dini ju më shumë se thuhet e shkruhet për dhunën e ushtrueme në revoltat Spaç e Qafë Barit?
Pergjigje:Asnjëherë nuk është thënë as shkrue ajo që kemi përjetue ne konkretisht,gjoja në emër të sigurisë pa përmend ato që dihen publikisht,edhe sot mbaj peng një trishtim:-Arritën nga Tirana kamionë ushtarak mbular me mushama.Sollën gjenerator dhe kompresor.Xhenjerët special bënë instalimet dhe siguruen mbylljen hermetike të portave hyrse në tunelë,ku mbyllen brenda dy qenë.Ata bënë provën gjenerale,hoqën ajrin nga tuneli dhe pastaj hapën portën hyrëse.Qentë kishin ngordhë.Pastaj na udhzuen se si të vepronim mbasi të arrinte një urdhër i dytë nga Tirana dhe masat e sigurisë që do të zbatoheshin me pikëpermeri gjatë kohës që do të sillnim në tunel të burgosurit me dije për leximin e shtypit ditor…
FOTO:QAFE-BARI/
Intervista ime me ish të burgosurin Imer Lanin nga Grizha Malësi e Madhe.
Mbasi kishte vuejt 29 vite në qeli,e gjeta në vitin 1993 në kaliben e dinamitit që e kishin përdorë para viteve nëntëdhjetë për hapje trashesë,bunkerëve,qendra zjarri e tuneleve etj.
Ajo ishte 3 me 3m ,gjërë e gjatë,kishte një derë dhe një rrethim rrotull sajë,katër m,në distancë me shtylla betoni dhe tel kloni me gjëmba.
Nga një qendër humanitare i solla një shtratë, dyshekun, batanie, veshmathje, ushqime dhe disa pompa për frymëmarrje mbasi vuante azmat,peshqesh nga burgu i Burrelit.
E pyeta:- A mundë t’ju marrë një intervistë?
-Për ty apo për mue,- mu pergjegj.
– Për ty edhe për mue,- i thashë.
Për ty më tha me dashamirësi.
Më lejon ta etikoi ………INTERVISTA IME.
-Ju dridhen buzët,ju lagën mollëzat e faqeve tek i rreshqisnin lotë dhimbje plotë krenari.Më puthi e më sfidoi:-Quhem Imer Lani,kam vuejt 29 vite në burgjet e kampet e përqendrimeve në Shqiperi.I vuejtun ;por jo i penduem.
Mbi nji dosje të bardhë eshtë tri herë e shkruar e njëjta dekleratë.
Unë nuk jam me Enver Hoxhën.
Mbasi vdiq ai unë ndihem i lumtur….
Pavllo Popaj- Kamicë, Malësi e Madhe dhe intervista ime.
Pothuajse moshatarë,por ai edhe pse i vuejtun për 25 vite në burgun e Burrelit e Qafë Barit dukej i mbajtun,krenarë dhe qëndrestarë.
Erdhi në shtëpin tonë me motrat e tijë ardhë enkas nga Belgjika
Ardhë në një ditë mortore pas vdekjes së tim vllai.Na ngushlluen për vdekjen e parakohëshme dhe u prezetuen përmallshëm mbase kishin qenë edhe bashkëvuejtës, po ashtu edhe neve në shenjë respekti për vuejtjet e përbashkëta,si detyrim njerëzorë por njëherëshëm shprehi një obligim duke belbzue
“Kam ardhë për ti larë një borxh mbas vdekjes.- Isha 15 vjeç kur më denuen 25 vite dhe ashtu për leckash nga birucat më përplasën në dhomën e t’denuarëve.
Mu errën sytë, më rrotullohej dhoma me të gjithë ata burra viganë,të qethur e mustakoçë,se merrja me mend se si do i shlyeja ato 25 vite,- një fëmi,-po s’arrija ,ata do të më burgosnin vllezrit ose babain.Nji dy metrosh më thirri ……Kaçikë …..dhe më mërtheu për krahut.Sa je denue më tha.-25 ju përgjigja unë…
Ai më tha,unë i kam kryer 30!!!!,edhe pesë më kanë mbetë.Do lirohem shëndosh e mirë,e pa më lëshue nga krahu më uli te shtrati i tij prandaj i detyrohem për jeten që jetoj, e kam prej tij”.
Me Pavllon u vllazruem dhe nji ditë me humor të mirë arritem te intervista ime:
-Pavllo, më thuajë si e përjetove Revoltën e Spaçit 1973 dhe atë të Qafë-Barit 1984?-
Spaçi mbetet simbol i rezistencës anti-diktaturë prej burrash që nuk komprementuen, që vuajten me dinjitet.
21-23 Maji 1973 shpërtheu revolta.U ngjitëm mbi taracën e burgut.
Ngritëm flamurin e Skenderbeut. Jashtë rrethimit kishte më shumë tyta armësh se ishim të burgosun.
Përveç atyreve që s’due ti përsëris, katër i denuen me pushkatim….
Skender Daja,Pal Zefi,Dervish Bejko e Hajro Pashai,e tetë të tjerëve u shpallën ridenimin me nga 25 vite sejcilit.
Po Qafë Bari- intervista ime:
Edhe ajo në Maji të vitit 1984,mbi 500 të burgosur s’përbadhonim më shfrytzimin me tre turne nën thellsin mbi 2000 metra.
Ish persekutorët nga përvoja e dhjetë viteve më parë e shtypën rrevoltën pa mëshirë, me zjarr e hekurë….Forcat ushtarake qëllonin ata të burgosun që guxonin të lëviznin nga vendi.
Sandër Sokolin që s’mbahej e paralizuen,pastaj vendosen kryqet e tijë mbi nji trung të rrumbullakët derisa e thyen në mesë duke përdorë forcën si kundërpeshë.
Tom Ndonin e Sokol Sokolin i pushkatun.
Të ridenuemit që dëgjonin emrin nga autoperlanti i mbanin jashte te zhveshur lidhun kambë e duar.
Po e përmbyllë me intervisten e tim vellai,Luigj Kacaj:- Më arrestuan me akuzen armik i popullit sepse i kisha dhan bukë dy net tim eti ,ardhë nga arratia me qellim tërheqjen e familjes tonë. E pranova me dije se babai me kishte ushqyer 20 vite deri diten qe u arratis mbasi e kishin denur me pushkatim. Masi pranova akuzen u denova 15 vite burg. Më thirren për rigjykim të pranoja dhe deklaroja se im atë kishte vrare dy kufitare ne posten kufitare të Tunelit.Mbasi kisha kaluar 9 muaj hetusi speciale me lidhen kambe e duar ne banjon e burgut. 3 ditë me sollen ushqim të thatë. Unë kërkoja vetëm ujë për të pirë.Ditën e 4 hyri pastrusja dhe uli afer meje koven me ujë dhe u largua.Unë arrita të zvarritem e të pija gjithë ujtë e koves pa e kuptua se ishte i kryposur,mbas pak fillova të bërtas:- Plasa more… Ujë se plasa…! U alarmuan se kisha pirë ujin e pastrueses ,me lidhen kambë e duar në një pozicion që smund të lëvizja asnjë pjesë të trupit.Trupi im u mbush me krimba te bardhë me bisht…
Përpiqesha t’i largoja nga vrimat e hundëve ,veshve e syve me frymen time ,tuj tundë koken para e mbrapa, majtas e djathtas.
Përse sot ndergjigja e degraduar “humane”eshtë helmue, përse u besoni më teper sajimeve sesa të vërtetave që ju përjetuat me dhimbje.
Politikanet Shqiptarë ja kanë arritë qëllimit tuj përdorë çdo mjet të pandershëm pa e kthye një herë të vetme koken nga e shkuara, tuej eklipsue të sotmen e tuej vrarë shpresen e të ardhmen së breznive.
Disa nga të djeshmit e vuajtur me dije e kanë zhbehë vetëdijen duke pranue si mburojë skenarin elektoral, duke u shpifur me dinjitetin e tyre, besojnë se morrat e kuq po siellen si engjuj kujdestarë ,mbase edhe ata kanë pirë gjak për mbijetese.
Sa vdiqen të prangosun neper qeli,sa u gjemtuen,sa humben aftesitë mendore,sa e sa prej tyre i hodhen nga lartesitë e qelive falë qëndreses për të mos u bërë palë me papërgjegjëshmërinë e baballareve kriminelë që sot ju u nënshkrueni pinjollëve te tyre autorësinë si bashkëvuajtës e bashkëfajtorë duke lëpirë murtajen si Rilindje.
Prisni edhe 20 vite me nga një kest “virus”parazhgjedhorë.
A thua i harruet Baltovinat e Tërbufit,ato të Maliqit, kanalin në Beden të Kavajës,apo klerikët që ua sharruen kambë e duar me sharrë druri,ose ata të mbyturit ne gropen e fekaleve në burgun e Koplikut, apo meshtarin që i mberrthyen gjuhen me thikë mbi tavolinë për së gjalli. Të pakten lexoni rrëfimin e Kardinalit Errnest Troshani para Papës në Tiranë….!