Replikë për gjuhën e urrejtjes së Halit Agës/
Ne Foto: Esat Pashe Toptani në Selanik pranë oficerëve të lart/
Nga Arben LLALLA/
Në gazetën Metropol dhe Dielli online, ishte botuar një intervistë e Halit Agës rreth vrasjes së Esat Pash Toptanit, ku ai si familjarë i Esatit pretendon me gjuhën e urrejtjes dhe ofenduese se Avni Rustemi se ka vrarë Esat Pashën, por e ka vrarë shefi i policisë së Parisit, Francua Laskia. Që në fillim të intervistës së tij Halil Aga shpreh qartë urrejtjen që ka për Avni Rustemin duke përdorur terma ofenduese si Injorantë (I paditur-I pashkolluar), opingar, rrjepacak. Në periudhën e atyre viteve 1920-1924, rreth 90% e shqiptarëve ishin të pashkolluar, të paditur apo ashtu siç i pëlqen Halitit të shprehet INJORANTË, shqiptarët ishin edhe leckaman ashtu siç i pëlqen ti ofendoj Haliti përsëri shqiptarët e kohës. Por zotëria duhet ta dijë se këta shqiptar “injorantë”, “leckaman”, “opingat”, “rrjepacak”, luftuan pa interes personal për Shqipërinë, nuk luftuan për të ruajtur pasurinë e tyre personale ashtu siç kanë luftuar dhe bashkëpunuar me çdo pushtues Pashët, Agat apo tregtarët e mëdhenj. Ishin “Leckamanët” dhe “Injorantët”, Bajram Ligu dhe Hito Lekdushi që më 1908 vranë në Gjinokastër Bimbash Turkun, mikun dhe kolegun e Esat Pashës. Në kohën kur Toptanët dhe shumë pashallarë të tjerë, kënaqeshin me çingiet,shqiptarët e vërtetë mendonin se si të bënin shtetin e tyre të zhvilluar dhe të pavarur.
Me këtë intervistë shprehësi Halit Aga kërkon të rrëzojë historinë e aktit kombëtar të Avni Rustemit i cili qëlloj mbi Esat Pash Toptanin në Paris, më13 Qershor 1920 , por z.Halit e di mirë se historia nuk përmbyset me fjalë ofenduese, as me të holla, por me burime, citime, gazetat e kohës dhe shumë dekumenta të tjera që sot nuk është vështirë të gjenden në Paris, Selanik, Beograd, Tiranë apo gjetkë. Në këtë intervistë Halit Aga qartë shpreh ndjenjat e tij të urrejtjes dhe vlla-vrasjeve që kërkon të nxisë, kur sot shqiptarëve u duhet bashkim dhe vëllazëri, duke falur çdo pik gjaku hasmërie njeri-tjetrit.
Sa për pretendimet se Esat Pashën e vrau shteti francez, kjo bie poshtë sepse Esat Pash Toptani kur mbërriti në Selanik më 27 Gusht 1916 u prit me paradë madhështore nga gjenerali francez Emanuil Serraili. Për shërbimet që i bëri Francës, Esat Toptani, do të nderohej nga gjeneral Serrail me Kryqin e Luftës në një ceremoni të madhe të organizuar më 18 Gusht 1917, në qendër të Selanikut.
Për bashkëpunimin e Esat Pash Toptanit me Serbin, do të ribotoj fotot nga takimet që ka patur me oficerët e lartë serb në Selanik më 1916-1917. Nëse Halit Aga pretendon se Esat Pasha nuk është tradhtar i Kombit shqiptar, unë kam për ti bërë vetëm një pyetje të thjeshtë: Përse familjarët e tij pas ka vitesh demokraci nuk i kanë sjellë eshtrat e tij në Tiranë, por ende varri i Esat Toptanit gjendet madhështor në varrezat serbe? Tek e fundit ska asnjë ligj që i ndalon kockat e Esatit të prehen në atdheun e tij. Përse Serbia është kujdesur me aq dashuri që eshtrat e Esat Toptanit nga Parisi për në Beigrad të udhëtojnë madhërishëm? Përse Serbia pranoj që ky njeri të varroset midis ushtarëve serb? Këto janë pyetje që presin përgjigje nga ju z.Halit.
E pash të arsyeshme të reagoj ndaj një Palo intervistë të shprehur me ofendime dhe gjuhën e urrejtjes nga trishtimi apo nga mos përfitimi i pozitave të lartë që kanë gëzuar dikur në perandorinë osmane familjarët e Halit Agës, për ngjarjet e historisë së vërtetë që kanë lënë gjurmë në Enciklopedinë botërore.
labja says
Bravo Arben,
labja says
Esati Ka qene vetem nje tradhetar!
Toskani says
Te lumte dora Z.LLALLA
Jepini pergjigjen e duhur,ketyre PLEHRAVE shqipfolese,ketyre tradhtareve te kombit Shqiptare.
Bashkim Hoxha says
Nuk ka asnje dokument historik qe nxjerre Esat Pashen tradhetor. Jane mllefe politike të kohës. Bashkpunimi me palën serbe që po përmended neper shtypin shqiptarë sot ka të beje me politikën që Esati ndoqi duke e radhitur Shqiperine në anën e aleateve, pra ne anen e fitueseve.
Sot po flasin njerezit se Sali Bersisha eshte tradhetare. T’u besojme perrallave.