Presdiedenti i Nderit i VATRËS, z. Agim Karagjozi, është shtruar për kurim në Winthrop University Hospital in Mineola , Long Island, NY. Ditën e Mërkurrë atë e vizituan Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, zv/Kryetari Agim Rexhaj me zonjën Laura, z. Zef Përndocaj – anëtar i Advisory Board dhe editori i Diellit, Dalip Greca.
Gjendja shëndetësore e zotit Karagjozi është stabilizuar dhe shëndeti i tij është në përmirësim e sipër. Përfaqësia e Vatrës qëndroi pranë tij për disa kohë. Në bisedë e sipër, pasi u fol për gjendjen shëndetësore, ai u interesua për komunitetin, përVatrën, Situatën në Shqipëri dhe Kosovë dhe trevat e tjera etnike shqiptare.
Z. Agim Karagjozi, që e la Shqipërinë në Nëntorin e vitit 1944, kaloi një kalvar të gjatë migrimi në Itali, Turqi, ku kreu dhe studimet per inxhinieri ne Robert Colege dhe në vitin 1956 u vendos në SHBA. Ai sapo shkeli në SHBA iu bashkua Vatrës dhe u bë një nga vatranët më të përkushtuar. Kreu shumë detyra në Vatër, kontribuoi pa u kursyer, ishte në krye të komisionit për mbledhjen e fondeve të ndërtesës së Vatrës dhe për meritë të tij Vatra e ka sot një Shtëpi të sajën me tre kate; u zgjodh dy herë nënkryetar i pergjithshem i Vatrës, drejtoi Degën e Nju Jorkut, ndërsa për 18 vjet ishte kryetar i përgjithshëm i Federatës Panshqiptare të Amerikës, VATRA.
Për merita në shërbim të Kombit, Qyteti i lindjes e ka shpallë z. Agim Karagjozi ”Qytetar Nderi të Gjirokastrës”. Ky është një vlerësim i merituar për z. Agim Karagjozi, i cili e ka nderuar qytetin me përkushtimin e tij atdhetar.
Me 28 nentor 2012 z. Karagjozi së bashku me veprimtarë të tjerë nga trojet etnike është nderuar nga Këshilli Bashkiak i New York-ut.
Po ashtu, z. Karagjozi ëshët dekoruar nga Presidenca Shqiptare me Medaljen e Artë të Shqiponjës.
Me 18 mars 2010, Ing. Agim Karagjozi dha dorëheqjen si kryetar i VATRES, për motive shëndetësore. Ky vendim u morë në pëlqim të plotë në një mbledhje ku Këshilli i Vatrës, kishte si qëllim që të diskutonte shtimin e degëve të reja dhe intensifikimin e përpjekjeve për gjallërimin e aktivitetit të Federatës më të vjetër të shqiptarëve, përpara zhvillimit të Kuvendit të ardhshëm.
Shëndeti i z.Karagjozi ka ardhur duke u përmirësuar nga dita në ditë pas shtrimit në spital.
Gjithësesi adresa e spitalit ku është shtruar z. Agim Karagjozi, për të interesuarit, është kjo: 259 1st St, Mineola, NY 11501
Telefoni: (516) 663-0333
Sadik Elshani says
Zotit Karagjozi, atdhetarit dhe kryetarit shumevjecare te “Vatres” i deshirojme sherim te shpejte e te plot.
Sadik Elshani, Kryetar i Shoqates “Bijte e shqipes” – Filadelfia
Marjan Cubi says
Urojme nga zemra qe ish kryetari I Vatres Z. Agim Karagjozi te sherohet sa me shpejt dhe te kete jete te gjate dhe plote komunikime me familjaret bashkepuntoret.
Viktor Daragjati says
Lusim Zotin per nji scherim te shpejt. Pershendetje te perzemerta.
SALI BOLLATI says
Atdhetarit te Perkushtuar Shqiptar I urojme nga zemra permiresim te shendetit dhe jete e gezime ne familje!
Foto Gjidede says
Ne keto kohe pasionesh shpeshe te mbrapshta,ne Shqiperi, Z. Ing. Honorable Agim Karagjozi, nuk u ndikua aspak prej tyre. Qendroi dhe qendron i pa-anshem.
Z. Karagjozi, ka patur dhe ka te shenjte:- ” Lirine dhe Lumturine e Popullit Shqiptar, prandaj eshte perhere i dashur dhe i nderuar nga NE, te gjithe.
Per mua si M.D. ne gjithe jeten time, jane te perhershem,Hippocrates.
Ndersa per kohet moderene, Agim Karagjozi si rralle kush ne bote. I uroj sherim te shpejte, per te miren e te gjithe Shqiptareve, Shembull qe ia kolon cfaredo Brilanti, me Bemat e tij.
E Perqafoj Fort Familjarisht.
E Pres te vije ne Florida, tek Une, per pushime.
Agim Karagjozi, ka te hapura te dy kanatet e portes te Shtepise time. Prezenca e tij, me shume se kushdo tjeter eshte nje diell qe na ngroh per atdheun, me Patriotizmin e tij te shenjte.
Doctor Foto Gjidede
4800 Bayview Dr.
# 505
Fort Lauderdale , FL. 33308
Olsi Karagjozi says
Xhaxhi Agim si fillim me erdhi shum keq dhe ndjeva keqardhje te madhe kur mesova per shendetin tend e aq me teper kur mesova qe je ne spital. Zoti qofte me ty e ta lehtesofte situaten ne te cilen ndodhesh. Te gjith ndjehemi keq per gjendjen tende por me erdhi shum mire kur degjova qe me ne fund nje figure politike Shqiptare arriti te te japi ty sadopak vleresim me dekorimin qe te bene. Ti ke qene e do mbetesh nje njeri shum i vyer i dashur dhe shum pozitiv per mbare kombin shqiptar dhe per te gjith shqiptaret kudo qe jane. Me vjen mire kur shoh dhe vlersimin dhe dashurine qe shprehin miqt e tu per ty. I shpreh falenderimet e mija me te prrzemerta te gjith miqve te tu qe te jan gjindur prane ne kto momente te veshtira. Me shum dashuri nipi yt Olsi Karagjozi