*IPESHKËVI I KOSOVËS, IMZOT DOD GJERGJI NDANË MIRËNJOHJE PËR KONTRIBUTET E DIASPORËS PËR FONDET E KATEDRALES “NËNË TEREZA”
*Informon për DIELLIN z. Marjan Cubi, kryetar i Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës “Zoja e Shkodrës” dhe Kryetar i Këshillit për mbledhjen e Fondeve./
* Me Mirënjohje është vlerësuar Federata VATRA, zv/ Kryetari Agim Rexhaj, Marjan Cubi, anëtarët e Këshillit dhe vatranët Rrustem Gecaj, Besim Malota, Ibrahim Kolari, Sejdi Hysenaj, Hajdar Bajraktari, Zef Balaj, Sergio Bitiçi, Sabit Bitiçi, Beqir Sina Mhill Gjuraj, Fran Marku, Mehill Velaj, Lek Perlleshi, Pashk Maksuti, Simon Simolacaj, Anton Raja, Elmi Berisha, Simon Qafa, Gjok Deçkaj,Leka Gojçaj dhe Editori i Diellit, Dalip Greca.
***
Kontributi i shqiptaro-Amerikanëve të Trishtetshit, NY, NJ dhe CT për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë është i konsiderueshëm. E gjithë diaspora shqiptare meriton vlerësim sepse ka mbajtë peshën kryesore në fushatë, por shqiptaro-amerikanët e trishtetshit, kryesojnë.Ipeshkëvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dod Gjergji, u ka akorduar mirënjohje shumë prej kontributorëve.
Në informacionin që i përcolli Gazetës”Dielli” z. Marjan Cubi, tregon se fushata, që i kaloi një milion e gjysëm dollarë, e nderon komunitetin shqiptar në Nju Jork me rrethina sepse është kontributi më i madh në Botën Shqiptare.
- Cubi veçon në mënyrë të veçantë punën e lavdërueshme që bëri Këshilli i Nju Jork-ut me rrethe.
Ndër Mirënjohjet e dërguara nga Imzot Dod Gjergji, veçojmë: Dom Pjetër Popaj- Kryetar i nderit, Marjan Cubi – Kryetar i Këshillit, Lekë Përlleshi-Sekretar, Mark Shkreli – Arkatar 1 , Pashk Maksuti-Arkatar 2 , Agim Rexhaj, Sergio Bitiçi,Fran Marku, Gjergj Paloka, Ibrahim Kolari, Cin Gjonaj, Kol P. Cacaj, Lekë Vataj, Lek Gojani, Lule Gjokaj, Marjan Marku, Mark Gjoku Ulaj, Martin Rrasi, Mhill Gjuraj, Mihill Velaj, Palush Marku, Beqir Sina, Dalip Greca, Vehbi Bajrami, Fran Çotaj, Palok Rudaj, Zef Rudaj dhe Nik Kajtazi.
Kryetari i Këshillit për mbledhjen fondeve, z. Cubi, në listën e atyre që kanë kontribuar me shuma më shumë se 20. 000 dollarë, veçon: Xhim Xhema, Leka Gojçaj, Gjekë Gjonlekaj, Hajdar Bajraktari, Joseph Dioguardi, Noc Simolacaj,
Simon Simolacaj, Pashko Stanaj, Gjon Lleshaj, Mark Përlleshi , Hil Përlleshi, Rrustem Gecaj, Zef Balaj, Pal Nikollaj, Ansambleisti i NY z. Mark Gjonaj, dhe Federata Panshqiptare e Amerikës” Vatra”.Për të gjithë këta kontributorë Ipeshkëvia e Kosovës ka dërguar Mirënjohje të firmosura nga Ipeshkëvi Dod Gjergji.
Mirënjohje u janë akorduar edhe kontributorëve përmes Turneut të golfit si: Anton Raja, Gloria Raja, Elmi Berisha, Ismer Mjeku, Simon Qafa, Lon Gjoni, Sabit Bitiçi, Sejdi Bitiçi,Martin Shkreli, Martin Pjetri, Besim Malota dhe Nazar Mehmeti nga Texasi.
Bie në sy vlerësimi i veçantë që është bërë për VATRËN dhe Vatranët.
Një Mirënjohje e veçantë i është dërguar Federatës Vatra, dhe vatranëve: Zv/Kryetarit Agim Rexhaj, arkëtarit Marjan Cubi, anëtarëve të Këshillit dhe mbështetësve të Vatrës: Rrustem Gecaj,Ibrahim Kolari, Besim Malota, Sejdi Hysenaj, Hajdar Bajraktari, Zef Balaj, Sergio Bitiçi, Sabit Bitiçi, Beqir Sina Mhill Gjuraj, Fran Marku, Mehill Velaj, Lek Perlleshi, Pashk Maksuti, Simon Simolacaj, Anton Raja, Elmi Berisha, Simon Qafa, Gjok Deçkaj,Leka Gojçaj dhe Editorit të Diellit, Dalip Greca.
Ilir says
“…mos ke frikë, se ke djemt ne Amerikë!”
pjetri says
…po me vjen mire qe ipeshkvi kujtohet me nderue ato njerz qe kontribuojne e nderojne komunitetin. Ne te kundert arqipeshkvi Masafra, nuk kujtohet apo nuk don te falenderoje, qofte edhe me nje fjale te mire, kontribuesit e bashkesise katolike ne Shkoder. Duhet me kene italian qe me marre falenderimet e tij. Nuk ka si vjen ndryshe dobesimi dhe shkatrrimi i kishes shqiptare…Prandaj te gjithe shkodranet pretendojne nje arqipeshkev shqiptar qe njeh mire kulturen dhe temperamentin e vendalive… Shpresoj qi papa ta kete kuptu kete dhe te reagojne…