Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët Ardian Nuni, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Tom Ndreca, ndërsa Artan Broci është relator i çështjes së deputetit Mark Frroku/
Gjykata e Lartë përcaktoi sot trupin gjykues që do të vendosë masën e sigurisë ndaj deputit Mark Frroku. Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët Ardian Nuni, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Tom Ndreca, ndërsa Artan Broci është relator i çështjes së deputetit Mark Frroku
Pesëshja gjykuese do të caktojë një masë të re sigurie tashmë mbi akuza që vijnë jo vetëm nga drejtësia belge, për të cilat Kuvendi dha autorizmin për arrestimin e tij, por edhe akuza të reja nga drejtësia shqiptare që kanë të bëjnë me fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë, deklarim të rremë të pasurisë si dhe pastrim parash.
Akt-akuza nga drejtësia belge thekson se Mark Frroku ka qënë i përfshirë në aktivitete të paligjshme edhe në Holandë ku është dënuar me tre vite burg për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe dhe Itali ku është hetuar për përfshirje në një rrjet prostitucioni.
Policia ekzekutoi dje urdhërndalimin e Frrokut pak kohë pasi Kuvendi i dha autorizimin duke e votuar me 113 vota pro.
4 emrat e rremë që përdorte Mark Frroku për t’i shpëtuar drejtësisë/
Deputeti Mark Frroku ka pasur plot 4 identitete të ndryshme, përveç emrit të tij të vërtetë. Ai i përdorte këto emra për t’i shpëtuar drejtësisë belge. Sipas Top Channel, që ka siguruar dosjen belge të Mark Frrokut, i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit, 4 identitetet e deputetit të Shkodrës ishin:
Besnik Morina, i lindur në 6 tetor 1972
Dritan Frroku, lindur në 6 tetor 1972
Dritan Frroku, lindur në 2 korrik 1969
Piro Sofrani, lindur në 2 korrik 1969
Por sikundër raportuam më herët, Mark Frroku rezulton i arrestuar dhe dënuar në Hollandë me 3 vite burg . Deputeti i Shkodrës u riarrestua ditën e sotme, pak pasi Kuvendi votoi pro heqjes së imunitetit. Avokati i Frrokut deklaroi se klientit të tij i janë shtuar edhe akuza të tjera nga ILDKP, për fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Të dhjefsha dekriminalizimin !
Nga Nebil Çika
Duket si një skenar i parapërgatitur me kujdes e nga eksperte te zote juridike e politike jo qe ka ndodhur sot ne Shqipëri. Ne rastin më të keq dy vëllezër kane ndërruar vendet nga burgu ne parlament dhe anasjelltas për shkak te dy vendimeve gjyqësore qe u morën pothuaj te njëjtën ore nga dy gjykata në Tirane .Deputeti Marak Frroku përfundoi në burg i akuzuar për një vrasje ne Belgjike ku madje ka qene i dënuar edhe me 10 vjet burg ndërkohë që vëllai i tij Arben i i arrestuar për vrasjen një zyrtari te larte të policisë për te cilin prokuroria kishte kërkuar burgim te përjetshëm u lirua si i pa fajshëm mund te behet deputet ne se vëllait te tij i hiqet mandati i deputetit.
Te jete rastësi?! Edhe mundet por ka shumë dyshime se mund te kemi te bëjmë me një skenar politik te përgatitur me mjeshtëri ku mund te jene përfshire nivele të larta te pushtetit . Një skenar i ngjashëm u përfol ne vitin 2013 ku sipas tij pas mbas shpalljes se rezultatit te zgjedhjeve Mark Frroku do te tërhiqej nga mandati për ti lënë vendin vëllait i cili nga burgi do te shkonte qe atëherë ne parlament. Por me sa duket kjo ka qene juridikisht e vështire dhe politikisht e pa munduar pasi mund te përbente një kauzë te forte për opozitën dhe një gjë të papranueshme për ndërkombëtarët te cilët nuk do ta pranonin këtë zhvillim pa pasur një vendim juridik për pafajësinë e tij .
Nuk dua te paragjykoj por kjo rokade midis dy vëllezërve më duket shumë e dyshimte dhe ne se është skenar shume me leverdi për ata si familje. Ne se do te kishim vetëm një proces gjyqësor ai qe pritej i Arben Frrokut vëmendja e opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare do te ishte e përqendruar e tera atje dhe drejtësi por edhe politika nuk di ta kalonte lehte në mos dënimin e tij , mbetjen pa autor te vrasjes se kryekomisar Lamajt. Hapja e një procesi tjetër me protagonist deputete te parlamentit ishte sigurisht një gje e madhe qe mori me te drejte gjithë vëmendjen e publikut pasi behej fjale për anëtare te pushtetit te pare ne vend qe akuzohen për krime te rend siç është vrasja. Kush mund ta mendonte se vëllai i akuzuar për vrasjen e zyrtarit te larte te policisë do te lirohej si i pafajshëm e për me tepër do te behej edhe deputet ne në se vëllait tjetër i hiqet mandati . Një rastësi unikale shume e pa besueshme për te qene e tille .
Sigurisht qe ka njerëz qe e dine këtë apo qe e kane për detyre ta dinë ku persfhjihet edhe qeveria e kryeministri , drejtuesit e parlamentit krerët e drejtësisë e ndoshta edhe vete gjyqtaret që gjykuan çështjen. Ish kryeministri Berisha e cilësoi si skenar politik qe lidhet me çështjen Doshi-Meta ku Mrak Froku ishte dëshmitar kryesor. Po ne se është skenar a mund ta pranonte Mark Froku të shkonte ne burg e te linte Mandatin ne shkëmbim te lirisë se vëllait?! Edhe mundet ! Po ty hyjmë llogarive edhe sikur te marrim te mirëqene qe Mark Frroku do ekstradohet ne Belgjike ,vendimi qe ka dhëne për te gjykata belge është 10 vjet burg edhe ky i rikthyer për gjykim ne shkallen e pare ku edhe mund te ulet me . Po ta krahasojmë me burgimin e përjetshëm te të vëllait besoj se dënimi i Markut është shumë me i pranueshme. Por ka gjasa që Mark Frroku te mos dënohet fare,pasi midis Belgj9ikes dhe Shqipërisë nuk ka fare marrëveshje ekstradimi. Ne se gjykohet këtu dihet sa pak mundësi dënimi ka për një çështje qe mezi po provohet atje ku ka ngjarë në Belgjikë. Ne se do ta marrim si te vërtetë akuzën e Berishës për skenar politike te Ramës dhe Metes atëherë marrëveshja ka qene e pranueshme edhe për Mark Frrokun qe me sa duket ne te gjithë këtë histori humbet vetëm mandatin e deputetit . Edhe atë jo plotësisht pasi e merr i vëllai i cili jo pa qellim është vene i dyti ne listën shumëemërore pas tij. Ka edhe shume detaje te tjera dyshuese por me kaq sa thamë historia ngjan me shumë si skenar gjenial se sa si ne rastësi apo mrekulli .
Sidoqoftë skenar apo rastësi kjo është një histori qe do haje shume diskutime e debat ne vend e jashtë tij. Ajo që më shkon e para në mend pas kësaj historie është “përralla” me dekriminalizim te kuvendit dhe politike qe politik qe veçanërisht qeveria po ua parqet si sukses shqiptareve . Qeveria duhet ta ketë një shpjegim për këtë. Opozita duhet te jete shqetësuar dhe komuniteti ndërkombëtar me i vëmendshëm ! Kjo nuk është një gje normale , qe ndodh përditë por një rekord qe mund te vendoset vetëm ne një vend pothuaj demokratik si i joni!
Nga burgu ne parlament ?! Ju dhjefsha dekriminalizimin !